"K-SECRETS"

PRODUKTET NEOGEN QË DUHET PATJETËR TË KENI NË RUTINËN TUAJ

"K-SECRETS"

PRODUKTET NEOGEN QË DUHET PATJETËR TË KENI NË RUTINËN TUAJ

by Fabiola Mulaj on Oct 06, 2021
Ekzistojnë aq shumë produkte në përgjithësi në treg dhe veçanërisht në KORAL SECRETS, sa jemi të bindur që ju kemi bërë konfuz se cilat mund të jeni të duhurat për ju… Por, personalisht ndjej aq shumë ngazëllim kur shtohen produkte të reja, dhe më nxitet kurioziteti për t’i provuar. Po, cila markë po bëhet nga më të preferuarat tuaja? Sigurisht, Gjigandi NEOGEN! Këto ditë festojmë përvjetorin e 21-të themelimit të saj dhe ne festa të tilla i festojmë sigurisht me PROMOCIONE! Pse është kaq e dashur NEOGEN nga të gjithë? Kjo nuk na çudit për vetë faktin se laboratorët e saj, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Por, që të mos e teprojë me dashurinë time për Neogenin, dua të konkludoj me vetëm disa produkte që mendoj se janë “must” për lëkurën dhe duhet t’i provoni patjetër! NEOGEN Dermalogy Real Vita C Serum Padiskutim BESTSELLER në KORALS SECRETS! Bestseller im! Serumi përmban vitaminë C, një nga përbërësit shumë të preferuar dhe të gjendur në produktet koreane, sepse është një nga antioksidantët më të fuqishëm dhe u adresohet shumë problematikave të lëkurës. Stina e vjeshtës dhe dimrit, janë stinët më perfekte për të përfituar benefitet e vitaminës C. Çfarë ofron ky serum? Padiskutim rigjenerim dhe personalisht më ka ndihmuar me zbehjen e njollave të krijuara nga aknet. Por, ndihmon edhe me zbehjen e njollave kafe nga dielli, dhe parandalon krijimin apo formimin e rrudhave. Çfarë mund të dëshirojë më shumë se kaq lëkura ime…. dhe e juaja?! NEOGEN Dermalogy Real Ferment Micro Serum Besojmë se keni dëgjuar për përdorimin e përbërësve të fermentuar në produktet koreane? Kohët e fundit madje në mjekësi po aplikohet përdorimi i këtyre përbërësve për të pasur imunitiet të forte. NEOGEN Dermalogy Real Ferment Micro Serum, është në trajtë kremi (jam e sigurt se nuk keni përdorur më parë një të tillë) dhe përmban: 61% përbërës të fermentuar të cilët rrisin elasticitetin e lëkurës! Fermenti i filtruar nga orizi, balancon prodhimin e yndyrës & ndihmon në zbehjen e njollave kafe. Ka ardhur momenti t’i ofroni lëkurës fuqinë e përbërësve të fermentuar natyral dhe do të më kujtoni për këtë! NEOGEN Green Tea Real Fresh Foam Cleanser Një tjetër bestseller i NEOGEN! Një larës i fuqishëm për ta pastruar lëkurën nga përdorimi i produkteve që aplikojmë mbi të, por edhe nga faktorë të jashtëm siç janë smogu apo pluhurat. Por, gjithashtu ofron një qetësim dhe hidratim lëkurës, falë përmbajtjes me 100% çaj jeshil të fermentuar. Formula e tij speciale hipoalergjike e bën kaq te adhurueshëm nga personat me lëkurë të yndyrshme, mikse apo me tendencë akneike. Provojeni patjetër…  Edhe pse jam e sigurt se e keni provuar! NEOGEN H2 Dermadeca Serum Spray Dëshironi që t’a ndjeni gjithmonë të freskët në çdo moment të ditës dhe kudo që të ndodheni? Ky serum në formë spray ka me të vërtetë një super formulim! Jo më kot e them këtë pasi përmban, përbërësit “magjik”: niacinamide & vitaminë C! Një spray që ndihmon në zbehjen e njollave kafe në lëkurë, nuk është një produkt kaq i zakonshëm. Por, jo vetëm kaq… Ai përmban kolagjen për të na mbajtur lëkurën sa më të tendosur dhe pa rrudha! Dhe lista vazhdon… Përmbajtja me ekstrakt të bimës centella asiatica, qetëson, hidraton dhe freskon maksimalisht lëkurën dhe mbi të gjitha forcon barrierën mbrojtëse të saj! NEOGEN Dermalogy Calming Cicatree Pad Nëse lëkura juaj është sensitive dhe asnjëherë nuk e keni marrë guximin të përdorni një eksfoliues, me shumë bindje ju rekomandoj NEOGEN Dermalogy Calming Cicatree Pad. Sapo e kemi futur në koleksion, dhe kush e testojë marrjen e këtij produkti? Unë dhe lëkura ime sensitive! Përbërja e këtij produkti është po aq e veçantë sa çdo produkt tjetër i NEOGEN. Esenca e këtyre tamponave përmban 8 lloje acid hialuronik, 5 lloje keramidesh për t'a mbajtur të hidratuar lëkurën dhe gjithashtu e gjithë formula e saj ndihmon në reduktimin e skuqjes dhe nxitjes së prodhimit të kolagjenit. Përbërësi tjetër kryesor është ekstrakti nga gjethja e pemës së çajit, medikamenti numër 1 që kuron intensivisht aknet, dhe qetëson inflamacionin në lëkurë. Siç thotë edhe Christina Aguilera: “A genie in a bottle”! NEOGEN Collagen Lifting Cream NEOGEN Collagen Lifting Cream jo bestseller, por produkti që del më shpesh out of stock! Ka një konsistence aq të butë falë përmbajtjes me kolagjen & kolagjen të hidrolizuar sa që do ta ndjeni lëkurën plotësisht të hidratuar dhe të çlodhur! Mbajini larg shenjat e moshës falë dhe kushdo prej jush që shikon se po I shfaqen në lëkurë vijat e holla dhe rrudhat të mos hezitojë aspak përdorimin e tij! Këto nuk janë produkte që vetëm unë përdor dhe i sugjeroj plotësisht, por janë janë pëlqyer dhe kthyer në bestseller për një kohë rekord në KORAL SECRETS! E ku më mirë, se t’i përfitoni edhe për pak kohë në Promocionin deri -40% ulje, me rastin e përvjetorit të themelimit! Rasti më i mirë për t’i bërë tuajat me një çmim shumë të leverdisshëm! Përqafime, Fabiola!  
SI TË KUJDESEMI PËR FLOKËT GJATË VERËS?

"K-SECRETS"

SI TË KUJDESEMI PËR FLOKËT GJATË VERËS?

by Yvana Zike on Aug 06, 2021
Vitet e fundit është rritur ndërgjegjësimi se rrezet UVA/UVB të diellit e dëmtojnë dhe rrezikojnë shumë shëndetin e lëkurës, por gjithashtu duhet të jemi të vetëdijshëm edhe për dëmtimin që i shkaktojnë flokëve! E kur ato i kemi të lyer, apo të dekoloruar mundësia e dëmtimit të tyre gjatë pushimeve verore në plazh është shumë e lartë! Ashtu si lëkura, edhe boshti i flokëve që del nga skalpi i kokës, ka një shtresë të jashtme mbrojtëse të quajtur kutikula e flokëve. Kjo e fundit është e përbërë nga qeliza të vdekura, pa pigment, që shtresëzohen së bashku dhe mbivendosen për të mbrojtur boshtin e flokëve nga rrezet UV dhe nga dëmtimi që mund të shkaktojnë radikalet e lira. Qëndrimi i gjatë jashtë në ditë të nxehta mund t’i dëmtojnë kutikulat e flokëve, duke e shkatërruar lidhjen e qelizave që i përbëjnë ato, dhe lejojnë depërtimin e rrezeve UV në brendësinë e skalpit. Si pasojë e këtij dëmtimi, flokët do të humbin hidratimin e duhur, gjallërinë dhe pigmentin e nevojshëm! E kush e dëshiron këtë gjë, vajza? ASKUSH! Le të përpiqemi të parandalojmë dëmtimin e tyre, sepse e kemi thënë shpesh që parandalimi është rruga e duhur dhe më e lehtë se sa ta trajtojmë flokun pasi është bërë dëmi.. Më poshtë, do t’ju shkruaj disa mënyra efikase për të “shpëtuar” flokët tuaj këtë verë: • Mbroni flokët nga rrezet UV E di, që është e vështirë të gjendet një krem SPF, që të mund të përdoret në skalpin apo në gjatësinë e flokëve, por unë kam gjetur një mënyrë sesi t’i mbroj ato pa e yndyrosur më shumë flokun tim të yndyrshëm, dhe do jua zbuloj edhe juve tani (nuk është se kam bërë ndonjë shpikje): Mbrojtësi me SPF në formë pudre, dhe cili është ky? MAXCLINIC Catrin Natural 100 Sunkill RX SPF46 PA+++! Këtë produkt e aplikoj sidomos në skalp dhe në rrënjën e flokut. Ndërsa për gjatësinë e flokut tim të lyer bjond (rrënjën e flokut nuk e lyej asnjëherë me bojë), përdor një spray që është pëlqyer edhe nga ju, e linjës vegane me quinoa : AROMATICA Quinoa Protein Hair Ampoule! Nuk e rëndon flokun as rrënjën e tij madje ka përqëndrim aq të lartë përbërësish sa përveçse i mbron flokët nga dielli, i hidraton dhe i ushqen me proteina, duke i mbrojtur kutikulat e tij deri në 5 shtresa! • Mbani gjithmonë një kapele kashtë (sa me të madhe!) Duket si cliché, kur dëgjojmë se mbajtja e kapeles gjatë verës është shumë e rëndësishme, por përveçse mbron fytyrën dhe qafën nga rrezet UV, arrin të jetë një strehë mbrojtëse edhe për flokët! Thjesht, vendoseni kapelen përpara se të dilni, dhe përveçse do të ngjani shumë “fancy”, do të arrini njëkohësisht të mbroni si fytyrën ashtu edhe skalpin e flokët! • Përdorni vajra flokësh me përbërje shumë ushqyese Dermatologët vitet e fundit sugjerojnë përdorimin e përbërësve antioksidues në kombinim me SPF-në! E themi shpesh se përdorimi në fytyrë i një esence/ serumi me vitaminë C ose E, përpara aplikimit të mbrojtësit SPF, do të rrisë fuqinë mbrojtëse të filtrave të këtij të fundit, dhe do të pakësoi efektet e dëmshme të rrezeve UV. E njëjta logjikë duhet ndjekur edhe për kujdesin dhe mbrojtjen e flokëve. Duke përdorur vajra ushqyes me veti antioksiduese, do të arrijmë të parandalojmë tharjen, mungesën e shkëlqimit, apo zbehjes së ngjyrës së flokëve! Vitamina E, acidet yndyrore omega 6 dhe acidi linolenik, që përmban esenca e flokëve me vaj argani: NATURE REPUBLIC Argan Essential Deep Care Essence, do t’i ofrojnë flokut butësi, forcim dhe shumë elasticitet!   Personalisht këtë vaj-esencë e përdor në disa mënyra, pasi kam larë flokët dhe i thaj me tharëse, dhe njësoj siç aplikoj në fytyrë serumin antioksidues përpara kremit SPF, e aplikoj edhe këtë vaj në flokë përpara se të vendos mbrojtësin me SPF për flokët! Këto janë disa këshilla nga unë për ta mbajtur flokun plot jetë gjatë verës dhe gjithë vitit… Do të më pëlqente të dija edhe se si ju kujdeseni për flokët tuaja, dhe nëse keni dëshirë mund të na lini më poshtë sugjerimet tuaja!   Përqafime dhe pushime të mbara kudo që të jeni duke i kaluar, Yvana  
CILAT PRODUKTE NEVOJITEN GJATË PUSHIMEVE VERORE?

"K-SECRETS"

CILAT PRODUKTE NEVOJITEN GJATË PUSHIMEVE VERORE?

by Fabiola Mulaj on Jul 09, 2021
Përshëndetje të gjithëve! Unë jam Fabiola, pjesë e stafit KORAL SECRETS! Së bashku kemi komunikuar vazhdimisht në rrjete sociale, në biseda telefonike, për sugjerime, apo problematika të ndryshme… Por tashmë kam vendosur të vijë më pranë jush me anë të një blogu, tema e së cilit mendoj se është e vlefshme për secilën/in prej nesh! “Produkte që nevojiten gjatë pushimeve verore”! Të gjithë i konsiderojmë pushimet verore si koha më e bukur dhe nga to lindin edhe kujtimet më të bukura! Pushimet i shijojmë në shoqërinë e miqve dhe familjarëve. Krahas kënaqësisë dhe relaksimit që ne përfitojmë, është shumë e rëndësishme përkujdesja e lëkurës, apo jo? Jo vetëm gjatë pushimeve, sigurisht, por duke ndërruar ambient dhe klimë, nga ajo e zakonshmja, lëkura jo gjithmonë e mirëpret këtë ndryshim, prandaj duhet të jemi gjithmonë të përgatitur! Ndaj dhe kam vendosur të ndaj me ju disa produkte të domosdoshme, që unë i mbaj gjithmonë me vete, gjatë pushimeve të mia, që në verë janë në shumicën e rasteve në plazh… Mbrojtja ndaj rrezeve të dëmshme të diellit E theksojmë gjithmonë në bisedat me ju, sa i domosdoshëm është aplikimi dhe riaplikimi i SPF-së! Prandaj një nga produktet më të rëndësishme, që duhet të keni në arsenalin tuaj në valixhen e pushimeve, është një krem mbrojtës ndaj rrezeve të forta të diellit. Qëndrimi gjatë nën rrezet e diellit, mund të sjellë një sërë problematikash në lëkurë, por dy më kryesoret janë: shenja të moshës dhe hiperpigmentim! Të dyja shumë të panevojshme, apo jo? Aplikoni dhe RIAPLIKONI, një sasi të konsiderueshme të kremit SPF, për t’u siguruar që lëkura juaj të jetë maksmalisht e mbrojtur. Një SPF me spektër të lartë mbrojtjeje, dhe njëkohësisht shumë komod është: BENTON Mineral Sun Stick! Është në formë stick-u, çka e bën shumë të lehtë riaplikimin e tij gjatë gjithë ditës, në plazh apo në qytet... Gjithashtu një variant tjetër në varësi të tipit të lëkurës që keni, është SPF nga marka TOUN28, rezistente ndaj ujit dhe djersitjes, i formuluar me filtra organik të certifikuar, çka e bën të përshtatshëm për personat me lëkurë shumë sensitive dhe madje për gjithë familjen, i sigurt për fëmijët nga mosha 1 vjeç. Pra, ju heq bezdinë e mbajtjes me vete të qind SPF-ve për secilin pjesëtar. Për lëkurën e thatë është varianti: TOUN28 B1 Sun Screen UV+HEV Defense Organic & Non-Nano SPF 50+ PA++++ ndërsa për lëkurën e yndyrshme & mikse: TOUN28 B2 Sun Screen UV+HEV Defense Organic & Non-Nano SPF 50+ PA++++! Kujdesi pas plazhit (After sun) Ndonjëherë kujdesi i lëkurës pas një dite të zhytur në rrezet e forta të diellit, merr shumë pak vëmëndje, por është rutina më e rëndësishme për një lëkurë pa probleme post-plazh! Trajtimi pas diellit është thelbësor për të parandaluar dëmin e shkaktuar menjëherë pas ekspozimit ndaj tij, dhe dëmin e shkaktuar në afatgjatë. Si fillim do t’ju sugjeronim një dush të freskët, për të ndihmuar në qetësimin e lëkurës, dhe në përgatitjen e saj për hapat e rradhës. Ju sugjeroj një locion ushqyes dhe freskues. Një krem fantastik hidratues, trajtues, qetësues dhe after-sun është KLAIRS Midnight Blue Calming Cream për fytyrën, ndërsa për trupin, por që përdoret normalisht edhe për fytyrën, SOME BY MI AHA, BHA, PHA Real Cica 92% Cool Calming Soothing Gel. Ky xhel u adresohet shumë problematikave njëherësh, si: thatësisë së lëkurës, shpërthimeve akneike, djegies së lëkurës nga dielli. Mendoni për një moment që pas djegies që mund të ketë pësuar lëkura, të ndjeni menjëherë një fresk lehtësues… A nuk është fantastike? Do të më besoni kur ta provoni. Dhe një tip nga ana ime, të dy kremrat mbajini në frigorifer, freskia që do të përfitomi do jetë e një niveli tjetër! Kujdesi për flokët Rrezet e forta të diellit dhe uji i kripur, nuk do të përcellojnë vetëm lëkurën, por edhe flokun, apo jo? Flokët ashpërsohen, dëmtohen, digjen dhe humbin gjithë shkëlqimin që jemi munduar gjatë vitit t’i trajtojmë. Sugjerimi im? Linja AROMATICA Quinoa Line, e përbërë nga shampoo, mask trajtuese, dhe spray! Shampoo, do t’ju ofrojë hidratim të thellë të flokut tuaj, duke i lënë ata të butë, ndërsa falë kremit hidratues do i ndjeni më elastikë se kurrë! Gjithashtu ampula në formë spray, është shumë komode në aplikim, dhe i mbron flokët deri në 5 shtresa, duke ju ofruar atyre shkëlqim natyral (jo vetëm nga rrezet e diellit :D), por edhe nga ajo pjastra dhe masha aq e dashur për ne gocat! E gjithë linja përmban përbërës rezistentë ndaj nxehtësisë së tyre, por edhe duke i mbrojtur flokët nga rrezet e dëmshme UV. Përkujdesja ndaj këmbëve Këmbët janë të vetmet pjesë e trupit, të cilat nuk ekspozohen ndaj rrezeve të diellit për më shumë se 6 muaj të vitit. Rëra e plazhit, është një eksfoliues shumë i mirë, ndaj shfrytëzojeni këtë moment. Por, nuk do të ishte keq dhe një trajtim special apo jo? Falë TONYMOLY Shine Foot Super Peeling Liquid, këmbët tuaja do të ndihen super të buta, të freskëta dhe me plot shkëlqim. Do të largoni të gjitha qelizat e vdekura, prandaj e sugjerojmë para fillimit të plazhit, apo pasi të jeni kthyer nga pushimet tuaja. Tashmë trajtimin pedikyr, do ta bëni në shtëpi dhe shumë lehtësisht! Hidratimi i buzëve Nuk e di nëse vuaj vetëm unë nga plasaritja e buzëve gjatë verës, por nëse ju ndodh edhe ju, arsyeja është se lëkura e buzëve është shumë delikate, dhe e ndjeshme, e sidomos në plazh. Uji i kripur, rrezet e diellit, era që fryn, ndikojnë në tharjen e tyre. Cila do të ishte zgjidhja e duhur? Ju flet, ekspertja… Përdorimi i një zbutësi hidratues, po përdorimi, kudo në çdo moment, pasi të pini ujë, pasi të hani, pasi thjesht të jeni duke ndenjur, mbajeni në dorë dhe mos e ndani! Gjatë kohës që jeni duke shijuar rrezet e diellit, shumë praktik është BENTON Honest Lip Balm, sepse nuk është e nevojshme ta përdorni me duar. Ndërsa një maskë ideale të cilën mund ta përdorni gjatë natës, është  maska e madhërishme: LANEIGE Lip Sleeping Mask! Një gjë është e sigurt, kjo maskë është perfekte gjatë verës për efektin “no makeup” makeup look, sepse i bën të duken shumë të plota dhe i konturon ato! Hidratimi i vazhdueshëm i lëkurës Ndonjëherë kombinimi, i detit me rërën dhe erën që fryn, sjell dhe tharje të lëkurës, ose ngrirje të saj. Përdorimi i kremërave hidratues të cilët duhet t’i aplikojmë me dorë, shpeshherë bëhet e bezdisur. Zgjidhja: spray-t hidratues, të cilët përveçse praktik, ofrojnë hidratim dhe freski në lëkurë. NEOGEN H2 Dermadeca Serum Spray është serum hidratues në formë spray për fytyrën. Një opsion tjetër janë spray-t nga marka KEEP COOL, me ngjyra të ndryshme, të cilat përmbajnë një kompleks unik ekstraktesh nga bimë tradicionale aziatike që ulin temperaturën dhe japin efekt freskues për lëkurën. KEEP COOL Ocean Fixence Mist përmban “polyquaternium-51”, një përbërës që ka dyfishin e efektit hidratues të acidit hialuronik. KEEP COOL Shine Fixence Mist, përmban ekstrakt perlash që ndihmon në ngadalësimin e shenjave të moshës dhe rigjeneron qelizat e reja. Ka edhe efekt shkëlqyes në fund! KEEP COOL Soothe Fixence Mist përmban ekstrakt nga bima e Centella Asiatica-s, allantoin dhe ekstakt nga bima e Aloe Vera, për skuadrën e njerëzve si unë, me lëkurë perjetësisht sensitive! (Me detin shkon më shumë spray blu, nëse kombinimin në plazh doni ta çoni në një tjetër nivel :P) Përdorimi i sheet mask E fundit, por jo për nga rëndësia… Shpikja e shekullit: Sheet mask! Koreanët janë inovatorë, dhe shquhen për maskat “sheet mask”, për formulimin e tyre, tek të cilat, të them të drejtën gjejmë zgjidhje për shumë problematika. Disa maska nga maskat që do marrë me vete, në pushimet e mia, po jua listoj si më poshtë: KLAIRS Midnight Blue Calming Sheet Mask, do të qetësojë lëkurën falë ekstraktit të bimës Centella Asiatica dhe ekstraktit të Willow Bark (lëvorja e pemës së shelgut), por gjithashtu do t’ia ulë temperaturën vatrave të nxehta, të përcëlluara nga dielli. BENTON Aloe Soothing Mask: E thotë vetë autori… ALOE VERA! KLAIRS Rich Moist Soothing Tencel Sheet Mask: Esenca e kësaj maske ka veti qetësuese dhe forcon barrierën e lëkurës së dëmtuar, për ju me lëkurë të thatë! DR. JART+ Cicapair™ Tiger Grass Calming Mask: Kjo mrekulli sapo ka mbërritur në KORAL SECETS, dhe vajzat e stafit u tërbuan! Përmban sigurisht centella asiatica dhe t’ju tregoj një fakt interesant. Kjo bimë quhet ndryshe Tiger Grass (bari i tigrit), sepse tigrat mendoj ata aziatik, shumë të zgjuar, kur plagosen shtrihen dhe fërkohen pikërisht në shkurret me centella asiatica! Një tjetër variant, nëse ndodh ndonjë surprizë dhe keni shpërthim aknesh, mbajeni me vete: BENTON Goodbye Redness Centella Mask! E di që më duhet ta mbyll, se po vazhdova kështu do t’ju sugjeroj 250 produktet e koleksionit tonë, ndoshta kemi edhe më shumë se na ka humbur numërimi tashmë. Këshilla e fundit, kaloni pushime sa më të bukura dhe shijoni çdo moment, sepse do të na nevojiten 365 ditë të tjera për t’i shijuar sërish ato! Unë në pushimet e mia, do të vazhdoj të flas, komunikoj, dhe ndaj sugjerime me ju të gjithë! Pra, pushime sa më të mbarë dhe produktet e KORAL SECRETS në çantë me vete! P.s Nuk jam kaq e mirë në shkrim, por falenderoj redaktoren, atë që gjithmonë më këshillon, dhe më udhëzon Yvanën. Përqafime, Fabiola.
CILAT JANË GABIMET MË TË SHPESHTA NË TRAJTIMIN E AKNEVE?

"K-SECRETS"

CILAT JANË GABIMET MË TË SHPESHTA NË TRAJTIMIN E AKNEVE?

by Yvana Zike on Jun 18, 2021
Ka shumë arsye për ekzistencën e mitit se shfaqja e akneve ndodh dhe zgjat vetëm gjatë adoleshencës, madje në gjuhë popullore, aknet ne i quajmë, si “puçrrat e moshës”. Por fatkeqësisht, ky është thjesht një mit, sepse një përqindje e konsiderueshme e njerëzve që vuajnë nga ato, janë adult. Dhe me shumë gjasë duke patur këtë bindje, se aknet i atribuohen një moshe të caktuar, bën që shumë, të cilët kanë vuajtur apo vazhdojnë të sfidohen nga aknet, kanë ose janë duke bërë shumë gabime në trajtimin dhe kurimin e tyre. Pra, si fillim duhet të bindemi që gjithkush mund të ketë akne. Është më se normale. Por, me këtë nuk dua të them, që aknet nuk janë shqetësuese, të bezdisshme dhe se nuk bëjmë çmos për t’i zhdukur me të gjitha mënyrat e mundshme. Prandaj, sot kam vendosur t’ju listoj gabimet më të shpeshta, që mund të bëhen në kurimin e tyre, në mënyrë që t’i shmangni. Ngacmimi apo të prekurit e akneve Kudo dhe nga kushdo e dëgjojmë shprehjen e famshme: “Mos i prek puçrrat!”  apo “Mos i shtyp puçrrat!”.  Të gjithë e dimë që nuk duhet, apo jo? Por a i ndalojmë dot duart? Me shumë mundësi jo, sepse është një veprim shumë, po shumë tundues. Por, ekzistojnë shumë arsye se pse çdo tentativë ngacmimi të tyre, e përkeqëson situatën. Aknet janë plagë të infektuara, dhe kur përpiqemi të nxjerrim qelbin apo që është krijuar në folikul, ato do të përkeqësohen, dhe do të duken akoma edhe më keq! Duke i ngacmuar do të dëmtojmë poret duke shkaktuar shenja dhe gropëza, apo siç quhen cikatrice. Gjithashtu, mund të nxitet infeksioni, nga papastërtitë që mund të kenë duart apo thonjtë. Një opsion më i mirë do të ishte vendosja e një trajtimi topik si: NEOGEN Dermalogy A-Clear Soothing Pink Eraser, me përmabajtje calamine (medikament), vaj esencial të pemës së çajit (tea tree oil), dhe 4 lloje të ndryshme ekstraktesh të bimës Centella Asiatica, për të qetësuar inflamacionin dhe skuqjen. Një opsion tjetër shumë komod janë ngjitëset (patches) nga COSRX: Acne Pimple Master (për përdorim gjatë natës) dhe Clear Fit Master Patch (për përdorim gjatë ditës, duke qënë se janë shumë të holla dhe gati të padukshme).   Mos pastrimi i fytyrës ose pastrimi i shpeshtë Gjatë një ditë të plotë, lëkura kalon nga shumë peripeci. Makeup, djersitje, baktere nga duart tona apo objekte të ndryshme si syze, telefoni apo edhe nga faktorë të jashtëm, pluhuri dhe smogu, që sigurisht bllokojnë poret e saj. Për përsonat me tendencë akneike, shumë studime të viteve të fundit nga dermatologë të ndryshëm, sugjerojnë pastrimin e fytyrës dy here në ditë, si edhe metodën pastrimin e dyfishtë. Nga ana tjetër duhet shmangur teprimi i pastrimit të lëkurës. Larja e shpeshtë sjell dehidratimin dhe heqjen e yndyrës natyrale dhe të nevojshme të lëkurës. Ajo do të thahet, dhe në këtë mënyrë për kompesim do të nxis prodhimin e yndyrës, duke provokuar akne të tjera. Një larës fytyre me përmbajtje acid salicilik, do të ndihmonte në kurimin dhe parandalimin e shpërthimeve akneike. COSRX Low-pH Good Morning Cleanser, do të ishte ideal për lëkurën e yndyrshme dhe me akne aktive! Ndërsa një larës i parë, vajor: PURITO From Green Cleansing Oil, që ndihmon në pastrimin e poreve të bllokuara nga sebumi i tepërt dhe papastërti të tjera të ngecura, duke parandaluar formimin e pikave të zeza dhe të bardha.   Pastrimi i fytyrës gjatë larjes në dush Ndoshta për shumë prej jush larja e fytyrës gjatë bërjes së dushit është shumë praktike, “një herë e dy punë”, apo jo? Por, uji i nxehtë dhe presioni i tij nga tubi i dushit, ndikon negativisht duke e tharë, irrituar dhe skuqur lëkurën. Dermatologët sugjerojnë larjen e fytyrës me ujë të vakët, dhe duke e shplarë atë shumë butësisht. Gjithashtu, përdorimi i peshqirëve është një veprim agresiv për lëkurën, e sidomos për atë problematike. Hiqeni ujin e tepërt nga fytyra juaj me duar, ose me peceta njëpërdorimshme pambuku me lëvizje shumë të butë. Trajtimi “i ashpër” i akneve Aknet janë plagë, dhe në përpjekjen tonë për t’i shëruar sa me shpejt, në të shumtën e rasteve nuk i trajtojmë për atë që janë. Eksfolimi fizik mbi akne mund të nxisë shpërndarjen e infeksionin në të gjithë fytyrën, prandaj është e rëndësishme të dëgjojmë atë dhe konditën në të cilën ajo ndodhet, dhe duke e eksfoliuar ashtu siç duhet. Gjithashtu, duhet të tregoheni të kujdesshëm (këtë ja them shpesh vetes), të mos e mbi-eksfolioni atë. Eksfolimi i moderuar dhe i butë bën të mundur pastrimin e poreve dhe parandalimin e infeksionit të tyre, por teprimi sjell irritim të lëkurës, duke e bërë këtë të fundit vulnerable ndaj baktereve dhe infeksioneve të rënda. Nëse keni tendencë “mbi-eksfolimi”, ju sugjerojmë tonerin e përditshëm me BHA (acid saicilik), BENTON Aloe BHA Skin Toner!   Mos hidratimi! Hidratimi është pjesë shumë e rëndësishme e përkujdesjes së lëkurës, keni apo jo akne. Por, veçanërisht për personat me tendencë akneike. Ekziston një koncept i gabuar se mënyra e duhur për të “zhdukur” aknet, është tharja e lëkurës dhe heqja e lagështisë apo sebumit natyral të saj. Por, e vërteta është shumë ndryshe, sepse hidratimi ndihmon në balancimin e mbiprodhimit të yndyrës, edhe pse të them të vërtetën edhe vetë më është dashur shumë kohë për ta pranuar këtë fakt. Kur lëkura dehidratohet dhe thahet, poret e saj dhe gjendrat e yndyrës nxiten për të prodhuar yndyrë për të kompensuar atë të humbur. Madje nëse jeni duke u trajtuar me benzol peroksidi apo acid salicilik, që kanë tendencë tharje të saj, duhet të gjeni hidratuesin e duhur për ta mposhtur thatësinë. I'M FROM Vitamin Tree Water Gel dhe KLAIRS Fundamental Water Gel Cream janë kremra hidratues të mrekullueshëm për tendencën akneike, duke i ofruar hidratim të plotë, por pa e rënduar lëkurën. Madje ky i fundit përmban çaj jeshil dhe vitamina me efekt antioksidues, duke tkurrur poret dhe ulur irritimin. Trajtimi i akneve vetëm pasi janë krijuar Trajtimet topike janë të mrekullueshme, por nuk janë një zgjidhje me efekt afat-gjatë. Ndonjëherë as me efekt afat-shkurtër. Nëse keni tendencë të akneve, duhet të bëni disa ndryshime në stilin e jetës, në mënyrë që të ulni apo zhdukni këtë tendencë të formimit të tyre. T’ju jap një shembull shumë konkret? Ndërrimi në mënyrë të përditshme të këllëfit të jastëkut ose mos përdorimi i produkteve të shumta për flokët si: xhel, llak etj. Personalisht nëse nuk jam e kujdesshme në këto dy raste, më duhet të mirëpres disa akne në faqe apo rrëzë flokut! Kini kujdes edhe në zgjedhjen e produkteve si: shampoo & conditioner të flokëve, me përbërës jo të dëmshëm dhe agresiv. Të mos qënurit konsisent Rutina e përkujdesjes së lëkurës është JETIKE në luftën kundër akneve në terma afatgjatë. Shumë marka premtojnë trajtimin në kohë rekord, mundësisht brenda natës, por e vërteta është se trajtime të tilla shpesh janë shumë të ashpra, agresive dhe me tendencë tharje të lëkurës. Prandaj, mbani një rutinë të përditshme, duke u bazuar në rregullin e përpjestimit të drejtë të “pastrimit të thellë-hidratim”! Gjithashtu, një regjim i shëndetshëm ushqimor dhe në përgjithësi një stil jete, larg ushqimit “junk”, duhanit dhe alkolit janë një fillim i duhur! Të mos dëgjuarit të sinjaleve që jep lëkura Lëkura është një nga organet e vetme në organizmin tonë, që shfaq në mënyrë të menjëhershme problematikën që mund të ketë. Mbase tingëllon çuditshëm, por kështu funksionon. Nëse diçka nuk funksionon në të ashtu siç duhet, ajo do ta shfaqi duke treguar irritim, djegie apo skuqje. Disa produkte mund të japin në lëkurë ndjesinë e pickimit, dhe nëse kjo ndjesi nuk ndalon sipas udhëzimeve të produktit, që zakonisht pas 2 javësh përdorim duhet të ndodh, atëherë lëkura po flet dhe po tregon se ai produkt nuk është i përshtatshëm për të. Tregon se ajo po reagon ndaj një alergjie të mundshme. Një këshillë nga unë, nisni përdorimin e produkteve të reja me ngadalë. Bëni si fillim një “Patch Test”, (testojeni përbërjen e produktit në kyçin e dorës ose mbrapa veshit). Mbani mend produktet dhe rutinat nuk mund të bëjnë mrekulli brenda natës. Mund të filloni të shikoni rezultat pas disa javësh ndoshta edhe pas disa muajsh, por për të pasur një lëkurë të shëndetshme ja vlen çdo përpjekje, apo jo? Një rutinë që doja t‘ju sugjeroja sigurisht do të përmbante 10 hapa, por duke i qëndruar faktit se produktet duhen testuar dhe krijimi i një rutinë, duhet nisur me hapa të ngadaltë, zgjidhja e duhur do të ishte: Seti "5 hapa për aknet & kontrollimin e yndyrës”. Të mos bërit të një kërkimi dhe hulumtimi personal Interesimi ndaj përbërjes apo përbërësve nuk duhet bërë vetëm për produktet ushqimore që konsumojmë, por për çdo produkt që vendosim në lëkurë, e aq më tepër kur kemi problematikë me të. Duhet të lexoni dhe informoheni për përbërjet, hulumtimet dhe studimet e fundit shkencore, dhe këtë informacion kemi fatin për t’a aksesuar lehtësisht në ditët e sotme! Nëse makeup-i, hidratuesi, apo kremi mbrojtës ndaj diellit nuk shkruan në paketim “non-comedogenic”, ose se nuk i bllokon poret e lëkurës, atëherë gjasat, që këto produkte t’ju shkaktojnë akne janë shumë të mëdha. Si përfundim… Të trajtuarit të duhur dhe në mënyrë efikase të akneve jo gjithmonë mund të arrihet nga një intuitë e mirë, por gabimet në trajtimin bëhen shumë shpesh. Sigurisht janë disa rregulla që dëgjojmë shpesh, si aknet nuk duhen prekur dhe ngacmuar. Por, nuk besoj se e dëgjoni shpesh faktin se lëkurën do të duhet ta hidratoni thellësisht. Të qënurit vigjelent sesi veprimet në jetën tonë të përditshme mund të ndikojnë në shpërthimet akneike që na ndodhin, është mënyra e duhur për të pasur një lëkurë të shëndetshme dhe pa akne!  Përqafime të përzemërta, Yvana
SPF I DUHUR SIPAS PROBLEMATIKËS SË LËKURËS!

"K-SECRETS"

SPF I DUHUR SIPAS PROBLEMATIKËS SË LËKURËS!

by Yvana Zike on May 19, 2021
Mbrojtja ndaj rrezeve të diellit është hapi më i rëndësishëm dhe më i domosdoshëm në rutinën e përkujdesjes së lëkurës, koreane ose jo. Asnjëherë mos e neglizhoni këtë hap, për dy arsye kryesore: mbrojtja e përditshme ndaj rrezeve UV të diellit, do të bëjë të keni lëkurë më të shëndetshme dhe të duket më e re, dhe arsyeja e dytë do t’ju shpëtojë jetën! Mund të shpenzoni para në produkte cilësore të mirëmbajtjes, trajtimit dhe produkteve kozmetike të lëkurës, por nëse nuk jeni të vëmendshëm dhe anashkaloni aplikimin e një produkti me filtra mbrojtës ndaj rrezeve të diellit, nuk do të arrini të keni një lëkurë të shëndetshme. Më poshtë kemi krijuar një guidë për gjetjen e SPF-së së duhur për tipologjinë apo problematikën e lëkurës, por si fillim, dua t’ju tregoj disa fakte lidhur me rëndësinë e mbrojtjes ndaj rrezatimit diellor: • SPF, do të thotë “Sun Protection Factor”, (faktor mbrojtës nga dielli), dhe nëse e aplikoni çdo ditë, do të reduktoni riskun e kancerit të lëkurës me 50%. • Rrezet UV të diellit shkaktojnë plakje të parakohshme, hiperpigmentim (njolla) dhe lëkurë jo të shëndetshme në dukje (pa shkëlqim), dhe në brendësi (e dehidratuar). •Nuk është asnjëherë herët ose vonë për të nisur përdorimin e një mbrojtësi SPF! Pse duhet përdorur mbrojtës me SPF në lëkurë? Produktet me SPF na mbrojnë nga rrezet ultraviolet të diellit. Shumë fakte shkencore tregojnë se duke përdorur SPF, duke shmangur kontaktin e drejtpërdrejtë me rrezet UV, dhe duke veshur rroba mbrojtëse mbi lëkurë, është mënyra më efektive për të parandaluar kancerin e lëkurës, si edhe dëmtime të tjera në afatshkurtër ose afatgjatë. A duhet të mbrohem nga dielli, nëse kam lëkurë me pigment të errët, dhe nuk digjem? Kjo nuk ka aspak rëndësi! Çdokush është vurnerabël nga kanceri i lëkurës pavarësisht: racës, gjinisë apo moshës. Nëse do të dilni jashtë, edhe në mot të vrenjtur, 80% e rrezeve UV të diellit do të arrijnë të depërtojnë në lëkurën tuaj. Prandaj edhe në këtë rast lind nevoja e aplikimin të SPF-së. Gjithashtu, bora, rëra dhe uji e reflektojnë rrezatimin diellor. Gjithmonë mbrojtësi duhet aplikuar 15 minuta përpara ekspozimit në diell, dhe të riaplikohet minimalisht çdo 2 orë, duke pasur kujdes të veçantë aplikimin, pas futjes në det dhe notit apo djersitjes gjatë ditëve të nxehta! Çfarë do të thotë SPF, UVA & UVB? SPF, siç e thamë edhe më sipër ka kuptimin e faktorit mbrojtës diellor dhe tregon relativisht kohën e mbrojtjes së lëkurës nga rrezet Ultraviolet UVB. Rrezet UVB janë shkaktari kryesor i djegies së lëkurës dhe dëmtimit të shtresës së jashtme të saj. Për ta shpjeguar më konkretikisht, dhe për të shfytëzuar edhe matematikën për të cilën kam studiuar :P, po supozojmë se pas 5 minutash qëndrim në dielli lëkura juaj shfaq djegie (pa përdorur SPF). Nëse përdorni SPF15, ai do t’ju mbrojë: 15 x 5 minuta, teorikisht. Prandaj dermatologët rekomandojnë përdorimin e kremrave mbrojtës me të paktën SPF30, të cilët bllokojnë 97% të rrezeve UVB. Mbrojtësit me faktor më të lartë se 30, do të bllokojnë një % më të lartë të rreyeve, dhe sidomos do të rrisin kohëzgjatjen e mbrojtjes, por pavarësisht kësaj asnjë prej tyre nuk do të arrijë të mbrojë 100% lëkurën. Në produktet aziatike, sidomos koreane dhe japoneze do të shikoni edhe termin PA të shkruar në paketimet e tyre. PA do të thotë “Protection Grade of UVA”, pra shkalla e mbrojtjes nga rrezet UVA. Me sa më shumë + të jetë i shoqëruar termi PA, aq më shumë mbrojtje arrin të sigurojë. Rrezet UVA arrijnë të penetrojnë në epidermën e lëkurës, duke shkaktuar dëme të mëdha në lëkurë, si: hiperpigmentim, melasëm, plakje të parakohëshme. Cili është SPF i duhur për lëkurën time? • Nëse keni akne… Ekziston një koncept i gabuar se SPF-të i agravojnë aknet, duke qënë se mund të bllokojnë poret, si edhe të yndyrosin më shumë lëkurën. Gjithashtu, qëndrimi në diell apo në det i përthan aknet. Një ide që personalisht do ta kundërshtoja plotësisht! E kuptoj që është shumë e vështirë për të gjetur formulimin e duhur, por SPF-të koreane kanë qënë dhe janë shpëtim i vërtetë për mua dhe besoj edhe për ju! Ju lutem, sidomos vajzave, që kanë problematikë me aknet, asnjëherë mos e shmangni mbrojtjen nga dielli! Rrezet infrared, shkaktojnë inflamacion dhe irritim të akneve ekzistuese. Rrezet UV gjithashtu stimulojnë prodhimin e melaninës në lëkurë, duke krijuar njollat kafe post-akne. Një krem SPF, për lëkurë me tendence akneike dhe të yndyrshme, që do t'ju sugjeroja, është: MISSHA All-Around Safe Block Soft Finish Sun Milk SPF50+ PA+++. Kremi ka konsistencë të lehtë në trajtë qumështi, i cili tonifikon natyrshëm lëkurën dhe nuk e rëndon atë! Madje ndikon në mbajtjen në kontroll të mbiprodhimit të yndyrës gjatë gjithë ditës. Në fund lë një ndjesi mëndafshi dhe freskie... • Nëse shqetësimi juaj kryesor janë shenjat e moshës… Kjo është tema e duhur për ju! Mënyra më efektive dhe për të mbajtur larg shenjat e moshës dhe krijimit të rrudhave të parakohshme, është pikërisht mbrojtja ndaj diellit! ISNTREE Hyaluronic Acid Airy Sun Stick SPF 50+ PA++++ , siç e dalloni edhe nga emërtimi ofron mbrojtje maksimale dhe përmban 8 lloje të acidit hialuronik, për të targetuar shenjat e moshës dhe mbajtur lëkurën të hidratuar. Ky mbrojtës multifunksional ka në përbërje edhe ekstrakte të bimëve të akullit, për t’i ofruar freski, qetësim edhe lëkurës sensitive. • Nëse thatësia apo dehidratimi është shqetësimi juaj… Për lëkurën e thatë me shumë ngulmim do të sugjeroja një markë speciale, që sapo e kemi futur në KORAL SECRETS! TOUN28 B1 SUN SCREEN UV+HEV DEFENSE ORGANIC & NON-NANO SPF 50+ PA++++ ! Filozofia e TOUN 28 konsiston në përshtatjen e rutinës së përkujdesjes së lëkurës çdo 28 ditë, për të përmbushur çdo nevojë të saj, si pasojë e ndryshimeve sezonale dhe ciklit natyral të rigjenerimit qelizor. Gjithë fokusi i kësaj marke, është tek përbërësit më të mirë, dhe kostoja për një produkt shkon në 90% për to dhe vetëm 10% për ambalazhin. Për të mos hequr fokusin nga kremi i tyre SPF, përveç rrezeve UVA dhe UVB, ndryshe nga kremrat e tjerë të diellit, mbron dhe nga rrezet HEV. Rrezet HEV mund të sjellin plakje premature dhe dëmtim të lëkurës, si pasojë e dritës blu-violet dhe asaj të padukshme që emetohet nga pajisjet elektronike, si smartphone-t, që nuk i ndajmë për asnjë moment nga duart! Formula e tij ka bazë vegane, nuk përmban ngjyrues dhe aromë artificiale dhe mund të përdoret gjatë pritjes së ëmbël dhe gjidhënies. • Nëse keni lëkurë sensitive… Sensitiviteti që mund të shfaqni në lëkurë nuk duhet t’ju vëjë në mëdyshje nëse duhet të përdorni ose jo mbrojtës ndaj diellit. Madje duhet ta mbroni aq mirë sipërfaqen e lëkurës, për të shmangur çdo irritim që mund të shkaktohet nga  dielli. MISSHA Cicadin Centella Duo Sunscreen Stick SPF 50+ PA++++ , ka një formulim të mrekulueshëm për lëkurën sensitive, me medikamentin green celamine, ekstrakt nga bima centella asiatica, për të qetësuar lëkurën e irrituar dhe ulur temperaturën e vatrave të nxehta. Përmban filtra fizik, që janë më të përshtatshëm për këtë tipologji lëkure, duke mos provokuar as irritimin më të vogël. • Nëse keni njolla ose hiperpigmentim në lëkurë… Njollat dhe hiperpigmentimi janë si pasojë e një çrregullimi të qelizave të melaninës, që shpërthejnë në disa zona më shumë dhe shfaqen si njolla në lëkurë. Kush është shkaktari që i zhvillon? Rrezatimi diellor! Përpara se t’ju sugjeroj SPF-në e duhur, dua t’ju them se për ju mbrojtja dhe riaplikimi i SPF-së gjatë ditës, është ekzistencial! COSRX Shield Fit Snail Essence Sun SPF50+ PA+++ , përmban sekrecion të filtruar kërmilli, dhe ndihmon në rigjenerimin e qelizave dhe zbehjen e njollave. Ka konsistencë shumë të lehtë, përthithet shumë shpejt, duke e lënë lëkurën të freskët, por edhe të hidraruar! • Dëshironi një krem mbrojtës me konsistencë të lehtë… Jeni duke kërkuar një krem të lehtë, për në përditshmëri, pa e rënduar lëkurën? Kur ende nuk ishte shpallur në Evropë dhe Amerikë, ne e sollëm në KORAL SECRETS! NEOGEN Dermatology Day-Light Protection Airy Sunscreen, i jep lëkurës hidratimin e duhur përgjatë ditës, pa lënë ndjesinë e yndyrosjes dhe ngjitjes. Përmban 10 lloje të ndryshme ekstraktesh bimore për hidratim, si: trëndafil damasku, aloe vera, fruta pylli, avocado etj ; 6 përbërës me efekt qetësues, si: limoni, gjethe nga limoni verbena, low sweet blueberry, mugwort, etj & 4 përbërës që kontrollojnë mbiprodhimin e yndyrës. Për ta mbyllur, dua t’ju them se nëse jeni duke menduar se nuk po e mbroni mjaftueshëm lëkurën nga dielli, kz fakt duhet t'ju shqetësojë.  Duke përdorur një BB cream ose fondatinë është thjesht e pamjaftueshme, prandaj nuk duhet për asnjë arsye të shmangni përdorimin e kremrave mbrojtës. Me rëndësi është të kërkoni për formulimin e duhur, sipas tipologjisë dhe problematikës së lëkurës. Siç ju tregova më sipër, në koleksionin e KORAL SECRETS, do të mund të gjeni SPF me përbërje & konsistencë të ndryshme, duke iu adresuar akneve e deri hiperpegmentimit. Deri në artikullin e rradhës, ju dërgoj shumë përqafime dhe kujdesuni për veten dhe lëkurën tuaj! <3, Yvana    
SI TË PËRKUJDESEMI PËR LËKURËN GJATË SHTATZANISË?

"K-SECRETS"

SI TË PËRKUJDESEMI PËR LËKURËN GJATË SHTATZANISË?

by Rudina Jonuzi on Apr 11, 2021
Një nga periudhat më të bukura në jetën e një femre është ajo e pritjes së ëmbël, dhe më pas ardhja në jetë e foshnjes dhe krijimi i një lidhjeje të pathyeshme për gjithë jeten, gjatë gjidhënies. Por kjo periudhë, vjen me setin e vet të gëzimit dhe dhimbjes. Nuk ka lumturi më te madhe se të bësh blerjen e rrobave të reja e të karrocës, të imagjinosh çdo fazë të jetës së fëmijës, të mendosh për emrin dhe momentin kur do të belbëzojë fjalën e parë, por ndryshimet në dietën ushqimore dhe kufizimet në aktivitetin fizik mund ta zbehin disi këtë ndjesi. E gjithë bota rreth femrës pëson një ndryshim rrënjësor, përfshirë ketu dhe rutinën e përkujdesjes së lëkurës. Ndryshimet hormonale që prekin gjithë organizmin, lënë shenjën e tyre dhe në lëkurë. Shumë nëna të reja përjetojnë një simptomë të re në lëkurën e tyre, ose një përkeqësim të një gjendjeje ekzistuese. Ky ndryshim vihet re akoma më shumë, te ato që kanë kohë që vuajnë nga rosacea, ekzema apo psoriasis. Ka dhe nga ato femra me fat, që shtatzania u jep një nur e shkëlqim që zgjat përgjatë gjithë 9 muajve. Problematikat më të zakonshme që prekin gratë shtatzëna, apo nënat e reja në gjidhënie janë:-tharje ose dehidratim i lëkurës që më përpara ishte e yndyrshme.-hiperpigmentim (njolla kafe) në gjithë sipërfaqen e lëkurës, deri në shfaqjen e melazmës.-linea nigra, një vijë e zezë që përshkon të gjithë barkun, që gjithashtu është një formë hiperpigmentimi në ngjyrë kafe të errët në të zezë. -aknet.Por çfarë e dallon melazmën nga njollat e zakonshme kafe?E njohur ndryshe si maska e shtatzanisë, është një hiperpigmentim simetrik i fytyrës, kryesisht në zonat që ekspozohen më shumë ndaj diellit ,si: balli, faqet, mjekra. Lidhet me një predispozitë gjenetike dhe prek kryesisht femrat me flokë në ngjyrë të çelët. Vjen si pasojë e ndryshimeve hormonale, kryesisht gjatë trimestrit të tretë, ku përfshihet rritja e niveleve të progesteronit, estrogjenit dhe hormonit që stimulon prodhimin e melaninës. Kremrat e diellit që kanë SPF të cilët mbrojnë vetëm nga rrezet UVB, nuk janë shumë efektive në parandalimin e mbiprodhimit të melaninës, prandaj këshillohet të përdorni një krem dielli me faktorë mbrojtës për rrezet UVA+UVB. Mjafton të bëni një kërkim të shkurtër në Google me fjalët kyçe “pregnancy safe” dhe do t’ju dalin pafund informacione që kundërshtojnë njëra-tjetrën dhe kjo mund të bëhet shumë e lodhshme. Lëkura është organi më i gjerë në të gjithë trupin dhe duhet pasur kujdes se çfarë vendosni mbi të (edhe nëse nuk jeni shtatzënë).Është krijuar dhe ideja që çdo produkt që gratë shtatzënë vendosin mbi lëkurë, është i rrezikshëm, por këtë do e klasifikojmë te “Mitet e bukurisë”!Një mit tjetër lidhur me këtë temë, që po e nxjerrim zbuluar, është që nëse një produkt është “organik” ka dritën jeshile për t’u përdorur. Nuk ka studime të mirëfillta dermatologjike për secilin produkt të tillë, sidomos për ata që kanë vetëm një etiketë me mbishkrimin “100% natyral”, por mungon kryesorja: etiketa me përbërësit. Kështu që do i klasifikojme në listën “nuk jemi të sigurta” apo në listën e famshme gri, prandaj e mira është të shmangen. Përjashtim bëjnë larësit e Neogen Real Fresh Foam Cleansers!Duke qenë se të dhënat lidhur me përbërësit që mund të përdoren në mënyrë të sigurt janë kontradiktore, por dhe për t’ju lënë ta shijoni në maksimum këtë periudhë, menduam të bëjmë një guidë të shkurtër lidhur me përbërësit ose produktet që duhet t’i shmangni në mënyrë absolute, dhe përbërësit e produktet që mund t’i përdorni pa frikë. Kemi bërë një kërkim të gjatë, jemi konsultuar me mjekët specialistë dhe vetë markat, që lëkura të bëhet një shqetësim më pak për ju në këtë periudhë! Përbërësit që konsiderohen të rrezikshëm, kalojnë në sistemin e qarkullimit të gjakut dhe janë në gjendje të kalojnë placentën ose të dalin me qumështin. Kujdesuni gjithmonë të lexoni mirë etiketat e përbërësve. Këtu përfshihen: 1.Retinoidet Vitamina A është thelbësore për mirëfunksionimin e sistemit imunitar, shikimit dhe lëkurës. Kur absorbohet nga lëkura, trupi e transformon në retinol. Retinoidet, të famshëm për shërimin e akneve dhe vetitë e fuqishme antiage, duhen shmangur me çdo kusht. Produkte që përmbajnë vitaminë A: retinoli, acidi retinoik (Retin A), tazarotene (Tazorac), adapalene (Differin)Nga studimet e kryera, përdorimi në doza të larta, është i lidhur me malformacione gjenetike të rënda, apo çrregullime neurologjike te foshnja. Nëse po perdorni Accutane (isotretinoin) dhe planifikoni të ngelni shtatzënë, konsultohuni patjetër me mjekun gjinekolog për alternativa të tjera të sigurta, si vitamina C, për të cilën do flasim gjerësisht më poshtë.2.HidroquinonePërdoret gjerësisht për zbehjen e hiperpigmentimit, e sidomos të melazmës, por për efektet anësore që ka, është i ndaluar në shumë shtete.Arbutin është një derivat që nuk jep asnjë efekt anësor, por rekomandohet të mos përdoren produktet që e përmbajnë. K-Beauty ka një numër të kufizuar produktesh që përmbajnë retinol ose arbutin, sepse filozofia e tyre është që mënyra më e mirë e trajtimit është parandalimi!3.Acidi salicilik (BHA) ose acidi glikolik (AHA) në përqëndrime të larta.Ka produkte koreane me përqindje të ulëta të tyre, por përfshihen në zonën gri, sepse nuk ka studime të mirëfillta që e aprovojnë ose e ndalojnë përdorimin e tyre. Acidi salicilik nuk absorbohet mjaftueshëm nga lëkura, por rreziku i mundshëm është më i lartë se benefitet kozmetike.Mjekët gjinekologë rekomandojnë që për arsye sigurie, të mos përfshihen në rutinë.4.Filtrat kimike të kremrave të diellit, si avobenzone apo oxybenzone dhe derivatet e tij.Oxybenzone njihet për vetitë e tij në çrregullimin e niveleve të hormoneve. Është një përbërës i zakonshëm i firmave perëndimore, ku kremi i diellit konsiderohet si produkt farmaceutik. Këtu po thyejmë dhe mitin numër 3! Jo domosdoshmërisht, një produkt i marrë në farmaci do të thotë liri në përdorimin e tij gjatë kësaj periudhe! 5.Paraben, amonium, që gjenden në produkte si bojërat e flokeve, manikyret. Siç e përmenda dhe më lart, ekziston një keqkuptim i madh, që gratë shtatzënë i kanë të limituara opsionet e produkteve që mund të përdorin për mirëqenien e lëkurës dhe nuk e “gëzojnë” të drejtën të marrin të gjitha benefitet që ato zoterojnë. Nuk besoj se do lodhem ndonjëherë duke shprehur faktin që K-Beauty është vite dritë larg kozmetikës perëndimore, “fajtorja” pse femrat shtatzënë mendohen 100 herë para se të vendosin diçka mbi lëkurë. Pjesa më e madhe e produkteve të një marke çfarëdo koreane janë plotësisht të sigurta për përdorim gjatë kësaj periudhe, dhe nuk ndalojnë këtu sepse u japin zgjidhje të gjitha problematikave që nga aknet “kokëforta” deri te tharja e kruarja e lëkurës. Më poshte do të përmend disa përbërës, sëbashku me produktin që e përmban, që do të jenë shpëtimi i lëkurës suaj! 1.Vitamina C Vitamina C është një përbërës me veti zbardhuese, që shumica e femrave e kanë në rutinë përpara se të ngelin shtatzënë, por mendimi që është një përbërës aktiv i step ta përdorin rregullisht gjatë shtatzanisë. Lajmi i mirë është që nuk keni nevojë ta hiqni nga përdorimi kur bebi është rrugës. Klairs Freshly Juiced Vitamin Drop është një opsion 100% i sigurt për ta përdorur këtë antioksidant të fuqishëm gjatë kësaj periudhe. I jep lëkurës një dozë ditore me 5% vitaminë C. Këshillohet ta perdorni që në ditët e para të shtatzanisë, që të parandaloni formimin e shenjave kafe dhe më kryesorja, melazmës. Por nuk ndalemi vetëm këtu! Një produkt tjetër i sigurt që e përmban është NEOGEN Vita Duo Cream Joan Day Joan Night, më saktë kremi i ditës! Me konsistencë të lehtë në formë xheli, që përmban dhe çaj jeshil, një tjetër antioksidant që mbron nga radikalet e lira dhe dëmet që shkaktojnë rrezet e diellit në lekurë. Kremi i natës përmban Vitamin E, një tjetër vitaminë që klasifikohet te vitaminat e sigurta (së bashku me vitaminen K). Do zgjoheni me një lëkurë të butë e të qetë. Vaji i livandos në përbërje, përmes aromaterapisë, do bëjë relaksimin gjatë masazhimit të lëkurës. Bonus i këtij kremi është që mund ta përdorni dhe në zonën e barkut! 2.Acidi Hialuronik Eshtë një përbërës hidratues, që njihet për vetitë hidratuese përmes kyçjes së lagështisë në shtresat e thella të lëkurës, por dhe vetitë antiage. Këtë përbërës mund ta bëni pjesë të rutinës suaj përmes HADA LABO Gokujyun Hyaluronic Acid Lotion (Moist), për lëkurat e thata ose të dehidratuara ose përmes HADA LABO Gokujyun Hyaluronic Acid Lotion (Light) për lëkurat e yndyrshme.  3.Beta-Glukani E mendonit që mund të kishte një përbërës hidratues 20% më të fuqishëm se acidi hialuronik dhe që e gjeni te një serum qe e ka shumë të përqëndruar? Benefite të tjera të IUNIK Beta-Glucan Power Moisture Serum:-riparon barrierën e dëmtuar, sidomos në lëkurën ekzematike. -parandalon dëmtimin qelizor si pasojë e ekspozimit në diell.-mbron lëkurën nga agjentët e jashtëm, sepse molekulat e serumit formojnë një shtresë të hollë të padepërtueshme mbi lëkurë. Eshtë shpëtimtari i lëkurave të thata dhe së bashku me tonerin me acid hialuronik, bëjnë mrekulli në lëkurë.4.Krem dielli me filtra fizikë Mënyra më e sigurt për t’u mbrojtur nga rrezet e diellit gjatë shtatzanisë dhe gjidhënies, është një krem dielli mineral, që ka në përbërje bllokues fizikë si: oksid zinku (që ne e preferojmë më shumë) dhe oksid titani. Zgjedhja jonë është MISSHA All-Around Safe Block Soft Finish Sun Milk SPF50+ PA+++, që ka konsistencë në formë qumështi, përhapet lehtësisht, kontrollon sebumin gjatë ditës dhe të gjitha këto e bëjnë të përshtatshëm dhe për lëkurat me tonalitet më të errët. Së bashku me vitaminën C në rutinën e mëngjesit ,përbëjnë një dyshe “vdekjeprurëse” kundër dëmeve që shkaktojnë rrezet UVA dhe UVB të diellit.Përveç kësaj guide, kemi menduar t’jua lehtësojmë gjërat përmes krijimit të 3 seteve specifike që targetojnë: -thatësinë e lëkurës-hiperpigmentimin-mbiprodhimin e yndyrës I gjeni në linkun: PËRKUJDESJA E LËKURËS GJATË PRITJES SË ËMBËL Uroj që ky informacion të jetë i vlefshëm dhe i kuptueshëm dhe në rast nevoje për një konsultim më të gjerë, mirëpres çdo mesazh. Shpresoj të kemi qenë një ndihmë sadopak e vogel për ju dhe të keni marrë përgjigje për çdo pyetje që keni në kokë!Përqafime,Rudina!
ÇFARË ËSHTË "MASKNE"? SI TA TRAJTOJMË?

"K-SECRETS"

ÇFARË ËSHTË "MASKNE"? SI TA TRAJTOJMË?

by Rudina Jonuzi on Mar 04, 2021
Përshëndetje, Si fillim uroj të jeni mirë në këto ditë të vështira për gjithësecilin! Unë jam Rudina dhe jam pjesë e stafit të KORAL SECRETS. Jam një mjeke e ardhshme me një pasion për kujdesin e lëkurës. Ky artikull vjen si përgjigje për të gjithë ata që na shkruajnë vazhdimisht për aknet nga mbajtja e maskës. Po bëhet më shumë se një vit që nga nisja e pandemisë dhe përveç vaksinës për të cilën nuk i dihet se kur do të na vijë radha këtu në Shqipëri, e vetmja gjë që na mbron nga infektimi është maska dhe distancimi social. Për shumë njerëz mbajtja e maskës ka sjellë probleme me lëkurën, një fenomen që është përhapur aq shumë sa u krijua një term i ri për aknet e shkaktuara nga maska në zonën e mjekrës, faqeve dhe hundës: “MASKNE”. Maskne nuk po kursen as moshat më mature. Këto akne vijnë si pasojë e lagështisë, djersës, sebumit, nxehtësisë që krijohet mbi lëkurë, por dhe nga fërkimi i vazhdueshëm i maskës me lëkurën. Të gjitha këto sjellin një bllokim fizik të poreve duke shkaktuar ato që quhen akne mekanike. Në tërësi lëkura është e thatë, e skuqur, e inflamuar e madje mund të ketë dhe ndjesi kruarje. Jo domosdoshmërisht, ky irritim në tërësi i lëkurës nën maskë ka lidhje me aknet mekanike. Mund të keni dermatit, reaksione alergjike apo akne hormonale, që përkeqësohen nga mbajtja e maskës, prandaj është mirë që të konsultoheni me një mjek dermatolog.Maskne nuk duhet të jetë një arsye për mosmbajtjen e maskës! Tani po ju drejtohem me pyetjen e famshme nga Mean Girls: “Sa prej jush këtu janë ndjerë të viktimizuara nga Maskne?” Po e ngre unë dorën e para! Problemet e mia filluan që në nisje të pandemisë, fytyra ime ishte literalisht në flakë dhe duhet të them që nga dëshpërimi bëra shumë gabime e shumë eksperimente që normalisht më shkuan keq, por më i madhi prej tyre ishte që iu drejtova larësve të fytyrës me acid salicilik dhe benzoil peroksid e nuk ndoqa rutinën time të përditshme të bazuar në produkte koreane. Pavarësisht gjithë njohurive që kisha, prisja që pas torturës që e bëja lëkurën të kalonte, të nesërmen do të zgjohesha pa akne dhe më besoni kur ju them që e kuptoj shumë mirë ndjesinë e të qenit e pashpresë dhe gjithë stresin emocional që shkaktojnë aknet, dhe e gjithë situata e vështirë në të cilën ndodhemi të gjithë. Në Korenë e Jugut dhe shumicën e vendeve të Azisë Lindore mbajtja e maskës është diçka e përditshme për shkak të smogut dhe kjo është arsyeja pse i drejtohemi K-Beauty! Ky është një problem që ata kanë kohë që e kanë hasur dhe kanë mesuar t’i japin zgjidhje përmes kombinimeve dhe produkteve që vetëm koreanët dinë t’i bejnë. Çdo individ ka tipin e tij të lëkurës, por qasja ndaj akneve të shkaktuara nga maska duhet të jetë e njejtë: produkte të buta për lëkurën dhe jo luftimi i akneve me përbërës agresivë (jo luftimi i zjarrit me zjarr). 1. HIDRATIMI I THELLË DHE RIPARIMI I BARRIERËS Gjëja e parë që duhet bërë është riparimi i barrierës dhe hidratimi i thellë i lëkurës, sepse vetëm kështu do të krijojmë një shtresë mbrojtëse mes maskës dhe lëkurës, por dhe do të pengojmë bakteret të hyjnë në lëkurë. Është një mit i gabuar ai i tharjes së lëkurës, për të përtharë aknet. JO! Lëkura ka nevojë për më shumë hidratim kur vuan nga ato. Këtë mund ta bëjmë përmes produkteve që përmbajnë përbërës si: ceramide, panthenol, beta glucan, mugwort që mund të jenë në formë kremi hidratues, toneri, serumi apo sheet mask. I preferuari im dhe ai që konsideroj ‘lifesaver’ është ETUDE HOUSE Soon Jung 5-Panthenoside Cica Balm, që hidraton thellësisht lëkurën përmes formulimit me panthenol, si edhe centella asiatica, për të cilën do flas më gjerësisht pak më poshtë. Do e ndjeni lëkurën e butë, që pas përdorimit të parë. Një produkt tjetër që ju rekomandoj është COSRX Hydrium Moisture Power Enriched Cream, që e vesh lëkurën me një “batanije” dhe e mban lagështinë nga brenda. Përmban panthenol, propolis dhe ceramide. Jep një dozë të fuqishme hidratimi! Ndoshta po mendoni që të dy këto kremra janë shumë të rëndë për ata që kanë lëkurë mikse osë të yndyrshme, por bonusi i tyre është që përshtaten mrekullisht me çdo tip lëkure. I lënë asaj një ndjesi të freskët dhe të mëndafshtë në prekje. Falë KORAL-it u njoha me Mugwort, një bimë medicinale që ka efekte detoksifikuese, antibakteriale, qetësuese, ekstra hidratuese, riparuese të barrierës dhe sikur të mos mjaftonin këto ndihmon në shërimin e akneve. Që të merrni efektin maksimal të kësaj bime, ju rekomandoj I’M FROM Mugwort Essence. Do të dashuroheni dhe ju si unë me këtë përbërës. 2. CENTELLA ASIATICA Një nga këshillat e mia është që të zëvendësoni acidin salicilik me centella asiatica. Nuk besoj se është një emër i padëgjuar nga ju, sepse gati çdo produkt korean e ka në përbërje të tij. Do t'ju ndihmojë me skuqjen, irritimin, inflamacionin, por dhe përtharjen e mbajtjen nën kontroll të akneve. Një mënyrë e mirë për ta futur në rutinë është përmes larësit IUNIK Centella Bubble Cleansing Foam, që është një larës në formë shkume që e pastron butësisht lëkurën. Por mos mendoni që do shpëtoni nga pastrimi i dyfishtë :P Në mëngjes mjafton larja e fytyrës vetëm me të, por në darkë është i nevojshëm një pastrues vajor që heq yndyrën e papastërtitë që grumbullohen gjatë ditës. Ai që do t'ju ndihmojë më shumë është KLAIRS Gentle Black Deep Cleansing Oil, që përmes formulimit të tij, qetëson lëkurën, ushqen dhe hidraton atë, dhe lufton inflamacionin. Gjithmonë kam menduar që toneri është i panevojshëm në rutinë, deri sa provova IUNIK Tea Tree Relief Toner. Përmban përveç centella asiatica-s,dhe Tea Tree në përqindje më të lartë, Niacinamide dhe Adenosine. Do të shihni aknet që do t'ju veniten më shpejt se zakonisht, do qetësohet skuqja dhe irritimi e madje kur e shihni që një akne është duke u formuar, lagni një tampon pambuku me toner dhe përdoreni si spot treatment. Pas një dite të lodhshme, gjatë së cilës e keni mbajtur maskën gjithë kohën, vendosni një sheet mask INNISFREE Bija Cica Mask, në fund të rutinës suaj në darkë, që përmban ekstrakt të pastër të bimës së centella asiatica dhe panthenol. Adreson çdo problematikë të lëkurës dhe falë aromës së vajit të frutave Bija, do të jetë si një natë e kaluar në spa. 3. NIACINAMIDE Nëse po mendonit të fusnit në rutinë niacinamide, ky është momenti i duhur. Niacinamide është një lloj vitamine B(B3), që forcon barrierën e lëkurës, duke ndihmuar me prodhimin e ceramide - proteinë që mban ujin brenda në lëkurë. Gjithashtu rregullon sasinë e sebumit, që prodhohet dhe ndihmon në zbehjen e shenjave, që lënë aknet. Një produkt që përmban centella dhe niacinamide  (por dhe panthenol, ceramide e peptide), është PURITO Centella Unscented Serum, versioni pa fragrancë. Nxit prodhimin e kolagjenit dhe aktivizon indet qelizore, forcon barrierën e lëkurës, qetëson inflamacionin dhe i jep lëkurës në tërësi një pamje më të shëndetshme. 4. PO ACIDET? E gjithë kjo s’do të thotë që të largoni nga rutina përbërësit aktivë, por sigurohuni të jenë në përqindje të ulët, të kombinuar me përbërës hidratues dhe mos i perdorni më shumë se 1-2 herë në javë. NEOGEN DERMALOGY Green Tea Moist PHA Gauze Peeling, është një eksfoliues 2 në 1, dhe fizik dhe kimik. Shtresat janë të njomura në eksfoliues PHA,BHA, AHA, LHA dhe ekstrakt të çajit jeshil, acid hialuronik dhe aloe vera. Pastron poret në thellësi, por mban nivelin e lagështisë në lëkurë duke përshpejtuar procesin e shërimit. 5. SPOT TREATMENT Mënyra më efektive për luftimin e akneve, madje dhe atyre shumë të qelbëzuara janë ‘pimple patches’, trajtim topik i lokalizuar, që ndihmon në përtharjen e shpejtë të tyre përmes nxitjes së shërimit dhe eleminimit të baktereve dhe infeksionit. Mund të mbahen dhe poshtë maskës, duke shërbyer si barrierë mes saj dhe akneve. COSRX ka dy versione të tyre : 1)Acne Pimple Master, që rekomandohen të mbahen gjatë natës. 2)Clear Fit Master Patch, që janë aq të vogla e të holla sa nuk dallohen dot as me sy të lirë. Mund t’i përdorni lehtësisht gjatë ditës, dhe nën fondatinë/BB Cream. Përveç pimple patches, një opsion tjetër shumë efektiv dhe i shpejtë është spot treatment Neogen Dermalogy A-Clear Soothing Pink Eraser, që lufton në mënyrë topike aknet me inflamacion të lartë. Nuk kam provuar deri tani një produkt nga Neogen që nuk e dua. Përmban calamine, vaj esencial të pemës së çajit dhe 4 lloje të ndryshme ekstraktesh të bimës centella asiatica. Ndryshe nga spot treatments të zakonshëm, është i përshtatshëm dhe për lëkurën sensitive, sepse nuk e irriton atë. Disa këshilla të përgjithshme : -Ndërrojeni maskën çdo ditë. -Mos e prekni lëkurën me dorë në asnjë moment, madje mundohuni të mos e levizni shpesh maskën nga fytyra. -Mos i ekstraktoni vetë aknet. Është traumatike për lëkurën, dhe në rast infeksioni, ai do t'ju shpërndahet në të gjithë fytyrën. -Në vend të fondatinave të zakonshme, përdorni BB Cream ose fondatinë kompakte Cushion. Së fundmi dua t'ju them, që e di sa e vështirë mund të jete e gjithë kjo situatë për gjendjen tuaj emocionale, por duke zgjedhur produktet e duhura, duke krijuar një rutinë, lëkura juaj do të jetë prapë e shëndetshme! E di që duket e lehtë për ta thënë, por duhet vetëm pak durim... Fundja, Roma nuk u ndërtua për një ditë! Ne do të jemi gjithmonë këtu për t’ju ndihmuar! Përqafime, Rudina  
10 PËRBËRËSIT MË TË FUQISHËM NGA K-BEAUTY QË LUFTOJNË SHENJAT E MOSHËS!

"K-SECRETS"

10 PËRBËRËSIT MË TË FUQISHËM NGA K-BEAUTY QË LUFTOJNË SHENJAT E MOSHËS!

by Yvana Zike on Feb 25, 2021
Përshëndetje! Kësaj here dua të nisim direkt me temën… Një nga problematikat kryesore që na keni adresuar gjatë komunikimeve tona, përveç akneve, është parandalimi dhe lufta kundër shenjave të moshës! E di shumë mirë se sa e vështirë është të gjenden produktet e duhura për shenjat e moshës. Pikërisht, sot kam vendosur t’ju flas për përbërësit më të famshëm të K-Beauty, që i adresohen pikërisht kësaj problematike të rrudhave që shfaqen me kalimin e moshës. Një nga përbërësit më të famshëm të momentit, sidomos në perëndim, në SHBA & Europë, është retinoli, sigurisht edhe disa prej derivateve të tij. Por, nëse i njihni produktet koreane, duhet të keni vënë re se ky përbërës, nuk gjendet shpesh në formulimet e tyre. Markat koreane kanë një qasje të ndryshme nga markat europiane dhe amerikane, duke krijuar produkte sa më miqësore dhe të buta për lëkurën, dhe jo me përbërës agresiv, siç është edhe retinoli. Kjo nuk do të thotë se produktet koreane nuk janë po aq efektive ndaj rrudhave të holla apo të thella, dhe të gjithçkaje tjetër që vjen si pasojë e kalimit të moshës. Ekzistojnë shumë përbërës të fuqishëm anti-rrudhë ose anti-moshë, që gjenden në to. Më poshtë kam zgjedhur 10 përbërësit më të fuqishëm, duke përfshirë edhe disa sugjerime produktesh. Acidi Hialuronik Acidi hialuronik është një përbërës, që gjendet në indet njerëzore, përfshirë edhe atë lëkurës. Kjo molekulë është esenciale për formimin e kolagjenit dhe të fibrave elastike, për ta mbajtur lëkurën të hidratuar. Ndryshimet e acidit hialuronik në lëkurë, kontribuojnë në plakjen e saj. Disa nga produktet më të dashura edhe nga ju, por edhe nga gjithë gocat e stafit tonë janë: THE PLANT BASE Waterfall Moist Balanced Hyaluronic Acid 100 & toneri hidratues nga marka japoneze, HADA LABO Gokujyun Hyaluronic Acid Lotion Moist për lëkurën e thatë, dhe versionin light për lëkurën e yndyrshme. Keramidet Lëkura është e përbërë nga 3 elementë kryesor: uji, proteinat dhe lipidet. Keramidet janë pjesë e lipideve, që bëjnë të mundur bashkimin e proteinave të lëkurës, duke e bërë atë të duket më e tërhequr dhe më rinore! Keramidet gjithashtu, forcojnë barrierën mbrojtëse të lëkurës, duke minimizuar mundësinë e dëmtimit të saj. Ato mbajnë lagështinë e nevojshme brenda shtresave të lëkurës. Dy nga produktet që do të veçoja me përmbajtje keramidesh, janë: KLAIRS Fundamental Watery Oil Drop, që përveçse keramide, përmban edhe çaj jeshil, peptide si dhe ekstrakte fermentesh të ndryshme. Ka një konsistencë të butë dhe përdoret si një serum i zakonshëm.  Produkti tjetër është kremi në formë balmi, COSRX Balancium Comfort Ceramide Cream, që përmban gjithashtu edhe ekstrakt nga bima centella asiatica, për të qetësuar skuqjen dhe irritimin e lëkurës. Peptidet Peptidet janë përbërës gjithashtu shumë efektiv, dhe gjenden shpesh në formulimet e produkteve koreane. Ato ndihmojnë shumë në të gjithë procesin e parandalimit të formimit të rrudhave. Për të kuptuar se çfarë janë peptidet, le të bëjmë pak kimi të thjeshtuar, duke ju shpjeguar se ato janë zinxhirë amino acidesh, pjesë e proteinave në lëkurë. Peptidet kanë aftësi të penetrojnë shtresën sipërfaqësore të lëkurës dhe të dërgojnë sinjale tek qelizat. Një proteinë e rëndësishme e lëkurës tonë është kolagjeni, i cili i jep asaj tendosje dhe ushqim. Kur niveli i kësaj proteine bie në lëkurë, formohen rrudhat. Në këtë rast, peptidet dërgojnë sinjale qelizave për të nxitur prodhimin e kolagjenit të ri. Një produkt shumë special për zonën e syve, që shumë vajza të KORAL-it i ka mrekulluar, është: BENTON Fermentation Eye Cream! Niacinamide Një nga përbërësit anti-rrudhë më të dashur dhe të përhapur në K-Beauty është vitamina B3, ose siç njihet gjerësisht niacinamidet. Një nga vetitë e tyre në lëkurë, është aftësia për të forcuar barrierën mbrojtëse, duke ruajtur të gjithë lagështisë brenda shtresave të lëkurës.  Niacinamidet gjithashtu zbardhin njollat dhe hiperpigmentimin e lëkurës, dhe ashtu si retinoli, (që nuk preferohet prej irritimit, që mund t’i shkaktojë lëkurës), është provuar se nxisin në mënyrë shumë të fuqishme prodhimin e kolagjenit në lëkurë. Niacinamidet mund të gjenden në shumë produkte koreane, si: larës, toner, serum, krem për zonën rreth syve etj. Sot, doja të veçoja dy nga produktet anti-rrudhë shumë të fuqishëm në koleksionin tonë, i pari është serumi: MISSHA Time Revolution Night Repair PROBIO Ampoule dhe sëfundmi, sapo kemi futur në koleksionin tonë, kremin: NEOGEN Agecure Antiager Facial Top Coat. Vitamina C Vitamina C është gjithashtu një nga përbërësit më të përdorur në Industrinë e Bukurisë, dhe sidomos në K-Beauty. Vetitë e saj kryesore janë, zbardhja e njollave dhe hiperpigmentimit në lëkurë, gjithashtu shërben si një agjent I fuqishëm antioksidant, që lufton radikalet e lira. Mund ta përdorni në çdo kohë, si në darkë ashtu edhe në mëngjes. Do ta sugjeroja ta kombinonit në mëngjes me kremin me faktor mbrojtës ndaj diellit, sepse është provuar, që të dy sëbashku, rrisin vetitë e njëri-tjetrit. Një nga serumet, me përqindje të moderuar me 5% vitaminë C, dhe që mund të përdoret nga çdo tip të lëkurës, edhe për atë sensitive, është KLAIRS Freshly Juiced Vitamin Drop. Acidet Alpha Hydroxy (AHAs) Në formulimet e produkteve të markave koreane janë edhe acidet me veti eksfoliuese, siç është AHA. Acidet alpha hydroxyl janë të llojeve të ndryshme, si: acidi glikolik, acidi laktik dhe acidi malik. Në varësi të formulimit të tyre, mund të përdoren në përditshmëri ose disa herë në javë. Ato ndihmojnë në eksfolimin e butë të lëkurës, duke nxjerrë në pah qelizat e reja të saj, për një lëkurë më të lëmuar dhe të butë. Produktet me AHA, ka të shumta në koleksionin tonë, por do të veçoja, dy prej tyre: janë tamponët e njomur në eksfoliues NEOGEN DERMALOGY Lift PHA Gauze Peeling, me limon, çaj jeshil, ose verë të kuqe dhe COSRX AHA 7 Whitehead Power Liquid. Mukoza nga kërmilli E si mund të mos listoja një nga perbërësit “kult” të K-Beauty?! Mukoza e marrë nga kërmilli, ose ndryshe sekrecioni i filtruar i kërmillit… Ky përbërës mund të luajë një rol shumë të rëndësishëm në mirëqënien dhe përmirësimin e shumë problematikave të lëkurës. Konsistenca e tij pak ngjitëse përmban peptide, që nxisin prodhimin e kolagjenit, acidin hialuronik për një hidratim të thellë dhe acidin glikolik, për të hequr qelizat e vdekura dhe për të rigjeneruar lëkurën. Me përdorimin e produkteve me sekrecion kërmilli, do ta ndjeni lëkurën të tërhequr, më të lëmuar dhe të butë! Një nga produktet më të pëlqyera kohët e fundit nga ju është kremi i linjës Snail Bee, Benton Snail Bee High Content Steam Cream. Gjjithashtu edhe linja e famshme me esencën dhe kremin me përmbajtje sekrecion kërmilli, nga marka COSRX. Ekstrakti nga çaji jeshil Çaji jeshil është shumë popullor dhe konsumohet shumë në vendet aziatike, ashtu si edhe në Korenë e Jugut. Ai njihet për vetitë e tij të fuqishme antioksiduese, por gjithashtu edhe si një përbërës shumë efikas, për kujdesin e lëkurës. Vetitë e tij janë antioksiduese, duke ndihmuar në riparimin dhe në mbrojtjen e dëmtimeve nga radikalet e lira. Gjithashtu ka veti qetësuese, anti-inflamatore, duke ndihmuar lëkurën të duket me e qetë dhe e gjallë. Ndërsa kafeina, komponent përbërës i tij, ndihmon në çentjen e lëkurës. Mund të provoni dy produkte si larësi ujor, Neogen Real Fresh Green Tea Cleanser dhe të gjithë linjën Fundamental Water nga marka Klairs.     Ekstrakti i rrënjës së bimës Licorice (jamballi) Një tjetër përbërës shumë i famshëm i K-Beauty, që njihet për efektet e tij zbardhuese në lëkurë, është ekstrakti nga rrënja e bimës licorice. Ky përbërës natyral përmban glabridin dhe liquirtin, dy elementë kimik, që luftojnë seriozisht hiperpigmentimin e lëkurës, si: njollat që formohen nga kalimi i moshës, ato post-akne (PIH), ato nga dëmtimi i rrezatimit diellor, madje edhe melazma. Ashtu si çaji jeshil, edhe ekstrakti nga rrënja e bimës licorice, ka veti antioksiduese, për të mbrojtur lëkurën nga dëmtimi prej radikaleve të lira të shkaktuara nga dielli apo ndotja mjedisore. Dy produkte shumë të veçanta nga koleksioni ynë, për nga përbërja e tyre janë toneri: ROVECTIN Skin Essentials Activating Treatment Lotion dhe serumi THE PLANT BASE Time Stop Collagen Ampoule. Ginseng Së fundi, le të flasim për rrënjën e ginseng-ut dhe përdorimin e tij në produktet e përkujdesjes së lekurës. Përdorimi i tij daton shumë herët në mjekësinë Koreane, por gjithashtu edhe si përbërës me benefite të kënaqshme për mirëqënien e lëkurës. Ky përbërës është i pasur me vitamina B1, B2 dhe B12, gjithashtu edhe me minerale shumë të ushqyeshme për lëkurën. Produktet e formuluara me këtë perbërës do t’ju ndihmojnë në tërheqjen e lëkurës, mbushjen e rrudhave, si edhe në çenjten e qeskave dhe zbardhjen e rrathëve të zinj poshtë syve. Produktet që ju sugjeroj, janë maska “sheet mask” INNISFREE My Real Squeeze Mask Ginseng dhe BB Cream MISSHA Choboyang BB Cream SPF30 PA++.   Uroj shumë t’ju kem ndihmuar jo vetëm në gjejtjen e produkteve të duhura, sepse produkte ka pafund, por më së shumti të njihni përbërësit e duhur, që t’i dalloni në produktet që do të zgjidhni për lëkurën tuaj! Dhe luftën maratonamake ndaj shenjave të moshës! Përqafime të shumta, Yvana
BENTON Snail Bee High Content

"K-SECRETS"

BENTON Snail Bee High Content

by Yvana Zike on Jan 29, 2021
Përshëndetje të gjithëve! Artikullin e sotëm jam shumë e lumtur që po e ndaj me ju, sepse ka të bëjë me linjën që e kemi ofruar, që nga dita e djeshme, si dhuratë për 10 prej jush nëpërmjet një “GIVEAWAY”, që kemi krijuar së bashku me Alketa Vejsiun! Zgjodhëm pikërisht këtë linjë pas testimit që i bëmë si staf, dhe pas testimit që i bëri vetë Alketa. Deshëm të ofronim një linjë që i adresohet shumë problematikave të lëkurës, por gjithashtu të ishin produkte me një formulim inovativ. Motoja jonë, nuk është thjesht “të bësh diçka, por të gjesh mënyrën e duhur për ta bërë!” Me këtë dua të them, që kjo linjë nuk ka vetëm, materialin e parë shumë të mirë, pra dy përbërësit e saj kryesor: sekrecionin e filtruar të kërmillit dhe helmin e bletës. Por, ka teknologjinë e lartë të bashkimit dhe formulimit, pikërisht të këtyre përbërësve! Një nga produktet e kësaj linje është maska, BENTON Snail Bee High Content Mask (sheet mask), e cila ka qenë pjesë e koleksionit tonë, që në fillim dhe jo më kot është një nga maskat më të shiturat! Pikërisht nga ajo më lindi edhe dëshira dhe kurioziteti për të provuar pjesën tjetër të linjës, që përmban 3 produkte të tjera, si: toneri, esenca dhe kremi hidratues. Përbërërja e Linjës:  SEKRECION I FILTRUAR I KËRMILLIT & HELM I BLETËS Edhe nga vetë emërtimi duhet ta keni kuptuar që “përbërësit magjik”, siç i quajmë ne në KORAL SECRETS, janë sekrecion i filtruar i kërmillit dhe helmi i bletës. Sekrecion i filtruar i kërmillit, është përbërësi kryesor i listuar në paketimin e këtyre produkteve. Ky përbërës është “magjik”, sepse ka efekte “magjike” në shërimin e lëkurës. Sekrecioni i kërmillit përmban acide të ndryshme, si: acidi glikolik dhe acidi hialuronik; proteina; antioksidantë, që nxisin dhe përshpejtojnë rigjenerimin qelizor, duke zbehur dhe zhdukur njollat dhe shenjat e krijuara nga aknet.   Helmi i bletës nga ana tjetër është një përbërës, që shpesh e quajnë si “botoks natyral”, sepse në të vërtetë funksionon në mënyrë shumë të habitshme në lëkurë. Funksionon njësoj sikur të pickohemi nga bleta (sigurisht nuk ndiejmë dhimbje), por helmi depërton në lëkurë, dhe nxit qarkullimin e gjakut si edhe prodhimin e kolagjenit, në mënyrë që të shërojë vetveten. Mua nuk do më kishte shkuar kurrë në mendje një strategji e tillë, por ja që koreanët janë gjithmonë një hap përpara, apo jo? Përveç vetive të tij shëruese për lëkurën, helmi i bletës përmban edhe enzima të shumta, që ndihmojnë në mënyrë të përkohshme në hollimin e shtresës së jashtme të lëkurës, duke bërë që të gjithë përbërësit e produktit të penetrojnë thellësisht në qelizat e lëkurës. BENTON Snail Bee High Content Skin Qëllimi kryesor i një toneri është balancimi i pH të lëkurës pas pastrimit, si edhe të ndihmojë në përthithjen më të mirë të serumit apo produkteve të tjera të kujdesit të lëkurës. Toneri BENTON Snail Bee High Content Skin i arrin plotësisht këto pritshmëri! Dhe nëse jeni duke vuajtur nga skuqja e lëkurës ose keni tendencë të krijimin të akneve hormonale, atëherë ky toner është ideal për ju! Kush vuan nga ky tip i akneve, e di shumë mirë sa e vështirë është që të parandalohet formimi i tyre, si edhe sa i ngadaltë është procesi i shërimit. Gjithashtu, ky toner është i përshtatshëm për personat që vuajnë nga gjendja e rosaceas në lëkurë, sepse forcon kapilarët e gjakut dhe ndihmon në eleminimin e skuqjes së lëkurës. Për t’ja pasuruar akoma më shumë vetitë e tij, ai përmban ekstrakt nga aloe vera dhe niacinamide. Kjo e fundit njihet për vetitë e saj të fuqishme në heqjen e njollave dhe hiperpigmentimin e lëkurës! Përsa i përket konsistencës së tij, është shumë i lehtë dhe ujor, prandaj dhe bëhet shumë i përshtatshëm për përdorim të përditshëm, specifikisht nëse keni lëkurë të yndyrshme ose mikse. E nëse keni lëkurë të thatë, mund ta aplikoni disa herë në lëkurë, derisa ta ndjeni atë mjaftueshëm të hidratuar. Një plus tjetër, që do të shtoja është se nuk ka aromë, prandaj përshtatet shumë mirë edhe për personat që kane ndjeshmëri apo bezdi ndaj saj BENTON Snail Bee High Content Essence E nëse do të më pyesnit se cili nga produktet e linjës, është i preferuari im, do t’ju thoja se është esenca. E në fakt ka disa arsye… Si fillim dua t’ju them se një nga përbërësit e parë që kam njohur dhe përdorur nga ata të K-beauty është ai i sekrecionit të kërmillit, dhe që atëherë nuk e kam ndaluar përdorimin e tij. Produkti im më i përdorur i të gjitha kohërave është: COSRX Advanced Snail 96 Mucin Power Essence. Besoj se një nga arsyet që preferoj esencën në linjën e Benton-it është pikërisht kosistenca dhe lloji i produktit, pra që është në formë esence, sepse lëkura ime ime e përqafon shumë mirë sekrecionin e kërmillit në këtë tipologji produkti, ku dhe ja kam ndjerë benefitet e tij të mrekullueshme! Sigurisht në konsistencë dhe në përbërje ndryshon shumë nga esenca e COSRX, dhe të them të drejtën më është përshtatur akoma më mirë me rutinën time dhe me produktet e tjera që përdor. Siç ju thashë ka përbërje shumë të lehtë, në formë xheli dhe lëkura e përthith menjëherë… (një arsye tjetër se përse e preferoj). Nëse keni lëkurë të yndyrshme ashtu si unë, dhe në rastin tim gjithashtu përdor disa produkte përnjëherësh në rutinën time, kjo esencë është shumë e përshtatshme sepse nuk e ngarkon aspak lëkurën. Madje më ka lënë hapësirë të përdor pas saj, serum me konsistencë shumë të plotë, gati vajore. Më pyesni shpesh për çfarë shërben një esencë, dhe çfarë ndryshimi ka nga toneri apo serumi… Pas hulumtimeve të mia, ngjason më shumë me serumin. Pra, ka përqëndrim të lartë përbërësish dhe të koncentruar. Zakonisht janë më ujor se serumet, por në rastin e esencës që po flasim e barazoj me një serum të mirëfilltë. Përmban plot 90% sekrecion të filtruar kërmilli dhe sigurisht gëzon të gjitha vetitë shëruese, hidratuese që përmenda më lart. Gjithashtu, përmban ekstrakt nga aloe vera, që njihet për vetitë e saj anti-inflamatore; niacinamide dhe një përbërës të veçantë “sh-Oligopeptide-1”, që ndihmon në zhvillimin dhe krijimin e qelizave të reja në lëkurë, duke përshpejtuar procesin e shërimit të plagëve nga aknet. Dhe së fundmi, helmin e bletës, që efektet e saj në prodhimin e kolagjenit në lëkurë i përmenda gjithashtu më lart… Por ajo që dua të përmend dhe sugjeroj për personat që kanë alergji nga bletët, është të mos e konsiderojnë përdorimin e këtij përbërësi në lëkurë, sepse nuk është mirë të provokojnë alergji që janë provuar nga organizmi i tyre. Përsa i përket përdorimit, aplikohet pas tonerit në mëngjes dhe darkë. Nuk ka aromë dhe mjafton vetëm nje sprucim për të lyer gjithë fytyrën. Këtë produkt me plot gojë mund t’ju them se do e dashuroni! BENTON Snail Bee High Content Steam Cream Këtë produkt do ta quaja si produktin me formulimin më inovativ të gjithë linjës! Një gjë që kam mësuar nga markat koreane dhe japoneze, është se një produkt të mirë nuk e bën thjesht përbërësit që ai ka, por mënyra e bashkimit dhe e formulimit e të gjithë ketyre përbërësve në një përbërje të vetme. Dhe nëse do të gjeja një produkt që është formuluar në mënyrën më të mirë, dhe përbërësit e tij janë përzjerë në mënyrë që të kenë efektivitet sa më të lartë, ai është BENTON Snail Bee High Content Steam Cream! Ky krem është prodhuar me teknologjinë “Steam”, dhe kjo e bën një hidratues unik! Përbërësit e tij, sekrecioni i filtruar i kërmillit, helmi i bletës, niacinamide dhe glicerina e mbajnë lëkurën shumë të hidratuar! Këtë përbërës janë lidhur me një teknologji të avullit në temperaturën 100℃, që arrin t’i përzjejë duke i stabilizuar ato, e në këtë menyrë i ndihmon ata të veprojnë më mirë dhe për një kohë shumë më të gjatë. Kështu ky krem nuk ka vetëm veti hidratuese për lëkurën, por mbron dhe riparon dëmtimet e lëkurës si, tharja dhe irritimi i saj, vetëm në pak kohë përdorimi. Një sugjerim të fundit që mund t’ju jap ështe se nëse dëshironi hidratim të thellë dhe një lëkurë “honey skin”, një term që njihet në K-beuaty dhe nga influencues të ndryshëm, atëherë është ky është i duhuri! E nëse, këtë linje dëshironi ta provoni e ta bëni tuajën, dhe ta përfitoni edhe falas :P ju ftoj të merrni pjesë në Giveaway-n në Instagram tek profili i Alketa Vejsiut, dhe jo 1 as 2 por plot 10 prej jush do ta fitojnë! Mbani një sy e vesh më datë 09.02, sepse do te jete dita ku do të shpallim të gjithë fituesit! Deri atëherë, kujdesuni për veten, bëni ëndrra të reja, provoni produkte të reja! Përqafime, Yvana <3
Rutinë bazike sipas tipit të lëkurës.

"K-SECRETS"

Rutinë bazike sipas tipit të lëkurës.

by Yvana Zike on Jan 05, 2021
Ky është artikulli i parë për 2021, prandaj me shumë dashuri dua t’ju uroj që këtë vit të ri ta mirëpresim me ëndrra, të mëdha dhe të vogla… Unë ëndërroj që viti që lamë pas të marri me vete çdo të keqe, pasiguri dhe dhimbje, dhe viti që sapo hyri të na ofrojë vetëm mirësi dhe dashuri! Gjatë kësaj periudhe kemi komunikuar shpesh nëpërmjet WhatsApp-it dhe Instagram-it dhe më së shumti me secilën prej jush jemi përpjekur të ndërtojmë një rutinë bazike sipas nevojave dhe tipit të lëkurës sigurisht. Nga kjo mora shkas, për të krijuar një artikull pikërisht për ndërtimin e një rutine sipas tipologjisë së lëkurës. Për vajzat që janë të dhëna pas kujdesit të lëkurës, ashtu si edhe unë, që kanë testuar e provuar shumë produkte, është shumë e lehtë për të krijuar një rutinë dhe për ta zhvilluar atë me produkte të reja. Por, ka edhe shumë vajza që nuk ja thonë fare për këtë pjesë dhe vetëm idea për të krijuar një “rutinë” është shumë konfuze! Nëse e gjeni veten tek grupi i dytë, atëherë me shumë kënaqësi do t’ju ndihmojmë të krijoni një rutinë me 3 produkte, që i përshtaten lëkurës suaj. Sigurisht, do t’ju rekomandoj produkte bazike që ju nevojiten, por së pari le të identifikojmë tipin e lëkurës suaj. Filozofia ime në përkujdesjen e lëkurës, ka qënë gjithmonë njohja e saj, njohja e nevojave dhe problematikave të saj. Prandaj përpara se të zgjidhni apo të kërkoni për rekomandime produktesh, përpiquni të merrni informacion mbi formulimet dhe përshtatshmërinë e tyre me lëkurën tuaj. Ekzistojnë 4 tipologji të lëkurës, e yndyrshme, mikse, normale dhe e thatë. Le të flasim pak, për specifikat e secilës. Nëse lëkura juaj duket dhe e ndjeni të yndyrshme në mes të ditës, poret janë të dukshme dhe të mëdha, ju krijohen pika të zeza ose keni tendencë akneike, propabiliteti është të keni lëkurë të yndyrshme. Nëse në disa zona të fytyrës suaj e ndjeni të yndyrshme si: balli, hunda apo mjekra, dhe poret janë të dukshme, që njihet si zona T, ndërkohë në pjesën tjetër fytyrës, si faqet, e ndjeni të thatë, atëherë ju keni lëkurë të përzjerë, pra mikse. Dhe nëse lëkura juaj përshtatet shumë mirë me shumicën e produkteve, dhe vetëm në raste të veçanta, si ndryshimi i faktorëve të jashtëm, mund të ndikojë duke e ndjerë më të yndyrshme apo më të thatë, atëherë ajo është më lëkurë më se normale. Sëfundmi, nëse kur pastroni lëkurën e ndjeni gjithmonë të tendosur e të ashpër, e kjo ju ndodh edhe në mes të ditës, atëherë sigurisht që e keni të thatë. Tani që jeni më të qartë për tipologjinë e lëkurës suaj, është momenti për të krijuar rutinën e duhur. Një rutinë bazike, por e domosdoshme përmban 3 produkte kryesore, pastruesin e fytyrës, hidratimin, dhe mbrojtjen ndaj rrezeve të dëmshme UV të diellit. Rutina me 3 hapa për lëkurën e yndyrshme: Për të gjithë vajzat që luftojnë me lëkurën e tyre të yndyrshme, po ju them se keni gjetur personin e duhur, sepse unë vetë e kam të tillë lëkurën, dhe do t’ju jap gjithmonë zgjidhje të provuara. E kuptoj shumë mirë, sa sfiduese është të kesh nje lëkurë të tillë që nuk ndalon së prodhuari yndyrë, dhe gjatë gjithë ditës ndjen bezdi. Por, mos u pezmatoni, çelesi qëndron tek balanca “pastrim-hidratim”. Pastrimi i dyfishtë ka qënë dhe vazhdon të jetë shpëtimi im, për të mbajtur në kontroll sebumin e tepërt. Një larës që do e sugjeroja përveç atij të COSRX Low-pH Good Morning Cleanser, është ai që po përdor sëfundmi, NEOGEN Green Tea Real Fresh Foam Cleanser. E pastron lëkurën thellësisht, dhe përmban çaj jeshil 100% të fermentuar, madje edhe në paketimin e tij do vëreni gjethet në pjesën e poshtme. Ky përbërës ka veti të fuqishme anti-inflamatore dhe qetëson shpërthimet akneike dhe sigurisht ndihmon në mos përhapjen e tyre. Hidratimi është shtylla e dytë kryesore për lekurën e yndyrshme. E nëse në këto momente jeni duke menduar, se nuk është e nevojshme aspak hidratimi sepse më shumë do ta rëndonte lëkurën tuaj… Me bindje të plotë ju them, se është më se i domosdoshëm! Duke e pastruar lëkurën, duke i hequr sebumin, yndyrën dhe lipidet e saj natyrale dhe duke mos i kthyer mbrapsh hidratim të thellë, ajo çka do të bëni është dehidratimi i saj, duke e detyruar të prodhojë akoma më shumë yndyrë. Një serum apo krem me acid hialuronik do të ishte zgjidhja perfekte, dhe ju kam gjetur më specialin, që po bëhet “bestseller” në KORAL SECRETS. THE PLANT BASE Waterfall Moist Balanced Hyaluronic Acid 100, i cili përmban 100% sodium hyaluronate (derivat i acidit hialuronik), molekulat e tij kanë madhësi më të vogël se vetë acidi hialuronik, duke bërë që të penetrojnë thellësisht në të gjitha shtresat e lëkurës. Sëfundmi, SPF! Gjithmonë duhet ta mbroni lëkurën dhe fytyrën tuaj nga rrezet e diellit, GJITHMONË! E di që ndoshta, duket pak cliché, sepse ne nuk e kemi shumë në kulturë apo nuk e kemi të edukuar që në fëmijëri, por mbrojtja ndaj diellit është kujdesi më i domosdoshëm që duhet t’i bëjmë lëkurës! Dhe meqë jemi ende te lëkura e yndyrshme, do t’ju sugjeroja një mbrojtës me formulim shumë inovativ. MAXCLINIC Catrin Natural 100 Sunkill RX SPF46 PA+++ , është në formë pudre dhe përmban filtra mineral. Përveç mbrojtjes ndaj diellit, duke e riaplikuar sipër makeup-it, do të arrini të mbani në kontroll sebumin dhe yndyrën e tepërt të krijuar gjatë ditës. Gjithashtu, mbulon njollat apo hiperpigmentimin e lëkurës, dhe lë një efekt mat në fund. Rutina me 3 hapa për lëkurën mikse: Edhe për lëkurën mikse ashtu si për atë të yndyrshme, duhet krijuar balanca. Një larës që do të heq yndyrën e tepërt, por nga ana tjetër nuk do ta thajë lëkurën. Një sugjerim që do t’ju jepja është të provoni Neogen Real Cica Micellar Cleansing Oil, sepse është i butë, por shumë efektiv. Gjithçka që ju nevojitet nga një pastrues fytyre, apo jo? Përsa i përket hidratimit, një krem hidratues me kosistencë shumë të plotë, do të ishte i rëndë për lëkurën tuaj, një serum do të ishte shumë i lehtë. Po, nëse zgjidhni një krem në formë xheli? Mendoj se do të ishte zgjidhja e duhur! I'M FROM Vitamin Tree Water Gel, është perfekt për lëkurën mikse, sepse ofron hidratim të lehtë falë edhe përbërjes së tij ujore, dhe përmban antioksidantë të fuqishëm për ta mbrojtur atë nga agresorët e jashtëm. Gjithashtu, ka veti antibakteriale për të luftuar aknet. Ndërsa, si mbrojtës ndaj diellit, do t’ju sugjeroja MISSHA Cicadin Centella Duo Sunscreen Stick, sepse përthithet shumë shpejt duke mos e rënduar lëkurën aspak. Përmban dy pjesë, (ngjyrë jeshile) ka përmbajtje shumë të lehtë ujore, ndërsa tjetra (ngjyrë të bardhë), përmban filtra mineral dhe qetëson lëkurën e irrituar. Rutina me 3 hapa për lëkurën normale: Me plotë gojë mund të them që ju jeni më me fat nga të gjithë! Ju keni mundësi zgjedhje pafund… Këshilla ime për ju, është të zgjidhni midis produkteve më sipër, sipas kushteve aktuale në të cilat e ndjeni lëkurën. Rutina me 3 hapa për lëkurën e thatë: Gjithçka ka nevojë lëkura e thatë është HIDRATIMI! Përsa i përket pastrimit të fytyrës, duhet të zgjidhni të jetë një larës shumë i butë dhe të mos ju lë ndjesinë e tërheqjes në fund. Larësit vajor, janë shumë efikas në shpërbërjen e makeup-it, SPF-së, sebumit të tepërt, dhe sigurisht këshillohen për të gjithë tipet e lëkurës, por në mënyrë specifike për lëkurën e thatë, sepse do ta le të hidratuar pas pastrimit të saj. Një larës vajor shumë hidratues është KLAIRS Gentle Black Deep Cleansing Oil, falë përbërjes së tij të veçantë me vaj të fasules së zezë, susamit të zi, jojoba-s etj. Si krem hidratues, duhet të përdorni një krem që jo vetëm do ta hidratojë lëkurën tuaj, por do të forcojë dhe mbrojë barrierën natyrale të saj. Zgjidhni krem në formë balmi, që përmbajnë agjent hidratues dhe lipide si: keramidet, shea butter, vitamina E dhe glicerina. Sugjerimi im dhe e shumë mikeshave të mia që kanë lëkurë të thatë, për ju është: COSRX Balancium Comfort Ceramide Cream! Dhe sigurisht SPF, është një domosdoshmëri për lëkurën tuaj që ka tendencë të plaket më shpejt, prandaj mos e neglizhoni mbrojtjen ndaj diellit. Neogen Day-Light Protection Sunscreen, është ideal për ju, sepse nuk e rëndon lëkurën, por njëkohësisht ka efekt hidratues falë ekstrakteve të trëndafilit dhe frutave të pyllit, që përmban.   E nëse dëshironi, të zgjeroni rutinën tuaj me më shumë produkte, do t’ju sugjeroja të mos shkonit direkt tek 10-hapat, por të shtoni një ose dy produkte çdo herë. Nëse doni t’i adresoheni problematikave të caktuara të lëkurës, ekfsoliuesit dhe serumet janë trajtimi i duhur. Por, mësojeni veten dhe lëkurën tuaj pak nga pak me çdo produkt të ri  që dëshironi t’i shtoni rutinës suaj. Ajo do të mësohet të përshtatet dalengadalë dhe do arrijë të marri benefitet maksimale nga ato. Si zakonisht, pas çdo bisede sëbashku, do t’ju them edhe sot që, për çdo pyetje, përshtypje apo sugjerim jeni të mirëpritura të na shkruani, dhe ne me shumë kënaqësi do t’ju ndihmojmë! Deri atëherë, ju uroj sërish një vit të ri, të mbushur me ditë të bukura, për veten dhe njerëzit e dashur! Përqafime, Yvana
.

"K-SECRETS"

.

by Yvana Zike on Dec 08, 2020
Lëkura është një nga pjesët e organizmit të njeriut, që shfaq “sjellje të ndryshme”, sipas rrethanave të ndryshme që ajo gjendet. Si shembull mund të marrim ciklin mujor tek femrat, ku ndryshimi hormonal që ndodh pikërisht në trup, shkakton irritim, shpërthim të akneve në lëkurë. Tjetër faktor apo rrethanë që ndikon në mirëqenien e lëkurës, mund të jetë mënyra e të ushqyerit, përdorimi i medikamenteve të caktuar, stresi, por edhe moti, kryesisht ndryshimi i motit nga një stinë në tjetrën. Sot do të doja të flisnim pikërisht për ndikimin që moti ka në lëkurë, dhe a duhet të tregohemi të kujdesshëm për të ndryshuar rutinën tonë nga një stinë në tjetrën. Tashmë, ne kemi mbërritur në stinën e dimrit, temperaturat janë ulur dukshëm, dhe një nga problematikat që më së shumti shfaqet në lëkurë, është thatësia dhe dehidratimi. Gjatë stinës së verës është provuar shkencërisht nga specialist dermatologë, se lëkura prodhon në mënyrë natyrale më shumë sebum apo yndyrë, si pasojë e lagështisë që është shumë e pranishme në ajër, duke ndikuar pozitivisht kundër faktorëve agresiv si: rrezatimi i fortë i rrezeve UV, apo kripa e detit që irriton dhe thanë lëkurën. Me ftohjen e motit, dhe me ndryshimin e temperaturave nga një ambjent i brendshëm i ngrohtë në një ambjent të jashtëm, do të keni vënë re se lëkura fillon dhe humb shkëlqimin e kjo si pasojë e mungesës së hidratimit.  Unë mendoj që synimi kryesor në trajtimin e lëkurës pikërisht në stinën e dimrit, është hidratimi sa më i plotë dhe i thellë i saj, rikthimi i shkëlqimit të saj, si edhe riparimi i dëmtimeve të shkaktuara gjatë verës (që lidhen më së shumti nga dëmtimi i rrezatimit diellor). Si ta hidratoni thellësisht lëkurën? Siç e përmenda më sipër, gjatë verës prania e lagështisë në ajër është e madhe, dhe kjo ndikon drejtpërsëdrejti në lëkurë, duke e bërë më të hidratuar. Zakonisht, produktet që zgjedhim për rutinën e verës kanë kosistencë të lehtë, si psh.: toner gati ujor pa kosistencë shumë të trashë, krem në formë xheli etj. Por, në dimër lëkura është më “e etur”, se kurrë për hidratim! Në këtë periudhë duhet të zgjedhim toner dhe krem me kosistencë më të plotë. Një nga tonerat që do t’jua sugjeroja është, HADA LABO Gokujyun Hyaluronic Acid Lotion, sidomos versioni “moist”, sepse ka kosistencë të përqëndruar dhe shumë të plotë. Përmban disa llojesh acidesh hialuronik, e nëse keni lëkurë shumë të thatë, do ishte mirë ta aplikoni disa herë, në disa shtresa, dhe mos e kini aspak me frikë se po e rëndoni lëkurën. Femrat koreane këtë metodë të aplikuarit disa herë të tonerit e quajnë “7-method”, sepse e aplikojnë deri në 7 herë tonerin në fytyrë!  Përsa i përket kremrave, do t’ju sugjeroja krem në formë balm-i. Një nga kremrat shumë të dashur për mua, edhe pse kam lëkurë të yndyrshme, është: COSRX Balancium Comfort Ceramide Cream, përmban keramide dhe 3 lloje të ndryshme ekstraktesh nga bima centella asiatica, Nëpërmjet përbërjes së tij forcon barrierën e lëkurës, si dhe e qetëson atë nga çdo irritim! Nëse keni lëkurë mikse dhe të yndyrshme, ju sugjeroj versionin e ri të linjës së COSRX HYDRIUM: COSRX Hydrium Moisture Power Enriched Cream. Ndryshe nga kremi tjetër i kësaj linje në formë xheli, që është dhe shumë i përshtatshëm për stinën e verës, version I ri është kremoz dhe përmban D-panthenol, propolis dhe keramide, duke formuar një film hidratimi për ta ushqyer lëkurën dhe për të rritur funksionin kryesor të barrierës së sajratuar gjatë gjithë kohës është aplikimi më i shpeshtë i maskave. Mund t’i përdorni 2-3 herë në javë, dhe në këtë mënyrë do të mbani në kontroll lagështinë që i nevojitet lëkurës. “Sheet mask”, do të ishte zgjidhja më e mirë, sepse mbajtja e tyre në fytyrë është shumë relaksuese dhe do t’i dhurojnë lëkurës suaj një “dush” hidratimi! Sigurisht, DR. JART+ Dermask Water Jet Vital Hydra Solution, nuk do t’ju zhgënjejë sepse është një maskë shumë, po shumë hidratuese! Përmban përbërës të veçantë si: “aquaxyl” dhe “xylitol” (agjentë hidratues), acidi oligo-hialuronik dhe ekstrakti nga algat, që përveç forcmimit të barrierës mbrojtëse, do t’ju ndihmojnë në nxitjen e prodhimit natyral të kolagjenin. Përpiquni, gjithashtu të provoni dhe blini maska me formulime sa më natyrale, që përmbajnë element dhe përbërës ushqyes për të. Një nga maskat më të paralqyera të miat për sezonin e dimrit, që besoj do të bëhet edhe e juaja është: LANEIGE Water Sleeping Mask. Këtë maskë, mund ta përdorni në hapin e fundit të rutinës, dhe të flini me të. Gjatë gjumit, ajo do të purifikoi dhe rigjallëroi lëkurën, falë përbërjes së saj me 3 teknologji inovative dhe të patentuara: SLEEP-TOX™, MOISTURE WRAP™, SLEEPSCENT™, ku të arrini të bëni gjumin e bukurisë me gjithë kuptimin e fjalës!  Si të riparoni dëmtimet në lëkurë që janë shkaktuar gjatë verës? Sigurisht, që një lëkurë e mirë-hidratuar, do të shfaqi shëndetin dhe shkëlqimin e saj në mënyrë shumë të dukshme, por, nëse dëshiron vërtet të transformoni lëkurën tuaj, dhe ta çoni në një tjetër nivel përkujdesjen ndaj saj, duhet të kujdeseni në mënyrë të veçantë ta eksfolioni vazhdimisht! Sigurisht duhet gjetur eksfoliuesi i duhur, gjithmonë duke nisur me % sa më të ulët të acideve. Dhe nëse nuk keni përdorur më parë, do t’ju sugjeroj ta nisni me një toner për përdorim të përditshëm siç është, COSRX AHA BHA Vitamin C Daily Toner. Ky toner përmban AHA, BHA, Vitaminë C, Niacinamide dhe shumë përbërës të tjerë të mrekullueshëm. Mendoj se është zgjidhja ideale për të pasur shumë përbërës aktiv në një produkt, por % e tyre e ulët, e bën shumë miqësor me lëkurën, duke i mos shkaktuar as më të voglin irritim. Një tjetër menyrë eksfolimi që do t’ju sugjeroja, sidomos për njollat e krijuara nga rrezatimi diellor do të ishte serumi me vitaminë C. Nëse jeni fillestar në përdorimin e saj mund ta nisni me serumin, KLAIRS Freshly Juiced Vitamin Drop, që përmban 5% vitaminë C, dhe nëse dëshironi një serum më të fuqishëm sigurisht, nuk mund të ishte tjetër sugjerimi im, nga ai “bestseller” I KORAL SECRETS: NEOGEN Dermalogy Real Vita C Serum, me plot 22% vitaminë C dhe niacinamide. Duke e përdorur në mënyrë të vazhdueshme do të shikoni rezultate të mrekullueshme në zbehjen e hiperpigmentimit, dhe arritjen e një lëkurë vezulluese! A duhet të ndërrohet serumi për stinën e dimrit, nëse po, çfarë përmbatje duhet të ketë?   Serumet janë një nga produktet që sidomos pas avancimit të moshës, femrat i përdorin dhe i njohin më së miri. Këshillohet shumë përdorimi i tyre edhe nga dermatologët, sepse kanë formulime shumë të përqëndruara në përbërës që i adresohen problematikave të veçanta të lëkurës, përfshirë këtu tharjen dhe dehidratimin. Temperaturat e ulta, erërat e forta, i ftohti i borës janë shaktarët kryesor që agravojnë lëkurën gjatë dimrit, por me përdorimin e serumit të duhur, nuk do të shqetësoheni më. Në listen e përbërësve të serumit duhet të zgjidhni përbërës si: keramide, beta-glukan, acid hialuronik dhe vitaminë E. Një serum që u bë pak kohë që e kemi futur në koleksionin tonë është, IUNIK Beta-Glucan Power Moisture Serum, i cili përmban beta glucan të pastër, që është 20% më shumë i fuqishëm dhe hidratues se sa acidi hialuronik! Me përdorimin e vazhdueshëm të tij, do të përmirësoni elasticitetin e lëkurës, si edhe funksionimin e barrierës mbrojtëse të saj. E, nëse ju pëlqen përdorimi i vajrave të fytyrës, është koha ideale të shtoni një të tillë në rutinën tuaj, dhe më besoni unë kam gjetur idealin edhe për lëkurën e yndyrshme! ROVECTIN Skin Essentials Barrier Repair Face Oil, përmban përbërës special si vaj neroli, vitaminë E, ekstrakti i farave të kumbullës dhe squalane (hidratues natyral i prodhuar nga vetë lëkura). Efektet e tij mrekullibërëse që edhe vetë marka krenohet me të janë: hidratimi i thellë i lëkurës, parandalimi i shenjave të moshës dhe trajtimi rudhave. A duhet mbrojtur lëkura me SPF gjatë dimrit? Nuk e di sa shumë duhet ta theksojmë dhe e di që shpesh edhe bezdiseni me ketë ngulmim, por SPF-ja duhet të jetë gjithmonë në rutinën tuaj të mëngjesit dhe gjatë gjithë ditës, qoftë në verë apo dimër! Mbrojtja ndaj diellit është njësoj e rëndësishme si në verë ashtu edhe në dimër! Rrezet UV të diellit e dëmtojnë lëkurën në çdo kohë gjatë gjithë vitit, pavarësisht motit! Lëkura përballet me mjaft agresorë të jashtëm, kështu që evitojani dëmtimin që do i shkaktonte edhe rrezatimi diellor. Madje, pasqyrimi i rrezeve në bardhësinë e borës e rrit fuqinë e rrezeve UV mbi lëkurë. Një nga mbrojtësit që do t’ju sugjeroja edhe për vetitë e tij shumë hidratuese dhe rigjenereuese është: ABIB Quick Sunstick Protection Bar SPF50+ PA++++! Ky mbrojtës nuk është një krem klasik ndaj mbrojtjes ndaj diellit, sepse ka formën e stick-ut. Por, pikërisht forma e tij e bën shumë të lehtë për t’u riaplikuar gjatë ditës edhe sipër makeup-it. Dhe nëse vërtet doni të keni një mbrojtje maksimale ndaj rrezeve UV, duhet ta riaplikoni kremin apo në këtë rast stick-un të paktën çdo 3 orë! Si përfundim, gjatë dimrit hidratoni sa më shumë lëkurën, eksfoliojeni atë nga qelizat e vdekura, aplikoni sa më shumë agjentë hidratues, si: beta-glukani, acid hialuronik, vitamina E, dhe gjithmonë aplikoni dhe RI-aplikoni SPF! Nëse me këtë artikull ju lindën pyetje dhe ju nevojitet sugjerim më specifik, e dini se ku mund të më gjeni… Më shkruani në Instagram, Facebook, chat në Website ose WhatsApp!Mezi pres të dëgjoj nga ju!Deri atëherë, kujdesuni për veten, dhe për lëkurën tuaj! Përqafime, Yvana <3  
SA KOHË DUHET TË PRESIM PËR TË PARË REZULTATE NGA PRODUKTET E REJA TË PËRKUJDESJES SË LËKURËS?

"K-SECRETS"

SA KOHË DUHET TË PRESIM PËR TË PARË REZULTATE NGA PRODUKTET E REJA TË PËRKUJDESJES SË LËKURËS?

by Yvana Zike on Nov 17, 2020
Përshëndetje! Si fillim uroj të jeni mirë me shëndet, dhe nëse ndokënd nga ju e ka prekur pandemia, në çfarëdolloj forme, ju uroj ta kaloni sa më lehtë, me durim dhe duke i dhënë vetes kurajo, që gjithçka kalon dhe ditë më të mira do të vijnë… Mbrëmjet tona tashmë janë fokusuar në qëndrimin tonë në shtëpi, edhe pse ne në KORAL SECRETS, jo dhe aq… Porositë, mesazhet, janë të pafundme çdo ditë, prandaj faleminderit që kemi krijuar një marrëdhënie të fuqishme në kaq pak kohë! Sot, siç mund të keni parë edhe nga titulli, dua të flasim për diçka që na shqetëson të gjithëve… “SA DUHET TË PRES QË TË SHOH REZULTAT NGA NJË PRODUKT APO NJË RUTINË E PËRKUJDESJES SË LËKURËS?” Me plot gojën mund të them se jemi gjenerata më e paduruar! E duam gjithçka ta arrijmë me shpejtësinë e dritës, sigurisht duam që porosia jonë në restorant të mos vonojë, ndërkohë që e duam të sapo gatuar dhe të ngrohtë :P Pak a shumë e njëjta logjikë është edhe kur nisim të përdorim një serum apo krem të ri. Në atë paketim, shishe apo vazo të kremit, kemi të mbushur gjithë shpresën tonë! Një nga gabimet që më së shumti, ne vajzat bëjmë është pritshmëria e lartë dhe heqja dorë shumë shpejt! Kam lexuar në një artikull mjekësor nga një mjeke-dermatologe, që thoshte: “Kur të mendoni për ciklin e lëkurës, imagjinojeni si një shkallë lëvizëse.” Cikli i lëkurës sonë nis nga thellësia, ku nis edhe rigjenerimi i saj dhe vazhdon dalëngadalë duke rigjeneruar qelizat e saj, deri në epidermë, që është edhe shtresa e parë në sipërfaqe. Cikli i saj zgjat ndërmjet 4-6 javë, prandaj përveçse të shikoni efektet e menjëhershme, duhet të fokusoheni më së shumti, tek ato afatgjata të produkteve që përdorni. Duhet pasur në mendje, se problematika të ndryshme të lëkurës do të marrin kohën e tyre, që të arrihet përmirësimi i dukshëm. “Përmirësim”, nuk do të thotë që sapo të vendosim një serum kundër njollave, brenda një nate do të zhduken, as brenda një jave, as ndoshta një muaji, por siç ju thashë, sërish mos hiqni dorë! Lufta ime kundër akneve, nuk zgjati një javë, as një muaj, por vite të tëra, duke provuar përbërës që kishin efekt pozitiv, të tjerë që kishin efekt për të tjerët e jo për mua… Pra, e gjitha do konsistencë dhe mbi të gjitha DURIM! Por, që të jem brenda temës, dhe këtë artikull, po e bëj pikërisht për vajzat më të paduruara (këtu e fus edhe veten), do t’ju them posaçërisht sa kohë i duhet çdo tipologjie produkti për të dhënë rezultat! Pastruesit e fytyrës Larësit e fytyrës janë produktet ku kuptohet që në përdorimin e parë, shumë lehtë nëse përshtatet apo jo. Nëse pasi e keni pastruar lëkurën me të, do ta ndjeni shumë të thatë, sigurisht është një larës agresiv ndaj saj. Por, nëse do ta ndjeni të freskët dhe të butë, sigurisht është zgjedhja e duhur dhe mund të vazhdoni ta përdorni pa problem. Për lëkurën e thatë një nga larësit shumë hidratues është THE PLANT BASE Nature Solution Natural Cleansing Foam, sepse ka një përbërje kremoze dhe e lë lëkurën shumë të butë! Ndërkohë, një nga larësit e mi të preferuar është dhe jam e bindur do të mbetet për shumë gjatë ai i COSRX Low-pH Good Morning Cleanser. Përpiquni gjithmonë të gjeni larës me pH të ulët, sepse e ndihmon lëkurën të ruajë pH e saj të nevojshëm. Një larës si ky nga COSRX, që i adresohet akneve më së shumti dhe balancimit të yndyrës në lëkurë, do të fillojë të shfaqi rezultat pas 2 javësh deri në 3 muaj, prandaj mos u dorëzoni! Serumet   Serumet dhe ampulat mund të them me bindje të plotë, janë produkte që do të japin rezultat të dukshëm në problematikat e lëkurës, si hiperpigmentimi, njollat, shenjat e moshës, shenjat nga aknet etj. Serumet kanë përqëndrim të lartë përbërësish, prandaj dhe janë trajtimi më i mirë. Sigurisht, vazhdueshmëria dhe konsistenca janë çelësi i suksesit! Nëse vuani nga njollat e shkaktuara nga rrezet e dëmshme të diellit apo nga ato të krijuara nga aknet, zgjidhni serume me përbërës aktiv, si vitamina C. Një shembull, serumi me 5% vitaminë C është, KLAIRS Freshly Juiced Vitamin Drop. E nëse dëshironi, të luftoni shenjat e moshës, kolagjeni, por edhe përbërësit e fermentuar, që janë inovacioni i fundit që marka të famshme, sëfundmi po i përdorin shumë në formulimet e produkteve të tyre, do të jenë zgjidhja perfekte. E ku më mirë se laboratorët e NEOGEN, mund të prodhonin një të tillë! NEOGEN Dermalogy Real Ferment Micro Serum, përmban 61% kompleks fermentesh, panthenol & kolagjen! Sa kohë na duhet të shohim rezultat, e thotë shkenca, jo unë… 6-8 javë! Kremi i zonës rreth syve Sigurisht, lëkura rreth syve është zona më e hollë në të gjithë trupin e njeriut, dhe kjo e bën shumë më tepër delikate, ku do të jetë e para që do të shfaqen rrudhat, ënjtet, si edhe dehidratimi! Koha që një krem i tillë të japë rezultat, duke e hidratuar dhe filluar edhe të mbushë pak nga pak rrudhat e saj, është 6-8 javë! Sigurisht, rrathët e zinj nuk do të mund t’i zhdukni përfundimisht, sepse kanë faktorin më të paluftueshëm, “genin”, por le të korigjojmë dhe zbehim sa të mundemi… Mos harroni të bëni gjumin e bukurisë, si edhe të pini 8 gota ujë në ditë (minimalisht!) Një nga kremrat për të cilin kam marrë vlerësime nga ju dhe mikeshat e mia është ai i BENTON! Sigurisht edhe ky ka në përmbajtje fermente, BENTON Fermentation Eye Cream! Jepini një shans dhe do të më falenderoni në fund! Kremi hidratues Gjithkush ka nevojë për hidratim, GJITHKUSH! Po po, edhe ju vajza me lëkurë të yndyrshme, e sidomos ju! Çfarëdo tipi lëkure të keni, të thatë, mikse, të yndyrshme dhe me tendencë akneike, sigurisht duhet ta hidratoni atë! Një hidratues të mirë do ta kuptoni direkt sapo ta vendosni në lëkurë, e për të parë rezultat të dukshëm, do t’ju duhet jo më shumë se 2 javë! Trajtim i akneve Trajtimet janë të pafundme përsa i përket akneve… Varet nga rutina juaj, nga trajtimi që i bëni, por në terma të përgjithshëm, efekti do të duket pas 3 muajsh përdorimi të vazhdueshëm dhe të dedikuar. Një nga trajtimet shumë efikas për aknet janë eksfoliuesit, dhe KORAL SECRETS, ka sjellë më të mirët, pads nga NEOGEN, në variantin limon: NEOGEN Bio-Peel Gauze Peeling Lemon, me përmbajtje vitamin C, në variantin me çaj jeshil: NEOGEN Bio-Peel Gauze Peeling Green Tea, si edhe në variantin me verë të kuqe: NEOGEN Bio-Peel Gauze Peeling Wine. Këta eksfoliues janë të njomur në alpha hydroxyl, si acid laktik për të pastruar thellësisht poret dhe për të nxitur prodhimin e qelizave të reja të shëndetshme në lëkurë! Një tjetër trajtim shumë special për pastrimin e poreve dhe heqjen e pikave të zeza, (një këshillë nga eksperienca dhe nga dermatologët, mos i ekstraktoni më pikat e zeza, do të nxisni poret e lëkurës të mbiprodhojnë sebum dhe të formojë akoma më shumë të tilla), janë maskat me argjilë ISNTREE Real Mugwort Clay Mask, ose me të bardhën e vezës, si SKINFOOD Egg White Pore Mask, një maskë e butë por shumë efikase ku do të kuptoni rezultatin brenda 24h.   Sëfundmi, dua t’ju them se përkujdesja ndaj lëkurës, është mbi të gjitha përkujdesje ndaj vetes! E kur kemi sigurisht ndonjë problematikë që na shqetëson, e di që do të donit të shikonit rezultat të menjëhershëm, por konsistenca, durimi dhe mendimi pozitiv janë kura më e mirë për lëkurën dhe për gjithçka tjetër në jetë! Kujdesuni për veten dhe ne do të kujdesemi për lëkurën tuaj!   Përqafimet e mia më të ngrohta, Yvana          
COSRX, MARKA INOVACION E K-BEAUTY!

"K-SECRETS"

COSRX, MARKA INOVACION E K-BEAUTY!

by Yvana Zike on Oct 24, 2020
Shënim Editorial: Për shumë nga ju që sapo jeni njohur me KORAL SECRETS, duam t’ju vëmë në dijeni se kujdesi ynë ështe maksimal përsa i përket kurimit që i bëjmë gjithçkaje që përmban projekti “KORAL SECRETS”! KORAL SECRETS është site online i përkujdesjes së lëkurës, shumë unik në Shqipëri, që frymëzohet nga filozofia koreane! Kemi sjellë 26 markat më popullore dhe më të famshme, direkt nga Korea e Jugut!  Qëllimi ynë kryesor është të sjellim produkte me formulime të teknologjisë së lartë, duke i testuar dhe përzgjedhur me shumë kujdes! Produktet e reja shtohen nga java në javë, prandaj mos u çudisni nga alternativat e shumta, që kemi për ju dhe nevojat tuaja! Çdo produkt në koleksionin tonë, me shumë mundësi shitet në të ashtuquajturën “Mekën e përkujdesjes së lëkurës” në qytetin e Seulit, në lagjen Myeongdong!  Prandaj të jeni të bindur se po merrni maksimunin dhe inovacionin e fundit, direkt nga burimi!   Përshëndetje të gjithëve! Jam shumë e lumtur të shkruaj, pas një periudhe më të gjatë se zakonisht, shumë, po shumë të ngarkuar me punë… Më besoni, fjalët tuaja plot dashuri dhe mirënjohje, na kanë motivuar aq shumë, si mua edhe ekipin e KORAL SECRETS, sa që jemi duke punuar shumë, për të përgatitur surpriza të vazhdueshme dhe të këndshme për të gjithë ju! GIVEAWAY i setit nga marka THE PLANT BASE, ishte një gjest falenderimi i parë nga ne, edhe pse jemi përpjekur vazhdimisht, të inkurajojmë produkte në ofertë, si edhe promocione të markave të ndryshme! Dhe, meqë ra fjala tek markat, kur flasim për K-beauty, cila markë do t’ju vinte në mendje? Unë, sigurisht që e di përgjigjen… Se edhe për mua është e njëjtë… Marka që të gjithë femrat në Perëndim, do kenë dëgjuar për herë të parë për produktet koreane!   Marka e parë që kam provuar nga K-beauty është COSRX!  T’ju them të drejtën, edhe pse lëkura ime ka testuar pafund marka dhe produkte, 4 prej produkteve të para të provuara me origjinë koreane, janë ende në rutinën time të përkujdesjes së lëkurës, e pikërisht të COSRX! (Pak më poshtë do t’jua listoj) U hasa me COSRX, gjatë betejës sime maratonomake :P me AKNET! Asokohe, përpara se të nisja të përdorja produktet e para koreane, në rutinën time përfshiheshin, mesa mbaj mend, këto produkte: një larës i butë bebesh, një toner me acid salicik (që mezi e gjeja tek një rrjet-dyqanesh gjerman, që shumë prej jush e kuptoni për cilin po flas), disa ampula njëpërdorimshme me acid hiauluronik (që mi sillte dermatologia nga Gjermania), vaj esencial të pastër nga pema e çajit “Melaleuca alternifolia" dhe një krem hidratues në formë xheli… shumë të lehtë! Kaq mund të përballonte lëkura ime, që tashmë është bërë një laborator i vërtetë testimesh! Situata nuk përkeqësohej, por as nuk kisha përmirësim shumë të dukshëm! Prandaj, edhe kërkimi im për produkte të tjera vazhdoi për disa vite… Deri para 3 vitesh u binda për të provuar COSRX! Pavarësisht se mu desh të prisja më shumë se 1 muaj që të më vinin… Kështu lindi dashuria, përkushtimi dhe një kapitull i ri me lëkurën time!   Në koleksionin tonë të KORAL SECRETS, jam kujdesur të kemi produkte shumë të mira për problematika si: shenjat e moshës, dehidratimi, dhe kurrsesi s’mund të mungonin produkte për të luftuar aknet, për të cilën, unë vetë jam kujdesur kaq vite të jetës sime! Aknet janë një problematikë e lëkurës shumë e përhapur, madje shumica e mesazheve që më vijnë, nga ju, janë pikërisht, për shpërthimet akneike që ju bezdisin aq shumë. Pjesa më e madhe janë vajza të një mosheje 25-35 vjeç, që nuk pritet të kenë problematikë të tillë, por ja që aknet shfaqen edhe në moshë madhore! Gjatë kohës që unë përpiqesha të zgjidhja produkte për të luftuar aknet, tregu ofronte atëherë, por edhe tani, linja të “specializuara” për aknet, por ose do të ishin shumë agresive për lëkurën, ose nuk do të kishin ndonjë efekt të dukshëm për mua. Të njëjtën problematikë keni hasur edhe ju, vajza që më keni shkruar.   Produktet e mia të para nga COSRX dhe nga vetë K-beauty ishin: COSRX Low-pH Good Morning Cleanser; COSRX BHA Blackhead Power Liquid; COSRX AHA 7 Whitehead Power Liquid; COSRX Advanced Snail 96 Mucin Power Essence    Pasi provova këto produkte, u mrekullova me rezultatin dhe thoja me vete "sa shumë nevojë kisha patur për to"! Mu deshën disa javë, edhe pse duhet të them që dy javët e para pata një proces reagimi nga lëkura, që njihet si “purging”. Dhe ndodh në rastin e përdorimit të përbërësve aktiv, në rastin tim besoj se ma nxiti acidi glikolik, sepse nuk e kisha provuar më parë. Por, në dy javët në vazhdim arrita të kisha situatën në kontroll dhe efekti i këtyre produkteve, po më bënte çudi! Prandaj, nga eksperienca personale, dhe besimi që krijova, marka e parë që doja të sillja në KORAL SECRETS, ishte pikërisht COSRX! Pas këtij vendimi, fillova të hulumtoj më shumë rreth filozofisë, teknologjisë së përdorur, përbërjet e produkteve të saj… Kështu, mësova disa fakte shumë interesante. Vetë themeluesi, kishte përjetuar në adoleshencën e tij, akne “kokëforta” dhe të vazhdueshme, gjë që e frymëzoi të krijonte një linjë produktesh, që të funksiononte mbi të gjitha! Emri COSRX, vjen nga bashkimi i fjalës “cosmetics” dhe shkronjave “RX”, që simbolizojnë përshkrimin e një recete nga mjekët. Ashtu si e njoha edhe unë, kjo markë është bërë kaq popullore më së shumti nga artikuj në blog-e apo biseda në rrethet e ngushta shoqërore, sesa nga fushatat e shtrenjta të marketing-ut. COSRX ka besimin se investimet nuk duhet të shkojnë drejt promovimit të produkteve, por për kërkime shkencore që sjellin formulime inovative, Dhe, më së shumti ajo është bërë e famshme nga dy produktet e saj “legjendë”, eksfoliuesit me BHA dhe AHA, që ju listova edhe më sipër! Në Korenë e Jugut, nuk është shumë i përhapur përdorimi i eksfoliuesve kimik, sepse koreanët janë të prirur të kenë lëkurë sensitive, e kështu përpiqen të shmangin përdorimin e acideve në lëkurë. AHA & BHA janë përbërësit eksfoliues më të njohur, prandaj COSRX, ka përdorur formulime sa më të buta dhe përbërës minimal, për të dhënë rezultatin e duhur pa e irrituar atë. Një nga sekretet e markës është përdorimi i ujit natyral dhe jo i atij të purifikuar, për të maksimizuar efektin e përbërësve aktiv. Psh.: në rastin e produkteve me AHA, është përdorur uji i frutit të mollës që përmban acid glikolik natyral. Gjithashtu, origjina e BHA-së (acidit salicilik), e përdorur në produktet e tyre, është natyrale, dhe vjen nga bima e shelgut të bardhë (white-wallow). Uji natyral i përdorur në këto dy produkte, i bëjnë këta ekfoliues shumë miqësor dhe aspak irritues për lëkurën! Në këtë mënyrë, COSRX ka krijuar një komunitet të gjerë konsumatorësh falë komunikimit të vazhdueshëm me ta, duke krijuar produkte që i përgjigjen kërkesave dhe dëshirave të tyre. “‘Expecting Tomorrow"… “Të synosh të nesërmen"… është motoja e kompanisë. Me anë të produkteve kozmetike të cilësisë së lartë, do të bëjnë të mundur, që konsumatorët e tyre të shohin përmirësimin e dukshëm në lëkurën e tyre! Si përfundim po ju listoj disa nga arsyet që kam përzgjedhur dhe kuruar me kaq kujdes koleksionin e COSRX: (Jemi duke sjellë akoma edhe më shumë produkte, prandaj qëndroni vigjilentë!):   Përbërësit janë të thjeshtë dhe natyral, duke u fokusuar në rrënjën e problematikës, për kujdesin e lëkurës së thatë, të yndyrshme, pikave të zeza apo të bardha, hiperpigmentimin etj. Ështe marka që ka zgjidhje për të gjitha tipologjitë e lëkurës. Produkte të përballueshme. Produkte që kanë cilësi të lartë dhe çmime ekonomike. Të përballueshme nga nxënësit e shkollave, si edhe për studentet (moshë që shfaq më së shumti probleme me aknet).   Së fundmi, pas një marrëdhënieje kaq të bukur që kam me COSRX, dhe e di që edhe shumë prej shumë e preferoni kaq shumë atë… Erdhi momenti i duhur për të shpallur një super surprizë për ju…. PROMOCIONIN E COSRX! Kohët janë të vështira, pasiguria ka mbuluar në çdo cep të botës, ashtu edhe në Shqipërinë tonë, të vogël. Prandaj, duam t’ju ndihmojmë të kujdeseni për lëkurën tuaj, të mos shpenzoni shumë para, dhe të përfitoni sa më shumë nga promocionet tona! Të gjitha produktet do t’i keni në ofertë për 10 ditë, nga dita e sotme! Urojmë t’ju ndihmojmë të ndiheni komod në lëkurën tuaj, me anë të një marke gjigande si COSRX! Si gjithmonë, kujdesuni për veten, për familjarët, për njerëzit që ju bëjnë të ndiheni të lumtur & të bukur në(n) lëkurën tuaj! Përqafime të shumta për të gjithë ju, Yvana  
PËRBËRËSIT AKTIV! (SI E KRIJOVA NJË RUTINË AZIATIKE TË PËRKUJDESJES SË LËKURËS, PJESA III)

"K-SECRETS"

PËRBËRËSIT AKTIV! (SI E KRIJOVA NJË RUTINË AZIATIKE TË PËRKUJDESJES SË LËKURËS, PJESA III)

by Yvana Zike on Oct 08, 2020
Përshëndetje! Pas një javë të ngarkuar me punë, të mbushura me biseda aq të këndshme me ju, nëpërmjet whatsapp-it, instagram-it, facebook-ut, u ktheva sërish t’ju shkruaj akoma me më shumë zell! Ju falenderoj nga zemra për fjalët mbështetëse dhe aq shumë inkurajuese! Për mesazhet falenderuese, sapo merrni porosinë në dorë, na suprizoni çdo ditë dhe po e motivoni ekipin e KORAL SECRETS, për të krijuar e sjellë surpriza akoma më të bukura për ju! Sigurisht, rutina ime koreane, siç ju kam shprehur në dy artikujt e mi të mëparshëm, bazohet në dy shtylla kryesore si: pastrimi i dyfishtë dhe mbrojtja ndaj rrezeve të dëmshme të diellit. Por, për shumë vajza, (ashtu edhe për mua), pastrimi, higjena, kujdesi ndaj diellit, janë hapa domosdoshmëri, por jo dhe aq argëtues… E pra, këtu hyn në lojë në rutinën time, shumëllojshmëria e trajtimeve të tjera specifike, që për mua, produktet koreane, ma kanë bërë përdorimin e tyre, tejet argëtues dhe sidomos duke më sjellë, siç kam thënë gjithmonë, REZULTAT! Nëse do më duhej t’i rendisja sipas një vije logjike, këto produkte, do të ishin: eksfoliuesit, tonerat, esencat, serumet & ampulat, kremrat & vajrat hidratues. Por, me eksperiencën time në përkujdesjen e lëkurës nuk ka rregulla strikte… Në setet që kemi krijuar për ju në website-in tonë, jemi përpjekur t’i adresohemi tipit dhe problematikës së lëkurës, për t’jua bërë më të lehtë përzgjedhjen dhe kombinimin e produkteve që duhet të përdorni. Por, më së shumti duhet të dëgjoni shenjat që ju jep vetë lëkura, e kështu do të dini si ta trajtoni atë! Nëse ndjeni se problemi kryesor me lëkurën tuaj lidhet me pigmentimin, që mund të jetë shkaktuar nga aknet, mosha, apo nga dëmtimi i rrezeve UV, duhet të konsideroni seriozisht përdorimin e produkteve me bazë acide, serume dhe ampula që kanë përbërje shumë të koncentruara. Nëse, problematika lidhet me hidratimin, psh.: lëkurë e thatë, që asnjëherë nuk plotësohet me hidratimin e duhur, apo lëkurë e yndyrshme, që asnjëherë nuk gjen balancën e duhur, atëherë do i adresoheni kremrave që i përshtaten këtyre nevojave. Pra, edhe përkujdesja e lëkurës është unike, dhe në fakt duhet të jetë! Nuk ekzitojnë rregulla në këtë fushë. Gjithçka varet nga nevojat tuaja! E nëse keni problematika “të mëdha” për lëkurën, atëherë më besoni, është e nevojshme përdorimi i përbërësve aktiv! Po, po, aktiv… Produkte që të veprojnë në mënyrë të shpejtë dhe aktive! Çfarë janë përbërësit aktiv dhe pse nevojiten në rutinën e përkujdesjes së lëkurës? Përbërësit aktiv, janë pikërisht përbërës natyral, që janë provuar shkencërisht të ndryshojnë strukturën e lëkurës në nivelin qelizor. Me fjalë të thjeshta, ndihmojnë në riparimin, hidratimin, rigjenerimin, mbrojtjen dhe ushqimin e qelizave të lëkurës. Një produkt, sigurisht nuk mund të ketë vetëm përbërës aktiv, por edhe përbërës të tjerë jo-aktiv, që nevojiten për të formuluar përbërjen e plotë të tij, duke i dhënë një konsistencë të butë, në mënyrë që të përhapet në lëkurë sa më butësisht, të ketë një aromë të këndshme, apo një paketim që të kënaq sytë… Thelbi, ama, nuk janë përbërësit jo-aktiv, sepse nuk kanë ndonje rol të rëndësishëm apo përfitim të madh për lëkurën. Pothuajse, të gjithë kemi nevojë për përfitimet e produkteve aktive! Dikush me lëkurë në moshë ka nevojë për përbërës të fuqishëm, për ta mbajtur lëkurën të freskët dhe për të parandaluar shenjat e moshës. Adoleshentët kanë nevojë për produkte aktive me përbërës që kontrollojnë mbiprodhimin e sebumit, që çon në krijimin e akneve. Gjithkush, e sidomos ne që jetojmë në një vend me kaq shumë rrezatim diellor, kemi më së shumti nevojë për përbërës aktiv, që shmangin dhe parandalojnë dëmtimin që mund të shkaktojë rrezatimi diellor, si: hiperpigmentimi dhe kanceri i lëkurës. Në rastin tim, mund t’ju them me bindje, se pa to, nuk mendoj se do të arrija të kontrolloja lëkurën time kaq mirë, prandaj dhe janë një pjesë shumë e rëndësishme e rutinës sime aziatike! Në nje artikull të veçantë do t’ju tregoj specifikisht, produkt më produkt të rutinës sime, që nuk di sa e me sa hapa mund të jetë.  Përbërësit aktiv më të rëndësishëm, që përdoren pa përshkrimin e mjekut. Acidi L-askorbik, ose siç njihet, vitamina C, është një antioksidant dhe agjent i fuqishëm, qetësues për lëkurën. Ai ndihmon në: aparencën dhe parandalimin e shenjave të moshës mbrojtjen & prodhimin e kolagjenit shërimin e plagëve të shkaktuara nga aknet reduktimin e dëmtimit të lëkurës nga rrezet UV të diellit reduktimin e njollave & hiperpigmentimin luftën kundër radikaleve të lira Në koleksionin tonë kemi përzgjedhur dy lloje serumesh me vitaminë C: SOME BY MI Galactomyces Pure Vitamin C Glow Serum, falë formulës së tij me 3% vitaminë C dhe 75% filtrat i fermentuar i Galactomyces, ky serum do t’ju ndihmojë në heqjen e njollave, dhe njëkohësisht do të hidratojë dhe rrisë elasticitetin e lëkurës suaj. Ka një përqindje të ulët, dhe është zgjidhja më e mirë, për të nisur vitaminën C, nëse se keni përdorur më parë. Gjithashtu, është zgjidhja ideale për vajzat me lëkurë sensitive, sepse nuk krijon asnjë skuqje apo irritim! Më besoni, se pas përdorimit të tij do të merrni komplimente pafund për lëkurën tuaj të shndritshme! Sigurisht, s’mund të mungonte NEOGEN Dermalogy Real Vita C Serum, serumi më i shitur në KORAL SECRETS! E them me bindje dhe shumë dashuri, që është gjetja që kemi bërë! E keni pëlqyer aq shumë, sa e kemi shitur brenda 2 javësh në kohë rekord! Vetitë dhe rezultati që ofrojnë, bërtasin fort falë përbërjes së tij me plot 22% sodium ascorbyl phosphate (një derivat i qëndrueshëm i vitaminës C) dhe niacinamide, që ndihmojnë në rigjenerimin dhe heqjen e njollave të akneve dhe hiperpigmentimin e shkaktuar nga rrezet e dëmshme të diellit. Përmban gjithashtu kolagjen dhe acid hialuronik për t’i dhënë lëkurës hidratim. Nuk i krijon aspak irritim, edhe vajzave që vuajnë nga sensitiviteti i lartë apo rosacea.AHA (ALPHA HYDROXY ACID), AHA-të janë acide me prejardhje kryesisht bimore, por të llojeve të ndryshme, si: acid citrik (nga frutat citric, si limoni) acid glikolik (nga kallami i sheqerit) acid laktik (nga laktoza dhe karbohidrate) etj. Funksioni kryesor i tyre është eksfolimi i lëkurës. Eksfolimi ka të bëjë me procesin e heqjes së qelizave të vdekura në sipërfaqen e lëkurës, gjë që sjell edhe rigjenerimin e saj dhe nxjerrjen në pah të një lëkure të pastër! Me kalimin e moshës, cikli natyral i rigjenerimit të lëkurës ngadalësohet, e kështu nxitet edhe krijimi i qelizave të vdekura në të. Kur krijohen shumë të tilla, lëkura fillon të duket e zbehtë dhe pa jetë. Gjithashtu, krijimi i qelizave të vdekura në lëkurë shkakton edhe problematika të tjera, si përshpejtimi i krijimit të rrudhave, shenjave, njollave dhe aknet. Konsideroni t’i përdorni në lekurën tuaj dhe do ndjeni rezultat të dukshëm, falë vetive të tij mrekullibërëse, si: nxitja e prodhimit të kolagjenit dhe qarkullimi më i mirë i gjakut korrigjimi i hiperpigmentimit nga shenjat e akneve dhe të moshës përmirësimi i dukjes së vijave të holla dhe rrudhave parandalimi i shpërthimeve akneike nxitja e përthithjes së produkteve të tjera të rutinës tuaj   Marka NEOGEN, nuk krenohet vetëm për serumin me vitaminë C, por edhe për eksfoliuesit, që gjithashtu janë shitur tmerrësisht shumë! Por, mos u shqetësoni, se i kemi marrë masat, janë dyfishuar dhe e kemi mbushur magazinën! NEOGEN Bio-Peel Gauze Peeling janë disa llojesh, me çaj jeshil, verë të kuqe dhe limon. Janë eksfoliues 2 në 1, që bashkojnë vetitë e një eksfoliuesi fizik dhe atij kimik. Një kuti përmban 30 tamponë eksfoliues njëpërdorimësh pambuku, të cilët janë prodhuar me teknologjinë unike me 3 shtresa, të njomur në acid laktik. Ky i fundit penetron në thellësi të poreve, duke hequr papastërtitë dhe sebumin e tepërt. Ky produkt largon qelizat e vdekura, duke e lënë lëkurën të pastër e të lëmuar. NEOGEN Bio-Peel Gauze Peeling Green Tea   Përbërësi kyç i tij, është Çaji Jeshil, një antioksidant i fuqishëm, që parandalon plakjen e parakohshme, dhe anti-inflamator, që qetëson irritimin e lëkurës. NEOGEN Bio-Peel Gauze Peeling Green Wine   Përbërësi më i spikatur i marrë nga vera e kuqe, rezveratroli, është një antioksidant që lufton radikalet e lira dhe parandalon krijimin e rrudhave apo hiperpigmentimin e lëkurës.   NEOGEN Bio-Peel Gauze Peeling Green Lemon  Përbërja me limon, ndihmon në zbehjen dhe zhdukjen e shenjave të akneve. Largon qelizat e vdekura, duke e lënë lëkurën të pastër e të lëmuar.   Sigurisht, një vend të rëndësishëm në koleksionin tonë e zë COSRX AHA 7 Whitehead Power Liquid, veçoria e këtij produkti është se në përmbajtjen e tij nuk ka ujë mineral, por ujë nga fruti i mollës, që maksimizon benefitet e eksfolimit. I formular me 7% acid glikolik, bën të mundur largimin e shtresës së sipërme të qelizave të vdekura, duke nxjerrë në pah lëkurën e re dhe të shëndetshme. Gjithashtu, ndihmon në trajtimin e shenjave të plakjes, dhe atyre të akneve. Ndërkohë, niacinamide, një formë e vitaminës B3, minimizon skuqjen dhe irritimin. Do t’ia këshilloja vajzave që kanë përdorur eksfoliues, dhe që nuk kanë sensitivitet të lartë, sepse përqindja e acidit glikolik në të është e konsiderueshme!BHA (ACIDI BETA-HYDROXY), i njohur gjithashtu, si acidi salicik. Edhe pse kur dëgjoni fjalën acid, edhe mund të trembeni, në rastin e BHA-s, duhet të dini që nuk është aspak agresiv për lëkurën, madje ka efekt qetësues për lekurën. Eksfoliuesit me BHA, arrijnë t’i pastrojnë në thellësi poret nga sebumi i tepërt dhe çdo papastëri tjetër. Heqin qelizat e vdekura, duke nxjerr në pah një lëkurë të pastër, që rrezaton shëndet përsëbrendshmi! Ashtu si AHA-t, edhe BHA, ofron përfitime të shumta për çdo tipologji të lëkurës, por më së shumti, i përshtatet lëkurës normale në të yndyrshme, asaj me pore të bllokuara dhe me shenja të moshës. BHA, ndihmon edhe personat që vuajnë nga milia (pika të bardha dhjamore). Në koleksionin tonë kemi disa lloje eksfoliuesish me BHA, do t’i listoj sipas përqindjes së tyre, deri te ai me më shumë… COSRX One Step Moisture Up Pad, përmban 70 tamponë eksfoliues pambuku të njomur në BHA dhe propolis, që e bën shumë efektiv në trajtimin e akneve dhe heqjen e njollave të krijuara prej tyre. Gjithashtu, formula e tij përmban acidin hialuronik, një përbërës i preferuar i femrave Koreane në përkujdesjen e lëkurës. Ai siguron hidratim dhe mbajtjen e lagështisë natyrale të lëkurës. Përbërja e këtyre tamponëve eksfoliues është e butë mjaftueshëm për përdorim të përditshëm, por në të njëjtën kohë efektive për ta mbajtur lëkurën të lëmuar. I përshtatet shumë mirë lëkurës së ndjeshme dhe të thatë. COSRX One Step Original Clear Pad, përmban 70 tamponë eksfoliues pambuku të njomur në betaine salicylate (BHA) dhe ujë nga lëvorja e pemës së shelgut (willow bark water). Ky produkt bën të mundur heqjen e qelizave të vdekura dhe pastron thellësisht poret, duke shpërbërë yndyrën dhe sebumin e tepërt. Rekomandohet të përdoret jo vetëm për fytyrën, por edhe për dekolten dhe shpinën. Së fundmi, BHA Blackhead Power Liquid, produkti “kult” i markës COSRX! Ideal për lëkurën e yndyrshme dhe me tendencë akneike. I formuluar me 4% Betaine Salicylate, një derivat i BHA-së, dhe i barasvlershëm me 2% acid salicilik. BHA, penetron thellësisht në poret e lëkurës, duke larguar sebumin e tepërt. Përdorimi i këtij eksfoliuesi në mënyrë të vazhdueshme, ndihmon në parandalimin e krijimit të akneve e pikave të zeza. Në të njëjtën kohë, përmban niacinamide, një formë e vitaminës B3, që minimizon skuqjen dhe irritimin e lëkurës, tkurr poret dhe forcon barrierën e saj! Përzgjedhja e eksfoliuesve tanë, është bërë për t’iu përshtatur çdo problematike dhe sigurisht, ju këshilloj ta përdorni eksfoliuesin nëse shfaqni problematikat, që përmenda më lart!  Nëse nuk keni asnjë problematike të atillë, atëherë nuk është e nevojshme përdorimi i ketyre përbërësve aktiv, dhe konsiderojeni veten me fat, sepse pothuaje keni nje lëkurë perfekte! E nëse jeni në anën e kundërt, dhe do të duhet t’i përshtasni në rutinën tuaj, niseni me përbërje me përqindje më të ulët dhe vazhdoni me ato me përqindje më të lartë. Nëse do të përdorni vitaminën C apo AHA, kini kujdes gjithmonë të mbroheni nga rrezet e diellit, sepse janë përbërës që nxisin lëkurën e re të shfaqet në sipërfaqe, por duke qënë se është më e njomë, është më e ndjeshme ndaj rrezeve të dëmshme UV. Pasi të keni vendosur për acidet që dëshironi të përdorni, mos e teproni në përdorimin e tyre. Eksfolimi i tepërt dëmton barrierën mbrojtëse të lëkurës, gjë që do të duhet shumë kohë ta kthejmë sërish në gjendjen optimale. Shtoni nga një acid në mënyrë graduale, dhe punoni po gradualisht, duke e rritur përdorimin e tij, nga 1 herë në jave, në 2 e deri në 3 herë. Në këtë mënyrë do t’i jepni kohë lëkurës suaj të mësohet, dhe të përfitojë nga përdorimi i tyre dhe jo të irritohet. Pak nga pak, po shpalosen gjithë hapat dhe bazat e rutinës sime koreane, dhe do të isha e lumtur nëse do t’ju kem ndihmuar të krijoni edhe ju hap pas hapi tuajën! Deri në komunikimin tonë të rradhës, në blog, sepse të përditshmin tanimë e kemi krijuar… Kujdesuni për veten, për lëkurën dhe për në(n) lëkurën, shpirtin! Përqafime, Yvana <3  
HISTORIA E MARKËS BENTON

"K-SECRETS"

HISTORIA E MARKËS BENTON

by Yvana Zike on Oct 02, 2020
Ekziston një shumëllojshmëri produktesh dhe markash të përkujdesjes së lëkurës, sa shumë shpesh na ndodh të bëhemi konfuz për të zgjedhur të duhurën për lëkurën tonë. E vërteta është, që jo çdo produkt është krijuar me të njëjtat parime, filozofi, teknologji, cilësi etj. dhe akoma më e vërtetë dhe e rëndësishme është fakti se në ditët e sotme, të gjithë jemi të tejmbushur me informacion dhe sigurisht duam të vendosim më të mirën mbi lëkurë. Cilësia duhet të jetë gjithçka, dhe kur vjen puna te produktet koreane, atë sigurisht e kemi, por edhe me çmime shumë të përballueshme! Ka shumë arsye dhe faktorë që ndikojnë në problematikat që mund të hasim me lëkurën tonë… Dehidratimi, thatësia, shenjat e moshës dhe rrudhat, tendenca akneike, sensitiviteti etj. Stresi luan rol shumë dominues, por gjithashtu edhe përkujdesja që i bëjmë lëkurës tonë, kur shfaq pikërisht këto problematika. Një gjë tejet e gabuar është vendosja e përbërësve të dëmshëm dhe agresiv në fytyrën tonë, sepse në këtë mënyrë, ajo që bëjmë është t’i heqim lagështinë dhe yndyrën e nevojshme, duke i shkaktuar dehidratim lëkurave të thata, dhe mbiprodhim të yndyrës lëkurave të yndyrshme. Prandaj përpiquni të zgjidhni çka vendosni në lëkurë me shumë kujdes! Një nga markat koreane që jemi shumë të lumtur dhe krenarë që e kemi në koleksionin e KORAL SECRETS, është BENTON. Kjo, si arsye se është një nga shtyllat kryesore të industrisë koreane të bukurisë “K-BEAUTY” në Korenë e Jugut dhe globalisht! Sot, zyrtarisht hapim javën e BENTON-it, me shumë dashuri… Përveç ofertave të jashtëzakonshme që kemi përgatitur për ju, dua t’ju tregoj më shumë për historikun dhe filozofinë e kësaj marke, formulimet dhe përbërësit “magjik” të produkteve aq shumë të dashura për të gjithë konsumatorët e saj!    HISTORIA E BENTON BENTON është themeluar në Korenë e Jugut në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee, pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre me tendencë akneike. Por më interesante është historia pas emrin të saj… Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si personazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjendjen e saj optimale. Kjo markë i jep një rëndësi të veçantë formulimeve të produkteve me përbërës jo-agresiv dhe jo-irritues për lëkurën, duke i bërë të përshtatshme për të gjithë tipet e saj. Gjithashtu, që prej vitit 2016, ajo përdor gjithmonë konservues natyral dhe jo kimik, të patentuar me Certifikatën Ecocert për konservues natyral. Gjithë ky kujdes, përkthehet në produkte të efektshme, të një cilësie të lartë dhe miqësore me çdo tipologji të lëkurës, duke i falur asaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo përbërës të dëmshëm apo që veprojnë në mënyrë të përkohshme. Një pikë shumë e fortë, gjithashtu e Benton-it, është lidhja e fortë me natyrën dhe me kujdesin që tregon për të mos kryer testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar edhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).   Benton është e njohur për formulimet e saj me sekrecionin e filtuar të kërmillit, helmin e bletës, propolis, përbërës të fermentuar, si edhe ekstrakte nga bimë kurative, si: aloe vera dhe centella asiatica. BENTON ALOE BHA SKIN TONER Ky toner është mrekullia vetë në një shishe! Është i përshtatshëm për çdo tip të lëkurës. Ka veti eksfoliuese, por ndryshe nga eksfoliuesit në përgjithësi, ai ka veti hidratuese, pa e rënduar lëkurën aspak! Ka përbërje të lehtë ujore, dhe përdoret pas pastrimit të fytyrës, duke e pastruar nga qelizat e vdekura dhe duke e përgatitur lëkurën për të përthithur më mirë produktet e tjera që do të vendosni, si esenca, serumi, ampula apo kremi hidratues. Formulimi i tij është i veçantë falë kombinimit të veçantë të përbërësve të tij. Acidi salicilik ndihmon në pastrimin e thellë të qelizave të vdekura dhe ndihmon në kontrollimin e sebumit të tepërt, duke i dhënë lëkurës një pamje të pastër dhe të lëmuar. Edhe pse duke dëgjuar fjalën “acid”, shumë prej jush mund të frikësohen, përqindja e tij e ulët në këtë toner, e bën shumë të përshtatshëm edhe për lëkurën sensitive. Aloe Vera është një bimë me veti antioksiduese dhe qetësuese duke e freskuar lëkurën. Së fundmi, përbërësi “mrekullibërës”, sekrecioni i filtruar i marrë nga kërmilli, i cili njihet për fuqinë rigjeneruese ndaj shenjave dhe njollave në lëkurë. Të gjithë këta përbërës, e bëjnë këtë produkt shumë të dobishëm për lëkurën me tendencë akneike, e deri në atë të thatë e të dehidratuar. BENTON ALOE PROPOLIS SOOTHING GEL Aloe vera dhe propolisi së bashku, premtojnë mrekulli, dhe ky produkt premton akoma edhe më shumë! Ky krem është në formë xheli, dhe është shumë i lehtë, duke e freskuar dhe qetësuar lëkurën e irrituar. Formulimi i tij lufton hiperpigmentimin dhe njollat e krijuara nga aknet apo ekspozimi ndaj rrezeve të dëmshme UV të diellit. Në të njëjtën kohë, siguron një hidratim të thellë gjatë gjithë ditës, por pa e rënduar aspak edhe lëkurën e yndyrshme. Përshtatet më së miri me të gjitha tipet e lëkurës, e sidomos me atë të yndyrshme dhe me tendencë akneike, sepse ka veti antibakteriale dhe anti-inflamatore, falë propolisit që ky produkt përmban. BENTON FERMENTATION EYE CREAM Për përkujdesjen e zonës rreth syve, kemi zgjedhur produktin shumë të njohur nga BENTON, falë formulimit të tij, ku bashkohen vetitë e përbërësve të fermentuar me ata që luftojnë shenjat e moshës. Fermenti i bifida lysate dhe fermenti i filtruar i galactomyces (me origjinë nga majaja), ndihmojnë në riparimin e lëkurës së dëmtuar, ndërsa ceramide-t, acidi hialuronik, aloe vera dhe panthenoli, bëjnë të mundur hidratimin e plotë në zonën delikate rreth syve. BENTON TEA TREE MIST Një spray ose mist fytyre multifunksional, falë përbërësit të tij fantastik të ekstraktit të Pemës së Çajit “Melaleuca Alternifolia”. Ka një efekt hidratues për lëkurën e lodhur dhe të dehidratuar. Për ta mbajtur lëkurën të hidratuar dhe plot gjallëri mund ta përdorni gjatë ditës, sa herë ta shikoni të nevojshme. Falë mekanizmit të tij në formë spray, është shumë praktik për ta mbajtur me vete dhe për ta përdorur kudo.   BENTON ALOE SOOTHING MASK Kjo maskë është trajtimi më i mirë që mund t’i jepni lëkurës pas një shpërthimi aknesh të padëshiruar dhe pas ekspozimit të gjatë në diell. E formuluar me më shumë se 48% Aloe Vera, si edhe ujë nga gjethja e bimës Camellia Sinenis, për të qetësuar, hidratuar, dhe rigjeneruar lëkurën. Pëlhura e saj me material tencel, është shumë e lehtë dhe qëndron në mënyrë perfekte mbi lëkurë për të siguruar një eksperiencë të rehatshme gjatë mbajtjes së saj. BENTON SNAIL BEE HIGH CONTENT MASK  Në formulimin e kësaj maske, në vend të ujit është përdorur 66% ujë nga gjethet e bimës Camellia Sinensis (Tea Plant) dhe 20% sekrecion i filtruar nga kërmilli, që ndihmojnë në qetësimin e irritimit të krijuar nga agresorët e jashtëm. Gjithashtu, helmi i bletës ofron hidratim të thellë teksa lufton shenjat e moshës si vijat e holla apo rrudhat. Përveç trajtimit të lëkurës problematike, efektit qetësues, freskues, hidratimit dhe tërheqjes së lëkurës, ky produkt “të gjitha në një”, ka përbërës funksional si arbutin dhe adenosine, që ndihmojnë në zbehjen e njollave dhe luftojnë hiperpigmentimin e saj. BENTON GOODBYE REDNESS CENTELLA MASK Ashtu si vetë emri i kësaj maske, pas përdorimit të saj do t’i thoni lamtumirë skuqjeve, irritimeve dhe inflamacionit. Përbërja e saj me 45% ujë nga gjethja e bimës Centella Asiatica, së bashku me acidin hialuronik, bëjnë të mundur qetësimin dhe hidratimin e lëkurës. E përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, sidomos atë sensitive dhe atë pro-akneike.   BENTON ALOE REAL COOL SOTHING GEL Xhel i aloe veras gati i nxjerrë nga bima, pa shumë përpunim me plot 93% ekstrakt nga gjethja e bimës Aloe Vera. Jo vetëm që mundet të përdoret në çdo pjesë të trupit përfshirë edhe skalpin e kokës, por mund të përdoret edhe si trajtim pas qëndrimit në diell gjatë plazhit apo çdo shqetësim tjetër që ka nevojë për nje dozë të mirë hidratimi dhe rifreskimi. Ka veti të fuqishme anti-inflamatore dhe hidratuese! Të gjithë këto produkte listohen me shumë dashuri në koleksionin tonë, dhe sot po i bëjmë paraprijë një jave suprizë për JU! Mos harroni, se BUKURIA qëndron në lëkurë, dhe BUKURIA E VËRTETË NËN LËKURË! Kujdesuni të jeni gjithmonë “TË BUKUR!” Përqafime, Yvana
SPF 365 DITË TË VITIT! (SI E KRIJOVA NJË RUTINË AZIATIKE TË PËRKUJDESJES SË LËKURËS, PJESA II)

"K-SECRETS"

SPF 365 DITË TË VITIT! (SI E KRIJOVA NJË RUTINË AZIATIKE TË PËRKUJDESJES SË LËKURËS, PJESA II)

by Yvana Zike on Sep 24, 2020
Përshëndetje të gjithëve, nga zemra! Kam parë një interes të madh nga ana juaj në leximin e artikujve të blog-ut tonë dhe përveçse t’ju falenderoj, do të isha shumë e lumtur, nëse gjithçka kam shkruar, t’ju ketë ardhur në ndihmë! Në këtë mënyrë funksionojnë të gjitha vajzat me njëra-tjetrën… Ndajmë shqetësimet tona dhe zgjidhjet i gjejmë, po tek njëra-tjetra! Por, tani le të kthehemi te lëkura… Në artikullin e kaluar, ju fola sa shumë më ka përmirësuar procesi i pastrimit të dyfishtë, lëkurën time! Për mua, është baza e një përkujdesjeje që në fund, sjell mbi të gjitha, REZULTAT! Rezultat të dukshëm për mua, që kur nisa të përkujdesesha me “mënyrën koreane”, (dhe jam kaq e lumtur që e aplikoj në fytyrën time), ka kremi mbrojtës ndaj diellit, ndaj rrezeve aq shumë të dëmshme të tij! Ne kemi fatin të jetojmë në një vend ku dielli mbretëron pothuajse çdo ditë gjatë vitit, në çdo stinë e në çdo rrethanë… Vitaminën D, aq të nevojshme për organizmin dhe shëndetin tone, e aktivizojmë pa shumë mundim apo jo? Po rrezeve të tij të dëmshme, çfarë duhet t’i bëjmë? SPF 365 DITË TË VITIT! Për mua dhe besoj për shumë prej jush, ka qenë dhe është shumë e vështirë të gjesh një krem të tillë që është i lehtë, që nuk e rëndon dhe e yndyros lëkurën gjatë ditës… Pas një periudhe shumë të gjatë në kërkim të kremit mbrojtës (që përveç çfarë përmenda më sipër, të mos më shkaktonte as akne) hoqa dorë përfundimisht prej tij, dhe nuk e përdora më, deri para dy vitesh, tek nisa të studioja sa e rëndësishme ishte mbrojtja ndaj diellit. Sigurisht, u ndesha me produktet koreane aq shumë premtuese. Por, që të jem e vërtetë, mbrapa mendjes sime ekzistonte koncepti, që gjithçka ishte thjesht marketing! Tanimë, kam bindjen e plotë se mbrojtja ndaj rrezeve të dëmshme të diellit, është çelësi i përkujdesjes dhe parandalimit të problemeve të ndryshme të lëkurës! Që në vegjëli, jemi mësuar me konceptin e “kremit të plazhit’, që e përdorim VETËM në plazh, që të rëndon në trup, që të krijon ndjesinë e vapës dhe ajo rëra aq e bezdisshme që të ngjitet në trup… Pas kaq vitesh, mendoj se të paktën ne vajzat duhet ta heqim këtë mendësi të gabuar dhe të kuptojmë sa e rëndësishme është mbrojtja ndaj diellit për të patur një lëkurë të shëndetshme! Dëmtimi që i shkaktojmë lëkurës gjatë ekspozimit në diell pa u mbrojtur, është plakja e parakohshme (e studiuar shkencërisht), si rrudhat dhe njollat, por edhe sëmundja e kancerit aq e dhimbshme. Mos e shikoni mbrojtjen ndaj diellit si një përkujdesje që duhet bërë vetëm gjatë verës, është shumë e rëndësishme të bëhet zakon e rutinës sonë të mëngjesit, sepse rrezet ultraviolet (UV) nuk pyesin as për stinë, as për motin, ato depërtojnë dhe shkaktojnë dëmin e tyre. Shkencërisht kemi dije se ekzistojnë dy tipe rrezesh ultraviolet, UV: UVA & UVB. Rrezet UVB janë përgjegjëse për nxirjen, djegien dhe kancerin e lëkurës, pra mbrojtja edhe vetëm për këtë fakt është e mjaftueshme. Por, ajo që na shqetëson tani ne vajza, është të mos i shkaktojmë as probleme të dukshme lëkurës si plakja, rrudhat, njollat apo hiperpigmentimi, dhe për të gjitha këto shkaktarë janë rrezet UVA. Deri këtu besoj se ju binda, por si t’ju bind nëse kremi juaj me SPF, është shumë i rëndë për përdorim të përditshëm? E sigurisht, një vajzë që e ndaloi së përdoruri dhe tani e ka bërë domosdoshmëri në jetën e saj, do të di t’ju ndihmojë, si thoni? Përgjigja ime, kremrat koreanë! I adhuroj, i dua, i kam nevojë dhe e ndjej kaq mirë lëkurën pas dy vitesh që i përdor çdo ditë, po po, çdo ditë… Edhe kur qëndroj me orë të tëra në zyrë, edhe kur qëndroj në shtëpi, kudo dhe kurdo! Mos kujtoni se duke qëndruar në makinë apo në ambjente të mbyllura, këto rreze nuk depërtojnë. Arrijnë më së miri prandaj mos u gënjeni! Mbrojtja ndaj diellit është hapi më i rëndësishëm në përkujdesjen e lëkurës. Besojeni apo jo, por edhe duke përdorur serumet anti-rrudhë më të shtrenjtë e më të mirë, pa u mbrojtur nga dielli, nuk do mundeni të parandaloni plakjen apo të përmirësoni lëkurën. Dermatologët këshillojnë të përdoren kremra mbrojtës ndaj diellit me SPF30, duke u mbrojtur rreth 97% nga rrezet UVB. Spektri më i lartë se 30, do t’ju mbrojë pak më shumë, por koha e mbrojtjes do të jetë më e gjatë, prandaj zgjidhni SPF50 për ta zgjatur kohën e mbrojtjes. Nëse shumë kremra mbrojtës shënojnë vetëm filtrat SPF, që i korrespondojnë filtrave mbrojtës ndaj rrezeve UVB, kremrat koreanë shfaqin edhe filtrat mbrojtës PA ndaj rrezeve UVA (që shkaktojnë më së shumti plakjen & hiperpigmentimin e lëkurës). Gjithmonë, shikoni të ketë sa më shumë + si psh.: PA­­­­++++. Për KORAL SECRETS, kam zgjedhur kremra mbrojtës për të gjithë nevojat dhe tipet e lëkurës. Nëse doni krem mbrojtës që ta përdorni edhe si krem hidratues ju sugjeroj PURITO, i cili përmban 70% ujë dhe 3 përbërës esencial si Centella Asiatica, që qetëson lëkurën dhe ndihmon në prodhimin e kolagjenit.  Dhe COSRX, me përbërësin e famshëm të sekrecionit të filtruar të kërmillit, që e rigjeneron lëkurën në mënyrë të hatashme. Nëse keni nevojë për krem me përbërje shumë të lehtë dhe me efekt mat, atëherë MISSHA, do të ishte zgjedhja e duhur edhe falë përbërjes së tij me çaj jeshil dhe ekstraktit të lules së krizantemës, të cilët e mbrojnë lëkurën nga radikalet e lira që shkaktojnë shenja të moshës. Për vajzat që vuajnë nga njollat aq të bezdisshme dhe hiperpigmentimi i lëkurës dhe duhet ta riaplikoni disa herë gjatë ditës, ju këshilloj mbrojtësit e diellit në formë stick, si ABIB, i cili përmban peptide dhe ceramide, që forcojnë barrierën e lëkurës, ose MISSHA CICADIN, risia e të cilit është formulimi i tij me dy përmbajtje të ndryshme. Njëra pjesë në ngjyrë jeshile, përmban 25% ekstrakt nga bima Centella Asiatica, që shërben për të shëruar e qetësuar lëkurën e irrituar dhe të lodhur nga rrezet UV. Pjesa tjetër me ngjyrë të bardhë, ka një konsistencë të lehtë, përthithet shumë shpejt, dhe jep ndjesi freskie pas aplikimit. Gjithashtu, është një bazë shumë e mirë për makeup-in sepse nuk lë asnjë njollë të bardhë në lëkurë. Formulimi i saj me medikamentin green celamine, ekstrakt i bimës Centella Asiatica, qetëson lëkurën e irrituar dhe ul temperaturën e vatrave të nxehta të saj, ku nuk do ta keni bezdi ta aplikoni sipër makeup-it duke mos e shpërbërë fare atë. Dhe sigurisht, s’mund të harroja vajzat si unë, me lëkurë të yndyrshme, që gjatë ditës e ndjejmë yndyrën të shfaqet me atë shkëlqimin aq të tmerrshëm… Keni dëgjuar për mbrojtës ndaj diellit në formë pudre? Ju a kam gjetur… MAXCLINIC. Përveç rolit të tij mbrojtës ndaj diellit, mund të përdoret edhe si pudër që mban në kontroll sebumin dhe yndyrën e tepërt, madje edhe si mbulues ndaj njollave. Si thoni vajza, a ka gjithçka më shumë kuptim tani? Mbroni lëkurën tuaj, mbroni shëndetin e lëkurës tuaj, duke e shijuar diellin gjithmonë, duke u mbrojtur prej tij! Mbroni veten, dhe duajeni veten sa më shumë!   Përqafime, Yvana  
SI E KRIJOVA NJË RUTINË AZIATIKE TË PËRKUJDESJES SË LËKURËS (PJESA I)

"K-SECRETS"

SI E KRIJOVA NJË RUTINË AZIATIKE TË PËRKUJDESJES SË LËKURËS (PJESA I)

by Yvana Zike on Sep 15, 2020
Përkujdesja për lëkurën në mënyrë më specifike nisi shumë herët për mua… Siç ju kam thënë edhe më parë, si pasojë e shfaqjes së akneve në adoleshencën time rreth moshës 13-vjeçare, nisi rrugëtimi im i gjatë për ta përmirësuar atë, e tanimë ka arritur në atë pikë sa është bërë pasioni im! Për mua dhe vërtet mendoj se për çdokënd që has probleme me lëkurën e vetë në një periudhë të caktuar të jetës, kjo gjë ja ngarkon shumë vetëbesimin e tij… Në anën tjetër vetëbesimi lidhet me gjithçka tjetër në jetë, apo jo? Dermatologia ime e dashur, që ka qenë edhe psikologia ime personale në këtë rrugëtim, më thoshte gjithmonë që duhet të bëhesha mjekja e vetes… Të njihja lëkurën time, të kuptoja problematikën e saj edhe nga ana mjekësore, ta trajtoja dhe t’i jepja “ushqimin” dhe “kurën” e duhur, dhe sëfundmi të kuptoja çdo shenjë që më jepte kur diçka apo ndonjë faktor e përkeqësonte. Pas një hulumtimi të gjatë disa vjeçar, u ndesha me filozofinë koreane të përkujdesjes së lëkurës… Ajo çka më pëlqen më së shumti është se mund ta përshtasësh sipas nevojave, dëshirës, mënyrës së jetesës dhe sigurisht sipas kohës që çdokush do t’i jap një përkujdesje të tillë, si ajo për lëkurën. Përbërjet natyrale dhe sa më të buta duke mos e irrituar lëkurën aspak dhe sigurisht inovacioni i tyre, më bindin çdo ditë e më shumë për të mirën që po i ofroj lëkurës sime! Eksperimentimi, duke provuar sa më shumë produkte, përbërës, është mënyra e vetme që mund arrish të kuptosh vërtet çfarë bën dhe çfarë jo për ty. Me këtë dua të them, që s’ke pse dekurajohesh kur një produkt që një mikes tënde i rri shumë mirë, duhet patjetër t’i përshtatet edhe lëkurës tënde. Ka vend për gabime gjatë kësaj rruge, prandaj me këtë projekt si KORAL SECRETS, kam dashur të jap një qasje komplet ndryshe për përkujdesjen e lëkurës… Dua të ndihmojmë sadopak, për të qënë udhërrëfyes për secilën prej jush, për të marrë më të mirën, dhe për të bërë sa më pak gabime në zgjedhjet e produkteve. Së pari, duhet kuptuar problematika e lëkurës dhe pikërisht çfarë është ajo që doni të përmirësoni tek ajo. Problematikat mund të jenë të ndryshme, si: aknet, dehidratimi dhe tharja e lëkurës, plakja apo hiperpigmentimi i saj, ndjeshmëria e pakët deri te ajo shumë e theksuar … Së dyti, përpiquni të fusni në rutinën tuaj pak nga pak produkte të reja, dhe jo një gamë shumë të gjërë përnjëherë, që edhe në rastin e një produkti që mund të mos reagojë mirë me lëkurën tuaj, ta kuptoni dhe të mos fajësoni të gjithë gamën e tyre. Ky artikull dhe disa të tjerë në vazhdim, do të doja të ishin një udhëzim për të kuptuar bazat e mia të forta që kam përshtatur në rutinën time, sigurisht të frymëzuara nga filozofia e bukurise koreane dhe shtyllat që ajo mbështetet… Nuk e di nëse keni dëgjuar për metodën e “pastrimit të dyfishtë”, por për mua ka qenë zbulimi dhe zgjidhja më e mirë për pastrimin sa më të thellë të lëkurës sime, si dhe mbajtjen në kontroll të shpërthimeve akneike, aq të bezdisshme! Pastrimi i dyfishtë, do të thotë pikërisht pastrim dy herë, ndoshta ju duket e çuditshme, por më besoni, vetëm nëse do e aplikoni vetë, do të kuptoni përmirësimin që do të ndjeni në lëkurën tuaj! Të pastroni lëkurën është një domosdoshmëri tanimë prej makeup-it që përdorim, filtrave mbrojtës ndaj rrezeve të dëmshme të diellit që përmban kremi mbrojtës, papastërtive të ambjentit dhe smogut… Një domosdoshmëri e leverdisshme! HAPI 1 I PASTRIMIT TË DYFISHTË Larësi Vajor besoj është investimi i parë që duhet t’i bëni lëkurës suaj dhe sigurisht nëse aplikoni kremin mbrojtës ndaj diellit gjatë ditës, nuk duhet t’i ndaheni! Kur përdorni mbrojtje ndaj diellit me filtra si kimik dhe fizik, duhet patjetër t’i hiqni në fund të ditës në mënyrë shumë të mirë. Sikur vetëm një natë të neglizhoni e të mos e pastroni mirë fytyrën tuaj, mund të shkaktojë bllokim të poreve me papastërti dhe t’i krijoni irritim asaj. E nuk mbaron këtu, një tjetër arsye që duhet përdorur larësi vajor, është se lëkura duhet të jetë e pastruar thellësisht në mënyrë që produktet e tjera që do të aplikoni si: esenca, serumi apo kremi hidratues, të mund të japin efektin maksimal të tyre. Nga ana tjetër, vetëm larësit ujorë, nuk arrijnë dot të shpërbëjnë makeup-in apo filtrat e kremit mbrojtës ndaj diellit. Përveç këtyre arsyeve, shikojeni si një ritual relaksi, edhe si një mundësi masazhimi të fytyrës tuaj, duke çlodhur muskujt e saj. Përdorimi i tij është shumë i lehtë, masazhojeni në lëkurë të thatë për 60 sekonda dhe shpëlani fytyrën me lëvizje rrethore. Në kontakt me ujin ai (larësi vajor) emulsifikohet (kthehet në formë qumështi për t’u shpëlarë sa më lehtë). Larës vajor ka pafund në treg, markat përpiqen dhe investojnë në formulime sa më inovative dhe sa më të përshtatshme për tipologji të ndryshme lëkurash… Rekomandimi im, nga koleksioni I KORAL SECRETS, është INNISFREE Apple Seed Cleansing Oil, që ka qenë zbulim edhe për mua… Sepse përshtatet aq mirë me çdo tip lëkure, falë përbërjes së tij me vaj esencial nga fruti i mollës jeshile, i pasur me vitamina dhe acid organik, që bën të mundur pastrimin e thellë dhe eksfolimin e lëkurës nga qelizat e vdekura. Si edhe me vajin esencial të bërthamave të saj, që bën të mundur hidratimin sa më të mirë të lëkurës. E, nëse përdorni makeup të rëndë, ose maskara rezistente ndaj ujit (waterproof), është zgjidhja perfekte për pastrimin e zonës së syve pa e irrituar aspak atë.   HAPI 2 I PASTRIMIT TË DYFISHTË Larësi ujor është pastrues fytyre me bazë uji, sigurisht gjerësisht i përdorur nga të gjithë, por shpesh hasim vështirësi në gjejtjen e të duhurit, në mënyrë që mos na shkaktojë tharje të lëkurës. Vite më parë, kërkoja larës të përshtatshëm për lëkurën time të yndyrshme, dhe sigurisht tregu kishte shumë mundësi zgjedhjeje, por përherë përfundoja me larës që ma thanin fytyrën në mënyrë shumë agresive. Imagjinoni fytyrat me tendencë në të thatë, sa shumë vuajnë për të gjetur larës, që nuk ua than atë. Pas diskutimesh me dermatologen dhe hulumtimeve të mia, kuptova se një lëkurë e yndyrshme, kurrsesi nuk duhet “tharë”… Ajo e ka një mosfunksionim duke mbiprodhuar yndyrë, dhe duke ia hequr plotësisht atë, më shumë se e ndalon prodhimin e saj, i jep sinjalin gjëndrave të yndyrës, se depozitat i ka të boshatisura e prandaj ajo nxit akoma dhe më shumë prodhimin e saj.   Gjithmonë, kini parasysh të gjeni larës ujor me pH të ulët që t’i afrohet sa më shumë pH normal të lëkurës, për të mos i larguar lagështinë që e ka aq të nevojshme. Dhe derisa t’ju jap një sugjerim për larësin ujor, dua t’ju shpjegoj rolin e tij në pastrimin e dyfishtë. Larësi ujor është hapi i dytë i pastrimit të dyfishtë dhe këshillohet nga dermatologë e specialistë të fushës së përkujdesjes së lëkurës, sepse ndihmon në pastrimin e thellë të saj. Larja e fytyrës dy herë rradhazi, do t’ju fal ndjesinë që s’ka mbetur asgjë, asnjë mbetje në poret e saj, që mund të shkaktojë irritim, shpërthim aknesh apo akumulim të qelizave të vdekura në fytyrë. Përpiquni të zgjidhni larës jo me bazë sapuni, por sa më të lehtë dhe sa më hidratues për lëkurën. Këtë rradhë sugjerimi im është ROVECTIN Skin Essentials Conditioning Cleanser ! Nuk dua të ndalem tek marka ROVECTIN, se mund të flas pafund për të dhe me sa gëzim e kam futur në koleksionin e KORAL SECRETS, por do t’ju tregoj vetëm një detaj, që mendoj se thotë shumë… Formulimet e produkteve të kësaj marke, janë prodhuar posaçërisht për pacientë të sëmundjeve të tumorit, që si pasojë e rrezeve të kimioterapisë, lëkura e tyre vuan dhe shfaq hipersensitivitet. Ky larës ka formulim hipoalergjik, i përshtatshëm për të gjithë tipet e lëkurës, falë nivelit të tij të pH 4.5-6.5, duke e lënë lëkurën të pastër dhe të hidratuar, falë edhe acidit hialuronik që ka në përbërjen e tij. Në artikujt e tjerë në ditët në vijim, do të flasim edhe për disa elementë të tjerë thelbësor të përkujdesjes së lëkurës, që mendoj se do vlejnë edhe për ju ashtu siç kanë ndryshuar dhe përmirësuar lëkurën time! Deri atëherë… Duajeni veten dhe kujdesuni për të!  
Pse K-Beauty?

"K-SECRETS"

Pse K-Beauty?

by Yvana Zike on Sep 10, 2020
Kultura koreane është bërë një fenomen që ka krijuar një impakt global të njohur me termin “Korean Wave”, që do të thotë “Vala Koreane”. Këtë ndikim e ka arritur me anë të K-pop (zhanri i muzikës Pop), K-dramas (kinematografia koreane) dhe së fundmi, K-Beauty (Industria e Bukurisë Koreane). Pse pikërisht K-Beauty? Pse Koral Secrets beson fort tek produktet koreane, dhe më së shumti tek filozofia koreane e trajtimit të lëkurës? 1 - Inovacioni Çdo trajtim i ri, unik dhe interesant, me shumë gjasa origjinën e ka nga Korea e Jugut. Mund të thuhet që ajo ka konsumatorët më kërkues dhe përzgjedhës në botë! Bazuar edhe prej popullimit të hatashëm në tregun kombëtar, markat e K-beauty, punojnë në mënyrë të vazhdueshme për të qënë një hap përpara në risi e teknologji të avancuar, në prodhimin e produkteve të përkujdesjes së lekurës. Produktet e bukurisë më të njohura, si: BB cream, sheet masks, apo cushion compacts (fondatinë kompakte e aplikueshme me sfungjer), famën e tyre e kanë krijuar pikërisht nga markat koreane të bukurisë. Kërkesa e lartë dhe interesi i konsumatorëve i ka bërë të dy sektorët, si atë shtetëror edhe atë privat të investojnë në kërkime shkencore dhe në zhvillimin e produkteve K-beauty, e në këtë mënyrë shkencëtarë, mjekë dermatolog dhe profesionistë të tjerë të kësaj fushe, e quajnë Korenë e Jugut, si udhëheqësin më të madh global, duke vërtetuar që është 10 deri në 12 vjet përpara në këtë industri! 2 - Filozofia Në Korenë e Jugut, vajzat që në moshën 11 vjeçare, edukohen nga nënat e tyre për t'u kujdesur sa më mirë për lëkurën. Rutina që femrat Koreane ndjekin, është një qasje ndryshe ndaj bukurisë e mirëqenies së lëkurës. Duke u fokusuar më së shumti te kujdesi, parandalimi, si psh: i shenjave të moshës, të hipepigmentimit të lëkurës nga rrezet e dëmshme të diellit, shenjave të akneve, dhe më pak ndaj mbulimit të këtyre problematikave me makeup! Problematikat në lëkurë nuk mund të zhduken nga një ditë në tjetrën, por duke u kujdesur në mënyrë të vazhdueshme për të.  3 - Formulime unike Produktet koreane duke u bashkuar në një rutinë ose regjim më të gjerë, arrijnë të trajtojnë shumë problematika nga këndvështrime të ndryshme… Psh.: një lëkurë si e imja, e yndyrshme dhe me tendencë akneike, përveç pastrimit shumë të mirë dhe eksfolimit të saj nga sebumi i tepërt dhe balancimit të mbiprodhimit të yndyrës, sigurisht ka po aq nevojë dhe për përbërës dhe produkte që ndihmojnë në parandalimin e shenjave të moshës. Ndryshe nga kujdesi klasik i lëkurës që përdoret në Europë dhe Amerikë, pastrim-tonifikim-hidratim dhe produkte që ofrojnë zgjidhje për gjithçka, markat koreane ofrojnë një shumëllojshmëri produktesh, ku çdo produkt ka formulim unik që i dedikohet një problematike të caktuar të lëkurës. 4 - Përbërës natyral Produktet koreane të përkujdesjes ndaj lëkurës kanë formulime më të buta falë traditës koreane të trashëguar në shumë gjenerata. Ato aplikojnë përdorimin e përbërësve sa më natyral, unik dhe aspak të dëmshëm. Besoj, e keni dëgjuar bimën mrekullibërëse të Centella Asiatica apo sekrecionin e kërmillit, për efektet e tij rigjeneruese dhe hidratuese si dhe shërimin e shenjave në fytyrë, si: hiperpigmentimi, shenjat e shkaktuara nga aknet, etj. 5 - Cilësi e lartë / Çmime të përballueshme E kujtoj gjithmonë dermatologen time, teksa kur isha ende në adoleshencë më mësonte se me çfarë përbërësish lëkura ime akneike kishte nevojë të trajtohej… Në fund e mbyllte me frazën: “Yvana ime e dashur, do të shkosh në farmaci dhe do të kërkosh të gjitha produktet që kanë përbërësit që do të të shkruaj, dhe  ti do të zgjedhësh atë që kushton më pak, sepse ne na intereson përbërësi dhe jo marketingu i markave gjigande.” Nuk dua të shtoj asgjë, sepse me këtë i thashë të gjitha! Produktet koreane të kujdesit të lëkurës kanë hedhur poshtë mitin se produktet me cilësi të lartë, domosdoshmërisht duhet të kenë edhe çmime të larta. Markat koreane janë të shumta, produktet aq më shumë, dhe konkurrenca ka nxitur çmime sa më konkurruese.
Historia e KORAL SECRETS

"K-SECRETS"

Historia e KORAL SECRETS

by Yvana Zike on Sep 01, 2020
KORAL SECRETS nisi më 1 Shtator 2020, me një ekip të përkushtuar për të ofruar një qasje tjetër në përkujdesjen e lëkurës. Frymëzuar nga filozofia e bukurisë koreane, ne besojmë se mirëqënia e lëkurës vjen për së brendshmi  dhe duke u kujdesur posaçërisht për të parandaluar dhe kuruar problematikën që ajo shfaq.