Pse K-Beauty?

Kultura koreane është bërë një fenomen që ka krijuar një impakt global të njohur me termin “Korean Wave”, që do të thotë “Vala Koreane”. Këtë ndikim e ka arritur me anë të K-pop (zhanri i muzikës Pop), K-dramas (kinematografia koreane) dhe së fundmi, K-Beauty (Industria e Bukurisë Koreane).

Pse pikërisht K-Beauty? Pse Koral Secrets beson fort tek produktet koreane, dhe më së shumti tek filozofia koreane e trajtimit të lëkurës?

1 - Inovacioni

Çdo trajtim i ri, unik dhe interesant, me shumë gjasa origjinën e ka nga Korea e Jugut. Mund të thuhet që ajo ka konsumatorët më kërkues dhe përzgjedhës në botë! Bazuar edhe prej popullimit të hatashëm në tregun kombëtar, markat e K-beauty, punojnë në mënyrë të vazhdueshme për të qënë një hap përpara në risi e teknologji të avancuar, në prodhimin e produkteve të përkujdesjes së lekurës.

Produktet e bukurisë më të njohura, si: BB cream, sheet masks, apo cushion compacts (fondatinë kompakte e aplikueshme me sfungjer), famën e tyre e kanë krijuar pikërisht nga markat koreane të bukurisë.

Kërkesa e lartë dhe interesi i konsumatorëve i ka bërë të dy sektorët, si atë shtetëror edhe atë privat të investojnë në kërkime shkencore dhe në zhvillimin e produkteve K-beauty, e në këtë mënyrë shkencëtarë, mjekë dermatolog dhe profesionistë të tjerë të kësaj fushe, e quajnë Korenë e Jugut, si udhëheqësin më të madh global, duke vërtetuar që është 10 deri në 12 vjet përpara në këtë industri!

2 - Filozofia

Në Korenë e Jugut, vajzat që në moshën 11 vjeçare, edukohen nga nënat e tyre për t'u kujdesur sa më mirë për lëkurën. Rutina që femrat Koreane ndjekin, është një qasje ndryshe ndaj bukurisë e mirëqenies së lëkurës. Duke u fokusuar më së shumti te kujdesi, parandalimi, si psh: i shenjave të moshës, të hipepigmentimit të lëkurës nga rrezet e dëmshme të diellit, shenjave të akneve, dhe më pak ndaj mbulimit të këtyre problematikave me makeup! Problematikat në lëkurë nuk mund të zhduken nga një ditë në tjetrën, por duke u kujdesur në mënyrë të vazhdueshme për të. 

3 - Formulime unike

Produktet koreane duke u bashkuar në një rutinë ose regjim më të gjerë, arrijnë të trajtojnë shumë problematika nga këndvështrime të ndryshme… Psh.: një lëkurë si e imja, e yndyrshme dhe me tendencë akneike, përveç pastrimit shumë të mirë dhe eksfolimit të saj nga sebumi i tepërt dhe balancimit të mbiprodhimit të yndyrës, sigurisht ka po aq nevojë dhe për përbërës dhe produkte që ndihmojnë në parandalimin e shenjave të moshës. Ndryshe nga kujdesi klasik i lëkurës që përdoret në Europë dhe Amerikë, pastrim-tonifikim-hidratim dhe produkte që ofrojnë zgjidhje për gjithçka, markat koreane ofrojnë një shumëllojshmëri produktesh, ku çdo produkt ka formulim unik që i dedikohet një problematike të caktuar të lëkurës.

4 - Përbërës natyral

Produktet koreane të përkujdesjes ndaj lëkurës kanë formulime më të buta falë traditës koreane të trashëguar në shumë gjenerata. Ato aplikojnë përdorimin e përbërësve sa më natyral, unik dhe aspak të dëmshëm. Besoj, e keni dëgjuar bimën mrekullibërëse të Centella Asiatica apo sekrecionin e kërmillit, për efektet e tij rigjeneruese dhe hidratuese si dhe shërimin e shenjave në fytyrë, si: hiperpigmentimi, shenjat e shkaktuara nga aknet, etj.

5 - Cilësi e lartë / Çmime të përballueshme

E kujtoj gjithmonë dermatologen time, teksa kur isha ende në adoleshencë më mësonte se me çfarë përbërësish lëkura ime akneike kishte nevojë të trajtohej… Në fund e mbyllte me frazën:

“Yvana ime e dashur, do të shkosh në farmaci dhe do të kërkosh të gjitha produktet që kanë përbërësit që do të të shkruaj, dhe  ti do të zgjedhësh atë që kushton më pak, sepse ne na intereson përbërësi dhe jo marketingu i markave gjigande.” Nuk dua të shtoj asgjë, sepse me këtë i thashë të gjitha!

Produktet koreane të kujdesit të lëkurës kanë hedhur poshtë mitin se produktet me cilësi të lartë, domosdoshmërisht duhet të kenë edhe çmime të larta. Markat koreane janë të shumta, produktet aq më shumë, dhe konkurrenca ka nxitur çmime sa më konkurruese.

SHIKO PRODUKTET

“Dëshirojmë që përkujdesja e lëkurës të jetë një eksperiencë relaksuese dhe argëtuese për çdokënd.
Produktet e Koral Secrets, janë përzgjedhur dhe testuar një nga një me shumë vëmendje, për t’i dhënë zgjidhje çdo problematike të lëkurës...
Ne besojmë se, vetëm duke e njohur lëkurën, mund të zbulosh bukurinë në(n) të!”

Y.Z