SI TË KUJDESEMI PËR FLOKËT GJATË VERËS?

Vitet e fundit është rritur ndërgjegjësimi se rrezet UVA/UVB të diellit e dëmtojnë dhe rrezikojnë shumë shëndetin e lëkurës, por gjithashtu duhet të jemi të vetëdijshëm edhe për dëmtimin që i shkaktojnë flokëve! E kur ato i kemi të lyer, apo të dekoloruar mundësia e dëmtimit të tyre gjatë pushimeve verore në plazh është shumë e lartë!

Ashtu si lëkura, edhe boshti i flokëve që del nga skalpi i kokës, ka një shtresë të jashtme mbrojtëse të quajtur kutikula e flokëve. Kjo e fundit është e përbërë nga qeliza të vdekura, pa pigment, që shtresëzohen së bashku dhe mbivendosen për të mbrojtur boshtin e flokëve nga rrezet UV dhe nga dëmtimi që mund të shkaktojnë radikalet e lira.

Qëndrimi i gjatë jashtë në ditë të nxehta mund t’i dëmtojnë kutikulat e flokëve, duke e shkatërruar lidhjen e qelizave që i përbëjnë ato, dhe lejojnë depërtimin e rrezeve UV në brendësinë e skalpit. Si pasojë e këtij dëmtimi, flokët do të humbin hidratimin e duhur, gjallërinë dhe pigmentin e nevojshëm! E kush e dëshiron këtë gjë, vajza? ASKUSH!

Le të përpiqemi të parandalojmë dëmtimin e tyre, sepse e kemi thënë shpesh që parandalimi është rruga e duhur dhe më e lehtë se sa ta trajtojmë flokun pasi është bërë dëmi..

Më poshtë, do t’ju shkruaj disa mënyra efikase për të “shpëtuar” flokët tuaj këtë verë:

Mbroni flokët nga rrezet UV

E di, që është e vështirë të gjendet një krem SPF, që të mund të përdoret në skalpin apo në gjatësinë e flokëve, por unë kam gjetur një mënyrë sesi t’i mbroj ato pa e yndyrosur më shumë flokun tim të yndyrshëm, dhe do jua zbuloj edhe juve tani (nuk është se kam bërë ndonjë shpikje): Mbrojtësi me SPF në formë pudre, dhe cili është ky? MAXCLINIC Catrin Natural 100 Sunkill RX SPF46 PA+++!

Këtë produkt e aplikoj sidomos në skalp dhe në rrënjën e flokut. Ndërsa për gjatësinë e flokut tim të lyer bjond (rrënjën e flokut nuk e lyej asnjëherë me bojë), përdor një spray që është pëlqyer edhe nga ju, e linjës vegane me quinoa : AROMATICA Quinoa Protein Hair Ampoule!

Nuk e rëndon flokun as rrënjën e tij madje ka përqëndrim aq të lartë përbërësish sa përveçse i mbron flokët nga dielli, i hidraton dhe i ushqen me proteina, duke i mbrojtur kutikulat e tij deri në 5 shtresa!

Mbani gjithmonë një kapele kashtë (sa me të madhe!)

Duket si cliché, kur dëgjojmë se mbajtja e kapeles gjatë verës është shumë e rëndësishme, por përveçse mbron fytyrën dhe qafën nga rrezet UV, arrin të jetë një strehë mbrojtëse edhe për flokët! Thjesht, vendoseni kapelen përpara se të dilni, dhe përveçse do të ngjani shumë “fancy”, do të arrini njëkohësisht të mbroni si fytyrën ashtu edhe skalpin e flokët!

Përdorni vajra flokësh me përbërje shumë ushqyese

Dermatologët vitet e fundit sugjerojnë përdorimin e përbërësve antioksidues në kombinim me SPF-në! E themi shpesh se përdorimi në fytyrë i një esence/ serumi me vitaminë C ose E, përpara aplikimit të mbrojtësit SPF, do të rrisë fuqinë mbrojtëse të filtrave të këtij të fundit, dhe do të pakësoi efektet e dëmshme të rrezeve UV. E njëjta logjikë duhet ndjekur edhe për kujdesin dhe mbrojtjen e flokëve. Duke përdorur vajra ushqyes me veti antioksiduese, do të arrijmë të parandalojmë tharjen, mungesën e shkëlqimit, apo zbehjes së ngjyrës së flokëve! Vitamina E, acidet yndyrore omega 6 dhe acidi linolenik, që përmban esenca e flokëve me vaj argani: NATURE REPUBLIC Argan Essential Deep Care Essence, do t’i ofrojnë flokut butësi, forcim dhe shumë elasticitet!  

Personalisht këtë vaj-esencë e përdor në disa mënyra, pasi kam larë flokët dhe i thaj me tharëse, dhe njësoj siç aplikoj në fytyrë serumin antioksidues përpara kremit SPF, e aplikoj edhe këtë vaj në flokë përpara se të vendos mbrojtësin me SPF për flokët!

Këto janë disa këshilla nga unë për ta mbajtur flokun plot jetë gjatë verës dhe gjithë vitit… Do të më pëlqente të dija edhe se si ju kujdeseni për flokët tuaja, dhe nëse keni dëshirë mund të na lini më poshtë sugjerimet tuaja!

 

Përqafime dhe pushime të mbara kudo që të jeni duke i kaluar,

Yvana

 

SHIKO PRODUKTET

“Dëshirojmë që përkujdesja e lëkurës të jetë një eksperiencë relaksuese dhe argëtuese për çdokënd.
Produktet e Koral Secrets, janë përzgjedhur dhe testuar një nga një me shumë vëmendje, për t’i dhënë zgjidhje çdo problematike të lëkurës...
Ne besojmë se, vetëm duke e njohur lëkurën, mund të zbulosh bukurinë në(n) të!”

Y.Z