ANUA Rice Enzyme Brightening Cleansing Powder

2,500.00 ALL 2,000.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 08 dhe Prill 09.

ANUA Rice Enzyme Brightening Cleansing Powder është një larës - eksfoliues në trajtë pluhur shumëfunksional që ofron një trajtim të jashtëzakonshëm për lëkurën. Ky produkt i veçantë, me formulimin e tij të avancuar, përmban pluhur orizi dhe ekstrakte natyrale për një pastrim të thellë dhe efektiv. Gjithashtu, ky kombinim pastron poret në thellësi, duke hequr qelizat e vdekura, yndyrën e tepërt dhe papastërtitë pa e tharë ose dëmtuar lëkurën. I pasuruar me keramide, ky larës ofron gjithashtu hidratim të menjëhershëm dhe forcon barrierën mbrojtëse të lëkurës, duke qetësuar çdo irritim. Nga ana tjetër, papain, një përbërës ideal për lëkurën e prirur ndaj njollave, rrit efektet eksfoliuese, duke i dhuruar lëkurës një pastrim dhe shkëlqim të menjëhershëm. Por nuk mbaron me kaq! Ky produkt mund të përdoret gjithashtu si një maskë larëse ose si pluhur pastrues, duke iu përshtatur nevojave tuaja të përditshme dhe preferencave personale. Në varësi të sasisë së ujit që përdorni, mund të personalizoni intensitetin e eksfoliimit dhe pastrimit.  përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës kryesisht asaj sensitive, me mikse dhe akneike. 

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, ngjyrues artificial, fragrancë artificiale etj.

*40g

Shpërndani