ÇFARË ËSHTË "MASKNE"? SI TA TRAJTOJMË?
Përshëndetje,
Si fillim uroj të jeni mirë në këto ditë të vështira për gjithësecilin!
Unë jam Rudina dhe jam pjesë e stafit të KORAL SECRETS. Jam një mjeke e ardhshme me një pasion për kujdesin e lëkurës. Ky artikull vjen si përgjigje për të gjithë ata që na shkruajnë vazhdimisht për aknet nga mbajtja e maskës.
Po bëhet më shumë se një vit që nga nisja e pandemisë dhe përveç vaksinës për të cilën nuk i dihet se kur do të na vijë radha këtu në Shqipëri, e vetmja gjë që na mbron nga infektimi është maska dhe distancimi social. Për shumë njerëz mbajtja e maskës ka sjellë probleme me lëkurën, një fenomen që është përhapur aq shumë sa u krijua një term i ri për aknet e shkaktuara nga maska në zonën e mjekrës, faqeve dhe hundës: “MASKNE”.
Maskne nuk po kursen as moshat më mature. Këto akne vijnë si pasojë e lagështisë, djersës, sebumit, nxehtësisë që krijohet mbi lëkurë, por dhe nga fërkimi i vazhdueshëm i maskës me lëkurën. Të gjitha këto sjellin një bllokim fizik të poreve duke shkaktuar ato që quhen akne mekanike. Në tërësi lëkura është e thatë, e skuqur, e inflamuar e madje mund të ketë dhe ndjesi kruarje.
Jo domosdoshmërisht, ky irritim në tërësi i lëkurës nën maskë ka lidhje me aknet mekanike. Mund të keni dermatit, reaksione alergjike apo akne hormonale, që përkeqësohen nga mbajtja e maskës, prandaj është mirë që të konsultoheni me një mjek dermatolog.
Maskne nuk duhet të jetë një arsye për mosmbajtjen e maskës!
Tani po ju drejtohem me pyetjen e famshme nga Mean Girls: “Sa prej jush këtu janë ndjerë të viktimizuara nga Maskne?”
Po e ngre unë dorën e para! Problemet e mia filluan që në nisje të pandemisë, fytyra ime ishte literalisht në flakë dhe duhet të them që nga dëshpërimi bëra shumë gabime e shumë eksperimente që normalisht më shkuan keq, por më i madhi prej tyre ishte që iu drejtova larësve të fytyrës me acid salicilik dhe benzoil peroksid e nuk ndoqa rutinën time të përditshme të bazuar në produkte koreane. Pavarësisht gjithë njohurive që kisha, prisja që pas torturës që e bëja lëkurën të kalonte, të nesërmen do të zgjohesha pa akne dhe më besoni kur ju them që e kuptoj shumë mirë ndjesinë e të qenit e pashpresë dhe gjithë stresin emocional që shkaktojnë aknet, dhe e gjithë situata e vështirë në të cilën ndodhemi të gjithë.
Në Korenë e Jugut dhe shumicën e vendeve të Azisë Lindore mbajtja e maskës është diçka e përditshme për shkak të smogut dhe kjo është arsyeja pse i drejtohemi K-Beauty! Ky është një problem që ata kanë kohë që e kanë hasur dhe kanë mesuar t’i japin zgjidhje përmes kombinimeve dhe produkteve që vetëm koreanët dinë t’i bejnë.
Çdo individ ka tipin e tij të lëkurës, por qasja ndaj akneve të shkaktuara nga maska duhet të jetë e njejtë: produkte të buta për lëkurën dhe jo luftimi i akneve me përbërës agresivë (jo luftimi i zjarrit me zjarr).
1. HIDRATIMI I THELLË DHE RIPARIMI I BARRIERËS
Gjëja e parë që duhet bërë është riparimi i barrierës dhe hidratimi i thellë i lëkurës, sepse vetëm kështu do të krijojmë një shtresë mbrojtëse mes maskës dhe lëkurës, por dhe do të pengojmë bakteret të hyjnë në lëkurë. Është një mit i gabuar ai i tharjes së lëkurës, për të përtharë aknet. JO! Lëkura ka nevojë për më shumë hidratim kur vuan nga ato.
Këtë mund ta bëjmë përmes produkteve që përmbajnë përbërës si: ceramide, panthenol, beta glucan, mugwort që mund të jenë në formë kremi hidratues, toneri, serumi apo sheet mask.
I preferuari im dhe ai që konsideroj ‘lifesaver’ është ETUDE HOUSE Soon Jung 5-Panthenoside Cica Balm, që hidraton thellësisht lëkurën përmes formulimit me panthenol, si edhe centella asiatica, për të cilën do flas më gjerësisht pak më poshtë. Do e ndjeni lëkurën e butë, që pas përdorimit të parë.
Një produkt tjetër që ju rekomandoj është COSRX Hydrium Moisture Power Enriched Cream, që e vesh lëkurën me një “batanije” dhe e mban lagështinë nga brenda. Përmban panthenol, propolis dhe ceramide. Jep një dozë të fuqishme hidratimi!
Ndoshta po mendoni që të dy këto kremra janë shumë të rëndë për ata që kanë lëkurë mikse osë të yndyrshme, por bonusi i tyre është që përshtaten mrekullisht me çdo tip lëkure. I lënë asaj një ndjesi të freskët dhe të mëndafshtë në prekje.
Falë KORAL-it u njoha me Mugwort, një bimë medicinale që ka efekte detoksifikuese, antibakteriale, qetësuese, ekstra hidratuese, riparuese të barrierës dhe sikur të mos mjaftonin këto ndihmon në shërimin e akneve. Që të merrni efektin maksimal të kësaj bime, ju rekomandoj I’M FROM Mugwort Essence. Do të dashuroheni dhe ju si unë me këtë përbërës.
2. CENTELLA ASIATICA
Një nga këshillat e mia është që të zëvendësoni acidin salicilik me centella asiatica. Nuk besoj se është një emër i padëgjuar nga ju, sepse gati çdo produkt korean e ka në përbërje të tij. Do t'ju ndihmojë me skuqjen, irritimin, inflamacionin, por dhe përtharjen e mbajtjen nën kontroll të akneve.
Një mënyrë e mirë për ta futur në rutinë është përmes larësit IUNIK Centella Bubble Cleansing Foam, që është një larës në formë shkume që e pastron butësisht lëkurën.
Por mos mendoni që do shpëtoni nga pastrimi i dyfishtë :P Në mëngjes mjafton larja e fytyrës vetëm me të, por në darkë është i nevojshëm një pastrues vajor që heq yndyrën e papastërtitë që grumbullohen gjatë ditës. Ai që do t'ju ndihmojë më shumë është KLAIRS Gentle Black Deep Cleansing Oil, që përmes formulimit të tij, qetëson lëkurën, ushqen dhe hidraton atë, dhe lufton inflamacionin.
Gjithmonë kam menduar që toneri është i panevojshëm në rutinë, deri sa provova IUNIK Tea Tree Relief Toner. Përmban përveç centella asiatica-s,dhe Tea Tree në përqindje më të lartë, Niacinamide dhe Adenosine. Do të shihni aknet që do t'ju veniten më shpejt se zakonisht, do qetësohet skuqja dhe irritimi e madje kur e shihni që një akne është duke u formuar, lagni një tampon pambuku me toner dhe përdoreni si spot treatment.
Pas një dite të lodhshme, gjatë së cilës e keni mbajtur maskën gjithë kohën, vendosni një sheet mask INNISFREE Bija Cica Mask, në fund të rutinës suaj në darkë, që përmban ekstrakt të pastër të bimës së centella asiatica dhe panthenol. Adreson çdo problematikë të lëkurës dhe falë aromës së vajit të frutave Bija, do të jetë si një natë e kaluar në spa.
3. NIACINAMIDE
Nëse po mendonit të fusnit në rutinë niacinamide, ky është momenti i duhur. Niacinamide është një lloj vitamine B(B3), që forcon barrierën e lëkurës, duke ndihmuar me prodhimin e ceramide - proteinë që mban ujin brenda në lëkurë. Gjithashtu rregullon sasinë e sebumit, që prodhohet dhe ndihmon në zbehjen e shenjave, që lënë aknet.
Një produkt që përmban centella dhe niacinamide (por dhe panthenol, ceramide e peptide), është PURITO Centella Unscented Serum, versioni pa fragrancë. Nxit prodhimin e kolagjenit dhe aktivizon indet qelizore, forcon barrierën e lëkurës, qetëson inflamacionin dhe i jep lëkurës në tërësi një pamje më të shëndetshme.
4. PO ACIDET?
E gjithë kjo s’do të thotë që të largoni nga rutina përbërësit aktivë, por sigurohuni të jenë në përqindje të ulët, të kombinuar me përbërës hidratues dhe mos i perdorni më shumë se 1-2 herë në javë.
NEOGEN DERMALOGY Green Tea Moist PHA Gauze Peeling, është një eksfoliues 2 në 1, dhe fizik dhe kimik. Shtresat janë të njomura në eksfoliues PHA,BHA, AHA, LHA dhe ekstrakt të çajit jeshil, acid hialuronik dhe aloe vera. Pastron poret në thellësi, por mban nivelin e lagështisë në lëkurë duke përshpejtuar procesin e shërimit.
5. SPOT TREATMENT
Mënyra më efektive për luftimin e akneve, madje dhe atyre shumë të qelbëzuara janë ‘pimple patches’, trajtim topik i lokalizuar, që ndihmon në përtharjen e shpejtë të tyre përmes nxitjes së shërimit dhe eleminimit të baktereve dhe infeksionit. Mund të mbahen dhe poshtë maskës, duke shërbyer si barrierë mes saj dhe akneve.
COSRX ka dy versione të tyre :
1)Acne Pimple Master, që rekomandohen të mbahen gjatë natës.
2)Clear Fit Master Patch, që janë aq të vogla e të holla sa nuk dallohen dot as me sy të lirë. Mund t’i përdorni lehtësisht gjatë ditës, dhe nën fondatinë/BB Cream.
Përveç pimple patches, një opsion tjetër shumë efektiv dhe i shpejtë është spot treatment Neogen Dermalogy A-Clear Soothing Pink Eraser, që lufton në mënyrë topike aknet me inflamacion të lartë.
Nuk kam provuar deri tani një produkt nga Neogen që nuk e dua. Përmban calamine, vaj esencial të pemës së çajit dhe 4 lloje të ndryshme ekstraktesh të bimës centella asiatica. Ndryshe nga spot treatments të zakonshëm, është i përshtatshëm dhe për lëkurën sensitive, sepse nuk e irriton atë.
Disa këshilla të përgjithshme :
-Ndërrojeni maskën çdo ditë.
-Mos e prekni lëkurën me dorë në asnjë moment, madje mundohuni të mos e levizni shpesh maskën nga fytyra.
-Mos i ekstraktoni vetë aknet. Është traumatike për lëkurën, dhe në rast infeksioni, ai do t'ju shpërndahet në të gjithë fytyrën.
-Në vend të fondatinave të zakonshme, përdorni BB Cream ose fondatinë kompakte Cushion.
Së fundmi dua t'ju them, që e di sa e vështirë mund të jete e gjithë kjo situatë për gjendjen tuaj emocionale, por duke zgjedhur produktet e duhura, duke krijuar një rutinë, lëkura juaj do të jetë prapë e shëndetshme! E di që duket e lehtë për ta thënë, por duhet vetëm pak durim...
Fundja, Roma nuk u ndërtua për një ditë!
Ne do të jemi gjithmonë këtu për t’ju ndihmuar!
Përqafime, Rudina