MEDIHEAL The Teatree Pore Powder Wash është një larës revolucionar në trajtë pluhuri që kombinon butësinë e përkujdesjes për lëkurën me një efekt të thellë pastrues, duke përmirësuar dukshëm pamjen e poreve. Formula e tij unike bazohet në fuqinë e pemës së çajit, e cila ofron një veprim qetësues, anti-inflamator dhe antibakterial, ideale për lëkurat e yndyrshme dhe ato me prirje për akne. Në përbërje gjendet kompleksi Teatree 1X™, i cili përfshin ekstrakte qetësuese nga pema e çajit dhe vaji i gjetheve të saj. Ky kompleks ndihmon në qetësimin e lëkurës së irrituar, ul inflamacionin dhe pastron papastërtitë pa dëmtuar barrierën e lëkurës. Ndërkohë, Teatree 2X™, kompleksi i patentuar nga Mediheal, përmirëson ekuilibrin e mikrobiomës së lëkurës, duke mbrojtur lëkurën nga dëmtimet e radikaleve të lira. Por nuk mbaron me kaq! Sekreti i kësaj formule qëndron në komplesin Teatree 3X™, një kompleks i cili nxjerr ekstratin më të pastër nga vaji i gjetheve të pemës së çajit. Ky përbërës i fuqishëm ndihmon në shkrirjen e sebumit të tepërt dhe largimin e papastërtive që bllokojnë poret, duke përmirësuar pamjen e tyre dhe duke ofruar një efekt të dukshëm zbardhues për lëkurën. Kur bashkohet me ujë, ky larës pluhur transformohet në një shkumë të butë, që depërton thellë në poret e lëkurës, duke pastruar me efikasitet pa irrituar aspak lëkurën.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, ngjyrues artificial, fragrancë artificiale etj.
*50gr
Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të moderuar pudre nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje të buta rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm.
Përbërësit "magjik"
Teatree 1X™, Teatree 2X™, Teatree 3X™,
Lista e plotë e përbërësve
Zea Mays (Corn) Starch, Sodium Cocoyl Glycinate, Potassium Myristate, Pullulan, Sodium Polyacrylate, Betaine, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, Chromium Oxide Greens, Mannitol, Papain, Water, Bromelain, 4-Terpineol, Glycerin, Lactobacillus Ferment, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Water, 1,2-Hexanediol, Butylene Glycol, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Extract, Glycine, Glutamic Acid, Aspartic Acid, Sodium Chloride, Histidine, Serine, Arginine, Threonine, Alanine, Proline, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Magnesium Chloride, Calcium Chloride
Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.