VILLAGE 11 FACTORY Clear Green Tea Enzyme Vegan Powder Wash
2,200.00 ALL
Çmimi për njesi perVILLAGE 11 FACTORY Clear Green Tea Enzyme Vegan Powder Wash
2,200.00 ALL
Çmimi për njesi per
MARY & MAY Vegan Low pH Hyaluronic Gel Cleanser
MARY & MAY Vegan Low pH Hyaluronic Gel Cleanser
Pastrues fytyre ujor.
MARY & MAY Vegan Low pH Hyaluronic Gel Cleanser është një larës i butë dhe efektiv që vjen në një teksturë të lehtë xheli, i përshtatshëm për përdorim të përditshëm. Formulimi i tij përmban 10,000 ppm ekstrakt rrushi dhe acid hialuronik, përbërës që kombinohen për të ofruar një pastrim të thellë dhe hidratues për lëkurën. Ekstrakti i rrushit është i njohur për vetitë e tij antioksiduese, që ndihmojnë në mbrojtjen e lëkurës nga dëmtimet e shkaktuara nga faktorët e jashtëm. Ndërsa, acidi hialuronik mban lagështinë në lëkurë, duke parandaluar tharjen dhe duke e bërë atë të ndihet e butë dhe e freskët. Me një pH të ulët, ky larës mban ekuilibrin natyral të lëkurës, duke e pastruar pa shkaktuar irritime apo tharje. I formuluar posaçërisht për të qenë i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën shumë sensitive, duke ofruar një përvojë të butë dhe qetësuese për lëkurën.
Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, vajra esencial.
*150ml
Përdorimi
Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
10,000 ppm ekstrakt rrushi dhe acid hialuronik,
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Coco-glucoside, Decyl Glucoside, Sodium Cocoyl Glycinate, Octyldodeceth-16, Sodium Cocoyl Alaninate, 1,2-Hexanediol, Xanthan Gum, Vitis Vinifera (Grape) Fruit Extract, Centella Asiatica Extract, Ficus Carica (Fig) Fruit Extract, Gardenia Florida Fruit Extract, Hydrogenated Lecithin, Sodium Hyaluronate, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Citric Acid, Beta-glucan, Sodium Citrate, Sodium Phytate, Dextrin, Butylene Glycol, Ceramide NP, Dimethylsilanol Hyaluronate, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Potassium Hyaluronate, Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Dimethylsilanol, Sodium Acetylated Hyaluronate, Fragrance, Hydroxyacetophenone, Ethylhexylglycerin
Marka
E nxitur nga motoja "Më pak është më shumë", marka koreane e kujdesit për lëkurën MARY & MAY përpiqet të ofrojë kujdes intensiv, falë produkteve me çmime të përballueshëm të lëkurës për konsumatorët në komoditetin e shtëpive të tyre. Produktet e tij dhe efektive përfshijnë përbërës të cilësisë së lartë dhe natyralë që janë thelbësorë në rritjen e bukurisë natyrore të lëkurës dhe trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës. Të gjitha produktet e kujdesit të lëkurës Mary & May ndahen sipas funksioneve, kështu që ju mund të zgjidhni dhe t'i kombinoni ato lehtësisht për t'ju përshtatur shqetësimeve të lëkurës tuaj, si: hiperpigmentimi, hidratimi, qetësimi, shenjat e moshës dhe aknet. Mary & May është e përkushtuar për t'u bërë partnere e secilit prej jush në këtë udhëtim, duke nxjerrë në pah bukurinë e lëkurës tuaj. Për të zvogëluar ndikimin në mjedis, paketimi i MARY & MAY është bërë me materiale miqësore me mjedisin, duke përfshirë letrën e ricikluar dhe bojën e vajit të sojës. Të gjitha produktet MARY & MAY janë prodhuar në Kore.
NEOGEN DERMALOGY Double Vita Capsule Cleansing Foam
NEOGEN DERMALOGY Double Vita Capsule Cleansing Foam
Pastrues fytyre ujor.
Ky larës në trajtë xheli, falë formulimit të veçantë me mikro kapsula ENZIM 2HA dhe përbërës të patentuar TRANEXIN NIA C, siguron një pastrim të plotë dhe efektiv duke ndihmuar gjithashtu në zbehjen e hiperpigmentimit dhe shenjave të mbetura post-akne. Përmbajtja e kapsulave me acid tranexamik dhe ekstrakt të frutit Yuzu do të ndihmojë në njëtrajtshmërinë e tonit të lëkurës, duke ju dhuruar shkëlqim. Ndërsa formulimi me niacinamide (ose vitaminë B3) do të zbehë njollat e krijuara nga hiperpigmentimi, si edhe do të zbehë qukat, duke parandaluar formimin e tyre të ri. Gjithashtu, do të stimulojë prodhimin e kolagjenit për një lëkurë më të tërhequr dhe rinore. Nga ana tjetër, glutathione, një antioksidues i fuqishëm, do të ndihmojë në mbajtjen nën kontroll të prodhimit të melaninës. Formula e butë, e balancuar me pH, hidraton pa irritim, duke siguruar kujdes freskues dhe të shëndetshëm për lëkurën. Gjithashtu, ja vlen të përmendet që larësi ka një aromë shumë të këndshme dhe të freskët! I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për atë të miksuar dhe të yndyrshme.
Formula e tij është vegane, e testuar dermatologjikisht, dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate dhe fragrancë artificale.
*150ml
Përdorimi
Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
acdit Tranexamik, ekstrakt të frutit yuzu, niacinamide, glutathione
Lista e plotë e përbërësve
Water, Lauryl Hydroxysultaine, Potassium Cocoyl Glycinate, Sodium Chloride, Acrylates Copolymer, Disodium Cocoamphodiacetate, Potassium Cocoate, C12-14 Alketh-12, Fragrance, Mannitol, Potassium Benzoate, Microcrystalline Cellulose, Hexylene Glycol, Zea Mays (Corn) Starch, Ethylhexylglycerin, Glycerin, Mica, Butylene Glycol, Synthetic Fluorphlogopite, Citric Acid, Niacinamide(70Ppm), 1,2-Hexanediol, Hydrogenated Lecithin, Adenosine, Polyglyceryl-10 Laurate, CI 77492, CI 77491, Citrus Aurantifolia (Lime) Fruit Extract, Salicylic Acid, Citrus Junos Fruit Extract, Calcium Pantothenate, Maltodextrin, Sodium Starch Octenylsuccinate, Papain, Sodium Ascorbyl Phosphate(4.5Ppm), Glucose, Tocopheryl Acetate, Pyridoxine Hcl(2Ppm), Xanthan Gum, Ascorbyl Tetraisopalmitate(1Ppm), Panthenol(1Ppm), Caprylyl Glycol, Glutathione(0.2Ppm), Arbutin, Tranexamic Acid, Sodium Hyaluronate, Chondrus Crispus Extract, Ascorbic Acid(10Ppb), Biotin(10Ppb), Pyridoxine(10Ppb), Folic Acid(10Ppb), Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Cyanocobalamin(1Ppb), Tocopherol(1Ppb), Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Acetylated Hyaluronate, Riboflavin(0.1Ppb), Thiamine Hcl(0.1Ppb), Linoleic Acid(0.1Ppb), Beta-Carotene(0.1Ppb), Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Potassium Hyaluronate
Marka
NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.
SKINFOOD Rice Daily Cleansing Foam
1,300.00 ALL
Çmimi për njesi perSKINFOOD Rice Daily Cleansing Foam
1,300.00 ALL
Çmimi për njesi perSKINFOOD Rice Daily Cleansing Foam është një pastrues shumë i butë, i cili largon butësisht papastërtitë e lëkurës, madje edhe makeup-in. Ky larës përmban ujë organik nga krundet e orizit, i pasur me proteina dhe vitaminë B, si dhe ujë të fermentuar të orizit të pasur me minerale. Këto përbërës ndihmojnë në pastrimin e thellë dhe njëtrajtësimin e tonalitetit të lëkurës, duke i dhënë asaj një pamje të pastër dhe të bukur. Gjithashtu ky larës arrin të balancojë nivelin yndyrë-hidratim, duke mbajtur në kontroll sebumin e tepërt. I përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës, duke përfshirë atë të thatë, të dehidratuar dhe shumë sensitive.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial.
*150g
Përdorimi
Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
krunde orizi
Lista e plotë e përbërësve
Water, Myristic Acid, Glycerin, Stearic Acid, Potassium Hydroxide, Oryza Sativa (Rice) Bran Water, Lauric Acid, Lauryl Betaine, Glyceryl Stearate Se, Sodium Cocoyl Apple Amino Acids, Polyquaternium-7, Sodium Chloride, Cetearyl Olivate, Panthenol, Sorbitan Olivate, Hexylene Glycol, Allantoin, Sodium Benzoate, Disodium Edta, Oryza Sativa (Rice) Extract, Sodium Hyaluronate, Citric Acid, Butylene Glycol, Aspergillus Ferment, 1,2-Hexanediol, Fragrance
Marka
SKINFOOD ka besimin se produktet që ajo krijon janë “ushqim” për vetë lëkurën. Që nga viti 1957, kjo markë vazhdon të surprizojë me formulimet e saj që kanë në thelb përbërës natyral të ekstraktuar nga ushqimet. Filozofia e Skinfood-it është shumë e thjeshtë: “Bukuria është rezultati i një jete të shëndetshme”. Ushqimet përmbajnë vitamina, minerale dhe antioksidantë që janë të dobishëm për organizmin, si dhe për lëkurën. Ekipi i SKINFOOD-it mban kontakt me fermerët kudo në botë, dhe sigurohet të përzgjedhë përbërësit ushqimorë që rriten me metodat më të avancuara organike. Sheqeri i zi brazilian, mjalti mbretëror me prejardhje nga Azia jugore, e bardha e vezës dhe orizi janë disa nga elementët ushqimorë që SKINFOOD përdor në zhvillimin e produkteve të tij. Specialistët e departamentit R&D (Kërkim & Zhvillim) testojnë, studiojnë dhe ritestojnë produket deri sa arrijnë të krijojnë formulime me veti të fuqishme për lëkurën duke i falur asaj shëndet dhe bukuri.
MAKEP:REM Safe Me. Relief Moisture Cleansing Foam (100ml)
MAKEP:REM Safe Me. Relief Moisture Cleansing Foam (100ml)
Pastrues fytyre ujor.
Ky larës në formë shkume ofron një pastrim të thellë të papastërtive dhe makeup-it, pa e tharë aspak lëkurën. Dhe kjo falë formulës së tij të pasur me ekstrakte të mjedrës, kokosit dhe livandos. Përveç kësaj, larësi përmban gjithashtu ekstrakt të Marrubium Vulgare, një përbërës që mbron lëkurën nga agresorët mjedisorë, si ndotja. Ndërsa vaji nga gjethet e rozmarinës qetëson dhe freskon lëkurën. I përshtatshëm për të gjithë tipologjitë e lëkurës, sidomos për atë të dehdratuar dhe sensitive.Me një pH të butë dhe jo irritues, ky larës është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, duke përfshirë ato me ndjeshmëri. Gjithashtu, është ideal për lëkurën me tendencë akneike, pasi nuk bllokon poret.
Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.
*100ml
Përdorimi
Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ekstrakt mjedre, kokosi, livando, glicerinë, ekstrakt Marrubium Vulgare, ekstrakt i frutit Adansonia Digitata, vaj nga gjethet e rozmarinës
Lista e plotë e përbërësve
Water, Sodium Cocoyl Isethionate, Glycerin, Sodium Methyl Cocoyl Taurate, Coco-Betaine, Potassium Cocoyl Glycinate, Potassium Benzoate, Sodium Chloride, Polyquaternium-67, Potassium Cocoate, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Citric Acid, Disodium EDTA, Salvia Officinalis (Sage) Oil, Sodium Acetate, Rubus Idaeus (Raspberry) Fruit Extract, 1,2-Hexanediol, Sodium Hyaluronate, Ethylhexylglycerin
Marka
Duke adoptuar konceptin nordic lagom që do të thotë "vetëm sasinë e duhur", marka koreane make p:rem thjeshton rutinat e kujdesit të lëkurës me produktet e saj shumëfunksionale. Koleksioni i markës përdor përbërës natyralë shumë të pastër si ekstrakti i mjedrës së Arktikut, lëngu finlandez i thuprës dhe uji i torfe nga Danimarka, dhe mbështetet në teknologjinë e patentuar Micro Trans Moisture të markës për t'i shpërndarë ato në mënyrë efektive në lëkurë. Paketimi dhe sasia e përbërësve mbahen minimale, duke reflektuar filozofinë "e drejtë". Të gjitha produktet janë prodhuar në Kore.
MEDIHEAL The Teatree Calming Powder Wash
MEDIHEAL The Teatree Calming Powder Wash
Thuajini lamtumirë skuqjes dhe sensitivitetit në lëkurë falë larësit në formë pudre MEDIHEAL The Teatree Calming Powder Wash. Me fuqinë qetësuese të pemës së çajit dhe formulën e tij unike, ky larës transformohet në një shkumë të lehtë, duke pastruar lëkurën në thellësi dhe duke reduktuar skuqjet. Në përbërje gjendet kompleksi Teatree 1X™, i cili përfshin ekstrakte qetësuese nga pema e çajit dhe vaji i gjetheve të saj. Ky kompleks ndihmon në qetësimin e lëkurës së irrituar, ul inflamacionin dhe pastron papastërtitë pa dëmtuar barrierën e lëkurës. Ndërkohë, Teatree 2X™, kompleksi i patentuar nga Mediheal, përmirëson ekuilibrin e mikrobiomës së lëkurës, duke mbrojtur lëkurën nga dëmtimet e radikaleve të lira. Por nuk mbaron me kaq! Sekreti i kësaj formule qëndron në komplesin Teatree 3X™, një kompleks i cili nxjerr ekstratin më të pastër nga vaji i gjetheve të pemës së çajit. Ky përbërës i fuqishëm ndihmon ndihmonnë pastrimin e butë e të thellë të papastërtive dhe qelizave të vdekura, të cilat janë arsyeja e skuqjes në lëkurë. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës kryesisht asaj sensitive, me tendencë skuqjeje, mikse dhe gjendje rosacea.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, ngjyrues artificial, fragrancë artificiale etj.
*50gr
Përdorimi
Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të moderuar pudre nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje të buta rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Teatree 1X™, Teatree 2X™, Teatree 3X™,
Lista e plotë e përbërësve
Zea Mays (Corn) Starch, Sodium Cocoyl Glycinate, Potassium Myristate, Pullulan, Sodium Polyacrylate, Betaine, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, Chromium Oxide Greens, Mannitol, Papain, Water, Bromelain, 4-Terpineol, Glycerin, Lactobacillus Ferment, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Water, 1,2-Hexanediol, Butylene Glycol, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Extract, Glycine, Glutamic Acid, Aspartic Acid, Sodium Chloride, Histidine, Serine, Arginine, Threonine, Alanine, Proline, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Magnesium Chloride, Calcium Chloride
Marka
SKINFOOD Black Sugar Perfect Enzyme Powder Wash
SKINFOOD Black Sugar Perfect Enzyme Powder Wash
SKINFOOD Black Sugar Perfect Enzyme Powder Wash është një larës i shkëlqyer që kombinon fuqinë e pastrimit dhe eksfolimit në një formulë të vetme. Ky pastrues pluhur i butë përmban sheqer të zi dhe enzima natyrale (proteina) nga frutat, të cilat bashkëveprojnë së bashku për të pastruar thellë lëkurën duke eksfoliuar dhe zbutur strukturën e saj. Enzimat të nxjerra nga frutat e papajës dhe fikut, heqin qelizat e vdekura të lëkurës duke ndihmuar në qetësimin e inflamacioneve dhe duke rikthyer shkëlqimin natyral të lëkurës. PHA (Acidi Lactobionic) kontribuon në eksfolimin e butë dhe mban lagështinë e lëkurës, duke lënë pas një ndjesi të butë dhe të hidratuar. Ndërsa, sheqeri i zi, i njohur për vetitë e tij hidratante dhe pasurinë në acid glikolik natyral, largon qelizat e vdekura të lëkurës, duke nxjerrë në pah një lëkurë të re.I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës kryesisht asaj sensitive, me tendencë skuqjeje, mikse dhe gjendje rosacea.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, ngjyrues artificial, fragrancë artificiale etj.
*30EAx1.2g
Përdorimi
Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një copë pudre nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje të buta rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
papajë, fik, PHA, sheqeri i zi
Lista e plotë e përbërësve
Zea Mays (Corn) Starch, Sodium Cocoyl Isethionate, Sodium Lauroyl Glutamate, Diglycerin, Betaine, Allantoin, Maltodextrin, Papain, Fragrance, Water, Iron Oxides (CI 77492), Lactobionic Acid, Butylene Glycol, Sucrose, Ficus Carica (Fig) Fruit Extract, Beta Vulgaris (Beet) Root Extract, 1,2-Hexanediol, Iron Oxides (CI 77491), Iron Oxides (CI 77499), Glycine, Serine, Glutamic Acid, Aspartic Acid, Leucine, Alanine, Lysine, Arginine, Tyrosine, Phenylalanine, Valine, Proline, Threonine, Isoleucine, Histidine, Cysteine, Methionin
Marka
MEDIHEAL The Teatree Pore Powder Wash
MEDIHEAL The Teatree Pore Powder Wash
MEDIHEAL The Teatree Pore Powder Wash është një larës revolucionar në trajtë pluhuri që kombinon butësinë e përkujdesjes për lëkurën me një efekt të thellë pastrues, duke përmirësuar dukshëm pamjen e poreve. Formula e tij unike bazohet në fuqinë e pemës së çajit, e cila ofron një veprim qetësues, anti-inflamator dhe antibakterial, ideale për lëkurat e yndyrshme dhe ato me prirje për akne. Në përbërje gjendet kompleksi Teatree 1X™, i cili përfshin ekstrakte qetësuese nga pema e çajit dhe vaji i gjetheve të saj. Ky kompleks ndihmon në qetësimin e lëkurës së irrituar, ul inflamacionin dhe pastron papastërtitë pa dëmtuar barrierën e lëkurës. Ndërkohë, Teatree 2X™, kompleksi i patentuar nga Mediheal, përmirëson ekuilibrin e mikrobiomës së lëkurës, duke mbrojtur lëkurën nga dëmtimet e radikaleve të lira. Por nuk mbaron me kaq! Sekreti i kësaj formule qëndron në komplesin Teatree 3X™, një kompleks i cili nxjerr ekstratin më të pastër nga vaji i gjetheve të pemës së çajit. Ky përbërës i fuqishëm ndihmon në shkrirjen e sebumit të tepërt dhe largimin e papastërtive që bllokojnë poret, duke përmirësuar pamjen e tyre dhe duke ofruar një efekt të dukshëm zbardhues për lëkurën. Kur bashkohet me ujë, ky larës pluhur transformohet në një shkumë të butë, që depërton thellë në poret e lëkurës, duke pastruar me efikasitet pa irrituar aspak lëkurën.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, ngjyrues artificial, fragrancë artificiale etj.
*50gr
Përdorimi
Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të moderuar pudre nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje të buta rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Teatree 1X™, Teatree 2X™, Teatree 3X™,
Lista e plotë e përbërësve
Zea Mays (Corn) Starch, Sodium Cocoyl Glycinate, Potassium Myristate, Pullulan, Sodium Polyacrylate, Betaine, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, Chromium Oxide Greens, Mannitol, Papain, Water, Bromelain, 4-Terpineol, Glycerin, Lactobacillus Ferment, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Water, 1,2-Hexanediol, Butylene Glycol, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Extract, Glycine, Glutamic Acid, Aspartic Acid, Sodium Chloride, Histidine, Serine, Arginine, Threonine, Alanine, Proline, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Magnesium Chloride, Calcium Chloride
Marka
ANUA Rice Enzyme Brightening Cleansing Powder
ANUA Rice Enzyme Brightening Cleansing Powder
ANUA Rice Enzyme Brightening Cleansing Powder është një larës - eksfoliues në trajtë pluhur shumëfunksional që ofron një trajtim të jashtëzakonshëm për lëkurën. Ky produkt i veçantë, me formulimin e tij të avancuar, përmban pluhur orizi dhe ekstrakte natyrale për një pastrim të thellë dhe efektiv. Gjithashtu, ky kombinim pastron poret në thellësi, duke hequr qelizat e vdekura, yndyrën e tepërt dhe papastërtitë pa e tharë ose dëmtuar lëkurën. I pasuruar me keramide, ky larës ofron gjithashtu hidratim të menjëhershëm dhe forcon barrierën mbrojtëse të lëkurës, duke qetësuar çdo irritim. Nga ana tjetër, papain, një përbërës ideal për lëkurën e prirur ndaj njollave, rrit efektet eksfoliuese, duke i dhuruar lëkurës një pastrim dhe shkëlqim të menjëhershëm. Por nuk mbaron me kaq! Ky produkt mund të përdoret gjithashtu si një maskë larëse ose si pluhur pastrues, duke iu përshtatur nevojave tuaja të përditshme dhe preferencave personale. Në varësi të sasisë së ujit që përdorni, mund të personalizoni intensitetin e eksfoliimit dhe pastrimit. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës kryesisht asaj sensitive, me mikse dhe akneike.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, ngjyrues artificial, fragrancë artificiale etj.
*40g
Përdorimi
1. Përdoret si maskë: Përzieni pluhurin me 1 deri në 1,5 lugë gjelle ujë dhe përzieni mirë sa të bëhet një masë kremoze. Aplikojeni në mënyrë të barabartë në lëkurë dhe masazhojeni për 3 deri në 5 minuta. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm
2. Përdoret si pastrues: Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të moderuar pudre nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje të buta rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
pluhur orizi, keramide, papin
Lista e plotë e përbërësve
Zea Mays (Corn) Starch , Sodium Cocoyl Isethionate , Sodium Lauroyl Glutamate , Diglycerin, Allantoin, Maltodextrin, Papain, Kaolin (Ci 77004) , Zea Mays (Corn) Starch, Sodium Cocoyl Isethionate, Sodium Lauroyl Glutamate, Diglycerin, Allantoin, Maltodextrin, Papain, Sodium Bicarbonate, Citric Acid, Sodium Polyacrylate, Water, Oryza Sativa (Rice) Powder, Oryza Sativa (Rice) Lees Extract , Oryza Sativa (Rice) Bran Water , 1,2-Hexanediol, Oryza Sativa (Rice) Extract, Water, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol , Dipropylene Glycol, Oryza Sativa (Rice) Extract, Hydrolyzed Rice Protein, Oryza Sativa (Rice) Seed Protein, Ceramide NP, Ceramide NP, Ascorbic Acid, Alpha-Arbutin, Protease, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Caprylyl Glycol , Glucose, Papain , Glycerin, Water, Citric Acid, Tartaric Acid, Lactic Acid
Marka
VILLAGE 11 FACTORY Miracle Youth Cleansing Foam
VILLAGE 11 FACTORY Miracle Youth Cleansing Foam
VILLAGE 11 FACTORY Miracle Youth Cleansing Foam, nga marka më e pëlqyer VILLAGE 11 FACTORY është larësi i përsosur për ata që kërkojnë një përmirësim të dukshëm të teksturës dhe shkëlqimit të lëkurës. Ky larës në trajtë xheli i cili shndërrohet në shkume delikate, përmban një kombinim të fuqishëm të retinolit dhe niacinamideve, duke ofruar një kujdes të thellë për shenjat e para të moshës dhe aknet. Me përqindjen e ulët të retinolit 0.01%, larësi ndihmon në reduktimin e pamjes së rrudhave dhe trajton hiperpigmentimin, duke i dhënë lëkurës një pamje të rigjallëruar dhe jashtëzakonisht të butë pas çdo përdorimi. Nga ana tjetër, formulimi me 94% përbërës natyral, e bëjnë të sigurt edhe për lëkurë sensitive. I përshatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht duke iu adresuar hiperpigmentimit, aknet dhe shenja-post akne.
*100ml
Përdorimi
Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
0.01%, retinol, niacinamide, 94% përbërës natyral,
Lista e plotë e përbërësve
Water, Sodium Cocoyl Isethionate, Glycerin, Butylene Glycol, Sodium Methyl Cocoyl Taurate, Potassium Cocoyl Glycinate, Coco-Betaine, Glyceryl Stearate, Potassium Benzoate, Polyquaternium-67, Hamamelis Virginiana (Witch Hazel) Leaf Extract, Adansonia Digitata Seed Extract, Lavandula Angustifolia (Lavender) Flower Extract, Sodium Chloride, Glycine Soja (Soybean) Oil, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract, Gelidium Cartilagineum Extract, Fucus Vesiculosus Extract, Glycyrrhiza Uralensis (Licorice)Root Extract, Himanthalia Elongata Extract, Cetraria Islandica Extract, Myrciaria Dubia Fruit Extract, Laminaria Japonica Extract, Disodium EDTA, Retinol, Citric Acid, Coptis Japonica Root Extract, Niacinamide, Caprylic/Capric Triglyceride, Ceramide NP, Hydrogenated Lecithin
Marka
VILLAGE 11 FACTORY është marka më e re e koleksionit “Koral Secrets”. Paketimi dhe marketingu i markës përdorin konceptin e një shkencëtari të çuditshëm për të përcjellë qasjen e tij argëtuese por të thelluar për zhvillimin e zgjidhjeve për kujdesin e lëkurës. VILLAGE 11 FACTORY mori çmimin Hi-Seoul për produktet e saj novatore, 100% të bëra në Kore.
SOME BY MI LactoSoy Mild Peeling Bubble Cleanser
SOME BY MI LactoSoy Mild Peeling Bubble Cleanser
Pastrues fytyre ujor në formë maske
Kjo maskë në formë flluskash është e formuluar LactoSoy të pasur me aminoacide (filtrati i fermentimit të qumështit të sojës dhe lactobacillus) dhe konjac. Falë kombinimit të këtyre përbërësve, ky produkt arrin të shpërbëjë papastërtitë e grumbulluara në pore, duke premtuar një lëkurë të pastër. Me ndihmën e kompleksit Aqualose™ , nuk lejon dehidratimin e lëkurës. E përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, kjo maskë do të bëjë që lëkura juaj të ndjehet shumë e pastër, e butë dhe e hidratuar.
Formula e tij është hipoalergjike, jokomedogjenike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*180ml
Përdorimi
Aplikoni një shtresë të hollë të maskës, në lëkurë të thatë. Prisni 3-5 minuta dhe pasi të fillojë të shkumojë, lagni majat e gishtave me ujë dhe masazhoni fytyrën me lëvizje rrethore për të larguar qelizat e vdekura të lëkurës. Më pas shpëlajeni me ujë të bollshëm të vakët, dhe vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës tuaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Lacto Soy, Aqualose™
Lista e plotë e përbërësve
Water/Aqua, Glycerin, Sodium C14-16 Olefin Sulfonate, Methyl Perfluoraisobutyl Ether, Disodium Cocoamphodiacetate, Lauryl Glucoside, Acrylates Copolymer, Sodium Cocoyl Alaninate, Coco-Betaine, Sodium Chloride, Betaine, Potassium Benzoate, Glucomannan, Lactobacillus/Soymilk Ferment Filtrate[1,023 ppm), Tromethamine, Butylene Glycol, Polyquaternium-67, Ethylhexyl Palmitate, Hexylene Glycol, Glucose, Xanthan Gum, Cetyl Ethylhexanoate, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Propanediol, Polyglyceryl-1 O Oleate, 1,2-Hexanediol, Urea, Saccharide Hydrolysate, Hydrogenated Lecithin, Sodium Acetate, Cynanchum Atratum Extract, Serine, Glutamic Acid, Aspartic Acid
Marka
SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.
SKINFOOD Egg White Perfect Pore Cleansing Foam
1,300.00 ALL
Çmimi për njesi perSKINFOOD Egg White Perfect Pore Cleansing Foam
1,300.00 ALL
Çmimi për njesi perSKINFOOD Egg White Perfect Pore Cleansing Foam është i formuluar me albuminë të marrë nga e bardha e vezës për të ofruar kujdes të vecantë për lëkurën tuaj. Kjo përbërje e avancuar kontrollon në mënyrë efektive prodhimin e tepërt të sebumit, duke pastruar thellësisht poret dhe larguar bllokimet që çojnë në shfaqjen e pikave të zeza. Njëkohësisht, minimizon dhe tkurr poret për një pamje më të butë dhe të pastër të lëkurës. Me përdorim të rregullt, lëkura juaj do të ndjehet më e freskët, më e butë dhe dukshëm më e pastër, duke reflektuar një shkëlqim të natyrshëm dhe të shëndetshëm.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial.
*150ml
Përdorimi
Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
albuminë të marrë nga e bardha e vezës
Lista e plotë e përbërësve
Water, Myristic Acid, Glycerin, Potassium Hydroxide, Palmitic Acid, Stearic Acid, Lauric Acid, Sucrose, Cocamidopropyl Betaine, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Cetearyl Olivate, Polyglyceryl-10 Laurate, Sorbitan Olivate, Fragrance, Sodium Chloride, Solanum Lycopersicum (Tomato) Fruit Extract, Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Extract, Daucus Carota Sativa (Carrot) Root Extract, Centella Asiatica Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Butylene Glycol, Dipotassium Glycyrrhizate, Salicylic Acid, Argania Spinosa Kernel Oil, Polysorbate 80, Phenoxyethanol, Oleth-7, Sesamum Indicum (Sesame) Seed Oil, Beta-Sitosterol, Serenoa Serrulata Fruit Extract, Sulfur, Tocopherol, Glycine Max (Soybean) Seed Extract, Albumen Extract, Glycine Soja (Soybean) Seed Extract, Albumen Extract (730 mg), Egg Yolk Extract, Disodium Edta, Onsen-Sui, Anthemis Nobilis Flower Extract, Egg Yolk Extract (730 mg), Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Disodium EDTA
Marka
SKINFOOD ka besimin se produktet që ajo krijon janë “ushqim” për vetë lëkurën. Që nga viti 1957, kjo markë vazhdon të surprizojë me formulimet e saj që kanë në thelb përbërës natyral të ekstraktuar nga ushqimet. Filozofia e Skinfood-it është shumë e thjeshtë: “Bukuria është rezultati i një jete të shëndetshme”. Ushqimet përmbajnë vitamina, minerale dhe antioksidantë që janë të dobishëm për organizmin, si dhe për lëkurën. Ekipi i SKINFOOD-it mban kontakt me fermerët kudo në botë, dhe sigurohet të përzgjedhë përbërësit ushqimorë që rriten me metodat më të avancuara organike. Sheqeri i zi brazilian, mjalti mbretëror me prejardhje nga Azia jugore, e bardha e vezës dhe orizi janë disa nga elementët ushqimorë që SKINFOOD përdor në zhvillimin e produkteve të tij. Specialistët e departamentit R&D (Kërkim & Zhvillim) testojnë, studiojnë dhe ritestojnë produket deri sa arrijnë të krijojnë formulime me veti të fuqishme për lëkurën duke i falur asaj shëndet dhe bukuri.
COSRX Salicylic Acid Daily Gentle Cleanser
COSRX Salicylic Acid Daily Gentle Cleanser
Nëse jeni në kërkim të një larësi, që paston thellësisht lëkurën, por pa e irrituar atë, atëherë me shumë bindje, i duhuri është:COSRX Salicylic Acid Daily Gentle Cleanser. I formuluar me acid salicilik, ky larës eksfolion dhe zhbllokon poret duke hequr të gjitha qelizat e vdekura të lëkurës. Gjithashtu zvogëlon pikat e zeza dhe parandalon shpërthimet e ardhshme akneike. Ndërsa, formulimi me ekstrakt të gjethes së pemës së çajit (super qetësuese), ndihmon në qetësimin e lëkurës duke e mbajtur atë të lëmuar dhe më të pastër! Përbërësi “tea tree” njihet për efektet e tij detoksifikuese, anti-inflamatore, antibakteriale dhe antimykotike për organizmin dhe në veçanti për lëkurën. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për atë sensitive, me tendencë skuqjeje dhe akneike.
E gjithë formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*150ml
Përdorimi
Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
acid salicilik, ekstrakt i gjethes së pemës së çajit
Lista e plotë e përbërësve
Water, Myristic Acid, Sodium Chloride, Ethyl Hexanediol, Cocamidopropyl Betaine, Citrus Limon (Lemon) Fruit Oil, Sodium Methyl Cocoyl Taurate, Ethylhexylglycerin, Stearic Acid, PEG-60 Hydrogenated Castor Oil, Polysorbate 80, Caprylyl Glycol, Glycerin, Potassium Hydroxide, Salicylic Acid, Lauric Acid, Butylene Glycol, Salix Alba (Willow) Bark Water, 1,2-Hexanediol, Disodium EDTA, Glycol Distearate, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, Citric Acid
Marka
COSRX ka qenë zgjedhja jonë e parë dhe nuk mund të mungonte kurrsesi në familjen Koral Secrets. Emri i tij vjen nga bashkimi i fjalës “cosmetics” dhe shkronjave “RX”, që simbolizojnë përshkrimin e një recete nga mjekët. Marka është bërë e njohur në Korenë e Jugut e më pas në të gjithë botën, më shumë nga postimet në rrjetet sociale, artikujt në blog-e apo biseda në rrethet e ngushta shoqërore, sesa nga fushatat e shtrenjta marketing. COSRX ka besimin se investimet nuk duhet të shkojnë drejt promovimit të produkte por për kërkime shkencore që sjellin formulime inovative. Produktet e tij njihen për përbërjet e tyre të pastra, me pak përbërës, por shumë efektivë në zgjidhjen e problematikave të ndryshme të lëkurës. COSRX ka krijuar një komunitet të gjerë konsumatorësh falë komunikimit të vazhdueshëm me ta, duke krijuar produkte që i përgjigjen kërkesave dhe dëshirave të tyre. Paketimet e tyre janë aq të thjeshta dhe minimaliste sa shprehin gjithë filozofinë e COSRX.
KLAVUU Revitalizing Facial Cleansing Foam
KLAVUU Revitalizing Facial Cleansing Foam
Nëse dëshironi një pastrim të thellë për lëkurën tuaj, duke larguar të gjitha papastërtitë dhe sebumin e grumbulluar në poret tuaja, ky larës është zgjidhja e përsosur. Fillimisht do të duket si një krem i dendur, por sapo të bashkohet me ujin, transformohet në një shkumë jashtëzakonisht të butë dhe të këndshme për lëkurën. Ky larës i jashtëzakonshëm përmban ujë të nxjerrë nga gjethet selvi dhe acid hialuronik, duke ofruar hidratim të thellë dhe të qëndrueshëm. Ekstrakti i barit të shelgut alpin ndihmon në zvogëlimin e poreve dhe kontrollin e prodhimit të sebumit, duke lënë lëkurën të pastër dhe të freskët. Gjithashtu, është i pasuruar me ekstrakt madecassoside, i cili qetëson dhe rigjallëron lëkurën tuaj. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për atë sensitive, me tendencë skuqjeje dhe akneike.
Formula e saj nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: aroma dhe ngjyrues artificialë, të cilët mund të shkaktojnë irritim në lëkurë.
*150ml
Përdorimi
Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ujë të nxjerrë nga gjethet selvi, acid hialuronik, ekstrakt nga bari i shelgut alpin
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Myristic Acid, Butylene Glycol, Potassium Hydroxide, Lauric Acid, Palmitic Acid, Potassium Cocoyl Glycinat, Stearic Acid, PEG-40 Stearate, Cocamidopropyl Betaine, Glyceryl Stearate, PEG-100 Stearate, Sodium Methyl Cocoyl Taurate, Laminaria Japonica Extract, Eclipta Prostrata Leaf Extract, Lavandula Angustifolia (Lavender) Flower Extract, Althaea Officinalis Leaf/Root Extract, Ocimum Basilicum (Basil) Flower/Leaf Extract, Houttuynia Cordata Extract, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Extract, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Foeniculum Vulgare (Fennel) Fruit Extract, Epilobium Fleischeri Extract, Chamaecyparis Obtusa Water, Hydrogenated Lecithin, Sodium Chloride, Tocopheryl Acetate, Beta-Glucan, Disodium EDTA, Fructooligosaccharides, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Dexpanthenol, Citric Acid, PEG-14M, 1,2-Hexanediol, Fragrance, Potassium Sorbate
Marka
Marka luksoze koreane KLAVUU ka një emërtim të veçantë nga fjalët suedisht "klar" ("paster"), and "vuu" ("pamje"). Produktet e prodhuara nga brand-i, më së shumti janë të formuluar nga ekstrakt të perlave të marra nga ishulli Jeju. Produktet e saj targetojnë problematika të ndryshme të lëkurës, si: hiperpigmentimi, purifikimi, mbrojtja UV, hidratimi, reduktimi i akneve, dhe kujdesi ndaj lëkurës së trupit në përgjithësi. Të gjitha produktet KLAVUU prodhohen në Kore, duke përfshirë 2 produktet "Bestseller" të saj, që janë: KLAVUU Resuve Pearlsation Multi Peptide Cream dhe KLAVUU Resuve Pearlsation Multi Peptide Eye Cream, që rreshtohen me krenari në koleksionin KORAL SECRETS!
RE:P. Natural Origin Gentle Pure Cleanser
1,600.00 ALL
Çmimi për njesi perRE:P. Natural Origin Gentle Pure Cleanser
1,600.00 ALL
Çmimi për njesi perRE:P. Natural Origin Gentle Pure Cleanser, është një larës i butë dhe hipoalergjik i cili përveç se largon të gjitha papastërtitë e lëkurës, balancon pH e saj dhe ul sensitivitetin, pa lënë aspak ndjesinë e tharjes apo tërheqjes në lëkurë. Ky larës përmban në formulim kokoil alaninati i natriumit, një përbërje organike e përftuar nga vaji i kokosit i cili ruan nivelet e pH dhe shërben si një agjent tampon pH alkalik. Nga ana tjetër, formulimi me Comfrey dhe brokoli punojnë së bashku për të larguar papastërtitë dhe sebumin e tepërt nga lëkura. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, sidomos për atë shumë të ndjeshme
Formula e tij është jokomedogjenike, vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: përbërës EO, alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*100ml
Përdorimi
Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
vaj kokosI, Comfrey, brokoli
Lista e plotë e përbërësve
Water, Potassium Cocoyl Glycinate, Potassium Cocoate, Propanediol, Acrylates Copolymer, 1,2-Hexanediol, Glycereth-25 PCA Isostearate, Decyl Glucoside, Coco-Betaine, Hydroxyethylcellulose, Glyceryl Caprylate, Ethylhexylglycerin, Glycerin, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Peel Oil, Aniba Rosaeodora (Rosewood) Wood Oil, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Oil, Eucalyptus Globulus Leaf Oil, Gardenia Florida Fruit Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Maltodextrin, Azadirachta Indica Leaf Extract, Artemisia Annua Extract, Rosa Damascena Flower Water, Melissa Officinalis Flower/Leaf/Stem Water, Brassica Oleracea Italica (Broccoli) Extract, Zanthoxylum Piperitum Fruit Extract, Symphytum Officinale Leaf Extract, Lavandula Angustifolia (Lavender) Flower Water, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Water, Helichrysum Italicum Flower Water, Cocos Nucifera (Coconut) Fruit Extract, Usnea Barbata (Lichen) Extract, Helichrysum Arenarium Extract, Calendula Officinalis Flower Extract, Pulsatilla Koreana Extrac
Marka
Zhvilluar nga Neogenlab, SUR.MEDIC™ është kujdestari personal i lëkurës suaj që siguron që çdo problematikë e lëkurës tuaj të jetë nën kontroll 24/7. Kjo markë ofron një zgjidhje të përditshme për lëkurën me konceptin e parë-ndihmës, e efektshme, e lehtë, e qasshme kudo, por mjaft fleksibile për tu përshtatur me gjendjen e përditshme të lëkurës suaj. Për çdo shqetësim të lëkurës, "Koral Secrets" ofron markën më të re të koleksionit SUR.MEDIC™.
MIZON Collagen Milky Deep Cleansing Foam
1,000.00 ALL
Çmimi për njesi perMIZON Collagen Milky Deep Cleansing Foam
1,000.00 ALL
Çmimi për njesi perMIZON Collagen Milky Deep Cleansing Foam, është zgjedhja e duhur nëse dëshironi një pastrim të thellë dhe hidratim të lëkurës, duke mos krijuar aspak irritim apo tharje të saj. Formulimi i tij unik përmban pluhur nga kokosi për të ruajtur pH-në e lëkurës dhe për të depërtuar thellë në pore, duke siguruar një pastrim efektiv dhe të qëndrueshëm. Me përmbajtjen e tij të pasur me kolagjen, ky larës i adresohet shenjave të moshës dhe rritjes së elasticitetit të lëkurës. Larësi përshtatet me të gjithë tipet e lëkurës, kryesisht për atë të thatë dhe mature.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.
*150g
Përdorimi
Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
pluhur nga kokosi, kolagjen
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Palmitic Acid, Stearic Acid, Lauric Acid, Potassium Hydroxide, Myristic Acid, Cocamidopropyl Betaine, Jojoba Esters, Beeswax, PEG-32, Hydrolyzed Collagen, Sodium Bicarbonate, Xanthan Gum, Sodium Chloride, Glyceryl Stearate, PEG-100 Stearate, Tocopheryl Acetate, Hydroxyacetophenone, 1,2-Hexanediol, Disodium EDTA, Fragrance, Benzyl Benzoate, Benzyl Salicylate, Butylphenyl Methylpropional, Limonene
Marka
Marka koreano-jugore Mizon u themelua në vitin 2007 për të zhvilluar teknologji moderne të bukurisë. Me përbërës të cilësisë së lartë, teknika pioniere dhe kërkime intensive, për të krijuar produkte që janë shumë efektive dhe të thjeshta për t'u përdorur. MIZON beson në shumëllojshmërinë e bukurisë, pavarësisht nga përkatësia etnike, mosha, identiteti gjinor, seksualiteti, paaftësitë, feja.. Gjithkush është unik dhe misioni i tyre është të ndihmojnë duke u ndjerë rehat në lëkurën e tyre. Logoja e MIZON-it përfaqëson një kornizë të hapur dritareje: si një dritare që i hapet botës. Ata besojnë në dëgjimin e njerëzve, kuptimin e nevojave dhe formulimin e zgjidhjes së duhur.
TORRIDEN DIVE-IN Low Molecular Hyaluronic Acid Cleansing Foam
TORRIDEN DIVE-IN Low Molecular Hyaluronic Acid Cleansing Foam
TORRIDEN DIVE-IN Low Molecular Hyaluronic Acid Cleansing Foam është një pastrues i butë dhe efektiv që shndërrohet në një shkumë të dendur, duke hequr jo vetëm mbetjet e makeup-it, por edhe duke pastruar thellësisht poret nga sebumi i tepërt. Me formulimin e tij unik prej 8 llojeve të ndryshme të acidit hialuronik, ky pastrues depërton në të gjitha shtresat e lëkurës, duke ofruar një hidratim të qëndrueshëm pa ndjesi tërheqjeje. Ky produkt është ideal për lëkurën e thatë, të dehidratuar dhe sensitive, duke e lënë atë të pastër, të butë dhe të freskët.
Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.
*150ml
Përdorimi
Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
8 lloje të ndryshme të acidit hialuronik
Lista e plotë e përbërësve
Purified Water, Glycerin, Sodium Cocoyl Glycinate, Sodium Lauroyl Glutamate, Sodium Hyaluronate, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Acetylated Hyaluronate, Hydroxypropyl Trimonium Hyaluronate Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Potassium Hyaluronate, Panthenol, Allantoin, Trehalose, Tocopherol, Hamamelis Virginiana (Witch Hazel) Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Chamomilla Recutita (Matricaria) Extract, Butylene Glycol, Dipropylene Glycol, Hydroxypropyl Starch Phosphate, Glyceryl Stearate Se Potassium Benzoate, Sodium Chloride, Polyquaternium-67, Sodium Acetate, 1,2-Hexanediol, Citric Acid, Ethylhexyl Glycerin, Disodium EDTA, Malachite Extract
Marka
Misioni i markës koreane të kujdesit të lëkurës Torriden është të jetë pjesë e udhëtimit të çdo individi drejt bukurisë optimale. Linja e saj më e shitur DIVE-IN përmban acid hialuronik me peshë të ulët molekulare, i provuar për të nxitur rinovimin e qelizave, duke reduktuar shfaqjen e linjave të holla dhe rrudhave për të rikthyer një pamje rinore. CELLMAZING, një linjë tjetër më e shitur, përmban ekstrakt centella asiatica për të qetësuar lëkurën dhe stimuluar rritjen e qelizave. Të dyja linjat janë formuluar me kujdes për të plotësuar nevojat e përditshme të lëkurës. Si ylli udhëzues i udhëtimit tuaj, Torriden zbulon rrugën për të gjetur përbërësit e duhur për lëkurën tuaj!
MIZON Rice Real Cleansing Foam
1,200.00 ALL
Çmimi për njesi perMIZON Rice Real Cleansing Foam
1,200.00 ALL
Çmimi për njesi perMIZON Rice Real Cleansing Foam, është larësi 3-në-1 me veti pastruese, eksfolIuese dhe hidratuese. I formuluar me krunde orizi dhe pluhur orizi për të hequr qelizat e vdekura dhe papastërtitë e lëkurës. Nga ana tjetër ekstrakti i kokrrizave të orizit është zgjidhja ideale për të luftuar çdo formë të hiperpigmentimit! Gjithashtu ky larës arrin të balancon nivelin yndyrë-hidratim, duke mbajtur në kontroll sebumin e tepërt. I përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës, duke përfshirë atë të thatë, të dehidratuar dhe shumë sensitive.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.
*150g
Përdorimi
Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
krunde orizi dhe pluhur orizi
Lista e plotë e përbërësve
Water, Myristic Acid, Glycerin, Palmitic Acid, Potassium Hydroxide, Stearic Acid, Lauric Acid, Glyceryl Stearate, PEG-100 Stearate, Beeswax, Cetearyl Alcohol, Microcrystalline Cellulose, Capric Acid, Butylene Glycol, Oryza Sativa (Rice) Bran, Disodium EDTA, 1,2-Hexanediol, Fragrance
Marka
Marka koreano-jugore Mizon u themelua në vitin 2007 për të zhvilluar teknologji moderne të bukurisë. Me përbërës të cilësisë së lartë, teknika pioniere dhe kërkime intensive, për të krijuar produkte që janë shumë efektive dhe të thjeshta për t'u përdorur. MIZON beson në shumëllojshmërinë e bukurisë, pavarësisht nga përkatësia etnike, mosha, identiteti gjinor, seksualiteti, paaftësitë, feja.. Gjithkush është unik dhe misioni i tyre është të ndihmojnë duke u ndjerë rehat në lëkurën e tyre. Logoja e MIZON-it përfaqëson një kornizë të hapur dritareje: si një dritare që i hapet botës. Ata besojnë në dëgjimin e njerëzve, kuptimin e nevojave dhe formulimin e zgjidhjes së duhur.
Shfaq 54/86

