MIZON 0.1 Retinol Youth Serum

5,000.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Maj 16 dhe Maj 17.

MIZON 0.1.% Retinol Youth Serum, një serum me përqindje të ulët për fillestarët i cili përmban kompleksin Wrinklefree-J31™ të markës MIZON. Një përzierje, Peptide+ Retinol të cilët ndihmojnë në rigjenerimin e shpejtë të qelizave, si edhe në stimulimin e prodhimit të kolagjenit duke permirësuar elasticitetin e lekurës. Nga ana tjetër, formulimi me bakuchiol dhe 5% niacinamide do t’i dhurojnë lëkurës një pamje plot rrezatim, duke ndihmuar në zbehjen e hiperpigmentimit, mbajtjen në kontroll të sebumit, zbehjen të shenjave post akne dhe minimizimin e dukjes së poreve. Ndërsa, Squalene me origjinë bimore, një anitoksidant i fuqishëm, lufton dëmtimin e lëkurës nga radikalet e lira, të cilat përshpejtojnë procesin e plakjes. Ky produkt i adresohet problematikave të lëkurës, si: hiperpigmentimi, shenja të moshës, rrudha, akne & pore të zmadhuara. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës.

 

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.


*28ml

Shpërndani