PRODUKTET NEOGEN QË DUHET PATJETËR TË KENI NË RUTINËN TUAJ

Ekzistojnë aq shumë produkte në përgjithësi në treg dhe veçanërisht në KORAL SECRETS, sa jemi të bindur që ju kemi bërë konfuz se cilat mund të jeni të duhurat për ju… Por, personalisht ndjej aq shumë ngazëllim kur shtohen produkte të reja, dhe më nxitet kurioziteti për t’i provuar. Po, cila markë po bëhet nga më të preferuarat tuaja? Sigurisht, Gjigandi NEOGEN! Këto ditë festojmë përvjetorin e 21-të themelimit të saj dhe ne festa të tilla i festojmë sigurisht me PROMOCIONE! Pse është kaq e dashur NEOGEN nga të gjithë? Kjo nuk na çudit për vetë faktin se laboratorët e saj, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Por, që të mos e teprojë me dashurinë time për Neogenin, dua të konkludoj me vetëm disa produkte që mendoj se janë “must” për lëkurën dhe duhet t’i provoni patjetër!

NEOGEN Dermalogy Real Vita C Serum

Padiskutim BESTSELLER në KORALS SECRETS! Bestseller im! Serumi përmban vitaminë C, një nga përbërësit shumë të preferuar dhe të gjendur në produktet koreane, sepse është një nga antioksidantët më të fuqishëm dhe u adresohet shumë problematikave të lëkurës. Stina e vjeshtës dhe dimrit, janë stinët më perfekte për të përfituar benefitet e vitaminës C. Çfarë ofron ky serum? Padiskutim rigjenerim dhe personalisht më ka ndihmuar me zbehjen e njollave të krijuara nga aknet. Por, ndihmon edhe me zbehjen e njollave kafe nga dielli, dhe parandalon krijimin apo formimin e rrudhave. Çfarë mund të dëshirojë më shumë se kaq lëkura ime…. dhe e juaja?!

NEOGEN Dermalogy Real Ferment Micro Serum

Besojmë se keni dëgjuar për përdorimin e përbërësve të fermentuar në produktet koreane? Kohët e fundit madje në mjekësi po aplikohet përdorimi i këtyre përbërësve për të pasur imunitiet të forte. NEOGEN Dermalogy Real Ferment Micro Serum, është në trajtë kremi (jam e sigurt se nuk keni përdorur më parë një të tillë) dhe përmban: 61% përbërës të fermentuar të cilët rrisin elasticitetin e lëkurës! Fermenti i filtruar nga orizi, balancon prodhimin e yndyrës & ndihmon në zbehjen e njollave kafe. Ka ardhur momenti t’i ofroni lëkurës fuqinë e përbërësve të fermentuar natyral dhe do të më kujtoni për këtë!

NEOGEN Green Tea Real Fresh Foam Cleanser

Një tjetër bestseller i NEOGEN! Një larës i fuqishëm për ta pastruar lëkurën nga përdorimi i produkteve që aplikojmë mbi të, por edhe nga faktorë të jashtëm siç janë smogu apo pluhurat. Por, gjithashtu ofron një qetësim dhe hidratim lëkurës, falë përmbajtjes me 100% çaj jeshil të fermentuar. Formula e tij speciale hipoalergjike e bën kaq te adhurueshëm nga personat me lëkurë të yndyrshme, mikse apo me tendencë akneike. Provojeni patjetër…  Edhe pse jam e sigurt se e keni provuar!

NEOGEN H2 Dermadeca Serum Spray

Dëshironi që t’a ndjeni gjithmonë të freskët në çdo moment të ditës dhe kudo që të ndodheni? Ky serum në formë spray ka me të vërtetë një super formulim! Jo më kot e them këtë pasi përmban, përbërësit “magjik”: niacinamide & vitaminë C! Një spray që ndihmon në zbehjen e njollave kafe në lëkurë, nuk është një produkt kaq i zakonshëm. Por, jo vetëm kaq… Ai përmban kolagjen për të na mbajtur lëkurën sa më të tendosur dhe pa rrudha! Dhe lista vazhdon… Përmbajtja me ekstrakt të bimës centella asiatica, qetëson, hidraton dhe freskon maksimalisht lëkurën dhe mbi të gjitha forcon barrierën mbrojtëse të saj!

NEOGEN Dermalogy Calming Cicatree Pad

Nëse lëkura juaj është sensitive dhe asnjëherë nuk e keni marrë guximin të përdorni një eksfoliues, me shumë bindje ju rekomandoj NEOGEN Dermalogy Calming Cicatree Pad. Sapo e kemi futur në koleksion, dhe kush e testojë marrjen e këtij produkti? Unë dhe lëkura ime sensitive! Përbërja e këtij produkti është po aq e veçantë sa çdo produkt tjetër i NEOGEN. Esenca e këtyre tamponave përmban 8 lloje acid hialuronik, 5 lloje keramidesh për t'a mbajtur të hidratuar lëkurën dhe gjithashtu e gjithë formula e saj ndihmon në reduktimin e skuqjes dhe nxitjes së prodhimit të kolagjenit. Përbërësi tjetër kryesor është ekstrakti nga gjethja e pemës së çajit, medikamenti numër 1 që kuron intensivisht aknet, dhe qetëson inflamacionin në lëkurë. Siç thotë edhe Christina Aguilera: “A genie in a bottle”!

NEOGEN Collagen Lifting Cream

NEOGEN Collagen Lifting Cream jo bestseller, por produkti që del më shpesh out of stock! Ka një konsistence aq të butë falë përmbajtjes me kolagjen & kolagjen të hidrolizuar sa që do ta ndjeni lëkurën plotësisht të hidratuar dhe të çlodhur! Mbajini larg shenjat e moshës falë dhe kushdo prej jush që shikon se po I shfaqen në lëkurë vijat e holla dhe rrudhat të mos hezitojë aspak përdorimin e tij!

Këto nuk janë produkte që vetëm unë përdor dhe i sugjeroj plotësisht, por janë janë pëlqyer dhe kthyer në bestseller për një kohë rekord në KORAL SECRETS! E ku më mirë, se t’i përfitoni edhe për pak kohë në Promocionin deri -40% ulje, me rastin e përvjetorit të themelimit! Rasti më i mirë për t’i bërë tuajat me një çmim shumë të leverdisshëm!

Përqafime, Fabiola!

 

SHIKO PRODUKTET

“Dëshirojmë që përkujdesja e lëkurës të jetë një eksperiencë relaksuese dhe argëtuese për çdokënd.
Produktet e Koral Secrets, janë përzgjedhur dhe testuar një nga një me shumë vëmendje, për t’i dhënë zgjidhje çdo problematike të lëkurës...
Ne besojmë se, vetëm duke e njohur lëkurën, mund të zbulosh bukurinë në(n) të!”

Y.Z