SKINFOOD Rice Daily Cleansing Foam është një pastrues shumë i butë, i cili largon butësisht papastërtitë e lëkurës, madje edhe makeup-in. Ky larës përmban ujë organik nga krundet e orizit, i pasur me proteina dhe vitaminë B, si dhe ujë të fermentuar të orizit të pasur me minerale. Këto përbërës ndihmojnë në pastrimin e thellë dhe njëtrajtësimin e tonalitetit të lëkurës, duke i dhënë asaj një pamje të pastër dhe të bukur. Gjithashtu ky larës arrin të balancojë nivelin yndyrë-hidratim, duke mbajtur në kontroll sebumin e tepërt. I përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës, duke përfshirë atë të thatë, të dehidratuar dhe shumë sensitive.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial.

*150g

Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm. 

Përbërësit "magjik"

krunde orizi 

Lista e plotë e përbërësve

Water, Myristic Acid, Glycerin, Stearic Acid, Potassium Hydroxide, Oryza Sativa (Rice) Bran Water, Lauric Acid, Lauryl Betaine, Glyceryl Stearate Se, Sodium Cocoyl Apple Amino Acids, Polyquaternium-7, Sodium Chloride, Cetearyl Olivate, Panthenol, Sorbitan Olivate, Hexylene Glycol, Allantoin, Sodium Benzoate, Disodium Edta, Oryza Sativa (Rice) Extract, Sodium Hyaluronate, Citric Acid, Butylene Glycol, Aspergillus Ferment, 1,2-Hexanediol, Fragrance

SKINFOOD ka besimin se produktet që ajo krijon janë “ushqim” për vetë lëkurën. Që nga viti 1957, kjo markë vazhdon të surprizojë me formulimet e saj që kanë në thelb përbërës natyral të ekstraktuar nga ushqimet. Filozofia e Skinfood-it është shumë e thjeshtë: “Bukuria është rezultati i një jete të shëndetshme”. Ushqimet përmbajnë vitamina, minerale dhe antioksidantë që janë të dobishëm për organizmin, si dhe për lëkurën. Ekipi i SKINFOOD-it mban kontakt me fermerët kudo në botë, dhe sigurohet të përzgjedhë përbërësit ushqimorë që rriten me metodat më të avancuara organike. Sheqeri i zi brazilian, mjalti mbretëror me prejardhje nga Azia jugore, e bardha e vezës dhe orizi janë disa nga elementët ushqimorë që SKINFOOD përdor në zhvillimin e produkteve të tij. Specialistët e departamentit R&D (Kërkim & Zhvillim) testojnë, studiojnë dhe ritestojnë produket deri sa arrijnë të krijojnë formulime me veti të fuqishme për lëkurën duke i falur asaj shëndet dhe bukuri.

 

SKINFOOD Rice Daily Cleansing Foam

1,000 ALL 1,300 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI