MIZON 0.1 Retinol Youth Serum
MIZON 0.1 Retinol Youth Serum
MIZON 0.1.% Retinol Youth Serum, një serum me përqindje të ulët për fillestarët i cili përmban kompleksin Wrinklefree-J31™ të markës MIZON. Një përzierje, Peptide+ Retinol të cilët ndihmojnë në rigjenerimin e shpejtë të qelizave, si edhe në stimulimin e prodhimit të kolagjenit duke permirësuar elasticitetin e lekurës. Nga ana tjetër, formulimi me bakuchiol dhe 5% niacinamide do t’i dhurojnë lëkurës një pamje plot rrezatim, duke ndihmuar në zbehjen e hiperpigmentimit, mbajtjen në kontroll të sebumit, zbehjen të shenjave post akne dhe minimizimin e dukjes së poreve. Ndërsa, Squalene me origjinë bimore, një anitoksidant i fuqishëm, lufton dëmtimin e lëkurës nga radikalet e lira, të cilat përshpejtojnë procesin e plakjes. Ky produkt i adresohet problematikave të lëkurës, si: hiperpigmentimi, shenja të moshës, rrudha, akne & pore të zmadhuara. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.
*28ml
Përdorimi
Çdo mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën, aplikojeni në të gjithë fytyrën, më pas vazhdoni rutinën tuaj me një krem hidratues. Mos neglizhoni përdorimim e kremit mbrojtës ndaj diellit ditën e nesërme.
Përdoreni 1 herë në 2 ditë.
*Faza e "ndërtimit të tolerancës", mund të shkurtohet ose zgjerohet në mënyrë individuale sipas reagimit të lëkurës së gjithësecilit.
*Frekuenca e përdorimit të rritet gradualisht si edhe zona në të cilën do ta përdorni po ashtu.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Peptide+ Retinol, niacinamide, Squalene
Lista e plotë e përbërësve
Purified Water, Methylpropanediol, Niacinamide, Glycerin, Neopentyl Glycol Dicaprate, Cyclodextrin, 1,2-Hexandiol, Hydrogenated Lecithin, Propanediol, Polyglyceryl-10 Laurate, Caprylic/Capric Triglyceride, Hydroxyacetophenone, Bakuchiol, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Sodium Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Glyceryl Stearate, Polyisobutene, Sodium Polyacrylate, Panthenol, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Hydrogenated Phosphatidylcholine, Hydroxypropyl Methylcellulose, Squalane, Pullulan, BHT, Dipropylene Glycol, Polysorbate 20, Ethanol, Retinol, Citric Acid, Citrus Reticulata Peel Extract, Gleditsia Australis Fruit Extract, Sophora Flavescens Root Extract, PEG-5 Rapeseed Sterol, Brassica Campestris Sterols, Adenosine, Caprylyl/Capryl Glucoside, Sorbitan Oleate, Xanthan Gum, Citrus Nobilis Peel Extract, Dipotassium Glycyrrhizate, Ceteth-5, Ceteth-3, Larix Leptolepis Bark Extract, Poterium Officinale Root Extract, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Sodium Hyaluronate, Cholesterol, Crithmum Maritimum Extract, Porphyridium Cruentum Extract, Hexapeptide-61 Dimer, Potassium Cetyl Phosphate, Caprylyl Glycol, Glucose, Copper Tripeptide-1, Ceramide NP, Acetyl Tetrapeptide-15, Disodium EDTA, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Potassium Hyaluronate, Pentylene Glycol, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Sodium Acetylated Hyaluronate
Marka
Marka koreano-jugore Mizon u themelua në vitin 2007 për të zhvilluar teknologji moderne të bukurisë. Me përbërës të cilësisë së lartë, teknika pioniere dhe kërkime intensive, për të krijuar produkte që janë shumë efektive dhe të thjeshta për t'u përdorur. MIZON beson në shumëllojshmërinë e bukurisë, pavarësisht nga përkatësia etnike, mosha, identiteti gjinor, seksualiteti, paaftësitë, feja.. Gjithkush është unik dhe misioni i tyre është të ndihmojnë duke u ndjerë rehat në lëkurën e tyre. Logoja e MIZON-it përfaqëson një kornizë të hapur dritareje: si një dritare që i hapet botës. Ata besojnë në dëgjimin e njerëzve, kuptimin e nevojave dhe formulimin e zgjidhjes së duhur.
MISSHA Time Revolution Red Algae Revitalizing Serum
MISSHA Time Revolution Red Algae Revitalizing Serum
MISSHA Time Revolution Red Algae Revitalizing Serum, një serum i fuqishëm i rutinës së mbrëmjes ku thelbi dhe qëllimi kryesor i tij është premtimi që pas aplikimit do të keni një super shkëlqim dhe shëndet të lëkurës! Ky serum është pjesë e linjës MISSHA Time Revolution Red Algae Revitalizing, ku përbërësi kryesor që, përmban është 50% ekstrakti i myshkut irlandez (alga të kuqe). Algat e kuqe janë të mbushura me energji të fuqishme antioksiduese, që ndihmon në lehtësimin e stresit dhe ushqen lëkurën me minerale dhe proteina nga deti, duke e mbrojtur atë nga faktorët e jashtëm të dëmshëm. Ndërkohë që për të rritur efektivitetin e funksionit antioksidues natyral të algave, ato fermentohen për 100 ditë, duke e bërë produktin të funksionojë edhe më mirë. Serumi përmban gjithashtu niacinamide, ekstrakt centella asiatica dhe kolagjen të hidrolizuar, përbërës që luftojnë shenjat e moshës dhe sigurojnë rritjen e elasticitetit së lëkurës. Ndërsa acidi laktik i fermentuar ka prejardhje nga laboratori gjerman 100-vjeçar *CLR Berlin, i cili po udhëheq zhvillimet e përbërësve të fermentuar në Industrinë e Përkujdesjes së Lëkurës! Ky serum është i përshtatshëm për lëkurën e thatë, mikse, sensitive, dhe i adresohet më së shumti shenjave të moshës.
Për të përfituar efektet maksimale, këshillohet të përdoret bashkë me locionin e linjës: Time Revolution Red Algae Treatment Lotion ose kremin Time Revolution Red Algae Revitalizing Cream.
Formula e tij nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: paraben, fragrancë artificiale, alkool, ngjyrues dhe vaj mineral, duke e bërë të përshtatshme këtë serum edhe për lëkurat sensitive.
*40ml / 1.35 fl. oz.
Përdorimi
Në rutinën tuaj të mbrëmjes, pasi të keni pastruar lëkurën dhe aplikuar tonerin dhe esencën, merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
50% ekstrakt myshku irlandez (alga të kuqe), Niacinamide dhe Glicerinë
Lista e plotë e përbërësve
Chondrus Crispus Extract (Irish Moss Extract), Water, Glycerin, Dipropylene Glycol, Propanediol, Niacinamide, Cyclopentasiloxane, PEG/PPG-17/6 Copolymer, 1,2-Hexanediol, Butylene Glycol, Aspergillus Ferment, Lactococcus Ferment Lysate, Hydrolyzed Collagen, Centella Asiatica Extract, Ficus Carica (Fig) Fruit Extract, Perilla Ocymoides Seed Extract, Arctium Lappa Root Extract, Hydrogenated Lecithin, Sodium Hyaluronate, Oenothera Biennis (Evening Primrose) Oil, Sodium Acetylated Hyaluronate, Ceramide NP, Carthamus Tinctorius (Safflower) Seed Oil, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Potassium Hyaluronate, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Caprylic/Capric Triglyceride, Betaine, Trehalose, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Tromethamine, Allantoin, Adenosine, Cetyl Alcohol, Isohexadecane, Stearic Acid, Squalene, Neopentyl Glycol Diheptanoate, Polyglyceryl-2 Stearate, Carnosine, Coral Powder, Beta-Glucan, Polyglutamic Acid, Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Sodium Chloride, Sodium Levulinate, Dimethicone Crosspolymer, Cetyl Ethylhexanoate, Hydrogenated Phosphatidylcholine, Ethylhexylglycerin, Lysolecithin, Acetyl Glutamine, Phenylpropanol, Levulinic Acid, Disodium EDTA, Sodium Polyacrylate, Steareth-21, PEG-30 Dipolyhydroxystearate, Tocopheryl Acetate, Polysorbate 60, Dimethicone, Laureth-4, Laureth-23, Steareth-2, Hydroxyacetophenone, Fragrance
Marka
Për shumë femra, prezantimi i parë me K-Beauty ka qenë dhe mbetet marka e famshme koreane MISSHA. Kjo falë produkteve të linjës BB cream apo kremit mbrojtës ndaj rrezeve të diellit All Around Safe Block Aqua Sun Gel. MISSHA hodhi hapin e parë në treg në vitin 2001, duke ofruar një alternativë të re për konsumatorët. Ajo krijoi produkte me një cilësi shumë të lartë, por me çmime të përballueshme, ndryshe nga markat e tjera të asaj kohe që kishin dominuar tregun me çmimet e tyre marramendëse. Ndër vite, MISSHA fitoi zemrat e miliona ndjekësve falë produkteve me përbërje efektive që përmbushin dëshirën dhe nevojën e konsumatorit për një lëkurë të shëndetshme e plot gjallëri. Nëse markat e tjera premtojnë “rezultate të menjëhershme”, MISSHA ka një qasje tjetër duke promovuar një përmirësim gradual të problematikave të lëkurës.
BENTON Vitamin C Serum
BENTON Vitamin C Serum
Serumi më i fundit i prodhuar dhe dalë në treg nga marka BENTON, vjen ekskluzivisht në KORAL SECRETS! BENTON Vitamin C Serum është zgjidhja ideale nëse shenjat post akne, hiperpigmentimin, shenjat e moshës dhe dehidratimin e lëkurës po kthehen në shqetësimin tuaj kryesor! Përbërja speciale me 20% vitaminë C të pastër, nxit prodhimin e kolagjenit për të përmirësuar shenjat e moshës, për të rritur elasticitetin dhe parandaluar formimin e vijave të imëta. Gjithashtu vitamina C bllokon mbiprodhimin e melaninës e cila lehtësisht shkaktohet nga ekspozimi i rrezeve të dëmshme diellore. Por nuk mbaron këtu! Ky serum ka veti të fuqishme antioksiduese, falë formulimit me acid ferulik dhe glutathione. Këto dy përbërës luajnë një rol shume të rëndësishëm në mbajtjen e lëkurës të shëndetshme dhe të re. Nga ana tjetër formulimi me ektoinë, mbron lëkurën nga dëmtimi i rrezeve të dritës ultraviolet, si dhe zbut dhe ul inflamacionin në lëkurë. Ky produkt është i përshtatshëm për përdorim gjatë shtatëzanisë.
*30ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, tundeni shishen lehtësisht 1-2 herë dhe aplikoni disa pika në lëkurë. Nëse është e nevojshme riaplikoni një shtresë më shumë në zonat problematike me njolla në lëkurë. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Për të maksimizuar efektin dhe për të parandaluar oksidimin e produktit, mbajeni në një vend të freskët dhe të errët. Në ditën pasardhëse, aplikoni krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 50+ ose më të lartë.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
20% vitaminë C të pastër, acid ferulik, glutathione, ektoin
Lista e plotë e përbërësve
Propanediol, Ascorbic Acid, Butylene Glycol, Glycerin, Pentylene Glycol, Candida Bombicola/Glucose/Methyl Rapeseedate Ferment, Glyceryl Glucoside, 3-O-Ethyl Ascorbic Acid, Panthenol, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Prunus Armeniaca (Apricot) Kernel Oil, Sodium Polyacrylate, Polyquaternium-10, Adenosine, Ferulic Acid, Ectoin, Glutathione, Oryza Sativa (Rice) Bran Oil, Tocotrienols, Tocopherol
Marka
BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.
Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohëshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).
ABIB Jericho Rose Bifida Serum
ABIB Jericho Rose Bifida Serum
ABIB Jericho Rose Bifida Serum është serumi më i ri i linjës ABIB Jericho Rose Line, linja e cila në formulën e saj përmban ekstrakt trëndafili Jericho. Ky përbërës është i shquar në botën e industrisë së bukurisë për aftësinë e tij për të ofruar ushqim dhe hidratim të thellë për lëkurën. Një veçori e veçantë e këtij serumi, në krahasim me produkte të tjerë të linjës, është shtimi i bakuchiolit. Një përbërës që zëvendëson retinolin në mënyrë të shkëlqyer (një përbërës natyral anti-age) dhe ofron të gjitha përfitimet e tij, pa efektet anësore. Nga ana tjetër, formulimi me bifida depërton lehtësisht në lëkurë duke ndihmuar të duket më e shëndetshme se kurrë më parë. Është e përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, dhe kryesisht i adresohet personave që dëshirojnë t'i ofrojnë lëkurës një kompleks vitaminash duke e bërë të duket plot jetë dhe me shkëlqim!
Formula e këtij kremi është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*50ml
Përdorimi
Përdoreni pas tonerit dhe/ose pas esencës. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Këshillohet të përdoret në mbrëmje. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ekstrakt trëndafili Jericho, bakuchiol, bifida
Lista e plotë e përbërësve
Water, Butylene Glycol, Glycerin, Caprylic/Capric Triglyceride, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Methylpropanediol, Panthenol, Pentylene Glycol, Sodium Polyacryloyldimethyl Taurate, Anastatica Hierochuntica Extract, Hydrogenated Lecithin, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Limnanthes Alba (Meadowfoam) Seed Oil, Carbomer, Squalane, Lactobacillus Ferment, Hydrogenated Polydecene, Sucrose Palmitate, Triisostearin, Tromethamine, Propanediol, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Macadamia Integrifolia Seed Oil, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Vitis Vinifera (Grape) Seed Oil, Sodium Dilauramidoglutamide Lysine, Glucosylrutin, Ceramide NP, Polyglyceryl-10 Laurate, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Xanthan Gum, Sodium Hyaluronate, Dextrin, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Bifida Ferment Filtrate, Beta-Glucan, Bifida Ferment Lysate, Sodium Ascorbyl Phosphate, Tocopherol, Bakuchiol, Trehalose, Dipropylene Glycol, Phytosphingosine, Octyldodecanol, Phosphatidylcholine, Asiaticoside, Asiatic Acid, Glycolipids, Madecassic Acid, Soluble Collagen, Palmitoyl Tripeptide-5, Sorbitol
Marka
ABIB është një markë koreane në industrinë e përkujdesjes së lekurës e themeluar në Janar 2016. Emri i saj, Abib, përkthehet si muaji i parë i kalendarit të lashtë hebraik dhe simbolizon një fillim të ri në përkujdesjen ndaj vetes.
Ekspertët e Abib punojnë për të krijuar formulime dhe produkte sa më inovative, që nxisin lëkurën në mënyrë sa më natyrale të mundshme në: procesin e largimit të qelizave të vdekura dhe rigjenerimit e tyrej; mbrojtjen ndaj përbërësve toksikë dhe agresorëve të jashtëm; ngadalësimin e procesit të plakjes.
Me të njëjtin përkushtim dhe pasion, Abib bën punë të palodhur kërkimore për të sjellë paketime të thjeshta dhe minimaliste, që jo vetëm ngjajnë bukur, por dhe mbrojnë përmbajtjen e produktit nga faktorët e jashtëm.
I'M FROM Vitamin Fruit Serum
I'M FROM Vitamin Fruit Serum
Vitamin Fruit nga I'M FROM është një serum me prejardhje nga mali Taebaek në Kore, i cili përmban 74% ekstrakt të frutit buckthorn-it. Kjo bimë është e mbushur plot me energji të fuqishme antioksiduese, me vitaminë E, që ndihmon në lehtësimin e stresit dhe ushqen lëkurën me minerale dhe proteina nga deti, duke e mbrojtur atë nga agresorët e jashtëm. Një tjetër përbërës kryesor që ekstaktohet nga kjo bimë është Omega-7, një përbërës i rrallë që bën të mundur hidratimin e thellë të lëkurës, forcon barrierën dhe mbush linjat e holla të rrudhave. Serumi gjithashtu ka përmbajtje të vitaminës C të pastër, e cila nxit prodhimin e kolagjenit për të rritur elasticitetin. Ndërsa formulimi me niacinamide, ndihmon në njëtrajtësimin e tonit të lëkurës, zbehjen e njollave kafe, si edhe në tkurrjen e madhësisë së poreve të lëkurës. Ky serum është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për lëkurë me tendencë hiperpigmentimi, njolla kafe dhe shenja post-akne.
Formula e tij është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurë, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*30 ml 1.01 fl oz
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, mund ta përdorni në vend të esencës ose serumit në rutinën tuaj. Merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
74% ekstrakt të bimës buckthorn, Omega-7, Vitaminë C, niacinamide
Lista e plotë e përbërësve
Hippophae Rhamnoides Fruit Extract, Methylpropanediol, 1,2-Hexanediol, Glycerin, Niacinamide, Cyclohexasiloxane, Portulaca Oleracea Extract, Malpighia Glabra (Acerola) Fruit Extract, Laminaria Japonica Extract, Eclipta Prostrata Leaf Extract, Acmella Oleracea Extract, Azadirachta Leaf Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Corallina Officinalis Extract, Hippophae Rhamnoides Oil, Hydrogenated Lecithin, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Xanthan Gum, Tocopheryl Acetate, Adenosine, Carbomer, Fructooligosaccharides, Disodium EDTA, Beta-Glucan, Tromethamine, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Water, Ascorbic Acid, Ethylhexylglycerin
Marka
Marka e produkteve të përkujdesjes ndaj lëkurës “I’M FROM” njihet për filozofinë e saj të veçantë që e dallon nga markat e tjera. Secili produkt me shumë krenari, liston të gjithë përbërësit, si edhe origjinën e tyre dhe kështu merr kuptim emri i markës “I’M FROM”, që do të thotë "Unë jam nga”. Slogani i tyre “Nature as it is", që përkthehet “Natyra ashtu siç është", tregon shumë për marrëdhënien e ngushtë që ka krijuar marka me natyrën duke sjellë produktet më natyrale të mundshme. Këtë gjë e tregojnë më së miri produktet si: "Mugwort Essence" e përbërë me 100% ekstrakt nga bima mugwort e marrë nga ishulli Ganghwa, linja e produkteve me mjaltë "Honey" që merret nga bletët e malit Jiri apo "Vitamin Tree Water Gel" e përbërë nga uji i gjetheve të bimës që rritet në malin Taebaek. Formulimet e tyre janë aq të veçanta, efektive dhe të sigurta për të ndihmuar lëkurën duke i dhuruar një pamje më të shëndetshme dhe më rinore.
MARY&MAY Retinol 0.1% Bakuchiol Cica Serum Seoul Edition
MARY&MAY Retinol 0.1% Bakuchiol Cica Serum Seoul Edition
MARY & MAY Retinol 0.1% Bakuchiol Cica Serum Seoul Edition është zgjedhja perfekte për ju që kërkoni të trajtoni vijat e holla dhe rrudhat. I frymëzuar nga trashëgimia e pasur koreane, ky serum kombinon retinolin e pastër me bakuchiolin për një formulë unike që përqafon inovacionin K-beauty. I formuluar me 0.1% retinol të pastër, 1000 ppm bakuchiol, ekstraktin e Centella Asiatica nga Jeju dhe peptidet e trefishta, ky serum ndihmon në rigjenerimin e lëkurës, redukton pamjen e poreve dhe përmirëson elasticitetin. Veçantia tjetër për të cilin ky serum krenohet është teknologjia inovative e nano-emulsionit e cila mundëson depërtim të thellë të përbërësve aktivë, duke siguruar një hidratim të qëndrueshëm dhe të thellë. Formula e saj e lehtë përthithet shpejt, pa lënë ndjesi yndyre, duke e bërë lëkurën tuaj të butë, të freskët dhe të rigjallëruar. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, madje edhe për atë sensitive dhe akneike.
Formula e tij është e pastetuar në kafshë, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban 20 përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, dimethicone, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial etj.
Këshillë: Duke qenë se formula e tij është shumë e përqëndruar, këshillohet që të merrni shumë pak, dhe ta ndani në të gjithë pjesët e fytyrës dhe më pas ta masazhoni në të. Një mënyrë tjetër për të mos e ekzagjeruar në sasi është duke e bashkuar një sasi shumë të vogël me kremin tuaj hidratues, duke e aplikuar më pas në lëkurë.
*80ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin ose esencën e rutinës tuaj, tundeni shishen e serumit dhe aplikoni vetëm një sprucim në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Sugjerohet të përdoret në mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
0.1% retinol të pastër, 1000 ppm bakuchiol, ekstrakt Centella Asiatica, peptide
Lista e plotë e përbërësve
Purified Water, Propanediol, Vinyl Dimethicone, Glycerin, Dipropylene Glycol, Hydrogenated Lecithin, Glycolipids, Hydroxyacetophenone, Alpha-Bisabolol, Cetyl Ethylhexanoate, Macadamia Seed Oil, Sorbitan Stearate, Sodium Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Polyisobutene, Niacinamide, Rapeseed Sterol, Polyglyceryl-10 Laurate, 1,2-Hexanediol, Cholesterol, Phytosteryl/Behenyl/Octyldodecyl Lauroyl Glutamate, Dimethicone/Vinyl Dimethicone Crosspolymer, Bakuchiol, Shea Butter, Retinol, Tocopherol, Disodium EDTA, Ceramide NP, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Dipotassium Glycyrrhizate, Sucrose Cocoate, Sodium Hyaluronate, Pentaerythrityl Tetra-di-t-butyl Hydroxyhydrocinnamate, Damask Rose Flower Water, Caprylyl/Capryl Glucoside, Adenosine, Sorbitan Oleate, Cetearyl Alcohol, Stearic Acid, Vanilla Fruit Extract, Polyglutamic Acid, Tromethamine, Green Tea Leaf Extract, Benzotriazolyl Dodecyl p-Cresol, Glyceryl Stearate, Polyglyceryl-10 Myristate, Oleic Acid, Butylene Glycol, Sandalwood Oil, Caprylyl Glycol, Ethylhexylglycerin, Ceramide NS, Phytosphingosine, Carbomer, Arginine, Ceramide AS, Ceramide AP, Centella Asiatica Leaf Extract, Centella Asiatica Root Extract, Centella Asiatica Extract, Sodium DNA, Ceramide EOP, Acetyl Hexapeptide-8, Palmitoyl Pentapeptide-4, Copper Tripeptide-1, Asiatic Acid, Asiaticoside, Madecassic Acid, Madecassoside
Marka
E nxitur nga motoja "Më pak është më shumë", marka koreane e kujdesit për lëkurën MARY & MAY përpiqet të ofrojë kujdes intensiv, falë produkteve me çmime të përballueshëm të lëkurës për konsumatorët në komoditetin e shtëpive të tyre. Produktet e tij dhe efektive përfshijnë përbërës të cilësisë së lartë dhe natyralë që janë thelbësorë në rritjen e bukurisë natyrore të lëkurës dhe trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës. Të gjitha produktet e & kujdesit të lëkurës Mary & May ndahen sipas funksioneve, kështu që ju mund të zgjidhni dhe t'i kombinoni ato lehtësisht për t'ju përshtatur shqetësimeve të lëkurës tuaj, si: hiperpigmentimi, hidratimi, qetësimi, shenjat e moshës dhe aknet. Mary & May është e përkushtuar për t'u bërë partnere e secilit prej jush në këtë udhëtim, duke nxjerrë në pah bukurinë e lëkurës tuaj. Për të zvogëluar ndikimin në mjedis, paketimi i MARY & MAY është bërë me materiale miqësore me mjedisin, duke përfshirë letrën e ricikluar dhe bojën e vajit të sojës. Të gjitha produktet MARY & MAY janë prodhuar në Kore. May është e përkushtuar për t'u bërë partnere e secilit prej jush në këtë udhëtim, duke nxjerrë në pah bukurinë e lëkurës tuaj. Për të zvogëluar ndikimin në mjedis, paketimi i MARY & MAY është bërë me materiale miqësore me mjedisin, duke përfshirë letrën e ricikluar dhe bojën e vajit të sojës. Të gjitha produktet MARY & MAY janë prodhuar në Kore.
ISNTREE Hyper Retinol Ex 1.0 Serum
ISNTREE Hyper Retinol Ex 1.0 Serum
ISNTREE Hyper Retinol Ex 1.0 Serum është një serum i fuqishëm por njëkohësisht me formulë të butë, pasi përmban 1.0% retinol, 0.3% retinyl palmitate dhe 0.6% bakuchiol. Ky kombinim ofron përfitime të fuqishme në njëtrajtësimin e tonit të lëkurës, reduktimin e vijave të holla dhe rrudhave, dhe trajtimin e hiperpigmentimit. Përmbajtja me retinyl palmitate dhe bakuchiol sjellin një kombinim të butë qetësues dhe stabilizues, duke lejuar retinolin të funksionojë më mirë dhe të rrisë tolerancën e lëkurës ndaj përbërësit. Nga ana tjetër, retinoli nxit prodhimin e qelizave të reja të lëkurës dhe rrit gjithashtu prodhimin e kolagjenit, duke premtuar një lëkurë më të lëmuar. Formulimi i këtij serumi përmban gjtihashtu 5 lloje të peptideve që kombinohen me ceramide, duke mundësuar hidratim të thellë dhe duke parandaluar tharjen e lëkurës pas përdorimit të retinolit, i cili shpesh ka si efekt anësor tharjen e lëkurës. Por nuk mbaron me kaq! Përmbajtja me kompleksin TECA e cila përfitohet nga Centella Asiatica dhuron qetësim të lëkurës, duke trajtuar çdo irritim ose skuqje në të. Ky serum është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, dhe i adresohet kryesisht shenjave të moshës.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.
*20ml
Përdorimi
Çdo mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin dhe kremin hidratues të rutinës suaj, aplikojeni në të gjithë fytyrën. Përdoreni 1 herë në 2 ditë.
*Faza e "ndërtimit të tolerancës", mund të shkurtohet ose zgjerohet në mënyrë individuale sipas reagimit të lëkurës së gjithësecilit.
*Frekuenca e përdorimit të rritet gradualisht si edhe zona në të cilën do ta përdorni po ashtu.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
1.0% retinol, 0.3% retinyl palmitate, 0.6% bakuchiol, 5 lloje të peptideve, ceramide, kompleks TECA
Lista e plotë e përbërësve
Marka
Ekipi i ISNTREE hyri në botën e përkujdesjes së lëkurës me hapjen e blog-ut të parë në Korenë e Jugut. Ata arritën një numër të madh ndjekësish falë informacioneve të detajuara për përbërës, formulime dhe produkte të Industrisë së Bukurisë. Në vitin 2012, pas një ekperiencë të gjatë dhe kërkesave të shumta të ndjekësve të tyre, ata krijuan produktet e tyre të para nën markën e tyre ISNTREE. Emri i markës e merr kuptimin nga bashkimi i tre fjalëve që tregojnë mbi filozofinë e saj: IS- island (ishull) N-nature (natyrë) TREE (Pemë). Synimi i ISNTREE është të sjellë për konsumatorët produkte me përbërës të pastër, të sigurt dhe të shëndetshëm për lëkurën duke nxitur bukurinë natyrale tek çdokush që i përdor.
JUMISO Super Soothing Cica & Aloe Facial Serum
JUMISO Super Soothing Cica & Aloe Facial Serum
Me siguri tashmë jeni njohur dhe jeni përdorues i ekstraktit të bimës centella asiatica dhe aloe veras. Por a keni provuar ndonjë produkt që të përmbajë këta 2 përbërës? JUMISO Super Soothing Cica & Aloe Facial Serum është serumi ideali për të gjithë ata që kanë lëkurë sensitive, të dehidratuar dhe të irrituar! Kjo sepse është i formuluar me 41% ekstrakt të bimës centella asiatica, që ofron qetësim ndaj çdo irritimi të mundshëm të lëkurës, sidomos ndaj skuqjes gjatë rrezatimit diellor. Ndihmon gjithashtu në zbehjen e shenjave post akne, në pastrimin e papastëritve nga poret e lëkurës, si dhe mban në kontroll shpërthimet e herëpashershme akneike, dhe e gjitha kjo, sepse ka veti anti-inflamatore! Ky serum përforcohet me 31% ekstrakt të bimës aloe vera dhe acidit hialuronik. Kjo përbërje ofron hidratim të thellë si edhe mundëson shërim dhe forcim të barrierës mbrojtëse të lëkurë. Përbërësit e këtij serumi nuk përfundojnë këtu, sepse ai gjithashtu përmban niacinamide si dhe ekstrakt të shelgut salix alba bark (white willow), për të ndihmuar në minimizimin e poreve, zbehjen e hiperpigmentimit dhe trajtimin e akneve. Pas aplikimit do të vëreni shkëlqim, elasticitet dhe butësi të lëkurës. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për atë sensitive. Formula e këtij serumi është jokomedogjenik, pra nuk krijon bllokim të poreve dhe i sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë.
Formula e tij është vegane (miratuar nga Shoqata Italiane Vegjetariane), hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, 7 lloje paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*30ml
Përdorimi
Përdoreni pas tonerit apo esencës. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ekstrakt Centella Asiastica, ekstrakt Aloe Vera
Lista e plotë e përbërësve
Centella Asiatica Extract, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Propanediol, Water, Butylene Glycol, Methylpropanediol, Niacinamide, Glycerin, Madecassoside, Asiaticoside, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Hyaluronic Acid, Sodium Acetylated Hyaluronate, Hydrolyzed Glycosaminoglycans, Ceramide NP, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Camellia Japonica Seed Oil, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Argania Spinosa Kernel Oil, Limnanthes Alba (Meadowfoam) Seed Oil, Chamaecyparis Obtusa Leaf Extract, Glycine, Serine, Glutamic Acid, Benzyl Glycol, Aspartic Acid, Leucine, Alanine, Lysine, Arginine, Tyrosine, Phenylalanine, Valine, Threonine, Proline, Isoleucine, Histidine, Methionine, Cysteine, Lactobacillus/Soybean Ferment Extract, Portulaca Oleracea Extract, Origanum Vulgare Leaf Extract, Cinnamomum Cassia Bark Extract, Salix Alba (Willow) Bark Extract, Scutellaria Baicalensis Root Extract, Diethoxyethyl Succinate, SpiruLina Maxima Extract, Dipropylene Glycol, Raspberry Ketone, Caprylyl Glycol, Allantoin, Sodium Polyacryloyldimethyl Taurate, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, 1,2-Hexanediol, Hydroxyethylcellulose, Hydrogenated Polydecene, Octyldodecanol, Hydrogenated Lecithin, Trideceth-10, Dipotassium Glycyrrhizate, Adenosine, Hydroxyacetophenone, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Ethylhexylglycerin, Disodium EDTA
Marka
JUMISO është një filial i markës HELLOSKIN që ofron të gjitha llojet e maskave qetësuese dhe produkteve hidratuese të kujdesit të lëkurës, të cilat rinovojnë dhe ushqejnë lëkurën. Marka e ka marrë emrin nga fjalët koreane "ju", që do të thotë "të japësh" dhe "miso", që do të thotë "buzëqeshje" - emri i markës është mishërimi i përsosur i ndikimeve pozitive që kanë produktet e tyre dhe shërbimi ndaj klientit. Duke i dhënë përparësi kënaqësisë së klientit mbi të gjitha, kjo është një markë ku mund të gjeni produkte adresuar hiperpigmentimit, shenjave të moshës, mungesës së hidratimit si edhe mungesës së elasticitetit në lëkurë. Duke përdorur një shumëllojshmëri të gjerë përbërësish të provuar dhe të testuar si vitamina C, ekstrakti centella asiatica apo sekrecioni i filtruar i kërmillit, JUMISO ka arritur të krijojë formula të krijuara me mjeshtëri që i japin lëkurës tuaj një gjallëri krejtësisht të re. Ofrojini lëkurës shkëlqimin që meriton.
ANUA Green Lemon Vita C Blemish Serum
ANUA Green Lemon Vita C Blemish Serum
Epo, nuk kishte si të mungonte në koleksionin “Koral Secrets” serumi i mrekullueshëm me vitaminë C nga marka ANUA. ANUA Green Lemon Vita C Blemish Serum, është i formuluar me 56% ekstrakt të frutit tangerine (një agrum aziatik) dhe 20% vitaminë C të pastër për të trajtuar njollat post-akne, hiperpigmentimin, shenjat e moshës dhe dehidratimin e lëkurës. Vitamina C është e njohur për vetitë e saj të fuqishme antioksiduese, të cilat mbrojnë lëkurën nga radikalet e lira dhe dëmtimet qelizore, duke nxitur njëkohësisht prodhimin e kolagjenit për të përmirësuar shenjat e moshës, për të rritur elasticitetin dhe për të parandaluar formimin e vijave të imta. Në kombinim me vitaminën E dhe acidin ferulik, formulimi i këtij serumi krijon një shtresë të fuqishme mbrojtëse kundër faktorëve të jashtëm. Ndërkohë, përbërësit si Alfa-Bisabolol dhe Adenosine ndihmojnë në zbutjen e vijave të holla dhe rrudhave, duke i dhënë lëkurës një pamje të shëndetshme dhe elastike. Serumi është i pasuruar gjithashtu me kapsula Vita-Barrier, të cilat përmbajnë Panthenol, Glutathione dhe Bisabolol, për të ofruar hidratim intensiv dhe qetësim të irritimeve në lëkurë. Ky produkt është i përshtatshëm për të gjithë tipet e lëkurë.
Formula e tij nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*20gr
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe qafë derisa lëkura ta ketë përthithur tërësish, duke evituar zonën rreth syve. Nëse është e nevojshme riaplikoni një shtresë më shumë në zonat problematike me njolla në lëkurë. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Për të maksimizuar efektin dhe për të parandaluar oksidimin e produktit, mbajeni në një vend të freskët dhe të errët. Në ditën pasardhëse, aplikoni krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 30+
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
56% ekstrakt të frutit tangerine, 20% vitaminë C, vitaminë E, acid ferulik, Alfa-Bisabolol, Vita-Barrier, Adenosine
Lista e plotë e përbërësve
Citrus Limon (Lemon) Fruit Extract (560, 000 ppm), Ascorbic Acid (200, Propanediol, Butylene Glycol, Dipropylene Glycol, Cyclopentasiloxane, 1,2-Hexanediol, Cyclohasiloxane, Sodium Hydroxide, 12-14 Alketh-12, Alpha-Bisabolol, Sodium Polyacryloyldimethyl Taurate, Water, Polyacrylate Crosspolymer-6, Dimethicon/Vinyldimethicon Crosspolymer, Xanthan Gum, Ethylhexylglycerin, Allantoin, Glycerin, Glutathione, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Flower Oil, Litsea Cubeba Fruit Oil, Adenosine, Citrus Paradisi (Grapefruit) Peel Oil, Disodium EDTA, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Mentha Viridis (Spearmint) Leaf Oil, Tocopherol, Ferulic Acid, Barosma Betulina Leaf Extract, n-Butyl Alcohol, Hydrogenated Lecithin, Polyglyceryl-10 Stearate, Sorbitol, Panthenol, Beta-Glucan, Sodium Hyaluronate, Sodium Ascorbyl Phosphate, Caprylic/Capric Triglyceride, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Hyaluronic Acid, Sucrose Stearate, Glyceryl Stearates, Beta-Carotene, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Niacinamide, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Thioctic Acid, Lycopodium Clavatum Extract, Equisetum Arvense Extract, Sodium Acetylated Hyaluronate, Pyridoxine, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Folic Acid, Biotin, Ceramide NP, Ubiquinone, Cyanocobalamin, Thiamine HCl, Riboflavin, Linoleic Acid, Hesperidin, Ergothioneine, Limonene, Linalool, Citral
Marka
MIZON Original Skin Energy Collagen 100
MIZON Original Skin Energy Collagen 100
Ndërsa lëkura jonë humbet një pjesë të elasticitetit të saj me kalimin e viteve, është e rëndësishme që t'i ofrojmë një nxitje të madhe në prodhimin natyral të kolagjenit! Kështuqë, falë mrekullive kozmetike koreane, serumi i fytyrës Mizon Original Skin Energy Collagen 100, është i krijuar për të luftuar rrudhat, linjat e imëta dhe të gjitha shenjat e tjera të plakjes falë formulimit të tij me një përqendrim prej 90% të kolagjenit detar. Gjithashtu, formulimi me Tripeptid të Bakrit-1 dhe Vitaminë B5, mbajnë në kontroll shenjat e moshës, dhe parandalojnë krijimin e rrudhave të reja, duke i dhuruar lëkurës elasticitetin e munguar. Nga ana tjetër, ekstraktet e mjedrës dhe arnicës forcojnë barrierën natyrale të lëkurës duke e mbrojtur atë nga dëmtimet e radikaleve të lira apo agresorëve të jashtëm ndërsa acid Hyaluronic dhe Allantoin sigurojnë hidratim të thellë duke i dhuruar kësaj të fundit një pamje më të shëndetshme dhe plot shkëlqim. Ka konsistencë të lehtë ujore dhe përthithet butësisht, duke mos lënë aspak ndjesi ngjitjeje. Ky serum është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, por duke targetuat shenjat e moshës.
Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, slikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial.
*30ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, mund ta përdorni në vend të esencës ose serumit në rutinën tuaj. Merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
90% kolagjen detar, Tripeptid të Bakrit-1 dhe Vitaminë B5, ekstrakt mjedrE dhe arnicë, acid Hyaluronic dhe Allantoin
Lista e plotë e përbërësve
Hydrolyzed Collagen, Methylpropanediol, 1,2-Hexanediol, Water, Sodium Hyaluronate, Trehalose, Ethylhexylglycerin, Allantoin, Carbomer, Tromethamine, Panthenol, Propanediol, Adenosine, Disodium EDTA, Centella Asiatica (Gotu Kola) Extract, Houttuynia Cordata Extract, Salvia Hispanica (Chia) Seed Extract, Glycerin, Butylene Glycol, Caprylyl Glycol, Palmitoyl Tripeptide-5, Copper Tripeptide-1, Acetyl Hexapeptide-8, Phenoxyethanol
Marka
Marka koreano-jugore Mizon u themelua në vitin 2007 për të zhvilluar teknologji moderne të bukurisë. Me përbërës të cilësisë së lartë, teknika pioniere dhe kërkime intensive, për të krijuar produkte që janë shumë efektive dhe të thjeshta për t'u përdorur. MIZON beson në shumëllojshmërinë e bukurisë, pavarësisht nga përkatësia etnike, mosha, identiteti gjinor, seksualiteti, paaftësitë, feja.. Gjithkush është unik dhe misioni i tyre është të ndihmojnë duke u ndjerë rehat në lëkurën e tyre. Logoja e MIZON-it përfaqëson një kornizë të hapur dritareje: si një dritare që i hapet botës. Ata besojnë në dëgjimin e njerëzve, kuptimin e nevojave dhe formulimin e zgjidhjes së duhur.
CENTELLIAN24+ Hyaluronic Tox Boosting Ampoule
CENTELLIAN24+ Hyaluronic Tox Boosting Ampoule
CENTELLIAN24+ Hyaluronic Tox Boosting Ampoule, është krijuar për të ofruar një nivel të lartë hidratimi dhe rigjenerimi të lëkurës. Përmban 25% kompleks HYA10™, një formulë e veçantë e përbërë nga 10 lloje të acidit hialuronik, që depërton thellë në lëkurë për të ofruar hidratim intensiv dhe afatgjatë. Falë kësaj përbërjeje të avancuar, lëkura mbetet e hidratuar për deri në 120 orë, duke rikthyer elasticitetin dhe butësinë. Një nga karakteristikat unike të këtij produkti është përdorimi i acidit hialuronik ekskluziv të Dongkook Pharmaceutical, një teknologji e avancuar që përmirëson hidratimin në shtresat më të thella të epidermës, duke mbrojtur dhe forcuar barrierën natyrale të lëkurës. Përveç acidit hialuronik, ampula është e pasuruar me Panthenol, një përbërës që ndihmon në qetësimin dhe riparimin e lëkurës së irrituar, beta-glucan, që vepron si një agjent fuqiplotë hidratues dhe qetësues, dhe mikrokapsula me përmbajtje te ekstraktit të lactobacillus, të cilat ndihmojnë në përmirësimin e mikrobiomës së lëkurës, duke forcuar barrierën mbrojtëse të saj. Ky produkt është ideal për lëkurën e thatë dhe të dehidratuar, por është gjithashtu i përshtatshëm për ata që kërkojnë të përmirësojnë strukturën dhe elasticitetin e përgjithshëm të lëkurës, duke i dhënë një pamje të freskët dhe rinore.
Për të përfituar efektet maksimale, sugjerohet të përdoret së bashku me: CENTELLIAN24+ Golden Madeca Cream
Formula e tij është vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht, e sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*30ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit
Lista e plotë e përbërësve
25% kompleks HYA10™, panthenol, beta-glucan, mikrokapsula me përmbajtje te ekstraktit të lactobacillus,
Marka
Centellian24+ ofron një zgjidhje të fuqishme shkencore për kujdesin e lëkurës, bazuar në teknologjinë e ekstraktimit të Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, për të realizuar kujdes të personalizuar për çdo brez. Shkenca dhe teknologjia e lëkurës së Dongkuk Pharmaceutical, e grumbulluar për më shumë se gjysmë shekulli që nga viti 1968, ofrojnë kujdes profesional me funksione të larta për lëkurën. Ajo përmban TECA dhe ekstraktin Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, të cilat nxirren në një sasi shumë të vogël nga Centella asiatica në një zonë të pastër që ka kaluar standardet e rrepta të cilësisë. Kjo përmbajtje ofron përmirësim të sigurt dhe të besueshëm të lëkurës përmes testeve të aplikimit te njerëzit dhe testeve hipoalergjike të lëkurës për efektet e efikasitetit. Marka Centellian24 është krijuar duke kombinuar “Centell”, që do të thotë Centella asiatica, “ian”, që do të thotë ekspert, dhe “24”, që do të thotë ditë.
ANUA 7+ Rice Ceramide Hydrating Barrier Serum
ANUA 7+ Rice Ceramide Hydrating Barrier Serum
Në botën e kujdesit për lëkurën, ANUA 7+ Rice Ceramide Hydrating Barrier Serum është një produkt që ka fituar popullaritet të madh për efektet e tij të jashtëzakonshme dhe përbërësit e veçantë që përmban. Ky serum është krijuar për të ofruar një hidratim të thellë dhe për të përmirësuar barrierën mbrojtëse të lëkurës, duke u bërë një opsion i preferuar për ata që kërkojnë përmirësime të shpejta dhe efikase. I pasur me formulën ekskluzive ANUA RICERA 7+, e cila përmban ekstrakte të orizit dhe mjaltit, së bashku me acid hialuronik, ky serum siguron hidratim të plotë për lëkurën e stresuar, duke përmirësuar ndjeshëm elasticitetin e saj. Ky serum është i njohur gjithashtu për aftësinë e tij për të balancuar sebumin dhe për të ndihmuar në parandalimin e njollave, duke u bërë i përshtatshëm edhe për lëkurën e yndyrshme dhe të ndjeshme. Me një formulë që përmban 3% niacinamide dhe zink, si dhe ceramidet dhe panthenolin, ky serum do të ndihmojë në qetësimin, shërimin si edhe në mbrojtjen e barrierës së lëkurës nga agresorët e jashtëm si dhe nga radikalet e lira. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, veçanërisht atyre që i adresohen dehidratimit, hiperpigmentimit dhe shenjave të moshës.
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*50ml
Përdorimi
Përdoreni pas tonerit dhe/ose pas esencës. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Këshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ekstrakt orizi, mjalt, acid hialuronik, 3% Niacinamide, Zink, ceramide,, panthenolë
Lista e plotë e përbërësve
Oryza Sativa (Rice) Bran Water, 1,2-Hexanediol, Oryza Sativa (Rice) Extract, Dipropylene Glycol , Glycerin, Methylpropanediol , Butylene Glycol, Methyl Gluceth-10 , Niacinamide , Water, Hydroxyethyl Urea, Glycerin, Water, Caprylic/Capric Triglyceride, Hydrogenated Lecithin, Ceramide NP, Panthenol, Water, Water, Polyquatemium-51, 1,2-Hexanediol , Water, 1,2-Hexanediol, Sodium Hyaluronate, Ethylhexylglycerin, Tocopherol, Water, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Corchorus Olitorius Leaf Extract , Nelumbo Nucifera Root Extract , Hibiscus Esculentus Fruit Extract , Dioscorea Japonica Root Extract, Angelica Keiskei Extract, 1,2-Hexanediol, Pentylene Glycol, Water, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Beta-Glucan, Sodium Polyacrylate, Water, Carbomer, Ethylhexylglycerin, Tocopherol, Adenosine, Allantoin, Sodium Phytate, Xanthan Gum, Alpha-Arbutin, Water, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Oryza Sativa (Rice) Extract, Water, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Dipropylene Glycol, Oryza Sativa (Rice) Extract, Hydrolyzed Rice Protein, Oryza Sativa (Rice) Seed Protein, Ceramide NP, Water, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Defatted Rice Bran Extract, Arbutin, Water, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol , Honey Extract, Water, Butylene Glycol , 1,2-Hexanediol , Hyaluronic Acid, Ethylhexylglycerin, Hydrolyzed Hyaluronic Acid , Sodium Hyaluronate, Zinc Stearate, Oryza Sativa (Rice) Bran, Defatted Rice Bran
Marka
TORRIDEN Cellmazing Brightening Ampoule
TORRIDEN Cellmazing Brightening Ampoule
TORRIDEN Cellmazing Brightening Ampoule, është një ampulë e avancuar me vitaminë C, e krijuar për të dhënë shkëlqim dhe shëndet lëkurës. Duke përmbajtur pesë lloje të vitaminës C të pastër, kjo formulë e fuqishme bllokon mbiprodhimin e melaninës, e cila lehtësisht shkaktohet nga ekspozimi ndaj rrezeve të dëmshme diellore. Kjo ampulë gjithashtu rikthen prodhimin e kolagjenit, përmirëson aknet dhe zvogëlon linjat e imëta dhe rrudhat, duke lënë lëkurën e pastër, të butë dhe të lëmuar. Përveç formulimit me Kompleksin 5D të vitaminës C, kjo ampulë përmban gjithashtu kompleksin e algave detare, pantenolin dhe alantoinën, të cilët bashkëveprojnë për të zbutur shenjat më të zakonshme të plakjes, duke përfshirë qëndrueshmërinë, linjat e imëta, rrudhat, njollat e errëta dhe njollat e diellit. Ky produkt është i përshtatshëm për përdorim gjatë shtatëzanisë dhe për të gjitha tipet e lëkurës.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial.
*30ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe qafë derisa lëkura ta ketë përthithur tërësish, duke evituar zonën rreth syve. Nëse është e nevojshme riaplikoni një shtresë më shumë në zonat problematike me njolla në lëkurë. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj & mos harroni të aplikon SPF-ën me filtra 50+. Për të maksimizuar efektin dhe për të parandaluar oksidimin e produktit, mbajeni në një vend të freskët dhe të errët.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
kompleks 5D të vitaminës C, kompleks të algave detare, pantenol, alantoinë
Lista e plotë e përbërësve
Water, Propanediol, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Xanthan Gum, Niacinamide, Adenosine, Betaine, Erythritol, Disodium EDTA, Allantoin, Panthenol, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Isopropyl Myristate, Caprylyl Glycol, Ethylhexylglycerin, Tocopherol, Tromethamine, Methylpropanediol, Ferulic Acid, Melia Azadirachta Leaf Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Corallina Officinalis Extract, Butylene Glycol, Ecklonia Cava Extract, Hizikia Fusiforme Extract, Codium Tomentosum Extract, Gelidium Cartilagineum Extract, 3-O-Ethyl Ascorbic Acid, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Hydrogenated Lecithin, Ascorbic Acid, Sodium Ascorbyl Phosphate, Ascorbyl Glucoside, Ascorbyl Palmitate, Octyldodecanol
Marka
Misioni i markës koreane të kujdesit të lëkurës Torriden është të jetë pjesë e udhëtimit të çdo individi drejt bukurisë optimale. Linja e saj më e shitur DIVE-IN përmban acid hialuronik me peshë të ulët molekulare, i provuar për të nxitur rinovimin e qelizave, duke reduktuar shfaqjen e linjave të holla dhe rrudhave për të rikthyer një pamje rinore. CELLMAZING, një linjë tjetër më e shitur, përmban ekstrakt centella asiatica për të qetësuar lëkurën dhe stimuluar rritjen e qelizave. Të dyja linjat janë formuluar me kujdes për të plotësuar nevojat e përditshme të lëkurës. Si ylli udhëzues i udhëtimit tuaj, Torriden zbulon rrugën për të gjetur përbërësit e duhur për lëkurën tuaj!
ROVECTIN Skin Essentials Aqua Activating Serum
ROVECTIN Skin Essentials Aqua Activating Serum
Aqua Activating Serum, është serumi i linjës Barrier Repair nga marka më inovatie ROVECTIN. Një serum hipoalergjik i pasur me aminoacide dhe antioksidantë që i ofron lëkurës hidratim të thellë, minimizon linjat e holla dhe njëtrajtëson tonin e lëkurës. Në përbërjen e tij gjendet një formulim i Vitaminës E, acidit hyaluronic dhe trehalose, tre përbërës të cilët mundësojnë hidratim dhe ruajtje të lagështisë natyrale të lëkurës, pa dëmtuar aspak barrierën mbrojtëse delikate të saj. Një tjetër e veçantë në përbërjen e këtij serumi është Argireline: një lloj peptide me peshë të vogël molekulare që depërton më shpejt në lëkurë për të minimizuar pamjen e rrudhave. Gjithashtu serumi ka në përbërje niacinamide, një formë e vitaminës B3, e cila luan një rol shumë të veçantë në ndërtimin e proteinave të lëkurës. Niacinamidet njihen për vetitë e fuqishme që kanë në tkurrjen e madhësisë së poreve, trajtimin e hiperpimentimit post-akne, si edhe nxitjen e prodhimit të kolagjenit dhe vetëshërimin e lëkurës. Nga ana tjetër formulimi i këtij serumi me adenosine do të ndihmojë në qetësimin, shërimin si edhe në mbrojtjen e barrierës së lëkurës nga agresorët e jashtëm si dhe nga radikalet e lira. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, veçanërisht atyre që i adresohen hiperpigmentimit dhe shenjave të moshës.
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*35ml
Përdorimi
Përdoreni pas tonerit dhe/ose pas esencës. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Këshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Vitaminës E, acidit hyaluronic, trehalose, Argireline, Niacinamide dhe Adenosinë.
Lista e plotë e përbërësve
water, propanediol, glycerin, 1,2-hexanediol, niacinamide, isononyl isononanoate, adenosine, acetyl hexapeptide-8, arginine, sodium hyaluronate, malachite extract, aloe barbadensis leaf juice, acrylates/c10-30 alkyl acrylate crosspolymer, polyglyceryl-10 laurate, polyglyceryl-10 myristate, caprylic/capric triglyceride, ammonium acryloyldimethyltaurate/vp copolymer, amodimethicone, trehalose, pvp, butylene glycol, ethylhexylglycerin, disodium edta
Marka
Marka koreane ROVECTIN lindi nga besimi i themeluesit të saj z.Lee, se një lëkurë e shëndetshme dhe e bukur ndikon në cilësinë e jetës, sepse lidhet drejtpërsëdrejti me vetëbesimin e gjithësecilit. Teksa shikonte motrën e tij që vuante nga sëmundja e kanceri, dhe lëkura e saj ishte irrituar dhe dehidratuar nga efektet anësore të kimioterapisë, ai krijoi markën e tij ROVECTIN. Filozofia e markës shprehet edhe nëpërmjet emrit që vjen nga fjala në latinisht “reverti” që do të thotë “kthim”, pra që të kthesh lëkurën në gjendjen fillestare. Fokusi i saj qëndron në zhvillimin e produkteve me efekt shërues dhe rigjenerues për barrierën e lëkurës. Prej formulës ekskluzive Repair Complex, ROVECTIN u bë marka më e besueshme e përkujdesjes ndaj lëkurës, si për pacientët, ashtu dhe për spitalet dhe dermatologët në të gjithë Korenë e Jugut. Linja “The Skin Essentials” përmban këtë formulim të veçantë në produktet e saj. Larësi ujor “Skin Essentials Conditioning Cleanser’, toneri “Skin Essentials Activating Treatment Lotion”, dhe vaji i fytyrës “Skin Essentials Barrier Repair Face Oil”, renditen me shumë krenari në koleksionin e Koral Secrets.
SOME BY MI PDRN Spirulina Soothing Repair Serum
SOME BY MI PDRN Spirulina Soothing Repair Serum
SOME BY MI PDRN Spirulina Soothing Repair Serum është serumi që çdokush do ta pëlqente falë përbërjes dhe konsitencës së tij! Megjithëse përmban një përbërje tepër të pasur dhe të koncentruar, tekstura e tij është jashtëzakonisht e lehtë dhe ujore, duke u përthithur shpejt pa lënë ndjesi ngjitëse. Ky serum bashkon fuqinë rigjeneruese të PDRN-së, një përbërës i avancuar që nxit rigjenerimin e qelizave dhe forcon barrierën e lëkurës me vetitë antioksiduese dhe qetësuese të spirulinës, e cila ndihmon në reduktimin e irritimeve dhe rikthen shkëlqimin natyral të fytyrës. Formula është pasuruar gjithashtu me aminoacide detare dhe sekrecion kërmilli, të cilat ndihmojnë në përmirësimin e tonit të lëkurës, elasticitetit dhe ofrojnë hidratim të thellë dhe afatgjatë. Me një teksturë të lehtë dhe përthithje të shpejtë, ky serum është ideal për përdorim të përditshëm, si në mëngjes ashtu edhe në mbrëmje, dhe i përshtatet në mënyrë të përkryer edhe lëkurës më të ndjeshme. Ky serum do të nxjerrë në pah një lëkurë më të re dhe të shndrritshme, prandaj po ju paralajmërojmë të jeni gati për komplimentet që do të merrni!
Formula e tij është vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht, e sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*50ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
PDRN, spirulinë, aminoacide detare, sekrecion kërmilli
Lista e plotë e përbërësve
Water Aqua, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Glycereth-26, Niacina mide, Propanediol, Glycerin, Methy propanediol, Caprylic/Capric Trig lyceride, Hydrogenated Vegetable Oi, Sodium Polyacryloyldimethyl Taurate, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Tromethamine, Ethylhexylglycerin, Coptis Japonica Root Extract, Tetrahydroxypropyl Ethylenediamine, Adenosine, Disodium EDTA, Malachite Extract, Spiru lina Platensis Extract, Sodium Hyalurenate, Gellan Gum, Trisodium Ethy lenediamine Lisuccinate, Agar, Melia Azadirachta Leaf Extract, Argin ine, Melia Azadirachta Flower Extract, Coccinia Indica Fruit Extract, Xanthan Gum, Glycine, Solanum Melongena (Eggplant) Fruit Extract, Eclipta Prostrata Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Amber Pow der, Corallina Officinalis Extract, Curcuma Longa (Turmeric] Root Ext ract, Moringa Oleifera Seed Oil, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Dil, Sodium DNA, Glutamic Acid, Codium Tomentosum Extract, Undaria Pinnatifida Extract, Sodium Lactate, Carbomer, Polysorbate 20, Porp nyra Yezoensis Extract, Laminaria Saccharina Extract, Laminaria Dig itata Extract, Palmitoyl Tripeptide-5, Laminaria Japonica Extract, Ent eromorpha Compressa Extract, Sargassum Fulvellum Extract, Sarga ssum Fusiforme Extract, Palmitoyl Pentapeptide-4
Marka
SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.
MEDIHEAL Madecassoside Blemish Repair Serum
MEDIHEAL Madecassoside Blemish Repair Serum
MEDIHEAL Madecassoside Blemish Repair Serum është një serum i lehtë, por me efekt të fuqishëm, i krijuar për të ndihmuar lëkurën që të duket e pastër, e butë dhe plot shkëlqim. I pasur me niacinamide, ky serum ndihmon në zbehjen e njollave kafe dhe përmirësimin e tonit të lëkurës, duke i dhënë asaj një ndriçim të shëndetshëm. Ndërsa, përmbajtja me madecassoside dhe përbërësit e tjerë të nxjerrë nga Centella Asiatica, si Asiaticoside dhe ekstrakti i gjetheve, qetësojnë irritimet dhe stimulojnë rigjenerimin e qelizave, duke rritur elasticitetin dhe vitalitetin e lëkurës. Ndërkohë, vaji i Rozmarinës (Rosmarinus Officinalis) sjell veti të fuqishme antioksiduese dhe ndihmon në reduktimin e inflamacionit. Tokoferoli (Vitamina E) forcon barrierën mbrojtëse të lëkurës dhe parandalon humbjen e lagështisë, duke e ushqyer dhe mbrojtur atë gjatë gjithë ditës. Ky serum është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, madje edhe atë sensitive, adresuar akneve dhe hiperpigmentimit.
Formula e tij është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate, fragrancë artificiale.
*40ml
Përdorimi
Përdoreni pas tonerit dhe/ose pas esencës. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Këshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
niacinamide, madecassoside, Centella Asiatica, vaj Rozmarine, tokoferoli (Vitamina E)
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Butylene Glycol, Propanediol, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Glyceryl Polymethacrylate, Panthenol, Betaine, Polyglyceryl-10 Laurate, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Diphenyl Dimethicone, Triethylhexanoin, Tromethamine, Madecassoside (540 Ppm), Ethylhexylglycerin, Hydrogenated Lecithin, Xanthan Gum, Sodium Hyaluronate, Centella Asiatica Extract (51 Ppm), Asiaticoside (39 Ppm), Pyrus Communis (Pear) Fruit Extract, Juniperus Virginiana Oil, Centella Asiatica Leaf Extract (21 Ppm), Beta-Glucan, Rosa Damascena Flower Water, Cucumis Melo (Melon) Fruit Extract, Iris Florentina Root Extract, Hedera Helix (Ivy) Leaf/Stem Extract, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Pogostemon Cablin Oil, Artemisia Vulgaris Oil, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Oil, Tocopherol, Dipropylene Glycol, Pentylene Glycol, Caprylyl/Capryl Glucoside, Madecassic Acid (0.00004 Ppm), Asiatic Acid (0.00003 Ppm), Ceramide NP
Marka
Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.
MARY&MAY Rice Niacin 10% Triple Vitamin Serum
MARY&MAY Rice Niacin 10% Triple Vitamin Serum
Ky serum “magjik” përmban një përqendrim të lartë prej 10% të kompleksit Rice Niacin Triple Vitamin, i cili luan një rol të rëndësishëm në përmirësimin e strukturës së lëkurës. Me një veprim të fuqishëm për zvogëlimin e madhësisë së poreve dhe trajtimin e hiperpigmentimit të shkaktuar nga aknet, ky serum është gjithashtu ideal për të përmirësuar shkëlqimin dhe shëndetin e përgjithshëm të lëkurës. Me përbërës si glutathione, një antioksidant i fuqishëm, serumi mbron lëkurën nga agresorët e jashtëm dhe stimulon rigjenerimin e qelizave të dëmtuara. Në harmoni të plotë, ky serum përmirëson elasticitetin e lëkurës, rikthen balancën e hidratimit dhe ofron mbrojtje kundër shenjave të parakohshme të moshës. Përbërësit natyralë, si ekstrakti organik i orizit Hiami dhe panthenoli, shtojnë një shtresë të thellë hidratimi dhe ushqimi, duke e lënë lëkurën të butë, të freskët dhe rrezatuese. Ky serum është ideal për ata që duan të përmirësojnë teksturën dhe shkëlqimin e lëkurës së tyre, duke arritur një pamje më të shëndetshme dhe rinore.
Formula e tij është vegane, jokomedogjenike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial, ngjyrues artificial dhe është e patestuar në kafshë.
*80ml
Përdorimi
Përdoreni pas tonerit apo esencës. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
10% kompleks Rice Niacin Triple Vitamin, glutathione, oriz Hiami, panthenol
Lista e plotë e përbërësve
Purified Water, Niacinamide, Butylene Glycol, Panthenol, Glycerin, Caprylic/Capric Triglyceride, Vinyl Dimethicone, Rice Extract, 3-O-Ethyl Ascorbic Acid, Cetearyl Olivate, 1,2-Hexanediol, Alpha-Bisabolol, Hydroxyacetophenone, Sorbitan Olivate, Sodium Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Polyisobutene, Polyglyceryl-10 Laurate, Tocopherol, Ammonium Acryloyldimethyl Taurate/VP Copolymer, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, Caprylyl/Capryl Glucoside, Sorbitan Oleate, Hydrogenated Lecithin, Glutathione, Disodium EDTA, Citric Acid, Sodium Citrate
Marka
E nxitur nga motoja "Më pak është më shumë", marka koreane e kujdesit për lëkurën MARY & MAY përpiqet të ofrojë kujdes intensiv, falë produkteve me çmime të përballueshëm të lëkurës për konsumatorët në komoditetin e shtëpive të tyre. Produktet e tij dhe efektive përfshijnë përbërës të cilësisë së lartë dhe natyralë që janë thelbësorë në rritjen e bukurisë natyrore të lëkurës dhe trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës. Të gjitha produktet e kujdesit të lëkurës Mary &May ndahen sipas funksioneve, kështu që ju mund të zgjidhni dhe t'i kombinoni ato lehtësisht për t'ju përshtatur shqetësimeve të lëkurës tuaj, si: hiperpigmentimi, hidratimi, qetësimi, shenjat e moshës dhe aknet. Mary & May është e përkushtuar për t'u bërë partnere e secilit prej jush në këtë udhëtim, duke nxjerrë në pah bukurinë e lëkurës tuaj. Për të zvogëluar ndikimin në mjedis, paketimi i MARY & MAY është bërë me materiale miqësore me mjedisin, duke përfshirë letrën e ricikluar dhe bojën e vajit të sojës. Të gjitha produktet MARY & MAY janë prodhuar në Kore.
ISNTREE Ultra Low Molecular Hyaluronic Acid Serum
ISNTREE Ultra Low Molecular Hyaluronic Acid Serum
ISNTREE Ultra Low Molecular Hyaluronic Acid Serum, është një serum, i cili ka veti të fuqishme hidratuese, por konsistenca e tij është shumë e lehtë dhe ushqyese. I formuluar me ujë deti, të pasur me minerale nga ishulli Ulleung në Kore dhe lloje të ndryshme të acidit hialuronik me peshë molekulare të ndryshme ky serum siguron hidratimin e thellë si asnjë produkt tjetër. Acidi hialuronik (329 kDa) absorbohet shpejt dhe ndihmon në ruajtjen e lëkurës së hidratuar gjatë gjithë ditës. Acidi hialuronik polimer (2000 kDa) ndihmon në mbrojtjen e barrierës së lagështisë së lëkurës. Acidi hialuronik (500 kDa), Acidi hialuronik (80 kDa) dhe Acidi hialuronik (5 kDa) bashkëveprojnë për të siguruar hidratim të thellë ndërsa Acidi hialuronik me peshë molekulare ekstra të ulët (329 kDa) ndihmon në ruajtjen e lagështisë së brendshme të lëkurës. Nga ana tjetër, gliceryl glucoside dhe madecassoside ofrojnë hidratim intensiv, duke forcuar barrierën natyrale mbrojtëse të lëkurës dhe e mbrojnë atë nga agresorët e jashtëm. Ky serum është i përshtatshëm për lëkurën e thatë, të dehidratuar, sensitive dhe për këdo që dëshiron të mbajë të balancuar yndyrën dhe lagështinë në lëkurë.
*50ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, mund ta përdorni në vend të esencës ose serumit në rutinën tuaj. Merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ujë deti, gliceryl glucoside, madecassoside, lloje të ndryshme të acidit hialuronik
Lista e plotë e përbërësve
Sea Water, Water, Methylpropanediol, Glycerin, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Betaine, Pentylene Glycol, Carbomer, Caprylyl Glycol, Allantoin, Tromethamine, Ethylhexylglycerin, Xanthan Gum, Panthenol, Malachite Extract, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Disodium Edta, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, Glyceryl Glucoside, Sodium Hyaluronate, Potassium Hyaluronate, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Sodium Acetylated Hyaluronate, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Dimethylsilanol Hyaluronate, Hydrolyzed Calcium Hyaluronate, Sodium Sulfated Hyaluronate, Madecassoside, Beta-Glucan, Sodium Stearoyl Hyaluronate, Sodium Oleoyl Hyaluronate
Marka
Ekipi i ISNTREE hyri në botën e përkujdesjes së lëkurës me hapjen e blog-ut të parë në Korenë e Jugut. Ata arritën një numër të madh ndjekësish falë informacioneve të detajuara për përbërës, formulime dhe produkte të Industrisë së Bukurisë. Në vitin 2012, pas një ekperiencë të gjatë dhe kërkesave të shumta të ndjekësve të tyre, ata krijuan produktet e tyre të para nën markën e tyre ISNTREE. Emri i markës e merr kuptimin nga bashkimi i tre fjalëve që tregojnë mbi filozofinë e saj: IS- island (ishull) N-nature (natyrë) TREE (Pemë). Synimi i ISNTREE është të sjellë për konsumatorët produkte me përbërës të pastër, të sigurt dhe të shëndetshëm për lëkurën duke nxitur bukurinë natyrale tek çdokush që i përdor.
Shfaq 108/246

