NARD Microfiber Hair Band
NARD Microfiber Hair Band
Nëse ju nevojitet një produkt që i mban flokët larg fytyrës gjatë pastrimit apo gjatë rutinës së kujdesit, ndërsa aplikoni produkte të ndryshme në lëkurë, KORAL SECRETS ju sjell një zgjidhje shumë praktike.NARD Microfiber Hair Band është i bërë nga material i butë microfibër, që ndjehet rehat në lëkurë dhe mban flokët pa i shtrënguar. Ideal edhe gjatë realizimit të makeup-it tuaj, apo në momentet kur relaksoheni në një qendër SPA, duke ju ofruar rehati dhe komoditet maksimal në çdo hap të rutinës suaj.
*1 copë
Përbërësit
microfibër
Marka
Nard ose e quajtur ndryshe Spikenard (emri shkencor: Nardostachys.Jatamans) është një bimë e fortë, e fuqishme, që zë rrënjë në zonat e thata të rajoneve të Himalajeve të Nepalit, Kinës dhe Indisë. Vaji esencial i kësaj bime është përdorur me shekuj me radhë si parfum, dhe gjerësisht në mjeksinë tradicionale. Pikërisht nga kjo bimë e ka marrë emrin dhe marka koreano-jugore NARD. Duke përdorur produkte me përbërës të pastër dhe natyral, produktet e kujdesit të flokëve dhe trupit përbëhen nga 6 lloje proteinash të hidrolizuara dhe 5 lloje vajrash me bazë bimore. Që nga themelimi i saj, marka NARD e ka zgjeruar gamën e produkteve të kujdesit të trupit dhe lekurës.mProduktet BESTSELLER të saj janë shampoo dhe trajtimi rigjenerues për flokët. Slogani i markës është: "Me flokë të shëndetshëm dhe lëkurë të hidratuar, shpresojmë që çdo moment i jetës tuaj të jetë i shëndetshëm dhe i bukur". NARD përpiqet të krijojë produkte me cilësi të lartë dhe çmim të arsyeshëm. Të gjitha produktet e markës janë 100% të prodhuara në Kore.
TOCOBO Hair Scrunchie (Yellow)
TOCOBO Hair Scrunchie (Yellow)
TOCOBO Hair Scrunchie (Yellow) është një aksesor i thjeshtë dhe praktik për mbajtjen e flokëve pa i dëmtuar. Materiali i butë satin sintetik ndihmon në reduktimin e fërkimit dhe parandalon thyerjen apo këputjen e flokut, ndërsa elastiku i brendshëm siguron kapje të rehatshme dhe të qëndrueshme gjatë gjithë ditës. I përshtatshëm për përdorim të përditshëm dhe për të gjitha tipet e flokëve.
*0.5cm
Përbërësit
satin sintetik
Marka
Tocobo është një markë vegane e krijuar në Korenë e Jugut, e cila vlerëson dhe bazohet mbi gjërat thelbësore. Me moton “Value your intuition”, “Vlerëso intuitën tënde”, ata krijojnë produkte për të pasur lëkurë të shëndetshme, duke përdorur përbërës që vërtet i nevojiten një kujdesi cilësor. Të gjitha produktet e markës TOCOBO janë vegane të certifikuara, dhe kanë kryer testet hipoalergjike të lëkurës, ndaj janë të përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurave. Parimet e markës janë qartësia, moderniteti dhe kënaqësia. Marka ka tërhequr vëmëndjen në Kore falë konceptit të saj të dizajnit vizual, i cili në mënyrë intuitive u kujton konsumatorëve efikasitetin e produkteve.
Slogani i vetë markës është: “We are next derma cosmetics”, “Ne jemi kozmetika e radhës e lëkurës”!
I DEW CARE Bristle Boost Scalp Massager
I DEW CARE Bristle Boost Scalp Massager
E formuluar me dhëmbëza të buta dhe të trasha, DEW CARE Bristle Boost Scalp Massager është krijuar për të pastruar thellësisht dhe butësisht skalpin. Kjo furçë ndihmon në eliminimin e papastërtive, përfshirë pluhurin dhe zbokthin, duke ofruar një pastrim efektiv falë dhëmbëzave në tre madhësi të ndryshme. E dizajnuar për përdorim të lehtë, doreza ergonomike e saj parandalon rrëshqitjen, duke e bërë aplikimin më të rehatshëm. Përdorimi i këtij masazheri stimulon qarkullimin e gjakut në skalp, duke nxitur rritjen e flokëve dhe reduktuar rënien e tyre. Tashmë, larja e flokëve me shampoo do të jetë një eksperiencë relaksuese dhe e këndshme!
*Ky produkt është fitues i çmimit SheFinds Best New Beauty 2022.
Përdorimi
Pasi të keni shkumuar flokët me shampoo, masazhoni butësisht skalpin me furçën për disa minuta.
Marka
Marka I DEW CARE është krijuar për të ofruar një përvojë argëtuese dhe efektive me produktet e krijuara për kujdesin e lëkurës. Që nga paketimi i jashtëm i cili është gjithmonë i këndshëm, e deri te performance e produktit, marka I DEW CARE përpiqet që të kënaqë të gjithë përdoruesit e produkteve të tyre me përbërjet më unike, aroma të shijshme dhe rezultate të dukshme reale. Kjo markë është në një lidhje shumë të ngushtë me shkencën. Të gjitha formulimet e produkteve testohen klinikisht me përbërës të cilët janë të sigurt jo vetëm për lëkurën tonë, por edhe për mjedisin. Qëllimi i kësaj marke është krijimi i produkteve sa më profesionale në K-Beauty duke kombinuar shkencën bashkë me bukurinë e lëkurës. Produktet e markës I DEW CARE janë për çdo lloj tipologjie lëkure dhe adresojnë disa problematika. Të gjitha produktet prodhohen në Korenë e Jugut.
I DEW CARE Headbands
I DEW CARE Headbands
Nëse ju nevojitet një produkt që të mbajë flokët larg fytyrës teksa e pastroni apo kryeni rutinën duke aplikuar produkte të ndryshme në lekurë, KORAL SECRETS ju sjell një produkt shumë praktik, por njëkohësisht dhe shumë "cute" në varësi të ngjyrave dhe formës së ndryshme I DEW CARE Headband! Përveçse domosdoshmëri, ky produkt njëkohësisht është dhe shumë praktik, ndërsa kryeni makeup-in tuaj, ose relaksoheni në një qendër SPA! Pse jo, të postoni edhe selfie gazmore!
*Ky produkt si edhe çdo produkt i markës I DEW CARE, ka cerifikatë VEGAN & PETA-ANIMAL TEST-FREE.
Marka
Marka I DEW CARE është krijuar për të ofruar një përvojë argëtuese dhe efektive me produktet e krijuara për kujdesin e lëkurës. Që nga paketimi i jashtëm i cili është gjithmonë i këndshëm, e deri te performance e produktit, marka I DEW CARE përpiqet që të kënaqë të gjithë përdoruesit e produkteve të tyre me përbërjet më unike, aroma të shijshme dhe rezultate të dukshme reale. Kjo markë është në një lidhje shumë të ngushtë me shkencën. Të gjitha formulimet e produkteve testohen klinikisht me përbërës të cilët janë të sigurt jo vetëm për lëkurën tonë, por edhe për mjedisin. Qëllimi i kësaj marke është krijimi i produkteve sa më profesionale në K-Beauty duke kombinuar shkencën bashkë me bukurinë e lëkurës. Produktet e markës I DEW CARE janë për çdo lloj tipologjie lëkure dhe adresojnë disa problematika. Të gjitha produktet prodhohen në Korenë e Jugut.
NARD Scalp Brush
NARD Scalp Brush
E formuluar me dhëmbëza të buta dhe të trasha silikoni NARD Scalp Brush është krijuar posaçërisht për të pastruar thellësisht dhe butësisht skalpin. Ndihmon në largimin e të gjitha papastërtive, madje edhe të pluhurit dhe zbokthit, duke siguruar një pastrim efektiv, falë formulimit të saj me 3 madhësi të ndryshme dhëmbëzash. Shumë praktike për t'u përdorur dhe aplikuar falë dorezës që ka, e cila nuk rrëshqet lehtësisht. Dhe jo vetëm kaq... Duke masazhuar skalpin me të, kjo furçë do të stimulojë lehtësisht qarkullimin e gjakut, për të nxitur rritjen e flokut si edhe mos rënien e tyre! Tashmë larja e flokëve me shampoo do të kthehet në një eksperiencë shumë relaksuese!
Përdorimi
Pasi të keni shkumuar flokët me shampoo, masazhoni butësisht skalpin me furçën për disa minuta.
Marka
Nard ose e quajtur ndryshe Spikenard (emri shkencor: Nardostachys.Jatamans) është një bimë e fortë, e fuqishme, që zë rrënjë në zonat e thata të rajoneve të Himalajeve të Nepalit, Kinës dhe Indisë. Vaji esencial i kësaj bime është përdorur me shekuj me radhë si parfum, dhe gjerësisht në mjeksinë tradicionale. Pikërisht nga kjo bimë e ka marrë emrin dhe marka koreano-jugore NARD. Duke përdorur produkte me përbërës të pastër dhe natyral, produktet e kujdesit të flokëve dhe trupit përbëhen nga 6 lloje proteinash të hidrolizuara dhe 5 lloje vajrash me bazë bimore. Që nga themelimi i saj, marka NARD e ka zgjeruar gamën e produkteve të kujdesit të trupit dhe lekurës. Produktet BESTSELLER të saj janë shampoo dhe trajtimi rigjenerues për flokët. Slogani i markës është: "Me flokë të shëndetshëm dhe lëkurë të hidratuar, shpresojmë që çdo moment i jetës tuaj të jetë i shëndetshëm dhe i bukur". NARD përpiqet të krijojë produkte me cilësi të lartë dhe çmim të arsyeshëm. Të gjitha produktet e markës janë 100% të prodhuara në Kore.

