COSRX Hydrium Moisture Power Enriched Cream është një krem hidratues i linjës HYDRIUM nga marka COSRX. Ndryshe nga kremi tjetër i kësaj linje në formë xheli, ky krem ka një sistem që quhet “Water Blanket System”, që përmban D-panthenol, propolis dhe ceramide, duke formuar një film hidratimi për të ushqyer lëkurën me lagështi, si edhe për të parandaluar humbjen e hidratimit të nevojshëm që ajo ka nevojë. Panthenoli, ose vitamina B5, ka veti hidratuese, rigjeneruese dhe anti-inflamatore. Vetë propolisi ndihmon në mbajtjen e lagështisë në lëkurë dhe balancon prodhimin e yndyrës. Ceramidet, nga ana tjetër, mbrojnë lëkurën nga agresorët e jashtëm. Kombinimi perfekt i këtyre 3 përbërësve bën të mundur që edhe lëkura e thatë, e dehidratuar, të qëndrojë plot hidratim gjatë gjithë ditës! Një cilësi për t’u veçuar është se ky krem i përshtatet çdo tipi të lëkurës, edhe asaj të yndyrshme dhe mikse, sepse përbërja e tij nuk bllokon aspak poret, as nuk shkakton akne! Ka një konsistencë shumë të butë si mëndafsh në lëkurë, duke i lënë një ndjesi të freskët dhe aspak të rëndë mbi të. A jeni gati për t’i dhënë lëkurës një dozë të fuqishme hidratimi?
*50ml
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit "magjik"
D-panthenol, ceramide, propolis
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Ethylhexyl Stearate, Vinyl Dimethicone, Pentylene Glycol, Cocos Nucifera (Coconut) Oil, 1,2-Hexanediol, Cetearyl Alcohol, Panthenol, Polymethylsilsesquioxane, Arachidyl Alcohol, Propolis Extract, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Polyglyceryl-6 Stearate, Butylene Glycol, Carbomer, Behenyl Alcohol, Glyceryl Stearate, Tromethamine, Dimethiconol, Caprylyl Glycol, Arachidyl Glucoside, Hydrogenated Lecithin, Ceramide NP, Ethylhexylglycerin, Xanthan Gum, Sucrose Stearate, Polyglyceryl-6 Behenate, Sodium Polyacrylate Starch, Stearic Acid, Palmitic Acid, Sodium Hyaluronate, Cholesterol, Hyaluronic Acid, Glycosphingolipids, Hydrolyzed Hyaluronic Acid
COSRX ka qenë zgjedhja jonë e parë dhe nuk mund të mungonte kurrsesi në familjen Koral Secrets. Emri i tij vjen nga bashkimi i fjalës “cosmetics” dhe shkronjave “RX”, që simbolizojnë përshkrimin e një recete nga mjekët. Marka është bërë e njohur në Korenë e Jugut e më pas në të gjithë botën, më shumë nga postimet në rrjetet sociale, artikujt në blog-e apo biseda në rrethet e ngushta shoqërore, sesa nga fushatat e shtrenjta marketing. COSRX ka besimin se investimet nuk duhet të shkojnë drejt promovimit të produkte por për kërkime shkencore që sjellin formulime inovative. Produktet e tij njihen për përbërjet e tyre të pastra, me pak përbërës, por shumë efektivë në zgjidhjen e problematikave të ndryshme të lëkurës. COSRX ka krijuar një komunitet të gjerë konsumatorësh falë komunikimit të vazhdueshëm me ta, duke krijuar produkte që i përgjigjen kërkesave dhe dëshirave të tyre. Paketimet e tyre janë aq të thjeshta dhe minimaliste sa shprehin gjithë filozofinë e COSRX.