.

Lëkura është një nga pjesët e organizmit të njeriut, që shfaq “sjellje të ndryshme”, sipas rrethanave të ndryshme që ajo gjendet. Si shembull mund të marrim ciklin mujor tek femrat, ku ndryshimi hormonal që ndodh pikërisht në trup, shkakton irritim, shpërthim të akneve në lëkurë. Tjetër faktor apo rrethanë që ndikon në mirëqenien e lëkurës, mund të jetë mënyra e të ushqyerit, përdorimi i medikamenteve të caktuar, stresi, por edhe moti, kryesisht ndryshimi i motit nga një stinë në tjetrën.

Sot do të doja të flisnim pikërisht për ndikimin që moti ka në lëkurë, dhe a duhet të tregohemi të kujdesshëm për të ndryshuar rutinën tonë nga një stinë në tjetrën.

Tashmë, ne kemi mbërritur në stinën e dimrit, temperaturat janë ulur dukshëm, dhe një nga problematikat që më së shumti shfaqet në lëkurë, është thatësia dhe dehidratimi. Gjatë stinës së verës është provuar shkencërisht nga specialist dermatologë, se lëkura prodhon në mënyrë natyrale më shumë sebum apo yndyrë, si pasojë e lagështisë që është shumë e pranishme në ajër, duke ndikuar pozitivisht kundër faktorëve agresiv si: rrezatimi i fortë i rrezeve UV, apo kripa e detit që irriton dhe thanë lëkurën.

Me ftohjen e motit, dhe me ndryshimin e temperaturave nga një ambjent i brendshëm i ngrohtë në një ambjent të jashtëm, do të keni vënë re se lëkura fillon dhe humb shkëlqimin e kjo si pasojë e mungesës së hidratimit.  Unë mendoj që synimi kryesor në trajtimin e lëkurës pikërisht në stinën e dimrit, është hidratimi sa më i plotë dhe i thellë i saj, rikthimi i shkëlqimit të saj, si edhe riparimi i dëmtimeve të shkaktuara gjatë verës (që lidhen më së shumti nga dëmtimi i rrezatimit diellor).

Si ta hidratoni thellësisht lëkurën?

Siç e përmenda më sipër, gjatë verës prania e lagështisë në ajër është e madhe, dhe kjo ndikon drejtpërsëdrejti në lëkurë, duke e bërë më të hidratuar. Zakonisht, produktet që zgjedhim për rutinën e verës kanë kosistencë të lehtë, si psh.: toner gati ujor pa kosistencë shumë të trashë, krem në formë xheli etj. Por, në dimër lëkura është më “e etur”, se kurrë për hidratim! Në këtë periudhë duhet të zgjedhim toner dhe krem me kosistencë më të plotë. Një nga tonerat që do t’jua sugjeroja është, HADA LABO Gokujyun Hyaluronic Acid Lotion, sidomos versioni “moist”, sepse ka kosistencë të përqëndruar dhe shumë të plotë. Përmban disa llojesh acidesh hialuronik, e nëse keni lëkurë shumë të thatë, do ishte mirë ta aplikoni disa herë, në disa shtresa, dhe mos e kini aspak me frikë se po e rëndoni lëkurën. Femrat koreane këtë metodë të aplikuarit disa herë të tonerit e quajnë “7-method”, sepse e aplikojnë deri në 7 herë tonerin në fytyrë!  Përsa i përket kremrave, do t’ju sugjeroja krem në formë balm-i. Një nga kremrat shumë të dashur për mua, edhe pse kam lëkurë të yndyrshme, është: COSRX Balancium Comfort Ceramide Cream, përmban keramide dhe 3 lloje të ndryshme ekstraktesh nga bima centella asiatica, Nëpërmjet përbërjes së tij forcon barrierën e lëkurës, si dhe e qetëson atë nga çdo irritim! Nëse keni lëkurë mikse dhe të yndyrshme, ju sugjeroj versionin e ri të linjës së COSRX HYDRIUM: COSRX Hydrium Moisture Power Enriched Cream. Ndryshe nga kremi tjetër i kësaj linje në formë xheli, që është dhe shumë i përshtatshëm për stinën e verës, version I ri është kremoz dhe përmban D-panthenol, propolis dhe keramide, duke formuar një film hidratimi për ta ushqyer lëkurën dhe për të rritur funksionin kryesor të barrierës së sajratuar gjatë gjithë kohës është aplikimi më i shpeshtë i maskave. Mund t’i përdorni 2-3 herë në javë, dhe në këtë mënyrë do të mbani në kontroll lagështinë që i nevojitet lëkurës. “Sheet mask”, do të ishte zgjidhja më e mirë, sepse mbajtja e tyre në fytyrë është shumë relaksuese dhe do t’i dhurojnë lëkurës suaj një “dush” hidratimi! Sigurisht, DR. JART+ Dermask Water Jet Vital Hydra Solution, nuk do t’ju zhgënjejë sepse është një maskë shumë, po shumë hidratuese! Përmban përbërës të veçantë si: “aquaxyl” dhe “xylitol” (agjentë hidratues), acidi oligo-hialuronik dhe ekstrakti nga algat, që përveç forcmimit të barrierës mbrojtëse, do t’ju ndihmojnë në nxitjen e prodhimit natyral të kolagjenin.

Përpiquni, gjithashtu të provoni dhe blini maska me formulime sa më natyrale, që përmbajnë element dhe përbërës ushqyes për të. Një nga maskat më të paralqyera të miat për sezonin e dimrit, që besoj do të bëhet edhe e juaja është: LANEIGE Water Sleeping Mask. Këtë maskë, mund ta përdorni në hapin e fundit të rutinës, dhe të flini me të. Gjatë gjumit, ajo do të purifikoi dhe rigjallëroi lëkurën, falë përbërjes së saj me 3 teknologji inovative dhe të patentuara: SLEEP-TOX™, MOISTURE WRAP™, SLEEPSCENT™, ku të arrini të bëni gjumin e bukurisë me gjithë kuptimin e fjalës! 

Si të riparoni dëmtimet në lëkurë që janë shkaktuar gjatë verës?

Sigurisht, që një lëkurë e mirë-hidratuar, do të shfaqi shëndetin dhe shkëlqimin e saj në mënyrë shumë të dukshme, por, nëse dëshiron vërtet të transformoni lëkurën tuaj, dhe ta çoni në një tjetër nivel përkujdesjen ndaj saj, duhet të kujdeseni në mënyrë të veçantë ta eksfolioni vazhdimisht! Sigurisht duhet gjetur eksfoliuesi i duhur, gjithmonë duke nisur me % sa më të ulët të acideve. Dhe nëse nuk keni përdorur më parë, do t’ju sugjeroj ta nisni me një toner për përdorim të përditshëm siç është, COSRX AHA BHA Vitamin C Daily Toner. Ky toner përmban AHA, BHA, Vitaminë C, Niacinamide dhe shumë përbërës të tjerë të mrekullueshëm. Mendoj se është zgjidhja ideale për të pasur shumë përbërës aktiv në një produkt, por % e tyre e ulët, e bën shumë miqësor me lëkurën, duke i mos shkaktuar as më të voglin irritim. Një tjetër menyrë eksfolimi që do t’ju sugjeroja, sidomos për njollat e krijuara nga rrezatimi diellor do të ishte serumi me vitaminë C. Nëse jeni fillestar në përdorimin e saj mund ta nisni me serumin, KLAIRS Freshly Juiced Vitamin Drop, që përmban 5% vitaminë C, dhe nëse dëshironi një serum më të fuqishëm sigurisht, nuk mund të ishte tjetër sugjerimi im, nga ai “bestseller” I KORAL SECRETS: NEOGEN Dermalogy Real Vita C Serum, me plot 22% vitaminë C dhe niacinamide. Duke e përdorur në mënyrë të vazhdueshme do të shikoni rezultate të mrekullueshme në zbehjen e hiperpigmentimit, dhe arritjen e një lëkurë vezulluese!

A duhet të ndërrohet serumi për stinën e dimrit, nëse po, çfarë përmbatje duhet të ketë?  

Serumet janë një nga produktet që sidomos pas avancimit të moshës, femrat i përdorin dhe i njohin më së miri. Këshillohet shumë përdorimi i tyre edhe nga dermatologët, sepse kanë formulime shumë të përqëndruara në përbërës që i adresohen problematikave të veçanta të lëkurës, përfshirë këtu tharjen dhe dehidratimin. Temperaturat e ulta, erërat e forta, i ftohti i borës janë shaktarët kryesor që agravojnë lëkurën gjatë dimrit, por me përdorimin e serumit të duhur, nuk do të shqetësoheni më. Në listen e përbërësve të serumit duhet të zgjidhni përbërës si: keramide, beta-glukan, acid hialuronik dhe vitaminë E. Një serum që u bë pak kohë që e kemi futur në koleksionin tonë është, IUNIK Beta-Glucan Power Moisture Serum, i cili përmban beta glucan të pastër, që është 20% më shumë i fuqishëm dhe hidratues se sa acidi hialuronik! Me përdorimin e vazhdueshëm të tij, do të përmirësoni elasticitetin e lëkurës, si edhe funksionimin e barrierës mbrojtëse të saj. E, nëse ju pëlqen përdorimi i vajrave të fytyrës, është koha ideale të shtoni një të tillë në rutinën tuaj, dhe më besoni unë kam gjetur idealin edhe për lëkurën e yndyrshme! ROVECTIN Skin Essentials Barrier Repair Face Oil, përmban përbërës special si vaj neroli, vitaminë E, ekstrakti i farave të kumbullës dhe squalane (hidratues natyral i prodhuar nga vetë lëkura). Efektet e tij mrekullibërëse që edhe vetë marka krenohet me të janë: hidratimi i thellë i lëkurës, parandalimi i shenjave të moshës dhe trajtimi rudhave.

A duhet mbrojtur lëkura me SPF gjatë dimrit?

Nuk e di sa shumë duhet ta theksojmë dhe e di që shpesh edhe bezdiseni me ketë ngulmim, por SPF-ja duhet të jetë gjithmonë në rutinën tuaj të mëngjesit dhe gjatë gjithë ditës, qoftë në verë apo dimër! Mbrojtja ndaj diellit është njësoj e rëndësishme si në verë ashtu edhe në dimër! Rrezet UV të diellit e dëmtojnë lëkurën në çdo kohë gjatë gjithë vitit, pavarësisht motit! Lëkura përballet me mjaft agresorë të jashtëm, kështu që evitojani dëmtimin që do i shkaktonte edhe rrezatimi diellor. Madje, pasqyrimi i rrezeve në bardhësinë e borës e rrit fuqinë e rrezeve UV mbi lëkurë. Një nga mbrojtësit që do t’ju sugjeroja edhe për vetitë e tij shumë hidratuese dhe rigjenereuese është: ABIB Quick Sunstick Protection Bar SPF50+ PA++++! Ky mbrojtës nuk është një krem klasik ndaj mbrojtjes ndaj diellit, sepse ka formën e stick-ut. Por, pikërisht forma e tij e bën shumë të lehtë për t’u riaplikuar gjatë ditës edhe sipër makeup-it. Dhe nëse vërtet doni të keni një mbrojtje maksimale ndaj rrezeve UV, duhet ta riaplikoni kremin apo në këtë rast stick-un të paktën çdo 3 orë!

Si përfundim, gjatë dimrit hidratoni sa më shumë lëkurën, eksfoliojeni atë nga qelizat e vdekura, aplikoni sa më shumë agjentë hidratues, si: beta-glukani, acid hialuronik, vitamina E, dhe gjithmonë aplikoni dhe RI-aplikoni SPF!

Nëse me këtë artikull ju lindën pyetje dhe ju nevojitet sugjerim më specifik, e dini se ku mund të më gjeni…

Më shkruani në Instagram, Facebook, chat në Website ose WhatsApp!
Mezi pres të dëgjoj nga ju!
Deri atëherë, kujdesuni për veten, dhe për lëkurën tuaj!

Përqafime, Yvana <3

 

SHIKO PRODUKTET

“Dëshirojmë që përkujdesja e lëkurës të jetë një eksperiencë relaksuese dhe argëtuese për çdokënd.
Produktet e Koral Secrets, janë përzgjedhur dhe testuar një nga një me shumë vëmendje, për t’i dhënë zgjidhje çdo problematike të lëkurës...
Ne besojmë se, vetëm duke e njohur lëkurën, mund të zbulosh bukurinë në(n) të!”

Y.Z