ROVECTIN Skin Essentials Aqua Activating Serum

4,200.00 ALL 2,300.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 30 dhe Maj 01.

Aqua Activating Serum, është serumi i linjës Barrier Repair nga marka më inovatie ROVECTIN. Një serum hipoalergjik i pasur me aminoacide dhe antioksidantë që i ofron lëkurës hidratim të thellë, minimizon linjat e holla dhe njëtrajtëson tonin e lëkurës. Në përbërjen e tij gjendet një formulim i Vitaminës E, acidit hyaluronic dhe trehalose, tre përbërës të cilët mundësojnë hidratim dhe ruajtje të lagështisë natyrale të lëkurës, pa dëmtuar aspak barrierën mbrojtëse delikate të saj. Një tjetër e veçantë në përbërjen e këtij serumi është Argireline: një lloj peptide me peshë të vogël molekulare që depërton më shpejt në lëkurë për të minimizuar pamjen e rrudhave. Gjithashtu serumi ka në përbërje niacinamide, një formë e vitaminës B3, e cila luan një rol shumë të veçantë në ndërtimin e proteinave të lëkurës. Niacinamidet njihen për vetitë e fuqishme që kanë në tkurrjen e madhësisë së poreve, trajtimin e hiperpimentimit post-akne, si edhe nxitjen e prodhimit të kolagjenit dhe vetëshërimin e lëkurës. Nga ana tjetër formulimi i këtij serumi me adenosine do të ndihmojë në qetësimin, shërimin si edhe në mbrojtjen e barrierës së lëkurës nga agresorët e jashtëm si dhe nga radikalet e lira.  I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, veçanërisht atyre që i adresohen hiperpigmentimit dhe shenjave të moshës.

Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*35ml

Shpërndani