SA KOHË DUHET TË PRESIM PËR TË PARË REZULTATE NGA PRODUKTET E REJA TË PËRKUJDESJES SË LËKURËS?
Përshëndetje!
Si fillim uroj të jeni mirë me shëndet, dhe nëse ndokënd nga ju e ka prekur pandemia, në çfarëdolloj forme, ju uroj ta kaloni sa më lehtë, me durim dhe duke i dhënë vetes kurajo, që gjithçka kalon dhe ditë më të mira do të vijnë… Mbrëmjet tona tashmë janë fokusuar në qëndrimin tonë në shtëpi, edhe pse ne në KORAL SECRETS, jo dhe aq… Porositë, mesazhet, janë të pafundme çdo ditë, prandaj faleminderit që kemi krijuar një marrëdhënie të fuqishme në kaq pak kohë!
Sot, siç mund të keni parë edhe nga titulli, dua të flasim për diçka që na shqetëson të gjithëve… “SA DUHET TË PRES QË TË SHOH REZULTAT NGA NJË PRODUKT APO NJË RUTINË E PËRKUJDESJES SË LËKURËS?” Me plot gojën mund të them se jemi gjenerata më e paduruar! E duam gjithçka ta arrijmë me shpejtësinë e dritës, sigurisht duam që porosia jonë në restorant të mos vonojë, ndërkohë që e duam të sapo gatuar dhe të ngrohtë :P
Pak a shumë e njëjta logjikë është edhe kur nisim të përdorim një serum apo krem të ri. Në atë paketim, shishe apo vazo të kremit, kemi të mbushur gjithë shpresën tonë! Një nga gabimet që më së shumti, ne vajzat bëjmë është pritshmëria e lartë dhe heqja dorë shumë shpejt! Kam lexuar në një artikull mjekësor nga një mjeke-dermatologe, që thoshte: “Kur të mendoni për ciklin e lëkurës, imagjinojeni si një shkallë lëvizëse.” Cikli i lëkurës sonë nis nga thellësia, ku nis edhe rigjenerimi i saj dhe vazhdon dalëngadalë duke rigjeneruar qelizat e saj, deri në epidermë, që është edhe shtresa e parë në sipërfaqe. Cikli i saj zgjat ndërmjet 4-6 javë, prandaj përveçse të shikoni efektet e menjëhershme, duhet të fokusoheni më së shumti, tek ato afatgjata të produkteve që përdorni. Duhet pasur në mendje, se problematika të ndryshme të lëkurës do të marrin kohën e tyre, që të arrihet përmirësimi i dukshëm. “Përmirësim”, nuk do të thotë që sapo të vendosim një serum kundër njollave, brenda një nate do të zhduken, as brenda një jave, as ndoshta një muaji, por siç ju thashë, sërish mos hiqni dorë! Lufta ime kundër akneve, nuk zgjati një javë, as një muaj, por vite të tëra, duke provuar përbërës që kishin efekt pozitiv, të tjerë që kishin efekt për të tjerët e jo për mua… Pra, e gjitha do konsistencë dhe mbi të gjitha DURIM!
Por, që të jem brenda temës, dhe këtë artikull, po e bëj pikërisht për vajzat më të paduruara (këtu e fus edhe veten), do t’ju them posaçërisht sa kohë i duhet çdo tipologjie produkti për të dhënë rezultat!
Pastruesit e fytyrës
Larësit e fytyrës janë produktet ku kuptohet që në përdorimin e parë, shumë lehtë nëse përshtatet apo jo. Nëse pasi e keni pastruar lëkurën me të, do ta ndjeni shumë të thatë, sigurisht është një larës agresiv ndaj saj. Por, nëse do ta ndjeni të freskët dhe të butë, sigurisht është zgjedhja e duhur dhe mund të vazhdoni ta përdorni pa problem. Për lëkurën e thatë një nga larësit shumë hidratues është THE PLANT BASE Nature Solution Natural Cleansing Foam, sepse ka një përbërje kremoze dhe e lë lëkurën shumë të butë! Ndërkohë, një nga larësit e mi të preferuar është dhe jam e bindur do të mbetet për shumë gjatë ai i COSRX Low-pH Good Morning Cleanser. Përpiquni gjithmonë të gjeni larës me pH të ulët, sepse e ndihmon lëkurën të ruajë pH e saj të nevojshëm. Një larës si ky nga COSRX, që i adresohet akneve më së shumti dhe balancimit të yndyrës në lëkurë, do të fillojë të shfaqi rezultat pas 2 javësh deri në 3 muaj, prandaj mos u dorëzoni!
Serumet
Serumet dhe ampulat mund të them me bindje të plotë, janë produkte që do të japin rezultat të dukshëm në problematikat e lëkurës, si hiperpigmentimi, njollat, shenjat e moshës, shenjat nga aknet etj. Serumet kanë përqëndrim të lartë përbërësish, prandaj dhe janë trajtimi më i mirë. Sigurisht, vazhdueshmëria dhe konsistenca janë çelësi i suksesit! Nëse vuani nga njollat e shkaktuara nga rrezet e dëmshme të diellit apo nga ato të krijuara nga aknet, zgjidhni serume me përbërës aktiv, si vitamina C. Një shembull, serumi me 5% vitaminë C është, KLAIRS Freshly Juiced Vitamin Drop. E nëse dëshironi, të luftoni shenjat e moshës, kolagjeni, por edhe përbërësit e fermentuar, që janë inovacioni i fundit që marka të famshme, sëfundmi po i përdorin shumë në formulimet e produkteve të tyre, do të jenë zgjidhja perfekte. E ku më mirë se laboratorët e NEOGEN, mund të prodhonin një të tillë! NEOGEN Dermalogy Real Ferment Micro Serum, përmban 61% kompleks fermentesh, panthenol & kolagjen! Sa kohë na duhet të shohim rezultat, e thotë shkenca, jo unë… 6-8 javë!
Kremi i zonës rreth syve
Sigurisht, lëkura rreth syve është zona më e hollë në të gjithë trupin e njeriut, dhe kjo e bën shumë më tepër delikate, ku do të jetë e para që do të shfaqen rrudhat, ënjtet, si edhe dehidratimi! Koha që një krem i tillë të japë rezultat, duke e hidratuar dhe filluar edhe të mbushë pak nga pak rrudhat e saj, është 6-8 javë! Sigurisht, rrathët e zinj nuk do të mund t’i zhdukni përfundimisht, sepse kanë faktorin më të paluftueshëm, “genin”, por le të korigjojmë dhe zbehim sa të mundemi… Mos harroni të bëni gjumin e bukurisë, si edhe të pini 8 gota ujë në ditë (minimalisht!) Një nga kremrat për të cilin kam marrë vlerësime nga ju dhe mikeshat e mia është ai i BENTON! Sigurisht edhe ky ka në përmbajtje fermente, BENTON Fermentation Eye Cream! Jepini një shans dhe do të më falenderoni në fund!
Kremi hidratues
Gjithkush ka nevojë për hidratim, GJITHKUSH! Po po, edhe ju vajza me lëkurë të yndyrshme, e sidomos ju! Çfarëdo tipi lëkure të keni, të thatë, mikse, të yndyrshme dhe me tendencë akneike, sigurisht duhet ta hidratoni atë! Një hidratues të mirë do ta kuptoni direkt sapo ta vendosni në lëkurë, e për të parë rezultat të dukshëm, do t’ju duhet jo më shumë se 2 javë!
Trajtim i akneve
Trajtimet janë të pafundme përsa i përket akneve… Varet nga rutina juaj, nga trajtimi që i bëni, por në terma të përgjithshëm, efekti do të duket pas 3 muajsh përdorimi të vazhdueshëm dhe të dedikuar. Një nga trajtimet shumë efikas për aknet janë eksfoliuesit, dhe KORAL SECRETS, ka sjellë më të mirët, pads nga NEOGEN, në variantin limon: NEOGEN Bio-Peel Gauze Peeling Lemon, me përmbajtje vitamin C, në variantin me çaj jeshil: NEOGEN Bio-Peel Gauze Peeling Green Tea, si edhe në variantin me verë të kuqe: NEOGEN Bio-Peel Gauze Peeling Wine. Këta eksfoliues janë të njomur në alpha hydroxyl, si acid laktik për të pastruar thellësisht poret dhe për të nxitur prodhimin e qelizave të reja të shëndetshme në lëkurë! Një tjetër trajtim shumë special për pastrimin e poreve dhe heqjen e pikave të zeza, (një këshillë nga eksperienca dhe nga dermatologët, mos i ekstraktoni më pikat e zeza, do të nxisni poret e lëkurës të mbiprodhojnë sebum dhe të formojë akoma më shumë të tilla), janë maskat me argjilë ISNTREE Real Mugwort Clay Mask, ose me të bardhën e vezës, si SKINFOOD Egg White Pore Mask, një maskë e butë por shumë efikase ku do të kuptoni rezultatin brenda 24h.
Sëfundmi, dua t’ju them se përkujdesja ndaj lëkurës, është mbi të gjitha përkujdesje ndaj vetes! E kur kemi sigurisht ndonjë problematikë që na shqetëson, e di që do të donit të shikonit rezultat të menjëhershëm, por konsistenca, durimi dhe mendimi pozitiv janë kura më e mirë për lëkurën dhe për gjithçka tjetër në jetë! Kujdesuni për veten dhe ne do të kujdesemi për lëkurën tuaj!
Përqafimet e mia më të ngrohta,
Yvana