Rutinë bazike sipas tipit të lëkurës.

Ky është artikulli i parë për 2021, prandaj me shumë dashuri dua t’ju uroj që këtë vit të ri ta mirëpresim me ëndrra, të mëdha dhe të vogla… Unë ëndërroj që viti që lamë pas të marri me vete çdo të keqe, pasiguri dhe dhimbje, dhe viti që sapo hyri të na ofrojë vetëm mirësi dhe dashuri!

Gjatë kësaj periudhe kemi komunikuar shpesh nëpërmjet WhatsApp-it dhe Instagram-it dhe më së shumti me secilën prej jush jemi përpjekur të ndërtojmë një rutinë bazike sipas nevojave dhe tipit të lëkurës sigurisht. Nga kjo mora shkas, për të krijuar një artikull pikërisht për ndërtimin e një rutine sipas tipologjisë së lëkurës. Për vajzat që janë të dhëna pas kujdesit të lëkurës, ashtu si edhe unë, që kanë testuar e provuar shumë produkte, është shumë e lehtë për të krijuar një rutinë dhe për ta zhvilluar atë me produkte të reja. Por, ka edhe shumë vajza që nuk ja thonë fare për këtë pjesë dhe vetëm idea për të krijuar një “rutinë” është shumë konfuze! Nëse e gjeni veten tek grupi i dytë, atëherë me shumë kënaqësi do t’ju ndihmojmë të krijoni një rutinë me 3 produkte, që i përshtaten lëkurës suaj. Sigurisht, do t’ju rekomandoj produkte bazike që ju nevojiten, por së pari le të identifikojmë tipin e lëkurës suaj. Filozofia ime në përkujdesjen e lëkurës, ka qënë gjithmonë njohja e saj, njohja e nevojave dhe problematikave të saj. Prandaj përpara se të zgjidhni apo të kërkoni për rekomandime produktesh, përpiquni të merrni informacion mbi formulimet dhe përshtatshmërinë e tyre me lëkurën tuaj.

Ekzistojnë 4 tipologji të lëkurës, e yndyrshme, mikse, normale dhe e thatë. Le të flasim pak, për specifikat e secilës. Nëse lëkura juaj duket dhe e ndjeni të yndyrshme në mes të ditës, poret janë të dukshme dhe të mëdha, ju krijohen pika të zeza ose keni tendencë akneike, propabiliteti është të keni lëkurë të yndyrshme. Nëse në disa zona të fytyrës suaj e ndjeni të yndyrshme si: balli, hunda apo mjekra, dhe poret janë të dukshme, që njihet si zona T, ndërkohë në pjesën tjetër fytyrës, si faqet, e ndjeni të thatë, atëherë ju keni lëkurë të përzjerë, pra mikse. Dhe nëse lëkura juaj përshtatet shumë mirë me shumicën e produkteve, dhe vetëm në raste të veçanta, si ndryshimi i faktorëve të jashtëm, mund të ndikojë duke e ndjerë më të yndyrshme apo më të thatë, atëherë ajo është më lëkurë më se normale. Sëfundmi, nëse kur pastroni lëkurën e ndjeni gjithmonë të tendosur e të ashpër, e kjo ju ndodh edhe në mes të ditës, atëherë sigurisht që e keni të thatë.

Tani që jeni më të qartë për tipologjinë e lëkurës suaj, është momenti për të krijuar rutinën e duhur. Një rutinë bazike, por e domosdoshme përmban 3 produkte kryesore, pastruesin e fytyrës, hidratimin, dhe mbrojtjen ndaj rrezeve të dëmshme UV të diellit.

Rutina me 3 hapa për lëkurën e yndyrshme:

Për të gjithë vajzat që luftojnë me lëkurën e tyre të yndyrshme, po ju them se keni gjetur personin e duhur, sepse unë vetë e kam të tillë lëkurën, dhe do t’ju jap gjithmonë zgjidhje të provuara. E kuptoj shumë mirë, sa sfiduese është të kesh nje lëkurë të tillë që nuk ndalon së prodhuari yndyrë, dhe gjatë gjithë ditës ndjen bezdi. Por, mos u pezmatoni, çelesi qëndron tek balanca “pastrim-hidratim”. Pastrimi i dyfishtë ka qënë dhe vazhdon të jetë shpëtimi im, për të mbajtur në kontroll sebumin e tepërt. Një larës që do e sugjeroja përveç atij të COSRX Low-pH Good Morning Cleanser, është ai që po përdor sëfundmi, NEOGEN Green Tea Real Fresh Foam Cleanser.

E pastron lëkurën thellësisht, dhe përmban çaj jeshil 100% të fermentuar, madje edhe në paketimin e tij do vëreni gjethet në pjesën e poshtme. Ky përbërës ka veti të fuqishme anti-inflamatore dhe qetëson shpërthimet akneike dhe sigurisht ndihmon në mos përhapjen e tyre. Hidratimi është shtylla e dytë kryesore për lekurën e yndyrshme.

E nëse në këto momente jeni duke menduar, se nuk është e nevojshme aspak hidratimi sepse më shumë do ta rëndonte lëkurën tuaj… Me bindje të plotë ju them, se është më se i domosdoshëm! Duke e pastruar lëkurën, duke i hequr sebumin, yndyrën dhe lipidet e saj natyrale dhe duke mos i kthyer mbrapsh hidratim të thellë, ajo çka do të bëni është dehidratimi i saj, duke e detyruar të prodhojë akoma më shumë yndyrë. Një serum apo krem me acid hialuronik do të ishte zgjidhja perfekte, dhe ju kam gjetur më specialin, që po bëhet “bestseller” në KORAL SECRETS. THE PLANT BASE Waterfall Moist Balanced Hyaluronic Acid 100, i cili përmban 100% sodium hyaluronate (derivat i acidit hialuronik), molekulat e tij kanë madhësi më të vogël se vetë acidi hialuronik, duke bërë që të penetrojnë thellësisht në të gjitha shtresat e lëkurës.

Sëfundmi, SPF! Gjithmonë duhet ta mbroni lëkurën dhe fytyrën tuaj nga rrezet e diellit, GJITHMONË! E di që ndoshta, duket pak cliché, sepse ne nuk e kemi shumë në kulturë apo nuk e kemi të edukuar që në fëmijëri, por mbrojtja ndaj diellit është kujdesi më i domosdoshëm që duhet t’i bëjmë lëkurës! Dhe meqë jemi ende te lëkura e yndyrshme, do t’ju sugjeroja një mbrojtës me formulim shumë inovativ. MAXCLINIC Catrin Natural 100 Sunkill RX SPF46 PA+++ , është në formë pudre dhe përmban filtra mineral. Përveç mbrojtjes ndaj diellit, duke e riaplikuar sipër makeup-it, do të arrini të mbani në kontroll sebumin dhe yndyrën e tepërt të krijuar gjatë ditës. Gjithashtu, mbulon njollat apo hiperpigmentimin e lëkurës, dhe lë një efekt mat në fund.

Rutina me 3 hapa për lëkurën mikse:

Edhe për lëkurën mikse ashtu si për atë të yndyrshme, duhet krijuar balanca. Një larës që do të heq yndyrën e tepërt, por nga ana tjetër nuk do ta thajë lëkurën. Një sugjerim që do t’ju jepja është të provoni Neogen Real Cica Micellar Cleansing Oil, sepse është i butë, por shumë efektiv. Gjithçka që ju nevojitet nga një pastrues fytyre, apo jo?

Përsa i përket hidratimit, një krem hidratues me kosistencë shumë të plotë, do të ishte i rëndë për lëkurën tuaj, një serum do të ishte shumë i lehtë. Po, nëse zgjidhni një krem në formë xheli? Mendoj se do të ishte zgjidhja e duhur! I'M FROM Vitamin Tree Water Gel, është perfekt për lëkurën mikse, sepse ofron hidratim të lehtë falë edhe përbërjes së tij ujore, dhe përmban antioksidantë të fuqishëm për ta mbrojtur atë nga agresorët e jashtëm. Gjithashtu, ka veti antibakteriale për të luftuar aknet.

Ndërsa, si mbrojtës ndaj diellit, do t’ju sugjeroja MISSHA Cicadin Centella Duo Sunscreen Stick, sepse përthithet shumë shpejt duke mos e rënduar lëkurën aspak. Përmban dy pjesë, (ngjyrë jeshile) ka përmbajtje shumë të lehtë ujore, ndërsa tjetra (ngjyrë të bardhë), përmban filtra mineral dhe qetëson lëkurën e irrituar.

Rutina me 3 hapa për lëkurën normale:

Me plotë gojë mund të them që ju jeni më me fat nga të gjithë! Ju keni mundësi zgjedhje pafund… Këshilla ime për ju, është të zgjidhni midis produkteve më sipër, sipas kushteve aktuale në të cilat e ndjeni lëkurën.

Rutina me 3 hapa për lëkurën e thatë:

Gjithçka ka nevojë lëkura e thatë është HIDRATIMI! Përsa i përket pastrimit të fytyrës, duhet të zgjidhni të jetë një larës shumë i butë dhe të mos ju lë ndjesinë e tërheqjes në fund. Larësit vajor, janë shumë efikas në shpërbërjen e makeup-it, SPF-së, sebumit të tepërt, dhe sigurisht këshillohen për të gjithë tipet e lëkurës, por në mënyrë specifike për lëkurën e thatë, sepse do ta le të hidratuar pas pastrimit të saj. Një larës vajor shumë hidratues është KLAIRS Gentle Black Deep Cleansing Oil, falë përbërjes së tij të veçantë me vaj të fasules së zezë, susamit të zi, jojoba-s etj.

Si krem hidratues, duhet të përdorni një krem që jo vetëm do ta hidratojë lëkurën tuaj, por do të forcojë dhe mbrojë barrierën natyrale të saj. Zgjidhni krem në formë balmi, që përmbajnë agjent hidratues dhe lipide si: keramidet, shea butter, vitamina E dhe glicerina. Sugjerimi im dhe e shumë mikeshave të mia që kanë lëkurë të thatë, për ju është: COSRX Balancium Comfort Ceramide Cream!

Dhe sigurisht SPF, është një domosdoshmëri për lëkurën tuaj që ka tendencë të plaket më shpejt, prandaj mos e neglizhoni mbrojtjen ndaj diellit. Neogen Day-Light Protection Sunscreenështë ideal për ju, sepse nuk e rëndon lëkurën, por njëkohësisht ka efekt hidratues falë ekstrakteve të trëndafilit dhe frutave të pyllit, që përmban.

 

E nëse dëshironi, të zgjeroni rutinën tuaj me më shumë produkte, do t’ju sugjeroja të mos shkonit direkt tek 10-hapat, por të shtoni një ose dy produkte çdo herë. Nëse doni t’i adresoheni problematikave të caktuara të lëkurës, ekfsoliuesit dhe serumet janë trajtimi i duhur. Por, mësojeni veten dhe lëkurën tuaj pak nga pak me çdo produkt të ri  që dëshironi t’i shtoni rutinës suaj. Ajo do të mësohet të përshtatet dalengadalë dhe do arrijë të marri benefitet maksimale nga ato.

Si zakonisht, pas çdo bisede sëbashku, do t’ju them edhe sot që, për çdo pyetje, përshtypje apo sugjerim jeni të mirëpritura të na shkruani, dhe ne me shumë kënaqësi do t’ju ndihmojmë!

Deri atëherë, ju uroj sërish një vit të ri, të mbushur me ditë të bukura, për veten dhe njerëzit e dashur!

Përqafime, Yvana

SHIKO PRODUKTET

“Dëshirojmë që përkujdesja e lëkurës të jetë një eksperiencë relaksuese dhe argëtuese për çdokënd.
Produktet e Koral Secrets, janë përzgjedhur dhe testuar një nga një me shumë vëmendje, për t’i dhënë zgjidhje çdo problematike të lëkurës...
Ne besojmë se, vetëm duke e njohur lëkurën, mund të zbulosh bukurinë në(n) të!”

Y.Z