COSRX, MARKA INOVACION E K-BEAUTY!

Shënim Editorial: Për shumë nga ju që sapo jeni njohur me KORAL SECRETS, duam t’ju vëmë në dijeni se kujdesi ynë ështe maksimal përsa i përket kurimit që i bëjmë gjithçkaje që përmban projekti “KORAL SECRETS”!

KORAL SECRETS është site online i përkujdesjes së lëkurës, shumë unik në Shqipëri, që frymëzohet nga filozofia koreane! Kemi sjellë 26 markat më popullore dhe më të famshme, direkt nga Korea e Jugut!  Qëllimi ynë kryesor është të sjellim produkte me formulime të teknologjisë së lartë, duke i testuar dhe përzgjedhur me shumë kujdes! Produktet e reja shtohen nga java në javë, prandaj mos u çudisni nga alternativat e shumta, që kemi për ju dhe nevojat tuaja! Çdo produkt në koleksionin tonë, me shumë mundësi shitet në të ashtuquajturën “Mekën e përkujdesjes së lëkurës” në qytetin e Seulit, në lagjen Myeongdong! 

Prandaj të jeni të bindur se po merrni maksimunin dhe inovacionin e fundit, direkt nga burimi!

 

Përshëndetje të gjithëve!

Jam shumë e lumtur të shkruaj, pas një periudhe më të gjatë se zakonisht, shumë, po shumë të ngarkuar me punë… Më besoni, fjalët tuaja plot dashuri dhe mirënjohje, na kanë motivuar aq shumë, si mua edhe ekipin e KORAL SECRETS, sa që jemi duke punuar shumë, për të përgatitur surpriza të vazhdueshme dhe të këndshme për të gjithë ju!

GIVEAWAY i setit nga marka THE PLANT BASE, ishte një gjest falenderimi i parë nga ne, edhe pse jemi përpjekur vazhdimisht, të inkurajojmë produkte në ofertë, si edhe promocione të markave të ndryshme!

Dhe, meqë ra fjala tek markat, kur flasim për K-beauty, cila markë do t’ju vinte në mendje? Unë, sigurisht që e di përgjigjen… Se edhe për mua është e njëjtë… Marka që të gjithë femrat në Perëndim, do kenë dëgjuar për herë të parë për produktet koreane!

 

Marka e parë që kam provuar nga K-beauty është COSRX

T’ju them të drejtën, edhe pse lëkura ime ka testuar pafund marka dhe produkte, 4 prej produkteve të para të provuara me origjinë koreane, janë ende në rutinën time të përkujdesjes së lëkurës, e pikërisht të COSRX! (Pak më poshtë do t’jua listoj)

U hasa me COSRX, gjatë betejës sime maratonomake :P me AKNET! Asokohe, përpara se të nisja të përdorja produktet e para koreane, në rutinën time përfshiheshin, mesa mbaj mend, këto produkte:

një larës i butë bebesh, një toner me acid salicik (që mezi e gjeja tek një rrjet-dyqanesh gjerman, që shumë prej jush e kuptoni për cilin po flas), disa ampula njëpërdorimshme me acid hiauluronik (që mi sillte dermatologia nga Gjermania), vaj esencial të pastër nga pema e çajit “Melaleuca alternifolia" dhe një krem hidratues në formë xheli… shumë të lehtë! Kaq mund të përballonte lëkura ime, që tashmë është bërë një laborator i vërtetë testimesh!

Situata nuk përkeqësohej, por as nuk kisha përmirësim shumë të dukshëm! Prandaj, edhe kërkimi im për produkte të tjera vazhdoi për disa vite… Deri para 3 vitesh u binda për të provuar COSRX! Pavarësisht se mu desh të prisja më shumë se 1 muaj që të më vinin… Kështu lindi dashuria, përkushtimi dhe një kapitull i ri me lëkurën time!

 

Në koleksionin tonë të KORAL SECRETS, jam kujdesur të kemi produkte shumë të mira për problematika si: shenjat e moshës, dehidratimi, dhe kurrsesi s’mund të mungonin produkte për të luftuar aknet, për të cilën, unë vetë jam kujdesur kaq vite të jetës sime! Aknet janë një problematikë e lëkurës shumë e përhapur, madje shumica e mesazheve që më vijnë, nga ju, janë pikërisht, për shpërthimet akneike që ju bezdisin aq shumë. Pjesa më e madhe janë vajza të një mosheje 25-35 vjeç, që nuk pritet të kenë problematikë të tillë, por ja që aknet shfaqen edhe në moshë madhore!

Gjatë kohës që unë përpiqesha të zgjidhja produkte për të luftuar aknet, tregu ofronte atëherë, por edhe tani, linja të “specializuara” për aknet, por ose do të ishin shumë agresive për lëkurën, ose nuk do të kishin ndonjë efekt të dukshëm për mua. Të njëjtën problematikë keni hasur edhe ju, vajza që më keni shkruar.

 

Produktet e mia të para nga COSRX dhe nga vetë K-beauty ishin:

COSRX Low-pH Good Morning Cleanser; COSRX BHA Blackhead Power Liquid; COSRX AHA 7 Whitehead Power Liquid; COSRX Advanced Snail 96 Mucin Power Essence 

 

Pasi provova këto produkte, u mrekullova me rezultatin dhe thoja me vete "sa shumë nevojë kisha patur për to"! Mu deshën disa javë, edhe pse duhet të them që dy javët e para pata një proces reagimi nga lëkura, që njihet si “purging”. Dhe ndodh në rastin e përdorimit të përbërësve aktiv, në rastin tim besoj se ma nxiti acidi glikolik, sepse nuk e kisha provuar më parë. Por, në dy javët në vazhdim arrita të kisha situatën në kontroll dhe efekti i këtyre produkteve, po më bënte çudi!

Prandaj, nga eksperienca personale, dhe besimi që krijova, marka e parë që doja të sillja në KORAL SECRETS, ishte pikërisht COSRX! Pas këtij vendimi, fillova të hulumtoj më shumë rreth filozofisë, teknologjisë së përdorur, përbërjet e produkteve të saj… Kështu, mësova disa fakte shumë interesante.

Vetë themeluesi, kishte përjetuar në adoleshencën e tij, akne “kokëforta” dhe të vazhdueshme, gjë që e frymëzoi të krijonte një linjë produktesh, që të funksiononte mbi të gjitha! Emri COSRX, vjen nga bashkimi i fjalës “cosmetics” dhe shkronjave “RX”, që simbolizojnë përshkrimin e një recete nga mjekët. Ashtu si e njoha edhe unë, kjo markë është bërë kaq popullore më së shumti nga artikuj në blog-e apo biseda në rrethet e ngushta shoqërore, sesa nga fushatat e shtrenjta të marketing-ut.

COSRX ka besimin se investimet nuk duhet të shkojnë drejt promovimit të produkteve, por për kërkime shkencore që sjellin formulime inovative, Dhe, më së shumti ajo është bërë e famshme nga dy produktet e saj “legjendë”, eksfoliuesit me BHA dhe AHA, që ju listova edhe më sipër!

Në Korenë e Jugut, nuk është shumë i përhapur përdorimi i eksfoliuesve kimik, sepse koreanët janë të prirur të kenë lëkurë sensitive, e kështu përpiqen të shmangin përdorimin e acideve në lëkurë. AHA & BHA janë përbërësit eksfoliues më të njohur, prandaj COSRX, ka përdorur formulime sa më të buta dhe përbërës minimal, për të dhënë rezultatin e duhur pa e irrituar atë. Një nga sekretet e markës është përdorimi i ujit natyral dhe jo i atij të purifikuar, për të maksimizuar efektin e përbërësve aktiv. Psh.: në rastin e produkteve me AHA, është përdorur uji i frutit të mollës që përmban acid glikolik natyral. Gjithashtu, origjina e BHA-së (acidit salicilik), e përdorur në produktet e tyre, është natyrale, dhe vjen nga bima e shelgut të bardhë (white-wallow).

Uji natyral i përdorur në këto dy produkte, i bëjnë këta ekfoliues shumë miqësor dhe aspak irritues për lëkurën! Në këtë mënyrë, COSRX ka krijuar një komunitet të gjerë konsumatorësh falë komunikimit të vazhdueshëm me ta, duke krijuar produkte që i përgjigjen kërkesave dhe dëshirave të tyre.

“‘Expecting Tomorrow"… “Të synosh të nesërmen"… është motoja e kompanisë. Me anë të produkteve kozmetike të cilësisë së lartë, do të bëjnë të mundur, që konsumatorët e tyre të shohin përmirësimin e dukshëm në lëkurën e tyre!

Si përfundim po ju listoj disa nga arsyet që kam përzgjedhur dhe kuruar me kaq kujdes koleksionin e COSRX: (Jemi duke sjellë akoma edhe më shumë produkte, prandaj qëndroni vigjilentë!):

 

  • Përbërësit janë të thjeshtë dhe natyral, duke u fokusuar në rrënjën e problematikës, për kujdesin e lëkurës së thatë, të yndyrshme, pikave të zeza apo të bardha, hiperpigmentimin etj.
  • Ështe marka që ka zgjidhje për të gjitha tipologjitë e lëkurës.
  • Produkte të përballueshme. Produkte që kanë cilësi të lartë dhe çmime ekonomike. Të përballueshme nga nxënësit e shkollave, si edhe për studentet (moshë që shfaq më së shumti probleme me aknet).

 

Së fundmi, pas një marrëdhënieje kaq të bukur që kam me COSRX, dhe e di që edhe shumë prej shumë e preferoni kaq shumë atë… Erdhi momenti i duhur për të shpallur një super surprizë për ju….

PROMOCIONIN E COSRX!

Kohët janë të vështira, pasiguria ka mbuluar në çdo cep të botës, ashtu edhe në Shqipërinë tonë, të vogël. Prandaj, duam t’ju ndihmojmë të kujdeseni për lëkurën tuaj, të mos shpenzoni shumë para, dhe të përfitoni sa më shumë nga promocionet tona!

Të gjitha produktet do t’i keni në ofertë për 10 ditë, nga dita e sotme! Urojmë t’ju ndihmojmë të ndiheni komod në lëkurën tuaj, me anë të një marke gjigande si COSRX!

Si gjithmonë, kujdesuni për veten, për familjarët, për njerëzit që ju bëjnë të ndiheni të lumtur & të bukur në(n) lëkurën tuaj!

Përqafime të shumta për të gjithë ju,

Yvana

 

SHIKO PRODUKTET

“Dëshirojmë që përkujdesja e lëkurës të jetë një eksperiencë relaksuese dhe argëtuese për çdokënd.
Produktet e Koral Secrets, janë përzgjedhur dhe testuar një nga një me shumë vëmendje, për t’i dhënë zgjidhje çdo problematike të lëkurës...
Ne besojmë se, vetëm duke e njohur lëkurën, mund të zbulosh bukurinë në(n) të!”

Y.Z