CILAT PRODUKTE NEVOJITEN GJATË PUSHIMEVE VERORE?
Përshëndetje të gjithëve! Unë jam Fabiola, pjesë e stafit KORAL SECRETS! Së bashku kemi komunikuar vazhdimisht në rrjete sociale, në biseda telefonike, për sugjerime, apo problematika të ndryshme… Por tashmë kam vendosur të vijë më pranë jush me anë të një blogu, tema e së cilit mendoj se është e vlefshme për secilën/in prej nesh! “Produkte që nevojiten gjatë pushimeve verore”!
Të gjithë i konsiderojmë pushimet verore si koha më e bukur dhe nga to lindin edhe kujtimet më të bukura! Pushimet i shijojmë në shoqërinë e miqve dhe familjarëve. Krahas kënaqësisë dhe relaksimit që ne përfitojmë, është shumë e rëndësishme përkujdesja e lëkurës, apo jo? Jo vetëm gjatë pushimeve, sigurisht, por duke ndërruar ambient dhe klimë, nga ajo e zakonshmja, lëkura jo gjithmonë e mirëpret këtë ndryshim, prandaj duhet të jemi gjithmonë të përgatitur!
Ndaj dhe kam vendosur të ndaj me ju disa produkte të domosdoshme, që unë i mbaj gjithmonë me vete, gjatë pushimeve të mia, që në verë janë në shumicën e rasteve në plazh…
- Mbrojtja ndaj rrezeve të dëmshme të diellit
E theksojmë gjithmonë në bisedat me ju, sa i domosdoshëm është aplikimi dhe riaplikimi i SPF-së! Prandaj një nga produktet më të rëndësishme, që duhet të keni në arsenalin tuaj në valixhen e pushimeve, është një krem mbrojtës ndaj rrezeve të forta të diellit. Qëndrimi gjatë nën rrezet e diellit, mund të sjellë një sërë problematikash në lëkurë, por dy më kryesoret janë: shenja të moshës dhe hiperpigmentim! Të dyja shumë të panevojshme, apo jo? Aplikoni dhe RIAPLIKONI, një sasi të konsiderueshme të kremit SPF, për t’u siguruar që lëkura juaj të jetë maksmalisht e mbrojtur. Një SPF me spektër të lartë mbrojtjeje, dhe njëkohësisht shumë komod është: BENTON Mineral Sun Stick!
Është në formë stick-u, çka e bën shumë të lehtë riaplikimin e tij gjatë gjithë ditës, në plazh apo në qytet... Gjithashtu një variant tjetër në varësi të tipit të lëkurës që keni, është SPF nga marka TOUN28, rezistente ndaj ujit dhe djersitjes, i formuluar me filtra organik të certifikuar, çka e bën të përshtatshëm për personat me lëkurë shumë sensitive dhe madje për gjithë familjen, i sigurt për fëmijët nga mosha 1 vjeç. Pra, ju heq bezdinë e mbajtjes me vete të qind SPF-ve për secilin pjesëtar. Për lëkurën e thatë është varianti: TOUN28 B1 Sun Screen UV+HEV Defense Organic & Non-Nano SPF 50+ PA++++
ndërsa për lëkurën e yndyrshme & mikse: TOUN28 B2 Sun Screen UV+HEV Defense Organic & Non-Nano SPF 50+ PA++++!
- Kujdesi pas plazhit (After sun)
Ndonjëherë kujdesi i lëkurës pas një dite të zhytur në rrezet e forta të diellit, merr shumë pak vëmëndje, por është rutina më e rëndësishme për një lëkurë pa probleme post-plazh! Trajtimi pas diellit është thelbësor për të parandaluar dëmin e shkaktuar menjëherë pas ekspozimit ndaj tij, dhe dëmin e shkaktuar në afatgjatë. Si fillim do t’ju sugjeronim një dush të freskët, për të ndihmuar në qetësimin e lëkurës, dhe në përgatitjen e saj për hapat e rradhës. Ju sugjeroj një locion ushqyes dhe freskues. Një krem fantastik hidratues, trajtues, qetësues dhe after-sun është KLAIRS Midnight Blue Calming Cream për fytyrën,
ndërsa për trupin, por që përdoret normalisht edhe për fytyrën, SOME BY MI AHA, BHA, PHA Real Cica 92% Cool Calming Soothing Gel.
Ky xhel u adresohet shumë problematikave njëherësh, si: thatësisë së lëkurës, shpërthimeve akneike, djegies së lëkurës nga dielli. Mendoni për një moment që pas djegies që mund të ketë pësuar lëkura, të ndjeni menjëherë një fresk lehtësues… A nuk është fantastike? Do të më besoni kur ta provoni. Dhe një tip nga ana ime, të dy kremrat mbajini në frigorifer, freskia që do të përfitomi do jetë e një niveli tjetër!
- Kujdesi për flokët
Rrezet e forta të diellit dhe uji i kripur, nuk do të përcellojnë vetëm lëkurën, por edhe flokun, apo jo? Flokët ashpërsohen, dëmtohen, digjen dhe humbin gjithë shkëlqimin që jemi munduar gjatë vitit t’i trajtojmë. Sugjerimi im? Linja AROMATICA Quinoa Line, e përbërë nga shampoo, mask trajtuese, dhe spray!
Shampoo, do t’ju ofrojë hidratim të thellë të flokut tuaj, duke i lënë ata të butë, ndërsa falë kremit hidratues do i ndjeni më elastikë se kurrë! Gjithashtu ampula në formë spray, është shumë komode në aplikim, dhe i mbron flokët deri në 5 shtresa, duke ju ofruar atyre shkëlqim natyral (jo vetëm nga rrezet e diellit :D), por edhe nga ajo pjastra dhe masha aq e dashur për ne gocat! E gjithë linja përmban përbërës rezistentë ndaj nxehtësisë së tyre, por edhe duke i mbrojtur flokët nga rrezet e dëmshme UV.
- Përkujdesja ndaj këmbëve
Këmbët janë të vetmet pjesë e trupit, të cilat nuk ekspozohen ndaj rrezeve të diellit për më shumë se 6 muaj të vitit. Rëra e plazhit, është një eksfoliues shumë i mirë, ndaj shfrytëzojeni këtë moment. Por, nuk do të ishte keq dhe një trajtim special apo jo? Falë TONYMOLY Shine Foot Super Peeling Liquid, këmbët tuaja do të ndihen super të buta, të freskëta dhe me plot shkëlqim.
Do të largoni të gjitha qelizat e vdekura, prandaj e sugjerojmë para fillimit të plazhit, apo pasi të jeni kthyer nga pushimet tuaja. Tashmë trajtimin pedikyr, do ta bëni në shtëpi dhe shumë lehtësisht!
- Hidratimi i buzëve
Nuk e di nëse vuaj vetëm unë nga plasaritja e buzëve gjatë verës, por nëse ju ndodh edhe ju, arsyeja është se lëkura e buzëve është shumë delikate, dhe e ndjeshme, e sidomos në plazh. Uji i kripur, rrezet e diellit, era që fryn, ndikojnë në tharjen e tyre. Cila do të ishte zgjidhja e duhur? Ju flet, ekspertja… Përdorimi i një zbutësi hidratues, po përdorimi, kudo në çdo moment, pasi të pini ujë, pasi të hani, pasi thjesht të jeni duke ndenjur, mbajeni në dorë dhe mos e ndani! Gjatë kohës që jeni duke shijuar rrezet e diellit, shumë praktik është BENTON Honest Lip Balm, sepse nuk është e nevojshme ta përdorni me duar.
Ndërsa një maskë ideale të cilën mund ta përdorni gjatë natës, është maska e madhërishme: LANEIGE Lip Sleeping Mask!
Një gjë është e sigurt, kjo maskë është perfekte gjatë verës për efektin “no makeup” makeup look, sepse i bën të duken shumë të plota dhe i konturon ato!
- Hidratimi i vazhdueshëm i lëkurës
Ndonjëherë kombinimi, i detit me rërën dhe erën që fryn, sjell dhe tharje të lëkurës, ose ngrirje të saj. Përdorimi i kremërave hidratues të cilët duhet t’i aplikojmë me dorë, shpeshherë bëhet e bezdisur. Zgjidhja: spray-t hidratues, të cilët përveçse praktik, ofrojnë hidratim dhe freski në lëkurë. NEOGEN H2 Dermadeca Serum Spray është serum hidratues në formë spray për fytyrën.
Një opsion tjetër janë spray-t nga marka KEEP COOL, me ngjyra të ndryshme, të cilat përmbajnë një kompleks unik ekstraktesh nga bimë tradicionale aziatike që ulin temperaturën dhe japin efekt freskues për lëkurën.
KEEP COOL Ocean Fixence Mist përmban “polyquaternium-51”, një përbërës që ka dyfishin e efektit hidratues të acidit hialuronik.
KEEP COOL Shine Fixence Mist, përmban ekstrakt perlash që ndihmon në ngadalësimin e shenjave të moshës dhe rigjeneron qelizat e reja. Ka edhe efekt shkëlqyes në fund!
KEEP COOL Soothe Fixence Mist përmban ekstrakt nga bima e Centella Asiatica-s, allantoin dhe ekstakt nga bima e Aloe Vera, për skuadrën e njerëzve si unë, me lëkurë perjetësisht sensitive!
(Me detin shkon më shumë spray blu, nëse kombinimin në plazh doni ta çoni në një tjetër nivel :P)
- Përdorimi i sheet mask
E fundit, por jo për nga rëndësia… Shpikja e shekullit: Sheet mask! Koreanët janë inovatorë, dhe shquhen për maskat “sheet mask”, për formulimin e tyre, tek të cilat, të them të drejtën gjejmë zgjidhje për shumë problematika. Disa maska nga maskat që do marrë me vete, në pushimet e mia, po jua listoj si më poshtë:
- KLAIRS Midnight Blue Calming Sheet Mask, do të qetësojë lëkurën falë ekstraktit të bimës Centella Asiatica dhe ekstraktit të Willow Bark (lëvorja e pemës së shelgut), por gjithashtu do t’ia ulë temperaturën vatrave të nxehta, të përcëlluara nga dielli.
- BENTON Aloe Soothing Mask: E thotë vetë autori… ALOE VERA!
- KLAIRS Rich Moist Soothing Tencel Sheet Mask: Esenca e kësaj maske ka veti qetësuese dhe forcon barrierën e lëkurës së dëmtuar, për ju me lëkurë të thatë!
- DR. JART+ Cicapair™ Tiger Grass Calming Mask: Kjo mrekulli sapo ka mbërritur në KORAL SECETS, dhe vajzat e stafit u tërbuan! Përmban sigurisht centella asiatica dhe t’ju tregoj një fakt interesant. Kjo bimë quhet ndryshe Tiger Grass (bari i tigrit), sepse tigrat mendoj ata aziatik, shumë të zgjuar, kur plagosen shtrihen dhe fërkohen pikërisht në shkurret me centella asiatica!
Një tjetër variant, nëse ndodh ndonjë surprizë dhe keni shpërthim aknesh, mbajeni me vete:
E di që më duhet ta mbyll, se po vazhdova kështu do t’ju sugjeroj 250 produktet e koleksionit tonë, ndoshta kemi edhe më shumë se na ka humbur numërimi tashmë. Këshilla e fundit, kaloni pushime sa më të bukura dhe shijoni çdo moment, sepse do të na nevojiten 365 ditë të tjera për t’i shijuar sërish ato! Unë në pushimet e mia, do të vazhdoj të flas, komunikoj, dhe ndaj sugjerime me ju të gjithë!
Pra, pushime sa më të mbarë dhe produktet e KORAL SECRETS në çantë me vete!
P.s Nuk jam kaq e mirë në shkrim, por falenderoj redaktoren, atë që gjithmonë më këshillon, dhe më udhëzon Yvanën.
Përqafime, Fabiola.