HISTORIA E MARKËS BENTON

Ekziston një shumëllojshmëri produktesh dhe markash të përkujdesjes së lëkurës, sa shumë shpesh na ndodh të bëhemi konfuz për të zgjedhur të duhurën për lëkurën tonë. E vërteta është, që jo çdo produkt është krijuar me të njëjtat parime, filozofi, teknologji, cilësi etj. dhe akoma më e vërtetë dhe e rëndësishme është fakti se në ditët e sotme, të gjithë jemi të tejmbushur me informacion dhe sigurisht duam të vendosim më të mirën mbi lëkurë. Cilësia duhet të jetë gjithçka, dhe kur vjen puna te produktet koreane, atë sigurisht e kemi, por edhe me çmime shumë të përballueshme! Ka shumë arsye dhe faktorë që ndikojnë në problematikat që mund të hasim me lëkurën tonë… Dehidratimi, thatësia, shenjat e moshës dhe rrudhat, tendenca akneike, sensitiviteti etj. Stresi luan rol shumë dominues, por gjithashtu edhe përkujdesja që i bëjmë lëkurës tonë, kur shfaq pikërisht këto problematika.

Një gjë tejet e gabuar është vendosja e përbërësve të dëmshëm dhe agresiv në fytyrën tonë, sepse në këtë mënyrë, ajo që bëjmë është t’i heqim lagështinë dhe yndyrën e nevojshme, duke i shkaktuar dehidratim lëkurave të thata, dhe mbiprodhim të yndyrës lëkurave të yndyrshme. Prandaj përpiquni të zgjidhni çka vendosni në lëkurë me shumë kujdes!

Një nga markat koreane që jemi shumë të lumtur dhe krenarë që e kemi në koleksionin e KORAL SECRETS, është BENTON. Kjo, si arsye se është një nga shtyllat kryesore të industrisë koreane të bukurisë “K-BEAUTY” në Korenë e Jugut dhe globalisht!

Sot, zyrtarisht hapim javën e BENTON-it, me shumë dashuri… Përveç ofertave të jashtëzakonshme që kemi përgatitur për ju, dua t’ju tregoj më shumë për historikun dhe filozofinë e kësaj marke, formulimet dhe përbërësit “magjik” të produkteve aq shumë të dashura për të gjithë konsumatorët e saj! 

 

HISTORIA E BENTON

BENTON është themeluar në Korenë e Jugut në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee, pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre me tendencë akneike.

Por më interesante është historia pas emrin të saj… Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si personazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjendjen e saj optimale.

Kjo markë i jep një rëndësi të veçantë formulimeve të produkteve me përbërës jo-agresiv dhe jo-irritues për lëkurën, duke i bërë të përshtatshme për të gjithë tipet e saj. Gjithashtu, që prej vitit 2016, ajo përdor gjithmonë konservues natyral dhe jo kimik, të patentuar me Certifikatën Ecocert për konservues natyral. Gjithë ky kujdes, përkthehet në produkte të efektshme, të një cilësie të lartë dhe miqësore me çdo tipologji të lëkurës, duke i falur asaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo përbërës të dëmshëm apo që veprojnë në mënyrë të përkohshme.

Një pikë shumë e fortë, gjithashtu e Benton-it, është lidhja e fortë me natyrën dhe me kujdesin që tregon për të mos kryer testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar edhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).

 

Benton është e njohur për formulimet e saj me sekrecionin e filtuar të kërmillit, helmin e bletës, propolis, përbërës të fermentuar, si edhe ekstrakte nga bimë kurative, si: aloe vera dhe centella asiatica.

BENTON ALOE BHA SKIN TONER

Ky toner është mrekullia vetë në një shishe! Është i përshtatshëm për çdo tip të lëkurës. Ka veti eksfoliuese, por ndryshe nga eksfoliuesit në përgjithësi, ai ka veti hidratuese, pa e rënduar lëkurën aspak! Ka përbërje të lehtë ujore, dhe përdoret pas pastrimit të fytyrës, duke e pastruar nga qelizat e vdekura dhe duke e përgatitur lëkurën për të përthithur më mirë produktet e tjera që do të vendosni, si esenca, serumi, ampula apo kremi hidratues. Formulimi i tij është i veçantë falë kombinimit të veçantë të përbërësve të tij. Acidi salicilik ndihmon në pastrimin e thellë të qelizave të vdekura dhe ndihmon në kontrollimin e sebumit të tepërt, duke i dhënë lëkurës një pamje të pastër dhe të lëmuar. Edhe pse duke dëgjuar fjalën “acid”, shumë prej jush mund të frikësohen, përqindja e tij e ulët në këtë toner, e bën shumë të përshtatshëm edhe për lëkurën sensitive. Aloe Vera është një bimë me veti antioksiduese dhe qetësuese duke e freskuar lëkurën. Së fundmi, përbërësi “mrekullibërës”, sekrecioni i filtruar i marrë nga kërmilli, i cili njihet për fuqinë rigjeneruese ndaj shenjave dhe njollave në lëkurë. Të gjithë këta përbërës, e bëjnë këtë produkt shumë të dobishëm për lëkurën me tendencë akneike, e deri në atë të thatë e të dehidratuar.


BENTON ALOE PROPOLIS SOOTHING GEL

Aloe vera dhe propolisi së bashku, premtojnë mrekulli, dhe ky produkt premton akoma edhe më shumë! Ky krem është në formë xheli, dhe është shumë i lehtë, duke e freskuar dhe qetësuar lëkurën e irrituar. Formulimi i tij lufton hiperpigmentimin dhe njollat e krijuara nga aknet apo ekspozimi ndaj rrezeve të dëmshme UV të diellit. Në të njëjtën kohë, siguron një hidratim të thellë gjatë gjithë ditës, por pa e rënduar aspak edhe lëkurën e yndyrshme. Përshtatet më së miri me të gjitha tipet e lëkurës, e sidomos me atë të yndyrshme dhe me tendencë akneike, sepse ka veti antibakteriale dhe anti-inflamatore, falë propolisit që ky produkt përmban.




BENTON FERMENTATION EYE CREAM

Për përkujdesjen e zonës rreth syve, kemi zgjedhur produktin shumë të njohur nga BENTON, falë formulimit të tij, ku bashkohen vetitë e përbërësve të fermentuar me ata që luftojnë shenjat e moshës. Fermenti i bifida lysate dhe fermenti i filtruar i galactomyces (me origjinë nga majaja), ndihmojnë në riparimin e lëkurës së dëmtuar, ndërsa ceramide-t, acidi hialuronik, aloe vera dhe panthenoli, bëjnë të mundur hidratimin e plotë në zonën delikate rreth syve.


BENTON TEA TREE MIST

Një spray ose mist fytyre multifunksional, falë përbërësit të tij fantastik të ekstraktit të Pemës së Çajit “Melaleuca Alternifolia”. Ka një efekt hidratues për lëkurën e lodhur dhe të dehidratuar. Për ta mbajtur lëkurën të hidratuar dhe plot gjallëri mund ta përdorni gjatë ditës, sa herë ta shikoni të nevojshme. Falë mekanizmit të tij në formë spray, është shumë praktik për ta mbajtur me vete dhe për ta përdorur kudo.


 

BENTON ALOE SOOTHING MASK
Kjo maskë është trajtimi më i mirë që mund t’i jepni lëkurës pas një shpërthimi aknesh të padëshiruar dhe pas ekspozimit të gjatë në diell. E formuluar me më shumë se 48% Aloe Vera, si edhe ujë nga gjethja e bimës Camellia Sinenis, për të qetësuar, hidratuar, dhe rigjeneruar lëkurën. Pëlhura e saj me material tencel, është shumë e lehtë dhe qëndron në mënyrë perfekte mbi lëkurë për të siguruar një eksperiencë të rehatshme gjatë mbajtjes së saj.



BENTON SNAIL BEE HIGH CONTENT MASK 
Në formulimin e kësaj maske, në vend të ujit është përdorur 66% ujë nga gjethet e bimës Camellia Sinensis (Tea Plant) dhe 20% sekrecion i filtruar nga kërmilli, që ndihmojnë në qetësimin e irritimit të krijuar nga agresorët e jashtëm. Gjithashtu, helmi i bletës ofron hidratim të thellë teksa lufton shenjat e moshës si vijat e holla apo rrudhat. Përveç trajtimit të lëkurës problematike, efektit qetësues, freskues, hidratimit dhe tërheqjes së lëkurës, ky produkt “të gjitha në një”, ka përbërës funksional si arbutin dhe adenosine, që ndihmojnë në zbehjen e njollave dhe luftojnë hiperpigmentimin e saj.


BENTON GOODBYE REDNESS CENTELLA MASK
Ashtu si vetë emri i kësaj maske, pas përdorimit të saj do t’i thoni lamtumirë skuqjeve, irritimeve dhe inflamacionit. Përbërja e saj me 45% ujë nga gjethja e bimës Centella Asiatica, së bashku me acidin hialuronik, bëjnë të mundur qetësimin dhe hidratimin e lëkurës. E përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, sidomos atë sensitive dhe atë pro-akneike.


 

BENTON ALOE REAL COOL SOTHING GEL

Xhel i aloe veras gati i nxjerrë nga bima, pa shumë përpunim me plot 93% ekstrakt nga gjethja e bimës Aloe Vera. Jo vetëm që mundet të përdoret në çdo pjesë të trupit përfshirë edhe skalpin e kokës, por mund të përdoret edhe si trajtim pas qëndrimit në diell gjatë plazhit apo çdo shqetësim tjetër që ka nevojë për nje dozë të mirë hidratimi dhe rifreskimi. Ka veti të fuqishme anti-inflamatore dhe hidratuese!

Të gjithë këto produkte listohen me shumë dashuri në koleksionin tonë, dhe sot po i bëjmë paraprijë një jave suprizë për JU!

Mos harroni, se BUKURIA qëndron në lëkurë, dhe BUKURIA E VËRTETË NËN LËKURË!

Kujdesuni të jeni gjithmonë “TË BUKUR!”

Përqafime, Yvana

SHIKO PRODUKTET

“Dëshirojmë që përkujdesja e lëkurës të jetë një eksperiencë relaksuese dhe argëtuese për çdokënd.
Produktet e Koral Secrets, janë përzgjedhur dhe testuar një nga një me shumë vëmendje, për t’i dhënë zgjidhje çdo problematike të lëkurës...
Ne besojmë se, vetëm duke e njohur lëkurën, mund të zbulosh bukurinë në(n) të!”

Y.Z