Serumi më i fundit i prodhuar dhe dalë në treg nga marka BENTON, vjen ekskluzivisht në KORAL SECRETS! BENTON Vitamin C Serum është zgjidhja ideale nëse shenjat post akne, hiperpigmentimin, shenjat e moshës dhe dehidratimin e lëkurës po kthehen në shqetësimin tuaj kryesor! Përbërja speciale me 20% vitaminë C të pastër, nxit prodhimin e kolagjenit për të përmirësuar shenjat e moshës, për të rritur elasticitetin dhe parandaluar formimin e vijave të imëta. Gjithashtu vitamina C bllokon mbiprodhimin e melaninës e cila lehtësisht shkaktohet nga ekspozimi i rrezeve të dëmshme diellore. Por nuk mbaron këtu! Ky serum ka veti të fuqishme antioksiduese, falë formulimit me acid ferulik dhe glutathione. Këto dy përbërës luajnë një rol shume të rëndësishëm në mbajtjen e lëkurës të shëndetshme dhe të re. Nga ana tjetër formulimi me ektoinë, mbron lëkurën nga dëmtimi i rrezeve të dritës ultraviolet, si dhe zbut dhe ul inflamacionin në lëkurë. Ky produkt është i përshtatshëm për përdorim gjatë shtatëzanisë.
*30ml
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, tundeni shishen lehtësisht 1-2 herë dhe aplikoni disa pika në lëkurë. Nëse është e nevojshme riaplikoni një shtresë më shumë në zonat problematike me njolla në lëkurë. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Për të maksimizuar efektin dhe për të parandaluar oksidimin e produktit, mbajeni në një vend të freskët dhe të errët. Në ditën pasardhëse, aplikoni krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 50+ ose më të lartë.
Përbërësit "magjik"
20% vitaminë C të pastër, acid ferulik, glutathione, ektoin
Lista e plotë e përbërësve
Propanediol, Ascorbic Acid, Butylene Glycol, Glycerin, Pentylene Glycol, Candida Bombicola/Glucose/Methyl Rapeseedate Ferment, Glyceryl Glucoside, 3-O-Ethyl Ascorbic Acid, Panthenol, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Prunus Armeniaca (Apricot) Kernel Oil, Sodium Polyacrylate, Polyquaternium-10, Adenosine, Ferulic Acid, Ectoin, Glutathione, Oryza Sativa (Rice) Bran Oil, Tocotrienols, Tocopherol
BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.
Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohëshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).