MIZON Collagen Milky Deep Cleansing Foam, është zgjedhja e duhur nëse dëshironi një pastrim të thellë dhe hidratim të lëkurës, duke mos krijuar aspak irritim apo tharje të saj. Formulimi i tij unik përmban pluhur nga kokosi për të ruajtur pH-në e lëkurës dhe për të depërtuar thellë në pore, duke siguruar një pastrim efektiv dhe të qëndrueshëm. Me përmbajtjen e tij të pasur me kolagjen, ky larës i adresohet shenjave të moshës dhe rritjes së elasticitetit të lëkurës. Larësi përshtatet me të gjithë tipet e lëkurës, kryesisht për atë të thatë dhe mature.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.

*150g

Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm. 

Përbërësit "magjik"

pluhur nga kokosi, kolagjen

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin, Palmitic Acid, Stearic Acid, Lauric Acid, Potassium Hydroxide, Myristic Acid, Cocamidopropyl Betaine, Jojoba Esters, Beeswax, PEG-32, Hydrolyzed Collagen, Sodium Bicarbonate, Xanthan Gum, Sodium Chloride, Glyceryl Stearate, PEG-100 Stearate, Tocopheryl Acetate, Hydroxyacetophenone, 1,2-Hexanediol, Disodium EDTA, Fragrance, Benzyl Benzoate, Benzyl Salicylate, Butylphenyl Methylpropional, Limonene

Marka koreano-jugore Mizon u themelua në vitin 2007 për të zhvilluar teknologji moderne të bukurisë. Me përbërës të cilësisë së lartë, teknika pioniere dhe kërkime intensive, për të krijuar produkte që janë shumë efektive dhe të thjeshta për t'u përdorur. MIZON beson në shumëllojshmërinë e bukurisë, pavarësisht nga përkatësia etnike, mosha, identiteti gjinor, seksualiteti, paaftësitë, feja.. Gjithkush është unik dhe misioni i tyre është të ndihmojnë duke u ndjerë rehat në lëkurën e tyre. Logoja e MIZON-it përfaqëson një kornizë të hapur dritareje: si një dritare që i hapet botës. Ata besojnë në dëgjimin e njerëzve, kuptimin e nevojave dhe formulimin e zgjidhjes së duhur.

MIZON Collagen Milky Deep Cleansing Foam

850 ALL 1,000 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI