-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.


CNP LABORATORY AFTER-RAY Cooling Sunquid SPF50+ PA++++
CNP LABORATORY AFTER-RAY Cooling Sunquid SPF50+ PA++++
CNP LABORATORY AFTER-RAY Cooling Sunquid është një krem dielli me teksturë ultra të lehtë, gati të ngjashme me tonerin, ofron mbrojtjen e lëkurës nga rrezet e dëmshme UV. Ky produkt ofron një formulë inovative që përthithet shpejt, duke lënë një ndjesi freskie të menjëhershme dhe pa ngjitje. Formuluar me sorbitol, sodium PCA dhe trehalose, ky krem mbrojtës siguron që lëkura juaj të mbetet e hidratuar gjatë gjithë ditës. Nga ana tjetër, përbërësit e tij të përzgjedhur me kujdes, si acetyl hexapeptide-8, peptide, ceramide, panthenol dhe acid hialuronik, e bëjnë këtë krem mbrojtës ndaj diellit të përshtatshëm edhe për personat që dëshirojnë t'ju adresohen shenjave të moshës. Me një efekt ftohës që ul temperaturën e lëkurës me 17,1% (një ulje prej 6,04°C), ky krem ofron një ndjesi të menjëhershme freskie dhe rehatie. Ideale për përdorim të përditshëm dhe pas trajtimeve dermatologjike me lazer, ky krem është krijuar për të mbrojtur dhe përmirësuar shëndetin e lëkurës tuaj.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial dhe PEG.
*50ml
Përdorimi
Fillimisht tundeni shishen dhe më pas aplikojeni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Merrni një sasi të bollshme dhe vendoseni në fytyrë, qafë, dekolte dhe në çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Vendoseni 15 min përpara ekspozimit në diell. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).
Përbërësit
Përbërësit “magjik”
Sorbitol, Sodium PCA, Trehalose, acetyl hexapeptide-8 dhe acidi hyaluronik, ceramide, panthenol, peptide
Lista e plotë e përbërësve
Water, Isoamyl p-Methoxycinnamate, Alcohol Denat., Drometrizole Trisiloxane Ethylhexyl Salicylate, Glycerine, Propanediol, Tromethamine, Phenylbenzimidazole Sulfonic Acid, Terephthalylidene Dicamphor Sulfonic Acid, 1,2-Hexanediol, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Panthenol, Sodium Methyl Stearoyl Taurate, Dimethicone, Phospholipids, Cetearyl Alcohol, Methyl Methacrylate Crosspolymer, Ammonium Polyacryloyldimethyl Taurate, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Polysilicone-11, Xanthan Gum, Butylene Glycol, Trisodium EDTA, Hyaluronic Acid, Trehalose, t-Butyl Alcohol, Sorbitol, Glacier Water, Tocopherol, Sodium PCA, Caprylyl Glycol, Decyl Glucoside, Sodium Hyaluronate, Caprylic/Capric Triglyceride, Arginine, Ceramide NP, Hydrogenated Lecithin, Acetyl Hexapeptide-8, Fragrance, Citronellol, Geraniol, Limonene, Linalool
Marka
CNP Laboratory është një markë e njohur koreane për kujdesin e lëkurës, e cila njihet për produktet e saj të formuluara nga dermatologët. E themeluar nga Klinika e Lëkurës CNP, marka thekson kërkimet shkencore dhe ekspertizën dermatologjike. CNP Laboratory ofron një gamë të gjerë produktesh, duke përfshirë pastrues, tonera, serume dhe kremra, të dizajnuara për të trajtuar shqetësime të ndryshme të lëkurës, si aknet, plakjen dhe dehidratimin. Të gjitha produktet janë zhvilluar dhe testuar nga dermatologë, duke siguruar që janë të sigurta dhe efektive. Marka përdor përbërës dhe formulime të avancuara për të ofruar rezultate të dukshme. Përbërës të njohur përfshijnë Ekstraktin e Propolis, Acidin Hialuronik dhe Niacinamidin. Disa nga produktet më të shitura të tyre përfshijnë Propolis Energy Ampule, Invisible Peeling Booster dhe Anti-Pore Black Head Clear Kit.


CNP LABORATORY Propolis Treatment Ampule Essence
CNP LABORATORY Propolis Treatment Ampule Essence
Nëse jeni në kërkim të një toneri që kombinon vetitë shëruese, antibakteriale, anti-inflamatore dhe rigjeneruese për lëkurën tuaj, atëherë ky produkt është zgjedhja e duhur. Ky toner, në formën e një ampule luksoze, është i formuluar me ekstrakt propolisi dhe mjaltë të pastër, duke e bërë atë një nga produktet më të pasura me propolis në tregun e kujdesit të lëkurës. Propolisi, një antibiotik natyral i njohur që nga antikiteti, është i mbushur me vetitë e tij të fuqishme shëruese dhe mbrojtëse. Kur kombinohet me aminoacide dhe ceramide, ky toner krijon një barriere të fuqishme kundër dëmtimeve dhe plakjes së lëkurës, duke e ushqyer dhe riparuar atë në thellësi. Tekstura e tij e lehtë absorbohet menjëherë, duke i dhënë lëkurës një pamje rinore, të ndritshme dhe plot jetë.
*150ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar, dhe aplikojeni në fytyrë e qafë derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ekstrakt propolisi, mjaltë, ceramide, aminoacide
Lista e plotë e përbërësve
Purified water, butylene glycol, dipropylene glycol, glycereth-26, 1,2-hexanediol, methylglucoside-20, panthenol, glycerin, betaine, thief's whip root extract, hydrogenerated lecithin, PEG/PPG-17/6 copolymer, sucrose stearate, cetearyl alcohol, niacinamide, propolis extract (1000ppm), serine, cholesterol, acrylic/C10-30 alkyl acrylate crosspolymer, tromethamine, ceramide NP, tocopherol, polyquaternium-51, lauryl dimethicone/polyglycerin-3 crosspolymer, polymethylsilsesquioxane, hydroxyethyl cellulose, peanut oil, linoleic acid, palmitic acid, scented geranium flower oil, dextrin, cocoa seed extract, skullcap root extract, honey extract, buckwheat extract, ginkgo biloba extract, sodium hyaluronate, madecassoside, citronellol, geraniol, linalool.
Marka
Related blog posts

PRODUKTET NEOGEN QË DUHET PATJETËR TË KENI NË RUTINËN TUAJ

SI TË KUJDESEMI PËR FLOKËT GJATË VERËS?

CILAT PRODUKTE NEVOJITEN GJATË PUSHIMEVE VERORE?
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE