INNISFREE Apple Seed Cleansing Oil
INNISFREE Apple Seed Cleansing Oil
Pastrues fytyre vajor
Larës vajor i formuluar me vaj esencial nga fruti i mollës jeshile, i pasur me vitamina dhe acid organik, që bëjnë të mundur pastrimin e thellë dhe eksfolimin e butë të lëkurës nga qelizat e vdekura. Përbërësi i dytë special prej mollës jeshile, është vaji esencial i farave të saj, i pasur me acide yndyrore të pangopura, që e lë edhe lëkurën më të ndjeshme dhe të thatë, të hidratuar e të shëndetshme. Gjithashtu, ky larës është zgjidhja perfekte për pastrimin e zonës delikate rreth syve dhe buzëve, duke mos i shkaktuar aspak irritim.
*150ml
Përdorimi
Merrni një sasi të përshtatshme në duar të thata (1-2 sprucime), dhe aplikojeni po në lëkurë të thatë. Masazhojeni fytyrën butësisht me lëvizje rrethore, duke perfshirë edhe zonën e syve. Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët e të bollshëm, duke larguar çdo mbetje papastërtie.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
vaj esencial i mollës jeshile, vaj esencial i farave të mollës jeshile, ekstakt i gjethes së bimës Camellia Japonica, ekstrakt nga lulja e orkidesë
Lista e plotë e përbërësve
Cetyl Ethylhexanoate, Isopropyl Palmitate, Triethylhexanoin, Caprylic/Capric Triglyceride, Polyglyceryl-6 Dicaprate, Cocos Nucifera (Coconut) Oil, Polyglyceryl-10 Diisostearate, Diisostearyl Malate, Polyglyceryl-6 Caprylate, Fragrance/Parfum, Water/Aqua/EAU, Coco-Caprylate/Caprate, Pyrus Malus (Apple) Seed Oil, Pyrus Malus (Apple) Fruit Extract, Butylene Glycol, 1-2 Hexanediol
Marka
INNISFREE është markë koreane pjesë e kompanisë më të madhe të Industrisë së Bukurisë në Korenë e Jugut, Amore Pacific. Emri i markës INNISFREE është marrë nga poema lirike "The lake isle of Innisfree" e poetit William Butler Yeats. Kjo poemë shpreh nevojën e personazhit për tu larguar nga qendrat e zhvilluara urbane, për të gjetur paqen dhe lumturinë e munguar e për të shijuar frytet e natyrës së begatë të një ishulli.
Themeluesi i saj Sunghwan Suh, e kaloi fëmijërinë duke parë nënën e tij që prodhonte produkte artizanale kozmetike, e kështu u rrit me dashurinë dhe përkushtimin për përbërësit natyralë që ndihmojnë lëkurën. Ishullin e tij të ëndrrave “Innisfree” e gjeti tek ishulli Jeju, në Korenë e Jugut. Në këtë ishull ai ndërtoi fermën e tij sepse gjeti një ekosistem të veçantë me burime të pasura ushqyese për lëkurën falë: ajrit të pastër, ujit të pasur me minerale, tokës së përbërë nga hiri vullkanik, nivelit të duhur të reshjeve dhe temperaturave optimale. Kjo është edhe filozofia që qëndron në krijimin e produkte të markës INNISFREE, me përbërje të pastra të ekstraktuara me metoda të veçanta, që sigurojnë formulime inovative për t’iu adresuar të gjitha problematikave të lëkurës, pa përdorur në to përbërës dhe konservantë të rrezikshëm.

INNISFREE Retinol Cica Repair Ampoule
INNISFREE Retinol Cica Repair Ampoule
INNISFREE Retinol Cica Repair Ampoule është një serum me veti qetësuese që i adresohet lëkurës me tendencë akneike dhe shumë sensitive! Nga emri i tij kuptohet qartë që përbërja kryesore e tij është retinoli në formë të pastër deri 95%, për të ofruar kujdes shumë të veçantë përsa i përket rigjenerimit qelizor të lëkurës. Formulimi i këtij serumi gjithashtu me acid salicilik dhe niacinamide, redukton qelizat e vdekura, trajton aknet, zbeh hiperpigmentimin dhe njollat post-akne duke nxjerrë në pah një lëkurë të shëndetshme! Ndërkohë vitamina E e fuqizon përbërjen me veti anti-oksiduese dhe hidratuese. Formulimi përmban një variant të ri retinoli, i cili ka efekt shumë më të shpejtë, duke minimizuar irritimin e lëkurës. Për këtë arsye marka INNISFREE ka kryer disa teste të vazhdueshme në laboratorin e famshëm dhe tejet inovativ në Korenë e Jugut, Green Innovation Lab, ku ka rezultuar, që indeksi i acarimit të lëkurës ka qene 0.0 pas përdorimit të kërij serumi. Ndërsa 88% e formulës së kësaj ampule është krijuar me teknologjinë e patentuar Jeju Cica Liposomlogy™️, një përbërës i zhvilluar me një formulë liposome, që përmban në vetvete retinol, ekstrakt centella asiatica, keramide dhe acid hialuronik nga bishtajat jeshile të gjendur në ishullin e famshëm Jeju. Falë përdorimit të këtij serumi do të arrini të zbehni dhe luftoni hiperpigmentimin, duke njëtrajtësuar tonalitetin e lëkurës. Nga ana tjetër formulimi me çaj jeshil, ndihmon në qetësimin e inflamacionit, rigjenerimin dhe minimizim e skuqjes së lëkurës. Sigurisht formulimi me retinol adreson mjaft mirë shenjat e moshës dhe linjat e imëta, duke i lëmuar dhe ndihmon në rritjen e elasticitetit të lëkurës. Konsistenca e këtij produkti është e lehtë gati ujore, për të depërtuar në të gjitha shtresat e lëkurës. Përshtatet për të gjitha tipologjitë e lëkurës.
Rezultatet dhe të dhënat e sakta pas testimeve:
Menjëherë pas përdorimit:
-79% e përdoruesve panë rezultat të menjëhershëm në shpërbërjen e qelizave të vdekura
-87% thanë se e ndjenë lëkurën më të butë.
Pas 2 javë përdorim:
-81% e përdoruesve thanë se kanë ndjerë rritje të elasticitetit të lëkurës.
Pas 4 javë përdorim:
-93% e përdoruesve thanë se tekstura e lëkurës ndjehet më e lëmuar
-81% e përdoruesve thanë se kanë ndjerë përmirësim të dukshëm në problematikat që adreson ky produkt.
Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*30ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni përgatitur me tonerin, merrni një sasi të ampulës (pompojeni 1-2 herë) dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës tuaj.
Sugjerohet të niset dalëngadalë derisa lëkura të mësohet dhe më pas me një frekuencë të përditshme. Mos e përdorni në të njëjtën rutinë me acide eksfoliuese (AHA, BHA, PHA, LHA etj,.). Gjithmonë në mëngjes të shoqërohet me krem me faktorë mbrojtës ndaj rrezeve të dëmshme të diellit.
Sugjerim: Për të shangur çdo efekt anësor, si: tharja e lëkurës, te lëkurat sensitive rekomandojmë miksimin e ampulës me një krem hidratues, si: ETUDE HOUSE Soon Jung 5-Panthensoside Cica Balm.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
retinol, Jeju Cica Liposomlogy™
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Butylene Glycol, Niacinamide, Dibutyl Adipate, Caprylic/Capric Triglyceride, 1,2-Hexanediol, Hydrogenated Lecithin, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Helianthus annuus (Sunflower) Seed Oil, Cholesterol, Allantoin, Glycine Soja (Soybean) Oil, Tocopherol, Tocopheryl Acetate, Sodium Methyl Stearoyl Taurate, Propanediol, Daucus Carota Sativa (Carrot) Root Extract, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Asiaticoside, Madecassic Acid, Camellia Sinensis Seed Extract, Asiatic Acid, Retinol(500IU), Stearyl Glycyrrhetinate, Hyaluronic Acid, Mannitol, Ceramide NP, Beta-Glucan, Beta-Carotene, Phytosphingosine, BHT, Salicylic Acid, Acetyl Tetrapeptide-11
Marka
INNISFREE është markë koreane, pjesë e kompanisë më të madhe të Industrisë së Bukurisë në Korenë e Jugut, Amore Pacific. Emri i markës INNISFREE është marrë nga poema lirike "The lake isle of Innisfree" e poetit William Butler Yeats. Kjo poemë shpreh nevojën e personazhit për tu larguar nga qendrat e zhvilluara urbane, për të gjetur paqen dhe lumturinë e munguar e për të shijuar frytet e natyrës së begatë të një ishulli.
Themeluesi i saj Sunghwan Suh, e kaloi fëmijërinë duke parë nënën e tij që prodhonte produkte artizanale kozmetike, e kështu u rrit me dashurinë dhe përkushtimin për përbërësit natyralë që ndihmojnë lëkurën. Ishullin e tij të ëndrrave “Innisfree” e gjeti në ishulli Jeju, në Korenë e Jugut. Në këtë ishull ai ndërtoi fermën e tij sepse gjeti një ekosistem të veçantë me burime të pasura ushqyese për lëkurën falë: ajrit të pastër, ujit të pasur me minerale, tokës së përbërë nga hiri vullkanik, nivelit të duhur të reshjeve dhe temperaturave optimale. Kjo është edhe filozofia që qëndron në krijimin e produkte të markës INNISFREE, me përbërje të pastra të ekstraktuara me metoda të veçanta që sigurojnë formulime inovative për t’iu adresuar të gjitha problematikave të lëkurës pa përdorur në to përbërës dhe konservantë të rrezikshëm.

INNISFREE Apple Seed Cleansing Oil (new version)
INNISFREE Apple Seed Cleansing Oil (new version)
Pastrues fytyre vajor
INNISFREE Apple Seed Cleansing Oil (new version) është i formuluar me vaj esencial nga fruti i mollës jeshile, i pasur me vitamina dhe acid organik, që bëjnë të mundur pastrimin e thellë dhe eksfolimin e butë të lëkurës nga qelizat e vdekura. Përbërësi i dytë special prej mollës jeshile, është vaji esencial i farave të saj, i pasur me acide yndyrore të pangopura, që e lë edhe lëkurën më të ndjeshme dhe të thatë, të hidratuar e të shëndetshme. Gjithashtu, ky larës është zgjidhja perfekte për pastrimin e zonës delikate rreth syve dhe buzëve, duke mos i shkaktuar aspak irritim.