Shkoni te kontenti

Për Shqipërinë transporti është FALAS për blerje me vlerë 5000 ALL+. Ndërsa, për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, për blerje me vlerë 80€+. Kuponi promocional nuk mund të aplikohet mbi produktet në ofertë.

Koral Secrets - Përkujdesje e lëkurës & markat më të njohura koreane.Koral Secrets - Përkujdesje e lëkurës & markat më të njohura koreane.
0
  • Home
  • PRODUKTE
  • TIPE TË LËKURËS
  • PROBLEMATIKA TË LËKURËS
  • MAKEUP
  • KUJDESI I FLOKËVE
  • MARKA
  • KUJDESI I TRUPIT
  • SUPLEMENTE
  • SETE
  • SKIN & SKALP ANALYZER
  • WHOLESALE
  • BLOG
  • PROGRAMI I BESNIKËRISË

We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.

JMSOLUTION Marine Luminous Pearl Sun Spray Pearl
JMSOLUTION Marine Luminous Pearl Sun Spray Pearl

JMSOLUTION Marine Luminous Pearl Sun Spray Pearl

200000
3,000.00 ALL 2,000.00 ALL
Çmimi për njesi /  per 

JMSOLUTION Marine Luminous Pearl Sun Spray Pearl

200000
3,000.00 ALL 2,000.00 ALL
Çmimi për njesi /  per 
43986863161601

Tashmë, duhet të jeni njohur me rregullin numër një të kremit të diellit: Aplikojeni gjithmonë atë, sidomos tani që stina e verës është zyrtarisht këtu dhe mbrojtja duhet të jetë më e lartë. Kështuqë ne "Koral Secrets" kemi menduar duke ju sjellur, JM Solution Marine Luminous Pearl Sun Spray Pearl SPF 50+ PA++++, një spf-ë në formë Spray që qetëson, ftoh dhe mbron lëkurën tuaj.  Formula e tij me acid hialuronik dhe ekstrakt perlash do ta lërë lëkurën  të butë dhe të lëmuar, ndërkohë që e mbron atë edhe nga rrezet e diellit. Ekstrakti i perlës, i pasur me aminoacide dhe minerale ndihmon në parandalimin e prodhimit të melaninës dhe riparimin e lëkurës së dëmtuar. Ndërkohë, Tokoferol, (vitaminë E), një antioksidant thelbësor, mbron lëkurën nga dëmtimet e radikaleve të lira dhe e lë lëkurën të hidratuar falë kombinimit me kolagjen. Ky produkt, jep shkëlqim dhe elasticitet lëkurës duke e bërë kështu të përshtatshëm edhe për lëkurën më mature! Përthithet lehtësisht pa lënë ndjesinë e ngjitjes dhe njollë të bardhë në lëkurë.

*180ml

Përdorimi

Filimisht, shkundni Sunspray-in përpara përdorimit. Mos e spërkatni produktin në të njëjtën zonë për më shumë se 3 sekonda. Sa më shumë që të jetë e mundur, spërkatni produktin në një distancë mbi 20 cm nga lëkura. Mos e spërkatni produktin në zonat rreth syve dhe mukozave (vetëm për përdorim të jashtëm). 
Përbërësit

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

Ekstrakti i perlës, tokoferol, (vitaminë E)

Lista e plotë e përbërësve

Water, Butylene Glycol, Dicaprylyl Carbonate, Ceresin, Synthetic Wax, Dimethicone, Isodecyl Neopentanoate, Stearyl Heptanoate, Glycerin, Tocopheryl Acetate, Lauryl PEG-8 Dimethicone, Stearyl Caprylate, Sodium Chloride, 1,2-Hexanediol, Sorbitan Sesquioleate, Undaria Pinnatifida Extract, Pearl Extract (0.2ppm), Ecklonia Cava Extract, Codium Tomentosum Extract, Gelidium Cartilagineum Extract, Agarum Cribrosum Extract, Enteromorpha Compressa Extract, Laminaria Japonica Extract, Dunaliella Salina Extract, Laminaria Cloustoni Extract, Sargassum Fulvellum Extract, Sargassum Muticum Extract, Porphyra Yezoensis Extract, Fucus Vesiculosus Extract, Laminaria Saccharina Extract, Spirulina Platensis Extract, Jania Rubens Extract, Cladosiphon Okamuranus Extract, Euglena Gracilis Extract, Macrocystis Pyrifera (Kelp) Extract, Ulva Lactuca Extract, Codium Fragile Extract, Chlorella Minutissima Extract, Hizikia Fusiforme Extract, Salicornia Herbacea Extract, Plankton Extract, Pikea Robusta Extract, Hydrolyzed Ulva Lactuca Extract, Haematococcus Pluvialis Extract, Laminaria Digitata Extract, Hypnea Musciformis Extract, Sodium Hyaluronate, Glyceryl Caprylate, Bisabolol, Caprylic/Capric Triglyceride, Dimethicone/PEG-10/15 Crosspolymer, Tocopherol, Stearalkonium Hectorite, Propylene Carbonate, Dipropylene Glycol, Sodium Citrate, Niacinamide, Sea Water (10ppm), Chlorella Ferment, Hydrolyzed Conchiolin Protein (0.1ppm), Hydrolyzed Collagen, Macrocystis Pyrifera (Kelp) Protein, Hydrolyzed Enteromorpha Compressa, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Acetylated Hyaluronate, Fragrance, Alpha-Isomethyl Ionone, Butylphenyl Methylpropional, Citronellol, Geraniol, Hexyl Cinnamal, Linalool, Benzyl Benzoate, Benzyl Salicylate

Marka

Marka koreane e bukurisë JMsolution siguron përbërës nga e gjithë bota për të zhvilluar produkte cilësore që gjenerojnë rezultate efikase. Duke bashkëpunuar me ekspertë nga fusha të ndryshme në industrinë e bukurisë dhe dermatologjisë, marka merr në konsideratë çdo lloj lëkure kur krijon produkte që synojnë një sërë problemesh të lëkurës. JMsolution krenohet me një koleksion të gjerë produktesh që formojnë një rutinë të plotë të kujdesit për lëkurën. Kjo përfshin grupin e maskave të tij më të shitura Water Luminous S.O.S Ringer, Setin e maskave me Marine Luminous Pearl dhe grupin e maskave me propolis.
JMSOLUTION Solution Luminous Flower Rose Sun Spray SPF50+ PA++++
JMSOLUTION Solution Luminous Flower Rose Sun Spray SPF50+ PA++++

JMSOLUTION Solution Luminous Flower Rose Sun Spray SPF50+ PA++++

200000
3,000.00 ALL 2,000.00 ALL
Çmimi për njesi /  per 

JMSOLUTION Solution Luminous Flower Rose Sun Spray SPF50+ PA++++

200000
3,000.00 ALL 2,000.00 ALL
Çmimi për njesi /  per 
43987126059265

Po kërkoni një mënyrë më komode apo më të thjeshtë për të aplikuar ose riaplikuar mbrojtësin mga rrezatimi diellor? Ju prezantojmë me JMSOLUTION Solution Luminous Flower Rose Sun Spray SPF50+ PA++++, një produkt në formë spray shumë praktik me spektër maksimal mbrojtës nga rrezatimi UV. Me teknologjinë më të fundit, ky spray kundër diellit nga JM Solution ushqen lëkurën tuaj, falë formulimit të tij të pasur me ujë të ekstratuar nga 6 lloj lulesh, të cilët rrisin elasticitetin e lëkurës ndërkohë që formulimi me peptide mban në kontroll shenjat e moshës, duke i dhuruar lëkurës një pamje më rinore dhe plot freski. Nga ana tjetër, përmbajtja me acid hialuronik dhe ekstrakt perlash do ta lërë lëkurën të butë dhe të lëmuar, ndërkohë që e mbron atë edhe nga rrezet e diellit. Gjithashtu, ja vlen të përmendet që spray ka një aromë shumë të këndshme dhe të freskët nga përbërja me trëndafil!

E gjithë formula është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si:  paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*180ml 

Përdorimi

Filimisht, shkundni Sunspray-in përpara përdorimit. Mos e spërkatni produktin në të njëjtën zonë për më shumë se 3 sekonda. Sa më shumë që të jetë e mundur, spërkatni produktin në një distancë mbi 20 cm nga lëkura. Mos e spërkatni produktin në zonat rreth syve dhe mukozave (vetëm për përdorim të jashtëm). 


Përbërësit

Përbërësit "magjik"

 ujë të ekstratuar nga 6 lloj lulesh, peptide, acid hialuronik dhe ekstrakt perlash

Lista e plotë e përbërësve

Water, prunus amygdalus dulcis (sweet almond) oil, hydrogenated poly(c6-14 olefin), glycerin, cyclopentasiloxane,alcohol,polyglyceryl-3 methylglucose distearate, dioscorea japonica root extract, polyglyceryl-10 stearate, prunus serrulata flower extract, piper methysticum leaf/root/stem extract,moringa pterygosperma seed extract, centella asiatica extract,panax ginseng berry extract, rosa centifolia flower water,sodium hyaluronate, hydrogenated lecithin, saccharomyces ferment filtrate,alpha-bisabolol,polyquaternium-51,methylpropanediol,glycosyl trehalose, hydrogenated starch hydrolysate, raffinose, biosaccharide gum-1, adenosine, lecithin, hydrolyzed hyaluronic acid,beta-glucan,butylene glycol,hydroxypropyltrimonium hyaluronate,palmitoyl tripeptide-5,nonapeptide-1,acetyl hexapeptide-8,copper tripeptide-1,tripeptide-1,palmitoyl tetrapeptide-7,palmitoyl tripeptide-1,palmitoyl pentapeptide-4,hexapeptide-9,fragrance,phenoxyethanol,ethylhexylglycerin

Marka

Marka koreane e bukurisë JMsolution siguron përbërës nga e gjithë bota për të zhvilluar produkte cilësore që gjenerojnë rezultate efikase. Duke bashkëpunuar me ekspertë nga fusha të ndryshme në industrinë e bukurisë dhe dermatologjisë, marka merr në konsideratë çdo lloj lëkure kur krijon produkte që synojnë një sërë problemesh të lëkurës. JMsolution krenohet me një koleksion të gjerë produktesh që formojnë një rutinë të plotë të kujdesit për lëkurën. Kjo përfshin grupin e maskave të tij më të shitura Water Luminous S.O.S Ringer, Setin e maskave me Marine Luminous Pearl dhe grupin e maskave me propolis.

Related blog posts

Udhërrëfyesi i Kolagjenit BB LAB. Cilin të zgjidhni sipas nevojës?

Udhërrëfyesi i Kolagjenit BB LAB. Cilin të zgjidhni sipas nevojës?

by Arla Hoxha on May 20, 2026
Udhërrëfyesi i kolagjenit BB LAB. Cilin te zgjidhni sipas nevojës? BB LAB (Nutrione) është një nga markat Nr.1 të "inner beauty" në Korenë e Jugut, e specializuar në suplemente bukurie me kolagjen marine me peshë të ulët molekulare. Më poshtë gjeni një udhërrëfyes që ju ndihmon të zgjidhni produktin e duhur sipas nevojes suaj. Çfarë është peshë molekulare e ulët? Kolagjeni me peshë molekulare të ulët (~1,000 Da) është hidrolizuar në peptide më të vogla që trupi e përthith më lehtë. Kjo është arsyeja pse BB LAB përdor këtë teknologji në të gjitha formulat e saj. 1. Anti-Age & Doza të Larta Kolagjeni Për ata që kërkojnë mbështetje më intensive për elasticitetin, hidratimin dhe pamjen e lëkurës, BB LAB ofron tre variante me doza të larta kolagjeni. Këto formula janë menduar për cikle më të shkurtra (14–15 ditë) me doza ditore më të larta. The Pure Collagen — 200g Formulë minimale & e pastër pa shije. Kolagjen marine + Vit C + Acid Hialuronik + Elastinë. Ideale për përdorim afatgjatë në smoothie ose kafe. Pluhur High-Dose4000 ALL3,100 ALL Low Molecular Collagen 5000 — 15 sticks 5,000mg kolagjen për stick + Glutathione + Acid Hialuronik + Elastinë. Shije berry. Cikël 15-ditor intensive. High-Dose 2,200 ALL1,700 ALL The Collagen 5500 — 14 shishe Doza më e lartë në linjë: 5,500mg + Elastinë + Ceramide + Centella. Formë ampule gati për konsum. Shije tropikale. Max Dose 5,900 ALL3,700 ALL Këshillë: Nëse jeni fillestarë, filloni me Low Molecular Collagen S (1,200mg) për mirëmbajtje të përditshme. Kaloni në doza të larta (5,000mg+) kur keni nevojë për mbështetje më intensive ose për cikle 2-javore. 2. Shkëlqim & Antioksidantë — Glutathione + Kolagjen Për lëkurë me ton të pabarabartë, njolla ose shenja të para të plakjes të kombinuara me pigmentim, formula që bashkon kolagjenin me glutathione ofron një qasje të dyfishtë: mbështetje strukturore dhe mbrojtje antioksiduese. Glutathione Collagen W — 30 sticks 1,200mg kolagjen + 10% Glutathione Yeast + Formula SF3X-7. Për lëkurë me ton jo uniform dhe linja fine. Shije portokalli. Shkëlqim 2,700 ALL2,100 ALL 3. Flokë & Thonj — Biotinë + Kolagjen Nëse fokusi juaj është forcimi i flokëve dhe thonjve, biotina është një nga vitaminat më të njohura që lidhet me këtë qëllim. Kombinimi me kolagjenin e bën rutinë më të plotë. Biotin Collagen V — 30 sticks 1,200mg kolagjen + Biotinë (100% e dozës ditore) + Formula SF3X-7. Për flokë të dobët dhe thonj të brishtë. Shije Shine Muscat. Flokë & Thonj 3,000 ALL2,300 ALL 4. Elasticitet & Mirëmbajtje Bazë Për ata që duan të fillojnë një rutinë të thjeshtë kolagjeni ose ta mbajnë atë si pjesë të kujdesit të përditshëm, ky variant ofron dozë të moderuar (1,200mg) në format praktik stick. Low Molecular Collagen S — 30 sticks 1,200mg kolagjen + Vit C + Formula SF3X-7. Dozë bazë për përdorim të përditshëm. Shije seven berries. Cikël 30-ditor. Bazë 2,800 ALL1,900 ALL 5. Lëkurë me Tendencë Akneike — B5 + Kolagjen Për lëkurë që prodhon më shumë yndyrë ose ka tendencë për akne, acidi pantotenik (Vitamina B5) lidhet me balancimin e sebumit dhe mbështetjen e një lëkure më të rregullt, ndërsa kolagjeni ndihmon në strukturën e saj. Pantothenic Acid Collagen T — 30 sticks 1,200mg kolagjen + 50mg Acid Pantotenik (B5) + Formula SF3X-7. Për balancim yndyre dhe mbështetje të lëkurës. Shije ananasi. Akne & Yndyrë 3,000 ALL2,400 ALL                   Tabela krahasuese  Produkti Doza Kolagjeni Fokusi Kryesor Forma Cikli The Pure Collagen ~3,000mg/lugë Formulë e pastër, afatgjatë Pluhur 200g 20 ditë Collagen 5000 5,000mg/stick Anti-age intensive 15 sticks 15 ditë Collagen 5500 5,500mg/shishe Doza maksimale + ceramide 14 ampula 14 ditë Glutathione Collagen W 1,200mg/stick Shkëlqim & antioksidantë 30 sticks 30 ditë Biotin Collagen V 1,200mg/stick Flokë & thonj 30 sticks 30 ditë Collagen S 1,200mg/stick Elasticitet & bazë 30 sticks 30 ditë Pantothenic Acid Collagen T 1,200mg/stick Akne & balancim yndyre 30 sticks 30 ditë Kur fillon te bëhet  pjesë e rutinës? Me suplementet e bukurisë, qasja më e mirë është të mendoni në terma rutine dhe vazhdimësie. Është një hap i përditshëm që kërkon kohë, përdorim të rregullt dhe pritshmëri reale. Këshilla më praktike: zgjidhni një formë që ju përshtatet vërtet. Nëse produkti është i lehtë për t’u përdorur çdo ditë, ka shumë më tepër gjasa të bëhet pjesë e rutinës suaj. Si ta zgjidhni kolagjenin e duhur? Nisuni nga ajo që ju nevojitet. Disa kërkojnë diçka të thjeshtë për çdo ditë, të tjerë preferojnë formula më të avancuara për rutinën e tyre të bukurisë. Prandaj kolagjeni nuk vjen si një zgjedhje e vetme. Ka forma dhe formula të ndryshme, dhe zgjedhja bëhet më e lehtë kur shihni çfarë përmban secili produkt dhe si përdoret. Në Koral Secrets Nutrition, koleksioni i kolagjenit është zgjedhur me fokus te rutina e bukurisë nga brenda. Çdo produkt BB LAB prodhohet në Korenë e Jugut me standarde të larta sigurie dhe përdor kolagjen marine me peshë molekulare të ulët për përthithje optimale. Koral Secrets  Zbuloni koleksionin e kolagjenit Formula të zgjedhura me kujdes për rutinën tuaj të bukurisë nga brenda. Shihni format, përbërjet dhe zgjidhni atë që ju përshtatet më shumë. Shikoni Koleksionin
EGF: Përbërësi që po bën shumëkënd të heqë dorë nga botoksi

EGF: Përbërësi që po bën shumëkënd të heqë dorë nga botoksi

by Arla Hoxha on May 19, 2026
ÇFARË ËSHTË EGF? Nëse jeni të apasionuar pas kujdesit ndaj lëkurës, ka shumë mundësi që keni dëgjuar për retinol, vitaminë C apo acid hialuronik. Por kohët e fundit, një përbërës i ri po vjedh vëmendjen e të gjithëve dhe premton diçka që dikur mendohej e pamundur: kthimin e kohës pas për qelizat tona. Flasim për EGF (Epidermal Growth Factor) ose Faktorin e Rritjes Epidermale. Por çfarë është saktësisht ky përbërës me emër shkencor, si përfundoi nga laboratorët e biologjisë në produktet dhe pse lëkura po e "lutet" ta ketë? Le t'i zbulojmë të gjitha! NGA LABORATORI TE ÇMIMI NOBEL Historia e EGF-së nuk filloi në një fabrikë kozmetike, por në një laborator shkencor në vitet 1950. Biologu Stanley Cohen dhe neurobiologia Rita Levi-Montalcini zbuluan një proteinë natyrale në trupin tonë që kishte aftësinë për të stimuluar rritjen dhe ripërtëritjen e qelizave. Ky zbulim ishte aq revolucionar për mjekësinë sa që në vitin 1986 dyshja fitoi Çmimin Nobel në Mjekësi. “Një përbërës që fillimisht përdorej për shërimin e plagëve, sot përdoret për të luftuar shenjat e moshës në lëkurë.” SI FUNKSIONON NË LËKURË? EGF është si një “mesazhier” biologjik që u thotë qelizave të lëkurës të rigjenerohen më shpejt dhe të prodhojnë më shumë kolagjen. Me kalimin e moshës, prodhimi natyral i EGF-së bie ndjeshëm dhe lëkura fillon të humbasë elasticitetin. “Hej, jeni bërë pak dembele… prodhoni më shumë kolagjen dhe elastinë!” Duke e aplikuar nga jashtë përmes skincare, EGF ndihmon në rikthimin e pamjes më të lëmuar dhe më rinore të lëkurës. PËRFITIMET KRYESORE ANTI-AGING I FUQISHËM Stimulon prodhimin e kolagjenit dhe elastinës duke ndihmuar në reduktimin e rrudhave dhe vijave të holla. RIPARON BARRIERËN E LËKURËS Ideal për lëkurë të irrituar nga retinoli, acidet apo trajtimet intensive. SUPER HIDRATIM & GLOW Ndihmon lëkurën të mbajë lagështinë më gjatë dhe krijon efektin “plump & glow”. ZBEH NJOLLAT DHE SHENJAT Ndihmon në përshpejtimin e rigjenerimit qelizor dhe zbehjen e shenjave të akneve. PËR KË ËSHTË IDEAL? Për këdo që dëshiron të targetojë: Rrudha dhe humbje elasticiteti Shenja aknesh Hiperpigmentim Rigjenerim pas trajtimeve estetike PSE PO BËHET AQ VIRAL? Ndryshe nga shumë përbërës anti-age që shkaktojnë irritim, EGF jep rezultate të dukshme pa e stresuar lëkurën. “EGF punon në heshtje por ndryshimi duket më shpejt.” Kjo është arsyeja pse po konsiderohet si gjenerata e re e skincare-it anti-aging. çfarë MENDOJ UNË ? Unë gjithnjë e shoh si një nga përbërësit më interesantë në skincare, sepse nuk punon me agresivitet, por me idenë e mbështetjes së proceseve natyrale të lëkurës. EGF lidhet me mënyrën si qelizat rigjenerohen dhe për këtë arsye po shihet gjithnjë e më shumë si një hap i avancuar në rutinat e kujdesit për lëkurën. Ajo që e bën të veçantë është ndjesia që jep, një kujdes më i butë, më i qëndrueshëm dhe më “i zgjuar” për lëkurën, pa e stresuar atë si disa përbërës më të fortë. Jam kurioz/e të di mendimin tuaj… a e keni provuar EGF dhe si ju është dukur eksperienca?  Nëse jo, kë do provonit më parë?  Eksploronikoleksionin EGFnë Koral Secrets Zgjidhni produktin që i përshtatet mëshumë lëkurës suaj. Shikoni koleksionin
SUNGBOON EDITOR: Marka Koreane që “Redaktoi” Standardet e Skincare-it Modern

SUNGBOON EDITOR: Marka Koreane që “Redaktoi” Standardet e Skincare-it Modern

by Arla Hoxha on May 16, 2026
Brandi #1 në Kore për rezultate të dukshme! I preferuar nga Kris Jenner, Beatrix Ramosaj dhe Mikayla Nogueira. Një STANDARD i ri i K-beauty për efekt real në lëkurë. Nëse keni kaluar qoftë edhe pak minuta në TikTok-un korean të skincare-it, me siguri keni parë video të vajzave me atë lëkurën e famshme  “glass skin”, aq të pastër dhe me shkëlqim, sa shpesh duket e pabesueshme. Por si arrihet kjo?  Për një kohë të gjatë, edhe ne mendonim se ishte thjesht kombinim filtrash, ndriçimi perfekt apo gjenetikë e mirë. Megjithatë, gjatë kërkimeve tona të vazhdueshme në botën e K-Beauty, zbuluam se sekreti shpesh qëndron te qasja e duhur ndaj skincare-it dhe përbërësve që përdoren. Industria koreane e bukurisë njihet për inovacionin dhe formulat e saj të avancuara, ku çdo brand sjell filozofinë dhe identitetin e vet. Pikërisht në këtë treg kaq konkurrues, kohët e fundit një nga emrat që ka tërhequr vëmendje të madhe si në raftet e Olive Young, ashtu edhe në Rrjetet Sociale, është SUNGBOON EDITOR. Ndryshe nga shumë trende kalimtare, SUNGBOON EDITOR u kthye në fenomen falë fokusit të tij te një koncept i thjeshtë, por shumë efikas: “redaktimi” i përbërësve. Kjo filozofi nuk synon thjesht të krijojë produkte të bukura për marketing, por të përzgjedhë me kujdes përbërësit më efektivë dhe t’i kombinojë në formula që japin rezultate reale për lëkurën. Në këtë artikull, do të zhytemi më thellë në filozofinë e tyre, do të zbulojmë shkencën pas sukseseve të tyre të pabesueshme dhe do të kuptojmë pse janë kthyer në një nga markat më të kërkuara në Kore dhe jo vetëm. HISTORIA E MARKËS: SI LINDI SUNGBOON EDITOR? Emri “SUNGBOON EDITOR” në koreanishte do të thotë “përbërës”, ndërsa “Editor” simbolizon procesin e përzgjedhjes dhe eliminimit të elementeve të panevojshme nga formulat skincare. Marka lindi në Korenë e Jugut gjatë periudhës kur konsumatorët koreanë filluan të lodheshin nga skincare-i i komplikuar me 10–15 hapa. Konsumatorët kërkonin produkte: më efektive, më të sigurta, më të pastra dhe me rezultate reale, jo vetëm marketing. “Një formulë nuk ka nevojë për 50 përbërës. Ka nevojë për përbërësit e duhur.” Edhe pse marka ruan një profil relativisht minimalist për themeluesit dhe ekipin laboratorik, dihet se zhvillimi i produkteve bëhet në bashkëpunim me laboratorë dermatologjikë koreanë të fokusuar te formulimet funksionale dhe teknologjitë e absorbimit të avancuar. Ky mister rreth markës ka ndikuar edhe më shumë në viralitetin e saj, sepse konsumatorët janë fokusuar te rezultatet reale dhe jo te “fytyra e famshme” pas brandit. PSE SUNGBOON EDITOR U BË KAQ VIRALE? Ka marka që bëhen trend për disa javë. Por Sungboon Editor arriti diçka shumë më të rrallë: u kthye në obsesion të vazhdueshëm në TikTok, Instagram dhe komunitetet koreane të skincare-it. Arsyeja kryesore?  Rezultatet janë vizualisht të dukshme. Në epokën e TikTok-ut, produktet që bëhen virale janë ato që: japin efekt të menjëhershëm, duken mirë në kamera dhe krijojnë “before/after” dramatike. Brenda pak muajsh, videot me hashtag-un e markës filluan të grumbullonin miliona shikime. FENOMENI I OLIVE YOUNG: KUR NJË MARKË FITON “OSCAR-IN” E  K-BEAUTY Nëse nuk e njihni botën koreane të bukurisë, duhet të dini diçka shumë të rëndësishme:Në Kore, suksesi i një marke matet nga një emër: Olive Young. Olive Young është rrjeti më i madh beauty healthcare në Korenë e Jugut dhe konsiderohet destinacioni nr.1 për skincare. Kur një produkt bëhet bestseller atje, kjo do të thotë që: po shitet realisht njerëzit po e ribëjnë blerjen dhe konsumatorët janë të kënaqur SUNGBOON EDITOR arriti të fitojë vëmendjen e Olive Young në mënyrë spektakolare: produktet e saj u renditën ndër më të shiturat në kategorinë pore-care marka fitoi çmime dhe renditje të larta gjatë 2023–2024 dhe shumë produkte shpesh dilnin “sold out” Në K-Beauty, kjo konsiderohet vulë besueshmërie. PRODUKTI QË SHPËRTHEU INTERNETIN Por çfarë e bëri këtë ampulë kaq speciale? Ky produkt u bë viral falë formulës së tij për ndriçimin dhe njëtrajtësimin e lëkurës. Kombinimi i Kojic Acid dhe Niacinamide ndihmon në zbehjen e njollave, përmirësimin e teksturës dhe dhënien e një shkëlqimi natyral në lëkurë. Përveç rezultateve, përdoruesit e pëlqyen edhe për teksturën e lehtë që përthithet shpejt dhe nuk e rëndon lëkurën. Teknologjia pas formulës: SUNGBOON EDITOR fokusohet te kombinimi i përbërësve efektivë, por të butë për lëkurën. Formulat janë krijuar që të japin rezultate gradualisht, pa irrituar lëkurën, duke e bërë brandin një nga më të përfolurit në K-Beauty. Kjo teknologji përdoret edhe në skincare luksoz dermatologjik, ndaj marka fitoi reputacion si:“K-beauty me qasje laboratorike.” Shikoni produktin KURIOZITETE QË NDOSHTA NUK I DINIT PËR SUNGBOON EDITOR 1. Shitje rekord në Kore Brenda një kohe shumë të shkurtër, SUNGBOON EDITOR u kthye në një nga brandet më të shitura në Kore, sidomos në Olive Young. Popullariteti i tyre u rrit edhe më shumë falë TikTok-ut dhe review-ve pozitive nga përdoruesit e K-Beauty. 2. TikTok ndikoi jashtëzakonisht shumë në suksesin e markës Ndryshe nga markat tradicionale që investojnë kryesisht në reklama SUNGBOON EDITOR u rrit kryesisht përmes: review-ve organike skincare influencers dhe videove “before/after” 3. Marka fokusohet shumë te “Clean Beauty” Shumë produkte kanë formula minimaliste dhe testime dermatologjike për lëkurë sensitive. Kjo është arsyeja pse marka u bë shumë popullore edhe te njerëzit me: akne barrierë të dëmtuar BEST-SELLERS QË E BËNË MARKËN IKONIKE 1. Green Tomato NMN Pore Minimizing Ampoule Heroi absolut i markës për: pore teksturë yndyrë Shikoni produktin 2. Silk Peptide Intensive Lifting Ampoule Shumë përdorues e quajnë: glass skin me efekt: lifting rigjenerues anti-age Shikoni produktin 3. Silk Peptide EGF Intensive Gold Mask Maska që u bë virale për glow-in ekstrem pas përdorimit: para eventeve para makeup-it ose kur lëkura duket e lodhur Shikoni produktin PSE NJERËZIT PO FIKSOHEN KAQ SHUMË PAS KËSAJ MARKE? Sepse SUNGBOON EDITOR; nuk shet thjesht skincare. Shet idenë që: lëkura nuk ka nevojë të mbulohet, ka nevojë të përmirësohet. Në një periudhë ku njerëzit po largohen gradualisht nga makeup-i shumë i rëndë dhe po fokusohen më shumë te “real skin”, marka erdhi në momentin perfekt. Dhe ndoshta kjo është arsyeja më e madhe pse po dominon tregun korean. ÇFARË MENDOJ UNË? Personalisht, jam shumë kurioze të shoh çfarë do t’i bëjë lëkurës sime në vazhdim, sepse jam ende në hapat e parë të përdorimit të produkteve të tyre. Deri tani, produkti që më ka pëlqyer më shumë është: SUNGBOON EDITOR Green Tomato NMN Pore Minimizing Ampoule. Si dikush me lëkurë të yndyrshme dhe pore të dukshme, mund të them që po më pëlqen vërtet efekti që po më jep në lëkurë. E ndjej lëkurën më të lëmuar, më të pastër dhe makeup-i po qëndron shumë më bukur. Jam shumë kurioze ta vazhdoj përdorimin dhe të shoh rezultatet pas disa javësh. Po ju, cilin produkt do të provonit të parin nga SUNGBOON EDITOR? Deri atëherë, shihemi në artikujt e radhës.Përqaputhje 🤭 Eksploro SUNGBOON EDITOR në Koral Secrets Zgjidh produktin që i përshtatet më shumë lëkurës tënde. Shiko koleksionin

RRETH NESH

KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!

Informacion

  • Faq
  • Na kontaktoni
  • Termat dhe kushtet
  • Adresa

ADRESA

Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001

Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001

ABONOHUNI / SUBSCRIBE

  • American Express
  • Apple Pay
  • Diners Club
  • Discover
  • Google Pay
  • JCB
  • Mastercard
  • Visa

© 2026,

Koral Secrets - Përkujdesje e lëkurës & markat më të njohura koreane..
  • Rifreskoni faqen.
  • Do të vazhdoni në një faqe të re.