Pastrues fytyre ujor në formë maske

Kjo maskë në formë flluskash është e formuluar Lacto Soy të pasur me aminoacide (filtrati i fermentimit të qumështit të sojës dhe lactobacillus) dhe konjac. Falë kombinimit të këtyre përbërësve, ky produkt arrin të shpërbëjë papastërtitë e grumbulluara në pore, duke premtuar një lëkurë të pastër. Me ndihmën e kompleksit Aqualose™ ,  nuk lejon dehidratimin e lëkurës. E përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, kjo maskë do të bëjë që lëkura juaj të ndjehet shumë e pastër, e butë dhe e hidratuar. 

Formula e tij është hipoalergjike, jokomedogjenike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*120gr

Aplikoni një shtresë të hollë të maskës, në lëkurë të thatë. Prisni 3-5 minuta dhe pasi të fillojë të shkumojë, lagni majat e gishtave me ujë dhe masazhoni fytyrën me lëvizje rrethore për të larguar qelizat e vdekura të lëkurës. Më pas shpëlajeni me ujë të bollshëm të vakët, dhe vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës tuaj.

Përbërësit "magjik"

Lacto Soy, Aqualose™

Lista e plotë e përbërësve

Water/Aqua, Glycerin, Sodium C14-16 Olefin Sulfonate, Methyl Perfluoraisobutyl Ether, Disodium Cocoamphodiacetate, Lauryl Glucoside, Acrylates Copolymer, Sodium Cocoyl Alaninate, Coco-Betaine, Sodium Chloride, Betaine, Potassium Benzoate, Glucomannan, Lactobacillus/Soymilk Ferment Filtrate[1,023 ppm), Tromethamine, Butylene Glycol, Polyquaternium-67, Ethylhexyl Palmitate, Hexylene Glycol, Glucose, Xanthan Gum, Cetyl Ethylhexanoate, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Propanediol, Polyglyceryl-1 O Oleate, 1,2-Hexanediol, Urea, Saccharide Hydrolysate, Hydrogenated Lecithin, Sodium Acetate, Cynanchum Atratum Extract, Serine, Glutamic Acid, Aspartic Acid

 

SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.

SOME BY MI Lacto Soy Mild Peeling Bubble Cleanser

1,700 ALL 2,400 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI