Epo, nuk kishte si të mungonte në koleksionin “Koral Secrets” serumi i mrekullueshëm me vitaminë C nga marka ANUA. ANUA Green Lemon Vita C Blemish Serum, është i formuluar me 56% ekstrakt të frutit tangerine (një agrum aziatik) dhe 20% vitaminë C të pastër për të trajtuar njollat post-akne, hiperpigmentimin, shenjat e moshës dhe dehidratimin e lëkurës. Vitamina C është e njohur për vetitë e saj të fuqishme antioksiduese, të cilat mbrojnë lëkurën nga radikalet e lira dhe dëmtimet qelizore, duke nxitur njëkohësisht prodhimin e kolagjenit për të përmirësuar shenjat e moshës, për të rritur elasticitetin dhe për të parandaluar formimin e vijave të imta. Në kombinim me vitaminën E dhe acidin ferulik, formulimi i këtij serumi krijon një shtresë të fuqishme mbrojtëse kundër faktorëve të jashtëm. Ndërkohë, përbërësit si Alfa-Bisabolol dhe Adenosine ndihmojnë në zbutjen e vijave të holla dhe rrudhave, duke i dhënë lëkurës një pamje të shëndetshme dhe elastike. Serumi është i pasuruar gjithashtu me kapsula Vita-Barrier, të cilat përmbajnë Panthenol, Glutathione dhe Bisabolol, për të ofruar hidratim intensiv dhe qetësim të irritimeve në lëkurë. Ky produkt është i përshtatshëm për të gjithë tipet e lëkurë.
Formula e tij nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*20gr
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe qafë derisa lëkura ta ketë përthithur tërësish, duke evituar zonën rreth syve. Nëse është e nevojshme riaplikoni një shtresë më shumë në zonat problematike me njolla në lëkurë. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Për të maksimizuar efektin dhe për të parandaluar oksidimin e produktit, mbajeni në një vend të freskët dhe të errët. Në ditën pasardhëse, aplikoni krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 30+
Përbërësit "magjik"
56% ekstrakt të frutit tangerine, 20% vitaminë C, vitaminë E, acid ferulik, Alfa-Bisabolol, Vita-Barrier, Adenosine
Lista e plotë e përbërësve
Citrus Limon (Lemon) Fruit Extract (560, 000 ppm), Ascorbic Acid (200, Propanediol, Butylene Glycol, Dipropylene Glycol, Cyclopentasiloxane, 1,2-Hexanediol, Cyclohasiloxane, Sodium Hydroxide, 12-14 Alketh-12, Alpha-Bisabolol, Sodium Polyacryloyldimethyl Taurate, Water, Polyacrylate Crosspolymer-6, Dimethicon/Vinyldimethicon Crosspolymer, Xanthan Gum, Ethylhexylglycerin, Allantoin, Glycerin, Glutathione, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Flower Oil, Litsea Cubeba Fruit Oil, Adenosine, Citrus Paradisi (Grapefruit) Peel Oil, Disodium EDTA, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Mentha Viridis (Spearmint) Leaf Oil, Tocopherol, Ferulic Acid, Barosma Betulina Leaf Extract, n-Butyl Alcohol, Hydrogenated Lecithin, Polyglyceryl-10 Stearate, Sorbitol, Panthenol, Beta-Glucan, Sodium Hyaluronate, Sodium Ascorbyl Phosphate, Caprylic/Capric Triglyceride, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Hyaluronic Acid, Sucrose Stearate, Glyceryl Stearates, Beta-Carotene, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Niacinamide, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Thioctic Acid, Lycopodium Clavatum Extract, Equisetum Arvense Extract, Sodium Acetylated Hyaluronate, Pyridoxine, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Folic Acid, Biotin, Ceramide NP, Ubiquinone, Cyanocobalamin, Thiamine HCl, Riboflavin, Linoleic Acid, Hesperidin, Ergothioneine, Limonene, Linalool, Citral
Anua beson se lëkura e shëndetshme nuk varet vetëm nga produktet e kujdesit të lëkurës, por edhe nga të kesh një mendje të relaksuar dhe një mënyrë jetese të rregulluar. Marka fokusohet në zgjedhjen e përbërësve të pastër, organikë për të maksimizuar efektivitetin dhe për të minimizuar efektet e dëmshme në lëkurë. Produktet e saj miqësore me mjedisin dhe të qëndrueshme janë 100% të prodhuara në Kore dhe të dizajnuara me paketim të thjeshtë. Më të shiturit përfshijnë Toner qetësues Heartleaf 77%, Ampulë qetësuese Heartleaf 80% dhe krem dielli të butë 5-Zero.