PËRBËRËSIT AKTIV! (SI E KRIJOVA NJË RUTINË AZIATIKE TË PËRKUJDESJES SË LËKURËS, PJESA III)

Përshëndetje!

Pas një javë të ngarkuar me punë, të mbushura me biseda aq të këndshme me ju, nëpërmjet whatsapp-it, instagram-it, facebook-ut, u ktheva sërish t’ju shkruaj akoma me më shumë zell! Ju falenderoj nga zemra për fjalët mbështetëse dhe aq shumë inkurajuese! Për mesazhet falenderuese, sapo merrni porosinë në dorë, na suprizoni çdo ditë dhe po e motivoni ekipin e KORAL SECRETS, për të krijuar e sjellë surpriza akoma më të bukura për ju!

Sigurisht, rutina ime koreane, siç ju kam shprehur në dy artikujt e mi të mëparshëm, bazohet në dy shtylla kryesore si: pastrimi i dyfishtë dhe mbrojtja ndaj rrezeve të dëmshme të diellit. Por, për shumë vajza, (ashtu edhe për mua), pastrimi, higjena, kujdesi ndaj diellit, janë hapa domosdoshmëri, por jo dhe aq argëtues… E pra, këtu hyn në lojë në rutinën time, shumëllojshmëria e trajtimeve të tjera specifike, që për mua, produktet koreane, ma kanë bërë përdorimin e tyre, tejet argëtues dhe sidomos duke më sjellë, siç kam thënë gjithmonë, REZULTAT! Nëse do më duhej t’i rendisja sipas një vije logjike, këto produkte, do të ishin: eksfoliuesit, tonerat, esencat, serumet & ampulat, kremrat & vajrat hidratues. Por, me eksperiencën time në përkujdesjen e lëkurës nuk ka rregulla strikte… Në setet që kemi krijuar për ju në website-in tonë, jemi përpjekur t’i adresohemi tipit dhe problematikës së lëkurës, për t’jua bërë më të lehtë përzgjedhjen dhe kombinimin e produkteve që duhet të përdorni. Por, më së shumti duhet të dëgjoni shenjat që ju jep vetë lëkura, e kështu do të dini si ta trajtoni atë! Nëse ndjeni se problemi kryesor me lëkurën tuaj lidhet me pigmentimin, që mund të jetë shkaktuar nga aknet, mosha, apo nga dëmtimi i rrezeve UV, duhet të konsideroni seriozisht përdorimin e produkteve me bazë acide, serume dhe ampula që kanë përbërje shumë të koncentruara. Nëse, problematika lidhet me hidratimin, psh.: lëkurë e thatë, që asnjëherë nuk plotësohet me hidratimin e duhur, apo lëkurë e yndyrshme, që asnjëherë nuk gjen balancën e duhur, atëherë do i adresoheni kremrave që i përshtaten këtyre nevojave. Pra, edhe përkujdesja e lëkurës është unike, dhe në fakt duhet të jetë! Nuk ekzitojnë rregulla në këtë fushë. Gjithçka varet nga nevojat tuaja! E nëse keni problematika “të mëdha” për lëkurën, atëherë më besoni, është e nevojshme përdorimi i përbërësve aktiv! Po, po, aktiv… Produkte që të veprojnë në mënyrë të shpejtë dhe aktive!

Çfarë janë përbërësit aktiv dhe pse nevojiten në rutinën e përkujdesjes së lëkurës?

Përbërësit aktiv, janë pikërisht përbërës natyral, që janë provuar shkencërisht të ndryshojnë strukturën e lëkurës në nivelin qelizor. Me fjalë të thjeshta, ndihmojnë në riparimin, hidratimin, rigjenerimin, mbrojtjen dhe ushqimin e qelizave të lëkurës.

Një produkt, sigurisht nuk mund të ketë vetëm përbërës aktiv, por edhe përbërës të tjerë jo-aktiv, që nevojiten për të formuluar përbërjen e plotë të tij, duke i dhënë një konsistencë të butë, në mënyrë që të përhapet në lëkurë sa më butësisht, të ketë një aromë të këndshme, apo një paketim që të kënaq sytë… Thelbi, ama, nuk janë përbërësit jo-aktiv, sepse nuk kanë ndonje rol të rëndësishëm apo përfitim të madh për lëkurën.

Pothuajse, të gjithë kemi nevojë për përfitimet e produkteve aktive! Dikush me lëkurë në moshë ka nevojë për përbërës të fuqishëm, për ta mbajtur lëkurën të freskët dhe për të parandaluar shenjat e moshës. Adoleshentët kanë nevojë për produkte aktive me përbërës që kontrollojnë mbiprodhimin e sebumit, që çon në krijimin e akneve. Gjithkush, e sidomos ne që jetojmë në një vend me kaq shumë rrezatim diellor, kemi më së shumti nevojë për përbërës aktiv, që shmangin dhe parandalojnë dëmtimin që mund të shkaktojë rrezatimi diellor, si: hiperpigmentimi dhe kanceri i lëkurës.

Në rastin tim, mund t’ju them me bindje, se pa to, nuk mendoj se do të arrija të kontrolloja lëkurën time kaq mirë, prandaj dhe janë një pjesë shumë e rëndësishme e rutinës sime aziatike! Në nje artikull të veçantë do t’ju tregoj specifikisht, produkt më produkt të rutinës sime, që nuk di sa e me sa hapa mund të jetë. 

Përbërësit aktiv më të rëndësishëm, që përdoren pa përshkrimin e mjekut.

  • Acidi L-askorbik, ose siç njihet, vitamina C, është një antioksidant dhe agjent i fuqishëm, qetësues për lëkurën.

Ai ndihmon në:

  • aparencën dhe parandalimin e shenjave të moshës

  • mbrojtjen & prodhimin e kolagjenit

  • shërimin e plagëve të shkaktuara nga aknet

  • reduktimin e dëmtimit të lëkurës nga rrezet UV të diellit

  • reduktimin e njollave & hiperpigmentimin

  • luftën kundër radikaleve të lira

Në koleksionin tonë kemi përzgjedhur dy lloje serumesh me vitaminë C:

SOME BY MI Galactomyces Pure Vitamin C Glow Serum, falë formulës së tij me 3% vitaminë C dhe 75% filtrat i fermentuar i Galactomyces, ky serum do t’ju ndihmojë në heqjen e njollave, dhe njëkohësisht do të hidratojë dhe rrisë elasticitetin e lëkurës suaj. Ka një përqindje të ulët, dhe është zgjidhja më e mirë, për të nisur vitaminën C, nëse se keni përdorur më parë. Gjithashtu, është zgjidhja ideale për vajzat me lëkurë sensitive, sepse nuk krijon asnjë skuqje apo irritim! Më besoni, se pas përdorimit të tij do të merrni komplimente pafund për lëkurën tuaj të shndritshme!

Sigurisht, s’mund të mungonte NEOGEN Dermalogy Real Vita C Serum, serumi më i shitur në KORAL SECRETS! E them me bindje dhe shumë dashuri, që është gjetja që kemi bërë! E keni pëlqyer aq shumë, sa e kemi shitur brenda 2 javësh në kohë rekord! Vetitë dhe rezultati që ofrojnë, bërtasin fort falë përbërjes së tij me plot 22% sodium ascorbyl phosphate (një derivat i qëndrueshëm i vitaminës C) dhe niacinamide, që ndihmojnë në rigjenerimin dhe heqjen e njollave të akneve dhe hiperpigmentimin e shkaktuar nga rrezet e dëmshme të diellit. Përmban gjithashtu kolagjen dhe acid hialuronik për t’i dhënë lëkurës hidratim. Nuk i krijon aspak irritim, edhe vajzave që vuajnë nga sensitiviteti i lartë apo rosacea.



AHA (ALPHA HYDROXY ACID), AHA-të janë acide me prejardhje kryesisht bimore, por të llojeve të ndryshme, si:

  • acid citrik (nga frutat citric, si limoni)

  • acid glikolik (nga kallami i sheqerit)

  • acid laktik (nga laktoza dhe karbohidrate) etj.

Funksioni kryesor i tyre është eksfolimi i lëkurës. Eksfolimi ka të bëjë me procesin e heqjes së qelizave të vdekura në sipërfaqen e lëkurës, gjë që sjell edhe rigjenerimin e saj dhe nxjerrjen në pah të një lëkure të pastër!

Me kalimin e moshës, cikli natyral i rigjenerimit të lëkurës ngadalësohet, e kështu nxitet edhe krijimi i qelizave të vdekura në të. Kur krijohen shumë të tilla, lëkura fillon të duket e zbehtë dhe pa jetë. Gjithashtu, krijimi i qelizave të vdekura në lëkurë shkakton edhe problematika të tjera, si përshpejtimi i krijimit të rrudhave, shenjave, njollave dhe aknet.

Konsideroni t’i përdorni në lekurën tuaj dhe do ndjeni rezultat të dukshëm, falë vetive të tij mrekullibërëse, si:

  • nxitja e prodhimit të kolagjenit dhe qarkullimi më i mirë i gjakut

  • korrigjimi i hiperpigmentimit nga shenjat e akneve dhe të moshës

  • përmirësimi i dukjes së vijave të holla dhe rrudhave

  • parandalimi i shpërthimeve akneike

  • nxitja e përthithjes së produkteve të tjera të rutinës tuaj

 

Marka NEOGEN, nuk krenohet vetëm për serumin me vitaminë C, por edhe për eksfoliuesit, që gjithashtu janë shitur tmerrësisht shumë! Por, mos u shqetësoni, se i kemi marrë masat, janë dyfishuar dhe e kemi mbushur magazinën!

NEOGEN Bio-Peel Gauze Peeling janë disa llojesh, me çaj jeshil, verë të kuqe dhe limon. Janë eksfoliues 2 në 1, që bashkojnë vetitë e një eksfoliuesi fizik dhe atij kimik. Një kuti përmban 30 tamponë eksfoliues njëpërdorimësh pambuku, të cilët janë prodhuar me teknologjinë unike me 3 shtresa, të njomur në acid laktik. Ky i fundit penetron në thellësi të poreve, duke hequr papastërtitë dhe sebumin e tepërt. Ky produkt largon qelizat e vdekura, duke e lënë lëkurën të pastër e të lëmuar.

NEOGEN Bio-Peel Gauze Peeling Green Tea  


Përbërësi kyç i tij, është Çaji Jeshil, një antioksidant i fuqishëm, që parandalon plakjen e parakohshme, dhe anti-inflamator, që qetëson irritimin e lëkurës.

NEOGEN Bio-Peel Gauze Peeling Green Wine

  

Përbërësi më i spikatur i marrë nga vera e kuqe, rezveratroli, është një antioksidant që lufton radikalet e lira dhe parandalon krijimin e rrudhave apo hiperpigmentimin e lëkurës.

 

NEOGEN Bio-Peel Gauze Peeling Green Lemon

 

Përbërja me limon, ndihmon në zbehjen dhe zhdukjen e shenjave të akneve. Largon qelizat e vdekura, duke e lënë lëkurën të pastër e të lëmuar.

 

Sigurisht, një vend të rëndësishëm në koleksionin tonë e zë COSRX AHA 7 Whitehead Power Liquid, veçoria e këtij produkti është se në përmbajtjen e tij nuk ka ujë mineral, por ujë nga fruti i mollës, që maksimizon benefitet e eksfolimit. I formular me 7% acid glikolik, bën të mundur largimin e shtresës së sipërme të qelizave të vdekura, duke nxjerrë në pah lëkurën e re dhe të shëndetshme. Gjithashtu, ndihmon në trajtimin e shenjave të plakjes, dhe atyre të akneve. Ndërkohë, niacinamide, një formë e vitaminës B3, minimizon skuqjen dhe irritimin. Do t’ia këshilloja vajzave që kanë përdorur eksfoliues, dhe që nuk kanë sensitivitet të lartë, sepse përqindja e acidit glikolik në të është e konsiderueshme!




BHA (ACIDI BETA-HYDROXY), i njohur gjithashtu, si acidi salicik. Edhe pse kur dëgjoni fjalën acid, edhe mund të trembeni, në rastin e BHA-s, duhet të dini që nuk është aspak agresiv për lëkurën, madje ka efekt qetësues për lekurën.

Eksfoliuesit me BHA, arrijnë t’i pastrojnë në thellësi poret nga sebumi i tepërt dhe çdo papastëri tjetër. Heqin qelizat e vdekura, duke nxjerr në pah një lëkurë të pastër, që rrezaton shëndet përsëbrendshmi! Ashtu si AHA-t, edhe BHA, ofron përfitime të shumta për çdo tipologji të lëkurës, por më së shumti, i përshtatet lëkurës normale në të yndyrshme, asaj me pore të bllokuara dhe me shenja të moshës. BHA, ndihmon edhe personat që vuajnë nga milia (pika të bardha dhjamore).

Në koleksionin tonë kemi disa lloje eksfoliuesish me BHA, do t’i listoj sipas përqindjes së tyre, deri te ai me më shumë…

COSRX One Step Moisture Up Pad, përmban 70 tamponë eksfoliues pambuku të njomur në BHA dhe propolis, që e bën shumë efektiv në trajtimin e akneve dhe heqjen e njollave të krijuara prej tyre. Gjithashtu, formula e tij përmban acidin hialuronik, një përbërës i preferuar i femrave Koreane në përkujdesjen e lëkurës. Ai siguron hidratim dhe mbajtjen e lagështisë natyrale të lëkurës. Përbërja e këtyre tamponëve eksfoliues është e butë mjaftueshëm për përdorim të përditshëm, por në të njëjtën kohë efektive për ta mbajtur lëkurën të lëmuar. I përshtatet shumë mirë lëkurës së ndjeshme dhe të thatë.

COSRX One Step Original Clear Pad, përmban 70 tamponë eksfoliues pambuku të njomur në betaine salicylate (BHA) dhe ujë nga lëvorja e pemës së shelgut (willow bark water). Ky produkt bën të mundur heqjen e qelizave të vdekura dhe pastron thellësisht poret, duke shpërbërë yndyrën dhe sebumin e tepërt. Rekomandohet të përdoret jo vetëm për fytyrën, por edhe për dekolten dhe shpinën.

Së fundmi, BHA Blackhead Power Liquid, produkti “kult” i markës COSRX! Ideal për lëkurën e yndyrshme dhe me tendencë akneike. I formuluar me 4% Betaine Salicylate, një derivat i BHA-së, dhe i barasvlershëm me 2% acid salicilik. BHA, penetron thellësisht në poret e lëkurës, duke larguar sebumin e tepërt. Përdorimi i këtij eksfoliuesi në mënyrë të vazhdueshme, ndihmon në parandalimin e krijimit të akneve e pikave të zeza. Në të njëjtën kohë, përmban niacinamide, një formë e vitaminës B3, që minimizon skuqjen dhe irritimin e lëkurës, tkurr poret dhe forcon barrierën e saj!

Përzgjedhja e eksfoliuesve tanë, është bërë për t’iu përshtatur çdo problematike dhe sigurisht, ju këshilloj ta përdorni eksfoliuesin nëse shfaqni problematikat, që përmenda më lart!  Nëse nuk keni asnjë problematike të atillë, atëherë nuk është e nevojshme përdorimi i ketyre përbërësve aktiv, dhe konsiderojeni veten me fat, sepse pothuaje keni nje lëkurë perfekte!

E nëse jeni në anën e kundërt, dhe do të duhet t’i përshtasni në rutinën tuaj, niseni me përbërje me përqindje më të ulët dhe vazhdoni me ato me përqindje më të lartë. Nëse do të përdorni vitaminën C apo AHA, kini kujdes gjithmonë të mbroheni nga rrezet e diellit, sepse janë përbërës që nxisin lëkurën e re të shfaqet në sipërfaqe, por duke qënë se është më e njomë, është më e ndjeshme ndaj rrezeve të dëmshme UV.

Pasi të keni vendosur për acidet që dëshironi të përdorni, mos e teproni në përdorimin e tyre. Eksfolimi i tepërt dëmton barrierën mbrojtëse të lëkurës, gjë që do të duhet shumë kohë ta kthejmë sërish në gjendjen optimale. Shtoni nga një acid në mënyrë graduale, dhe punoni po gradualisht, duke e rritur përdorimin e tij, nga 1 herë në jave, në 2 e deri në 3 herë. Në këtë mënyrë do t’i jepni kohë lëkurës suaj të mësohet, dhe të përfitojë nga përdorimi i tyre dhe jo të irritohet.

Pak nga pak, po shpalosen gjithë hapat dhe bazat e rutinës sime koreane, dhe do të isha e lumtur nëse do t’ju kem ndihmuar të krijoni edhe ju hap pas hapi tuajën!

Deri në komunikimin tonë të rradhës, në blog, sepse të përditshmin tanimë e kemi krijuar…

Kujdesuni për veten, për lëkurën dhe për në(n) lëkurën, shpirtin!

Përqafime,

Yvana <3

 

SHIKO PRODUKTET

“Dëshirojmë që përkujdesja e lëkurës të jetë një eksperiencë relaksuese dhe argëtuese për çdokënd.
Produktet e Koral Secrets, janë përzgjedhur dhe testuar një nga një me shumë vëmendje, për t’i dhënë zgjidhje çdo problematike të lëkurës...
Ne besojmë se, vetëm duke e njohur lëkurën, mund të zbulosh bukurinë në(n) të!”

Y.Z