-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPITSUPLEMENTE -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
REJURAN Turnover Ampoule
REJURAN Turnover Ampoule
REJURAN Turnover Ampoule është një ampulë intensive e krijuar për lëkurën që duket e lodhur, e dehidratuar ose që ka humbur elasticitetin dhe shkëlqimin natyral. E frymëzuar nga teknologjia profesionale e kujdesit të lëkurës REJURAN, formula fokusohet te përmirësimi gradual i cilësisë së lëkurës, duke kombinuar hidratimin me kujdesin për barrierën, teksturën dhe elasticitetin. Fornulimi i tij përmban PN (Polynucleotide), përbërësi karakteristik i linjës REJURAN, i cili përdoret për të mbështetur proceset natyrale të rigjenerimit së lëkurës. I kombinuar me Sodium Hyaluronate, kjo ampulë ndihmon në ruajtjen e hidratimit dhe në përmirësimin e pamjes së lëkurës së dehidratuar, duke e bërë atë të duket më e plotë, më elastike dhe më e lëmuar. Por nuk mbaron me kaq! Një nga veçoritë e kësaj ampule është fokusi te “turnover” procesi natyral i rinovimit të sipërfaqes së lëkurës. Me përdorim të vazhdueshëm, synimi nuk është një ndryshim i menjëhershëm, por një përmirësim progresiv i cilësisë së lëkurës: teksturë më e njëtrajtshme, sipërfaqe më e lëmuar, pamje më e freskët dhe elasticitet më i mirë. Kjo e bën veçanërisht interesante për lëkurën që duket e lodhur ose me shenja të dukshme të dehidratimit dhe moshës. I përshtatshëm për çdo tipologji.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.
*50ml
Përdorimi
Në rutinën tuaj të mëngjesit apo të mbrëmjes, pasi të keni pastruar lëkurën dhe aplikuar tonerin dhe esencën, merrni një sasi të konsiderueshme dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
c-PDRN (Hydrolyzed DNA), Niacinamide, Sodium Hyaluronate, Aloe, Licorice, Arbutin, Adenosine
Lista e plotë e përbërësve
Water, Aloe Barbadensis Leaf Juice, Butylene Glycol, PEG-6, Rubus Fruticosus (Blackberry) Leaf Extract, Glycerin, Niacinamide, Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Extract, Calendula Officinalis Flower Extract, Vaccinium Angustifolium (Blueberry) Fruit Extract, Morus Nigra Fruit Extract, Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed DNA, Tocopheryl Acetate, Xanthan Gum, Carbomer, Caprylyl Glycol, Polysorbate 20, Hexylene Glycol, Phenoxyethanol, Benzyl Alcohol, Alpha-Bisabolol, Adenosine, Arbutin, Ethylhexylglycerin
Marka
REJURAN është një markë koreane e kujdesit të avancuar të lëkurës, e njohur për qasjen e saj të frymëzuar nga dermatologjia dhe mjekësia estetike. Marka është veçanërisht e njohur për përdorimin e Polynucleotide (PN), një përbërës kyç i teknologjisë së saj, i fokusuar në mbështetjen e proceseve natyrale të rigjenerimit dhe përmirësimin e cilësisë së lëkurës. Filozofia e REJURAN është të mos fokusohet vetëm në pamjen e menjëhershme të lëkurës, por në përmirësimin gradual të elasticitetit, hidratimit, teksturës dhe barrierës së saj, duke synuar një lëkurë më të fortë, të lëmuar dhe me pamje më të shëndetshme. Marka është bërë veçanërisht e njohur edhe falë trajtimeve profesionale me PN, ndërsa linja e produkteve për përdorim në shtëpi është krijuar për ta sjellë këtë filozofi të kujdesit të avancuar në rutinën e përditshme.
Related blog posts
Pse skincare korean ka pushtuar botën? Historia, inovacioni dhe sekreti pas lëkurës “Glass Skin”
A Duhet të Përdorni Retinol Gjatë Verës?
Pse Lëkura Poshtë Syve Plaket më Shpejt? (Dhe si ta ndaloni)
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE

