Nëse jeni në kërkim të një larësi, që paston thellësisht lëkurën, por pa e irrituar atë, atëherë me shumë bindje, i duhuri është:COSRX Salicylic Acid Daily Gentle Cleanser. I formuluar me acid salicilik, ky larës eksfolion dhe zhbllokon poret duke hequr të gjitha qelizat e vdekura të lëkurës. Gjithashtu zvogëlon pikat e zeza dhe parandalon shpërthimet e ardhshme akneike. Ndërsa, formulimi me ekstrakt të gjethes së pemës së çajit (super qetësuese), ndihmon në qetësimin e lëkurës duke e mbajtur atë të lëmuar dhe më të pastër! Përbërësi “tea tree” njihet për efektet e tij detoksifikuese, anti-inflamatore, antibakteriale dhe antimykotike për organizmin dhe në veçanti për lëkurën. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për atë sensitive, me tendencë skuqjeje dhe akneike.
E gjithë formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*150ml
Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm.
Përbërësit "magjik"
acid salicilik, ekstrakt i gjethes së pemës së çajit
Lista e plotë e përbërësve
Water, Myristic Acid, Sodium Chloride, Ethyl Hexanediol, Cocamidopropyl Betaine, Citrus Limon (Lemon) Fruit Oil, Sodium Methyl Cocoyl Taurate, Ethylhexylglycerin, Stearic Acid, PEG-60 Hydrogenated Castor Oil, Polysorbate 80, Caprylyl Glycol, Glycerin, Potassium Hydroxide, Salicylic Acid, Lauric Acid, Butylene Glycol, Salix Alba (Willow) Bark Water, 1,2-Hexanediol, Disodium EDTA, Glycol Distearate, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, Citric Acid
COSRX ka qenë zgjedhja jonë e parë dhe nuk mund të mungonte kurrsesi në familjen Koral Secrets. Emri i tij vjen nga bashkimi i fjalës “cosmetics” dhe shkronjave “RX”, që simbolizojnë përshkrimin e një recete nga mjekët. Marka është bërë e njohur në Korenë e Jugut e më pas në të gjithë botën, më shumë nga postimet në rrjetet sociale, artikujt në blog-e apo biseda në rrethet e ngushta shoqërore, sesa nga fushatat e shtrenjta marketing. COSRX ka besimin se investimet nuk duhet të shkojnë drejt promovimit të produkte por për kërkime shkencore që sjellin formulime inovative. Produktet e tij njihen për përbërjet e tyre të pastra, me pak përbërës, por shumë efektivë në zgjidhjen e problematikave të ndryshme të lëkurës. COSRX ka krijuar një komunitet të gjerë konsumatorësh falë komunikimit të vazhdueshëm me ta, duke krijuar produkte që i përgjigjen kërkesave dhe dëshirave të tyre. Paketimet e tyre janë aq të thjeshta dhe minimaliste sa shprehin gjithë filozofinë e COSRX.