NEOGEN Green Tea Moist PHA Gauze Peeling është formulimi i ri dhe i përmirësuar i Bio Peel Gauze Peeling Green Tea. Është një eksfoliues 2 në 1, që bashkon vetitë e një eksfoliuesi fizik dhe atij kimik. Përmban 30 tamponë të njomur në eksfoliues PHA (poly hydroxy acids), AHA (alpha hydroxy acid), BHA (beta hydroxy acid), dhe LHA (lipo hydroxy acid). Gjithashtu shtresat janë të njomura me acid hialuronik si dhe ekstrakt nga gjethja e pemës së Çajit Jeshil. Ky eksfoliues largon qelizat e vdekura, qetëson dhe hidraton lëkurën. Përbërësi kyç i këtij eksfoliuesi është Çaji Jeshil një antioksidant i fuqishëm që parandalon plakjen e parakohshme, dhe është një anti-inflamator që qetëson irritimin e lëkurës. Nga ana tjetër ekstrati i bimës Aloe Vera dhe agjentë të tjerë hidratues, mbajnë nivelin e lagështisë në lëkurë duke përshpejtuar procesin e shërimit. Një përmirësim tjeter qe ka ky version i ri është se pas aplikimit të tij nuk nevojitet ta shpëlani fytyrën me ujë!

*30 tamponë/190ml

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një nga tamponët e pambukut duke e mbajtur në anën më të ashpër të tij dhe masazhoni fytyrën dhe qafën, duke evituar zonën rreth syve. Në të njëjtën mënyrë, duke e kthyer nga ana e lëmuar, masazhoni edhe njëhërë fytyrën. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Këshillohet të përdoret në mbrëmje, 2 herë në javë, ose sipas nevojës.

Përbërësit “magjik”

çaji jeshil, ekstrat nga bima aloe vera.

Lista e plotë e përbërësve

Purified Water, Dipropylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Polyglyceryl-10 Laurate, Camellia Sinensis Leaf Water (9,800ppm), Gluconolactone, Glyceryl Caprylate, Camellia Sinensis Leaf Extract (1,000ppm), Tromethamine, Ethylhexylglycerin, Carbomer, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, Coptis Japonica Extract, Butylene Glycol, Salicylic Acid, Gardenia Florida Fruit Extract, Glycerin, Maltodextrin, Caprylic/Capric Triglycerides, Xylitol, Guaiazulene, Moringa Oleifera Seed Oil, Tartaric Acid, Cannabis Sativa Seed Oil, Capryloyl Salicylic Acid, Lactic Acid, Lactobacillus Ferment Lysate, Glycolic Acid, Ilex Paraguariensis Leaf Extract, Aspalathus Linearis Leaf Extract, Persea Gratissima (Avocado) Fruit Extract, Hydrolyzed Vegetable Protein, Aloe Barbadensis Leaf Polysaccharides, Xylitylglucoside, Propanediol, Anhydroxylitol, Isopentyldiol, Honey Extract, Adansonia Digitata Seed Oil, Ceramide NP, Glucose, Hydrogenated Lecithin, Camellia Sinensis Catechins (0.285ppm), Phospholipids, Azadirachta Indica Leaf Extract, Gluconic Acid, Xanthan Gum, Artemisia Annua Extract, Aloe Vera Leaf Extract, Chamomile Flower Extract, Symphytum Officinale Leaf Extract, Helichrysum Arenarium Extract, Caprylyl Glycol, Cholesterol, Tocopheryl Acetate, Calendula Officinalis Flower Extract, Hydrolyzed Swiftlet Nest Extract, Ceramide NS, Ceramide AS, Ceramide EOP, Ceramide AP, Sodium Hyaluronate, Arginine, Hyaluronic Acid, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Flower Extract, Chondrus Crispus Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract, Phytosterols, Bifida Ferment Lysate, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Streptococcus Thermophilus Ferment, Dextrin, Calcium Carbonate, Hydroxypropylmethyl Cellulose.

NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.

NEOGEN Dermalogy Green Tea Moist PHA Gauze Peeling

2,600 ALL 3,400 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI