-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPIT -
- Log in
Oferta vlen vetëm për produktet Neogen & Centellian24+.
Blini 4, merrni më të lirin falas 🎁
Shto 4 produkte në shportë dhe përfitoni më të lirin falas.
Blini 4, merrni më të lirin falas 🎁
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
MIXSOON Bean Essence
MIXSOON Bean Essence
Jeni alergjik ndaj sekrecionit të kërmillit por dëshironi me patjetër të përfitoni nga vetitë rigjeneruese dhe riparuese që ky përbërës "magjik" ka? Atëherë, MIXSOON Bean Essence, është zëvëndësuesi ideale që do jua sigurojë këto benefite "mrekullibërëse". Ky trajtim 2-në-1 kombinon eksfolimin dhe hidratimin për një lëkurë sa më të shëndetshme. Përbërësit e fermentuar nga fasulet me veti eksfoliuese ndihmojnë në pastrimin e qelizave të vdekura të lëkurës, duke lënë një lëkurë sa më të pastër. Ndërsa, përmbajtja me elb dhe dardhë koreane bllokon të gjithë lagështinë në shtresat e lëkurës, duke mundësuar hidratim afatgjatë të saj. Nga ana tjetër, formulimi me shegë të fermentuar ndihmon në mbrojtjen e barrierës së lëkurës nga agresorët e jashtëm si dhe nga radikalet e lira. Menjëherë pas aplikimit kjo esencë siguron butësi dhe shkëlqim në lëkurë. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurave.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.
*30ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni përgatitur me tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) të esencës dhe shpërhapeni atë në fytyrë (të njomët) dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Këshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit “magjik”
fasule, elb, dardhë koreane, shegë
Lista e plotë e përbërësve
WATER, PROPANEDIOL, GLYCERIN, LACTOBACILLUS/SOYBEAN FERMENT EXTRACT, LACTOBACILLUS/PUNICA GRANATUM FRUIT FERMENT EXTRACT, SACCHAROMYCES/BARLEY SEED FERMENT FILTRATE, LACTOBACILLUS/PEAR JUICE FERMENT FILTRATE
Marka
Duke kombinuar fjalën angleze "mix" dhe fjalën koreane për "të pastër", marka koreane e bukurisë mixsoon i dedikohet bukurisë së pastër dhe një qasje minimaliste për kujdesin e lëkurës. Duke synuar rezultate optimale, mixsoon zgjedh me kujdes përbërësit e tij për të përfshirë vetëm gjërat thelbësore. Përbërësit e tij natyralë, si pema e çajit dhe centella asiatica, përftohen përmes nxjerrjes në temperaturë të ulët për të ruajtur integritetin e lëndës së parë. Të gjitha produktet e mixsoon, duke përfshirë linjat e saj të kujdesit për flokët dhe trupin, janë me bazë bimore, pa egërsi dhe të prodhuara në Kore.
MIXSOON Centella Asiatica Toner
MIXSOON Centella Asiatica Toner
MIXSOON Centella Asiatica Toner, është toneri më i veçantë i koleksionit tonë "KORAL SECRETS", për shkak të formulimit të tij me 100% ekstrakt të bimës centella asiatica. Falë këtij përbërësi magjik, ky toner ka efekt qetësues në lëkurë si edhe parandalon dëmtimin e lëkurës që mund të shkaktohet nga rrezatimi diellor. I pasur me anti-oksidantë dhe veti anti-inflamatore formulimi i tij i thjeshtë me shumë pak ingridientë, e bën atë të përshtatshëm jo vetëm për ata që kanë lëkurë sensitive por për të gjitha tipologjitë e lëkurës. Ka konsistencë shumë të lehtë duke u përthithur lehtësisht, pa lënë aspak ndjesinë e ngjitjes. E sugjerojmë për lëkurën që ka tendencë skuqjeje, rosacea, akne dhe mbiprodhim të yndyrës.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.
*150ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë e qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.
Përbërësit
Përbërësit “magjik”
100% Centella asiatica
Marka
Duke kombinuar fjalën angleze "mix" dhe fjalën koreane për "të pastër", marka koreane e bukurisë mixsoon i dedikohet bukurisë së pastër dhe një qasje minimaliste për kujdesin e lëkurës. Duke synuar rezultate optimale, mixsoon zgjedh me kujdes përbërësit e tij për të përfshirë vetëm gjërat thelbësore. Përbërësit e tij natyralë, si pema e çajit dhe centella asiatica, përftohen përmes nxjerrjes në temperaturë të ulët për të ruajtur integritetin e lëndës së parë. Të gjitha produktet e mixsoon, duke përfshirë linjat e saj të kujdesit për flokët dhe trupin, janë me bazë bimore, pa egërsi dhe të prodhuara në Kore.
Related blog posts
PRODUKTET NEOGEN QË DUHET PATJETËR TË KENI NË RUTINËN TUAJ
SI TË KUJDESEMI PËR FLOKËT GJATË VERËS?
CILAT PRODUKTE NEVOJITEN GJATË PUSHIMEVE VERORE?
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE

