-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.


Dr.CEURACLE Vegan Kombucha Tea Essence
Dr.CEURACLE Vegan Kombucha Tea Essence
Dr.CEURACLE Vegan Kombucha Tea Essence është një inovacion në botën e kujdesit të lëkurës, duke ofruar një përvojë të jashtëzakonshme për të gjitha tipologjitë e lëkurës. E formuluar me kujdes, kjo esencë vegane kombinon fuqinë e natyrës me shkencën moderne për t’i dhuruar lëkurës suaj vitalitet dhe shkëlqim. Tekstura e saj unike, bashkon butësinë e qumështit me freskinë e çajit, duke u përthithur shpejt si një tonik dhe duke vepruar si një krem hibrid. Çaji Kombucha, një përbërës i fuqishëm dhe i njohur për vetitë e tij detoksifikuese, është përbërësi "magjik" i kësaj formule. I kombinuar me botanikët bimorë, kjo esencë i ofron lëkurës suaj një dozë të përqendruar të gjallërisë dhe energjisë. Pasurimi me probiotikë dhe vitaminë B i jep lëkurës një nxitje të nevojshme, duke përmirësuar ekuilibrin dhe hidratimin e saj. Çaji jeshil dhe ekstrakti i frutave Omija, të dy të njohur për vetitë e tyre të fuqishme antioksidante, ndihmojnë në mbrojtjen dhe riparimin e lëkurës nga radikalet e jashtme. Nga ana tjetër, vaji i farave të lulediellit ushqen butësisht lëkurën, duke e lënë atë të butë dhe të hidratuar. Ndërsa, uji i gjetheve Camellia Sinesis, i pasur me aminoacide dhe proteina, vepron si një detoksifikues natyral, duke pastruar dhe rigjeneruar lëkurën. Ky përbërës i mrekullueshëm ndihmon gjithashru në forcimin dhe rigjenerimin e barrierës natyrale të lëkurës, duke i dhënë asaj një pamje të freskët dhe rinore. I përshtatshëm për lëkurën e thatë, mikse dhe atë akneike!
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurë, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale dhe ngjyrues artificial.
*150ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme të esencës dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Këshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Çaj Kombucha, ekstrakti i frutave Omija, vaji i farave të lulediellit, ujë i gjetheve Camellia Sinesis
Lista e plotë e përbërësve
Aqua, Triethylhexanoin, Hydrogenated Poly(C6-14 Olefin), 1,2-Hexanediol, Methylpropanediol, Butylene Glycol, Glycerin, Trilaureth-4 Phosphate, Camellia SinensisLeaf Extract, Saccharomyces Ferment Filtrate, Camellia SinensisLeaf Water, Helianthus AnnuusSeed Oil Unsaponifiables, Polyquaternium-51, Sodium Hyaluronate, Ethylhexylglycerin, Hydrogenated Lecithin, Dextrin, TheobromaCacao Seed Extract, CentellaAsiaticaExtract, FicusCaricaFruit Extract, SchisandraChinensisFruit Extract, AmaranthusCaudatusSeed Extract, UlmusDavidianaRoot Extract, Ceramide NP, Tocopherol
Marka
Dr.CEURACLE është një markë koreane e njohur për përkushtimin e saj ndaj shkencës së lëkurës dhe inovacionit në kujdesin e saj. Me një emër që kombinon "Dr." dhe "Curacle," marka thekson qasjen e saj të avancuar mjekësore dhe natyrale për trajtimin dhe përmirësimin e shëndetit të lëkurës. Produktet e Dr.CEURACLE janë të zhvilluara me teknologji të përparuar dhe përbërës të zgjedhur me kujdes, duke përfshirë ekstrakte bimore dhe përbërës bioaktivë. Qëllimi i tyre është të ofrojnë zgjidhje efektive për lloje të ndryshme të lëkurës dhe problemeve dermatologjike, duke synuar rezultate të dukshme dhe të qëndrueshme. Me një fokus të veçantë në sigurinë dhe efikasitetin e produkteve të tyre, Dr.CEURACLE është bërë një zgjedhje e preferuar për ata që kërkojnë cilësi dhe përkujdesje të sofistikuar për lëkurën.
Related blog posts

PRODUKTET NEOGEN QË DUHET PATJETËR TË KENI NË RUTINËN TUAJ

SI TË KUJDESEMI PËR FLOKËT GJATË VERËS?

CILAT PRODUKTE NEVOJITEN GJATË PUSHIMEVE VERORE?
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE