SPF I DUHUR SIPAS PROBLEMATIKËS SË LËKURËS!

Mbrojtja ndaj rrezeve të diellit është hapi më i rëndësishëm dhe më i domosdoshëm në rutinën e përkujdesjes së lëkurës, koreane ose jo. Asnjëherë mos e neglizhoni këtë hap, për dy arsye kryesore: mbrojtja e përditshme ndaj rrezeve UV të diellit, do të bëjë të keni lëkurë më të shëndetshme dhe të duket më e re, dhe arsyeja e dytë do t’ju shpëtojë jetën! Mund të shpenzoni para në produkte cilësore të mirëmbajtjes, trajtimit dhe produkteve kozmetike të lëkurës, por nëse nuk jeni të vëmendshëm dhe anashkaloni aplikimin e një produkti me filtra mbrojtës ndaj rrezeve të diellit, nuk do të arrini të keni një lëkurë të shëndetshme.

Më poshtë kemi krijuar një guidë për gjetjen e SPF-së së duhur për tipologjinë apo problematikën e lëkurës, por si fillim, dua t’ju tregoj disa fakte lidhur me rëndësinë e mbrojtjes ndaj rrezatimit diellor:

 SPF, do të thotë “Sun Protection Factor”, (faktor mbrojtës nga dielli), dhe nëse e aplikoni çdo ditë, do të reduktoni riskun e kancerit të lëkurës me 50%.

• Rrezet UV të diellit shkaktojnë plakje të parakohshme, hiperpigmentim (njolla) dhe lëkurë jo të shëndetshme në dukje (pa shkëlqim), dhe në brendësi (e dehidratuar).

•Nuk është asnjëherë herët ose vonë për të nisur përdorimin e një mbrojtësi SPF!

Pse duhet përdorur mbrojtës me SPF në lëkurë?

Produktet me SPF na mbrojnë nga rrezet ultraviolet të diellit. Shumë fakte shkencore tregojnë se duke përdorur SPF, duke shmangur kontaktin e drejtpërdrejtë me rrezet UV, dhe duke veshur rroba mbrojtëse mbi lëkurë, është mënyra më efektive për të parandaluar kancerin e lëkurës, si edhe dëmtime të tjera në afatshkurtër ose afatgjatë.

A duhet të mbrohem nga dielli, nëse kam lëkurë me pigment të errët, dhe nuk digjem?

Kjo nuk ka aspak rëndësi! Çdokush është vurnerabël nga kanceri i lëkurës pavarësisht: racës, gjinisë apo moshës. Nëse do të dilni jashtë, edhe në mot të vrenjtur, 80% e rrezeve UV të diellit do të arrijnë të depërtojnë në lëkurën tuaj. Prandaj edhe në këtë rast lind nevoja e aplikimin të SPF-së. Gjithashtu, bora, rëra dhe uji e reflektojnë rrezatimin diellor.

Gjithmonë mbrojtësi duhet aplikuar 15 minuta përpara ekspozimit në diell, dhe të riaplikohet minimalisht çdo 2 orë, duke pasur kujdes të veçantë aplikimin, pas futjes në det dhe notit apo djersitjes gjatë ditëve të nxehta!

Çfarë do të thotë SPF, UVA & UVB?

SPF, siç e thamë edhe më sipër ka kuptimin e faktorit mbrojtës diellor dhe tregon relativisht kohën e mbrojtjes së lëkurës nga rrezet Ultraviolet UVB. Rrezet UVB janë shkaktari kryesor i djegies së lëkurës dhe dëmtimit të shtresës së jashtme të saj. Për ta shpjeguar më konkretikisht, dhe për të shfytëzuar edhe matematikën për të cilën kam studiuar :P, po supozojmë se pas 5 minutash qëndrim në dielli lëkura juaj shfaq djegie (pa përdorur SPF). Nëse përdorni SPF15, ai do t’ju mbrojë: 15 x 5 minuta, teorikisht.

Prandaj dermatologët rekomandojnë përdorimin e kremrave mbrojtës me të paktën SPF30, të cilët bllokojnë 97% të rrezeve UVB. Mbrojtësit me faktor më të lartë se 30, do të bllokojnë një % më të lartë të rreyeve, dhe sidomos do të rrisin kohëzgjatjen e mbrojtjes, por pavarësisht kësaj asnjë prej tyre nuk do të arrijë të mbrojë 100% lëkurën.

Në produktet aziatike, sidomos koreane dhe japoneze do të shikoni edhe termin PA të shkruar në paketimet e tyre. PA do të thotë “Protection Grade of UVA”, pra shkalla e mbrojtjes nga rrezet UVA. Me sa më shumë + të jetë i shoqëruar termi PA, aq më shumë mbrojtje arrin të sigurojë.

Rrezet UVA arrijnë të penetrojnë në epidermën e lëkurës, duke shkaktuar dëme të mëdha në lëkurë, si: hiperpigmentim, melasëm, plakje të parakohëshme.

Cili është SPF i duhur për lëkurën time?

• Nëse keni akne…

Ekziston një koncept i gabuar se SPF-të i agravojnë aknet, duke qënë se mund të bllokojnë poret, si edhe të yndyrosin më shumë lëkurën. Gjithashtu, qëndrimi në diell apo në det i përthan aknet. Një ide që personalisht do ta kundërshtoja plotësisht! E kuptoj që është shumë e vështirë për të gjetur formulimin e duhur, por SPF-të koreane kanë qënë dhe janë shpëtim i vërtetë për mua dhe besoj edhe për ju! Ju lutem, sidomos vajzave, që kanë problematikë me aknet, asnjëherë mos e shmangni mbrojtjen nga dielli! Rrezet infrared, shkaktojnë inflamacion dhe irritim të akneve ekzistuese. Rrezet UV gjithashtu stimulojnë prodhimin e melaninës në lëkurë, duke krijuar njollat kafe post-akne.

Një krem SPF, për lëkurë me tendence akneike dhe të yndyrshme, që do t'ju sugjeroja, është: MISSHA All-Around Safe Block Soft Finish Sun Milk SPF50+ PA+++.

Kremi ka konsistencë të lehtë në trajtë qumështi, i cili tonifikon natyrshëm lëkurën dhe nuk e rëndon atë! Madje ndikon në mbajtjen në kontroll të mbiprodhimit të yndyrës gjatë gjithë ditës. Në fund lë një ndjesi mëndafshi dhe freskie...

• Nëse shqetësimi juaj kryesor janë shenjat e moshës…

Kjo është tema e duhur për ju! Mënyra më efektive dhe për të mbajtur larg shenjat e moshës dhe krijimit të rrudhave të parakohshme, është pikërisht mbrojtja ndaj diellit! ISNTREE Hyaluronic Acid Airy Sun Stick SPF 50+ PA++++ , siç e dalloni edhe nga emërtimi ofron mbrojtje maksimale dhe përmban 8 lloje të acidit hialuronik, për të targetuar shenjat e moshës dhe mbajtur lëkurën të hidratuar.

Ky mbrojtës multifunksional ka në përbërje edhe ekstrakte të bimëve të akullit, për t’i ofruar freski, qetësim edhe lëkurës sensitive.

• Nëse thatësia apo dehidratimi është shqetësimi juaj…

Për lëkurën e thatë me shumë ngulmim do të sugjeroja një markë speciale, që sapo e kemi futur në KORAL SECRETS! TOUN28 B1 SUN SCREEN UV+HEV DEFENSE ORGANIC & NON-NANO SPF 50+ PA++++ !

Filozofia e TOUN 28 konsiston në përshtatjen e rutinës së përkujdesjes së lëkurës çdo 28 ditë, për të përmbushur çdo nevojë të saj, si pasojë e ndryshimeve sezonale dhe ciklit natyral të rigjenerimit qelizor. Gjithë fokusi i kësaj marke, është tek përbërësit më të mirë, dhe kostoja për një produkt shkon në 90% për to dhe vetëm 10% për ambalazhin. Për të mos hequr fokusin nga kremi i tyre SPF, përveç rrezeve UVA dhe UVB, ndryshe nga kremrat e tjerë të diellit, mbron dhe nga rrezet HEV. Rrezet HEV mund të sjellin plakje premature dhe dëmtim të lëkurës, si pasojë e dritës blu-violet dhe asaj të padukshme që emetohet nga pajisjet elektronike, si smartphone-t, që nuk i ndajmë për asnjë moment nga duart! Formula e tij ka bazë vegane, nuk përmban ngjyrues dhe aromë artificiale dhe mund të përdoret gjatë pritjes së ëmbël dhe gjidhënies.

• Nëse keni lëkurë sensitive…

Sensitiviteti që mund të shfaqni në lëkurë nuk duhet t’ju vëjë në mëdyshje nëse duhet të përdorni ose jo mbrojtës ndaj diellit. Madje duhet ta mbroni aq mirë sipërfaqen e lëkurës, për të shmangur çdo irritim që mund të shkaktohet nga  dielli. MISSHA Cicadin Centella Duo Sunscreen Stick SPF 50+ PA++++ , ka një formulim të mrekulueshëm për lëkurën sensitive, me medikamentin green celamine, ekstrakt nga bima centella asiatica, për të qetësuar lëkurën e irrituar dhe ulur temperaturën e vatrave të nxehta.

Përmban filtra fizik, që janë më të përshtatshëm për këtë tipologji lëkure, duke mos provokuar as irritimin më të vogël.

• Nëse keni njolla ose hiperpigmentim në lëkurë…

Njollat dhe hiperpigmentimi janë si pasojë e një çrregullimi të qelizave të melaninës, që shpërthejnë në disa zona më shumë dhe shfaqen si njolla në lëkurë. Kush është shkaktari që i zhvillon? Rrezatimi diellor! Përpara se t’ju sugjeroj SPF-në e duhur, dua t’ju them se për ju mbrojtja dhe riaplikimi i SPF-së gjatë ditës, është ekzistencial! COSRX Shield Fit Snail Essence Sun SPF50+ PA+++ , përmban sekrecion të filtruar kërmilli, dhe ndihmon në rigjenerimin e qelizave dhe zbehjen e njollave.

Ka konsistencë shumë të lehtë, përthithet shumë shpejt, duke e lënë lëkurën të freskët, por edhe të hidraruar!

• Dëshironi një krem mbrojtës me konsistencë të lehtë…

Jeni duke kërkuar një krem të lehtë, për në përditshmëri, pa e rënduar lëkurën? Kur ende nuk ishte shpallur në Evropë dhe Amerikë, ne e sollëm në KORAL SECRETS! NEOGEN Dermatology Day-Light Protection Airy Sunscreen, i jep lëkurës hidratimin e duhur përgjatë ditës, pa lënë ndjesinë e yndyrosjes dhe ngjitjes.

Përmban 10 lloje të ndryshme ekstraktesh bimore për hidratim, si: trëndafil damasku, aloe vera, fruta pylli, avocado etj ; 6 përbërës me efekt qetësues, si: limoni, gjethe nga limoni verbena, low sweet blueberry, mugwort, etj & 4 përbërës që kontrollojnë mbiprodhimin e yndyrës.

Për ta mbyllur, dua t’ju them se nëse jeni duke menduar se nuk po e mbroni mjaftueshëm lëkurën nga dielli, kz fakt duhet t'ju shqetësojë.  Duke përdorur një BB cream ose fondatinë është thjesht e pamjaftueshme, prandaj nuk duhet për asnjë arsye të shmangni përdorimin e kremrave mbrojtës.

Me rëndësi është të kërkoni për formulimin e duhur, sipas tipologjisë dhe problematikës së lëkurës. Siç ju tregova më sipër, në koleksionin e KORAL SECRETS, do të mund të gjeni SPF me përbërje & konsistencë të ndryshme, duke iu adresuar akneve e deri hiperpegmentimit.

Deri në artikullin e rradhës, ju dërgoj shumë përqafime dhe kujdesuni për veten dhe lëkurën tuaj!

<3, Yvana

 

 

SHIKO PRODUKTET

“Dëshirojmë që përkujdesja e lëkurës të jetë një eksperiencë relaksuese dhe argëtuese për çdokënd.
Produktet e Koral Secrets, janë përzgjedhur dhe testuar një nga një me shumë vëmendje, për t’i dhënë zgjidhje çdo problematike të lëkurës...
Ne besojmë se, vetëm duke e njohur lëkurën, mund të zbulosh bukurinë në(n) të!”

Y.Z