SKINFOOD Egg White Perfect Pore Cleansing Foam është i formuluar me albuminë të marrë nga e bardha e vezës për të ofruar kujdes të vecantë për lëkurën tuaj. Kjo përbërje e avancuar kontrollon në mënyrë efektive prodhimin e tepërt të sebumit, duke pastruar thellësisht poret dhe larguar bllokimet që çojnë në shfaqjen e pikave të zeza. Njëkohësisht, minimizon dhe tkurr poret për një pamje më të butë dhe të pastër të lëkurës. Me përdorim të rregullt, lëkura juaj do të ndjehet më e freskët, më e butë dhe dukshëm më e pastër, duke reflektuar një shkëlqim të natyrshëm dhe të shëndetshëm.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial.

*150ml

Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm. 

Përbërësit "magjik"

albuminë të marrë nga e bardha e vezës

Lista e plotë e përbërësve

Water, Myristic Acid, Glycerin, Potassium Hydroxide, Palmitic Acid, Stearic Acid, Lauric Acid, Sucrose, Cocamidopropyl Betaine, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Cetearyl Olivate, Polyglyceryl-10 Laurate, Sorbitan Olivate, Fragrance, Sodium Chloride, Solanum Lycopersicum (Tomato) Fruit Extract, Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Extract, Daucus Carota Sativa (Carrot) Root Extract, Centella Asiatica Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Butylene Glycol, Dipotassium Glycyrrhizate, Salicylic Acid, Argania Spinosa Kernel Oil, Polysorbate 80, Phenoxyethanol, Oleth-7, Sesamum Indicum (Sesame) Seed Oil, Beta-Sitosterol, Serenoa Serrulata Fruit Extract, Sulfur, Tocopherol, Glycine Max (Soybean) Seed Extract, Albumen Extract, Glycine Soja (Soybean) Seed Extract, Albumen Extract (730 mg), Egg Yolk Extract, Disodium Edta, Onsen-Sui, Anthemis Nobilis Flower Extract, Egg Yolk Extract (730 mg), Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Disodium EDTA

SKINFOOD ka besimin se produktet që ajo krijon janë “ushqim” për vetë lëkurën. Që nga viti 1957, kjo markë vazhdon të surprizojë me formulimet e saj që kanë në thelb përbërës natyral të ekstraktuar nga ushqimet. Filozofia e Skinfood-it është shumë e thjeshtë: “Bukuria është rezultati i një jete të shëndetshme”. Ushqimet përmbajnë vitamina, minerale dhe antioksidantë që janë të dobishëm për organizmin, si dhe për lëkurën. Ekipi i SKINFOOD-it mban kontakt me fermerët kudo në botë, dhe sigurohet të përzgjedhë përbërësit ushqimorë që rriten me metodat më të avancuara organike. Sheqeri i zi brazilian, mjalti mbretëror me prejardhje nga Azia jugore, e bardha e vezës dhe orizi janë disa nga elementët ushqimorë që SKINFOOD përdor në zhvillimin e produkteve të tij. Specialistët e departamentit R&D (Kërkim & Zhvillim) testojnë, studiojnë dhe ritestojnë produket deri sa arrijnë të krijojnë formulime me veti të fuqishme për lëkurën duke i falur asaj shëndet dhe bukuri.

 

SKINFOOD Egg White Perfect Pore Cleansing Foam

1,000 ALL 1,300 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI