Historia e KORAL SECRETS
Letër nga Yvana Zike
Përshëndetje!
Unë jam Yvana… Kam vendosur të jem këtu për të komunikuar sfidën time të hershme, mirëqenien e lëkurës sime…
Ne vajzat flasim shumë. Po, po… SHUMË! Është në natyrën tonë të flasim për gjithçka! Sigurisht, nuk mund të rrimë pa folur me mikeshat tona për fustanin që sapo kemi porositur apo blerë… Për gjithçka konsumojmë, përdorim, ndjejmë, sfidohemi, shqetësohemi, dëshpërohemi, ëndërrojmë... E pikërisht ky është qëllimi im, për të krijuar një hapësirë dhe vendtakim, ku do të mund të ndajmë këshilla, shqetësime, pikëpyetje, eksperiencën personale, secila prej nesh! Prej disa vitesh, mund të them që prej adoleshencës sime, jam sfiduar shumë për të patur një lëkurë mbi të gjitha të shëndetshme. Asokohe i quanin puçrra të moshës, fakt të cilin unë se kam kuptuar kurrë… Sepse ato vazhdonin të shfaqeshin edhe pas asaj moshe. Lëkura është një “çështje”, do të thoja disi “e ndërlikuar”. Sigurisht të gjithë e kemi atë. Sigurisht që është organi më i madh në organizmin e njeriut dhe ka rol shumë të rëndësishëm, duke e veshur dhe mbrojtur atë nga faktorët e jashtëm të dëmshëm.
E kur vjen puna te fytyra, shikojmë që disa vajza apo djem janë gjenetikisht të bekuar me lëkurën që mbartin e disa të tjerë jo dhe aq me fat. Unë bëj pjesë në grupin e dytë, sepse problematika me aknet mu shfaq që në moshë të vogël. Por ashtu siç bëj me gjithçka tjetër në jetën time, nuk e lashë me aq… Për mua vlen një rregull i pacënueshëm: përpjekja dhe këmbëngulja për të patur atë që dëshiron, dhe sigurisht ASGJË NUK ËSHTË E PAMUNDUR! Pas gjithë këtyre viteve përpjekjesh për të patur një lëkurë të shëndetshme, mund të them që ndihem shumë e lumtur që kam arritur shumë shpesh të marr komplimente për të, për shëndetin që ajo rrezaton. Prandaj vajza, ju them se asgjë nuk është e pamundur! Besoj fort, se duke e njohur lëkurën, mund të dish të kujdesesh dhe të nxjerrësh më të mirën prej saj!
KORAL SECRETS është një projekt që ka nisur në mendjen time që prej dy vjetësh dhe konkretisht, krijuam një ekip të përkushtuar dhe nisëm punën në Janar 2020... Sigurisht, ishin muaj të vështirë për t’u përshtatur me gjithçka pandemia solli në përditshmërinë tonë… Shumë orë pune, shumë lodhje, stërmundime, kërkim për më të mirën... KORAL SECRETS është pasioni im, ëndrra ime, ushqimi dhe rrugëtimi im disa vjeçar për mirëqenien e lëkurës sime! Nëse keni dëshirë, këtë rrugëtim mund ta ndajmë bashkë... Duke e njohur më shumë veten, lëkurën, dhe një qasje komplet ndryshe për përkujdesjen e saj!
Ju premtoj që komunikimi ynë do të jetë i sinqertë dhe plot mirëkuptim, siç duhet të jetë një miqësi e vërtetë! Faleminderit për mbështetjen!
Përqafime, Yvana <3
HISTORIA JONË
KORAL SECRETS nisi më 1 Shtator 2020, me një ekip të përkushtuar për të ofruar një qasje tjetër në përkujdesjen e lëkurës. Frymëzuar nga filozofia e bukurisë koreane, ne besojmë se mirëqenia e lëkurës vjen për së brendshmi dhe duke u kujdesur posaçërisht për të parandaluar dhe kuruar problematikën që ajo shfaq.
KORAL SECRETS është website që përmban blog-un dhe dyqanin online të parë në Shqipëri, dhe mbi të gjitha një qendër inovacioni ku informacioni që do të përcjellim, trajtimi i dedikuar, këshillat dhe përkujdesja e personalizuar do të bëjë këdo të ndihet bashkë-udhëtari ynë në këtë rrugëtim! Kemi përzgjedhur me shumë kujdes mbi 40 marka prestigjoze koreano-jugore që po revolucionarizojnë rutinën e bukurisë në botë përmes inovacionit që ato aplikojnë! Në koleksionin tonë ka plot 10 kategori të ndryshme produktesh që përmbajnë plot mbi 300 produkte. Formulimi i tyre është me prejardhje natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme.
Qëllimi ynë kryesor është që përkujdesja ndaj lëkurës me anë të regjimit Korean disa-hapësh të përkujdesjes së lëkurës, të jetë një eksperiencë e këndshme dhe një investim i mirëfilltë për mirëqenien e përgjithshme të çdo femre shqiptare! Ju ftojmë plot kureshtje dhe dëshirë të bëheni pjesë e sekretit më të bukur, atij të bukurisë, që për Shqipërinë, kemi dëshirën ta zbuloni bashkë me ne… Bashkë me KORAL SECRETS!