BENTON Snail Bee High Content

Përshëndetje të gjithëve!

Artikullin e sotëm jam shumë e lumtur që po e ndaj me ju, sepse ka të bëjë me linjën që e kemi ofruar, që nga dita e djeshme, si dhuratë për 10 prej jush nëpërmjet një “GIVEAWAY”, që kemi krijuar së bashku me Alketa Vejsiun! Zgjodhëm pikërisht këtë linjë pas testimit që i bëmë si staf, dhe pas testimit që i bëri vetë Alketa. Deshëm të ofronim një linjë që i adresohet shumë problematikave të lëkurës, por gjithashtu të ishin produkte me një formulim inovativ. Motoja jonë, nuk është thjesht “të bësh diçka, por të gjesh mënyrën e duhur për ta bërë!” Me këtë dua të them, që kjo linjë nuk ka vetëm, materialin e parë shumë të mirë, pra dy përbërësit e saj kryesor: sekrecionin e filtruar të kërmillit dhe helmin e bletës. Por, ka teknologjinë e lartë të bashkimit dhe formulimit, pikërisht të këtyre përbërësve! Një nga produktet e kësaj linje është maska, BENTON Snail Bee High Content Mask (sheet mask), e cila ka qenë pjesë e koleksionit tonë, që në fillim dhe jo më kot është një nga maskat më të shiturat!

Pikërisht nga ajo më lindi edhe dëshira dhe kurioziteti për të provuar pjesën tjetër të linjës, që përmban 3 produkte të tjera, si: toneri, esenca dhe kremi hidratues.

Përbërërja e Linjës:  SEKRECION I FILTRUAR I KËRMILLIT & HELM I BLETËS

Edhe nga vetë emërtimi duhet ta keni kuptuar që “përbërësit magjik”, siç i quajmë ne në KORAL SECRETS, janë sekrecion i filtruar i kërmillit dhe helmi i bletës.

Sekrecion i filtruar i kërmillit, është përbërësi kryesor i listuar në paketimin e këtyre produkteve. Ky përbërës është “magjik”, sepse ka efekte “magjike” në shërimin e lëkurës. Sekrecioni i kërmillit përmban acide të ndryshme, si: acidi glikolik dhe acidi hialuronik; proteina; antioksidantë, që nxisin dhe përshpejtojnë rigjenerimin qelizor, duke zbehur dhe zhdukur njollat dhe shenjat e krijuara nga aknet.  

Helmi i bletës nga ana tjetër është një përbërës, që shpesh e quajnë si “botoks natyral”, sepse në të vërtetë funksionon në mënyrë shumë të habitshme në lëkurë. Funksionon njësoj sikur të pickohemi nga bleta (sigurisht nuk ndiejmë dhimbje), por helmi depërton në lëkurë, dhe nxit qarkullimin e gjakut si edhe prodhimin e kolagjenit, në mënyrë që të shërojë vetveten. Mua nuk do më kishte shkuar kurrë në mendje një strategji e tillë, por ja që koreanët janë gjithmonë një hap përpara, apo jo?

Përveç vetive të tij shëruese për lëkurën, helmi i bletës përmban edhe enzima të shumta, që ndihmojnë në mënyrë të përkohshme në hollimin e shtresës së jashtme të lëkurës, duke bërë që të gjithë përbërësit e produktit të penetrojnë thellësisht në qelizat e lëkurës.

  • BENTON Snail Bee High Content Skin

Qëllimi kryesor i një toneri është balancimi i pH të lëkurës pas pastrimit, si edhe të ndihmojë në përthithjen më të mirë të serumit apo produkteve të tjera të kujdesit të lëkurës. Toneri BENTON Snail Bee High Content Skin i arrin plotësisht këto pritshmëri!

Dhe nëse jeni duke vuajtur nga skuqja e lëkurës ose keni tendencë të krijimin të akneve hormonale, atëherë ky toner është ideal për ju! Kush vuan nga ky tip i akneve, e di shumë mirë sa e vështirë është që të parandalohet formimi i tyre, si edhe sa i ngadaltë është procesi i shërimit. Gjithashtu, ky toner është i përshtatshëm për personat që vuajnë nga gjendja e rosaceas në lëkurë, sepse forcon kapilarët e gjakut dhe ndihmon në eleminimin e skuqjes së lëkurës. Për t’ja pasuruar akoma më shumë vetitë e tij, ai përmban ekstrakt nga aloe vera dhe niacinamide. Kjo e fundit njihet për vetitë e saj të fuqishme në heqjen e njollave dhe hiperpigmentimin e lëkurës! Përsa i përket konsistencës së tij, është shumë i lehtë dhe ujor, prandaj dhe bëhet shumë i përshtatshëm për përdorim të përditshëm, specifikisht nëse keni lëkurë të yndyrshme ose mikse. E nëse keni lëkurë të thatë, mund ta aplikoni disa herë në lëkurë, derisa ta ndjeni atë mjaftueshëm të hidratuar. Një plus tjetër, që do të shtoja është se nuk ka aromë, prandaj përshtatet shumë mirë edhe për personat që kane ndjeshmëri apo bezdi ndaj saj

  • BENTON Snail Bee High Content Essence

E nëse do të më pyesnit se cili nga produktet e linjës, është i preferuari im, do t’ju thoja se është esenca.

E në fakt ka disa arsye… Si fillim dua t’ju them se një nga përbërësit e parë që kam njohur dhe përdorur nga ata të K-beauty është ai i sekrecionit të kërmillit, dhe që atëherë nuk e kam ndaluar përdorimin e tij. Produkti im më i përdorur i të gjitha kohërave është: COSRX Advanced Snail 96 Mucin Power EssenceBesoj se një nga arsyet që preferoj esencën në linjën e Benton-it është pikërisht kosistenca dhe lloji i produktit, pra që është në formë esence, sepse lëkura ime ime e përqafon shumë mirë sekrecionin e kërmillit në këtë tipologji produkti, ku dhe ja kam ndjerë benefitet e tij të mrekullueshme! Sigurisht në konsistencë dhe në përbërje ndryshon shumë nga esenca e COSRX, dhe të them të drejtën më është përshtatur akoma më mirë me rutinën time dhe me produktet e tjera që përdor. Siç ju thashë ka përbërje shumë të lehtë, në formë xheli dhe lëkura e përthith menjëherë… (një arsye tjetër se përse e preferoj). Nëse keni lëkurë të yndyrshme ashtu si unë, dhe në rastin tim gjithashtu përdor disa produkte përnjëherësh në rutinën time, kjo esencë është shumë e përshtatshme sepse nuk e ngarkon aspak lëkurën. Madje më ka lënë hapësirë të përdor pas saj, serum me konsistencë shumë të plotë, gati vajore.

Më pyesni shpesh për çfarë shërben një esencë, dhe çfarë ndryshimi ka nga toneri apo serumi… Pas hulumtimeve të mia, ngjason më shumë me serumin. Pra, ka përqëndrim të lartë përbërësish dhe të koncentruar. Zakonisht janë më ujor se serumet, por në rastin e esencës që po flasim e barazoj me një serum të mirëfilltë. Përmban plot 90% sekrecion të filtruar kërmilli dhe sigurisht gëzon të gjitha vetitë shëruese, hidratuese që përmenda më lart. Gjithashtu, përmban ekstrakt nga aloe vera, që njihet për vetitë e saj anti-inflamatore; niacinamide dhe një përbërës të veçantë “sh-Oligopeptide-1”, që ndihmon në zhvillimin dhe krijimin e qelizave të reja në lëkurë, duke përshpejtuar procesin e shërimit të plagëve nga aknet. Dhe së fundmi, helmin e bletës, që efektet e saj në prodhimin e kolagjenit në lëkurë i përmenda gjithashtu më lart… Por ajo që dua të përmend dhe sugjeroj për personat që kanë alergji nga bletët, është të mos e konsiderojnë përdorimin e këtij përbërësi në lëkurë, sepse nuk është mirë të provokojnë alergji që janë provuar nga organizmi i tyre. Përsa i përket përdorimit, aplikohet pas tonerit në mëngjes dhe darkë. Nuk ka aromë dhe mjafton vetëm nje sprucim për të lyer gjithë fytyrën. Këtë produkt me plot gojë mund t’ju them se do e dashuroni!

  • BENTON Snail Bee High Content Steam Cream

Këtë produkt do ta quaja si produktin me formulimin më inovativ të gjithë linjës! Një gjë që kam mësuar nga markat koreane dhe japoneze, është se një produkt të mirë nuk e bën thjesht përbërësit që ai ka, por mënyra e bashkimit dhe e formulimit e të gjithë ketyre përbërësve në një përbërje të vetme. Dhe nëse do të gjeja një produkt që është formuluar në mënyrën më të mirë, dhe përbërësit e tij janë përzjerë në mënyrë që të kenë efektivitet sa më të lartë, ai është BENTON Snail Bee High Content Steam Cream!

Ky krem është prodhuar me teknologjinë “Steam”, dhe kjo e bën një hidratues unik! Përbërësit e tij, sekrecioni i filtruar i kërmillit, helmi i bletës, niacinamide dhe glicerina e mbajnë lëkurën shumë të hidratuar! Këtë përbërës janë lidhur me një teknologji të avullit në temperaturën 100℃, që arrin t’i përzjejë duke i stabilizuar ato, e në këtë menyrë i ndihmon ata të veprojnë më mirë dhe për një kohë shumë më të gjatë. Kështu ky krem nuk ka vetëm veti hidratuese për lëkurën, por mbron dhe riparon dëmtimet e lëkurës si, tharja dhe irritimi i saj, vetëm në pak kohë përdorimi. Një sugjerim të fundit që mund t’ju jap ështe se nëse dëshironi hidratim të thellë dhe një lëkurë “honey skin”, një term që njihet në K-beuaty dhe nga influencues të ndryshëm, atëherë është ky është i duhuri!

E nëse, këtë linje dëshironi ta provoni e ta bëni tuajën, dhe ta përfitoni edhe falas :P ju ftoj të merrni pjesë në Giveaway-n në Instagram tek profili i Alketa Vejsiut, dhe jo 1 as 2 por plot 10 prej jush do ta fitojnë!

Mbani një sy e vesh më datë 09.02, sepse do te jete dita ku do të shpallim të gjithë fituesit!

Deri atëherë, kujdesuni për veten, bëni ëndrra të reja, provoni produkte të reja!

Përqafime,

Yvana <3

SHIKO PRODUKTET

“Dëshirojmë që përkujdesja e lëkurës të jetë një eksperiencë relaksuese dhe argëtuese për çdokënd.
Produktet e Koral Secrets, janë përzgjedhur dhe testuar një nga një me shumë vëmendje, për t’i dhënë zgjidhje çdo problematike të lëkurës...
Ne besojmë se, vetëm duke e njohur lëkurën, mund të zbulosh bukurinë në(n) të!”

Y.Z