PURITO Centella Unscented Serum, ashtu si edhe serumi origjinal i kësaj linje, Centella Green Level Buffet Serum, është i formuluar me 49% Centella Asiatica, gjethja e së cilës është zierë në ujë, për të nxjerrë vetëm substancat e dobishme të saj. Kjo bimë nxit prodhimin e kolagjenit dhe aktivizon indet qelizore, për të qetësuar inflamacionin duke e përmirësuar në tërësi lëkurën. Niacinamide, është një formë e vitaminës B3, që trajton aknet dhe hiperpigmentimin. Panthenoli ndihmon në eleminimin e shenjave të moshës. Ndërkohë, ceramidet dhe peptidet, bëjnë të mundur forcimin e barrierës së lëkurës. I përshtatshëm për çdo tip lëkure, sidomos për atë pro-akneike dhe sensitive. Ndryshimi me versionit origjinal, është se nuk përmban fragrance, as atë natyral të bimëve. Pra, është shumë i përshtatshëm, për personat që kanë alergji dhe ndjeshmëri nga aromat.

Formula e tij është dermatologjikisht e testuar, hipoalergjike, 100% vegane dhe e pa testuar në kafshë. Nuk përmban: alkool, ethanol, paraben, vaj mineral, propylene glycol, aromë artificiale & natyrale, PEG.

*60ml

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, mund ta përdorni në vend të esencës ose serumit në rutinën tuaj. Merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje. 

Përbërësit "magjik"

bima Centella Asiatica, niacinamide, ceramide, peptide

Lista e plotë e përbërësve

Centella Asiatica Extract(49%), Water, Glycerin, Dipropylene Glycol, Niacinamide , Butylene Glycol (humectants), 1,2-Hexanediol, Glycereth-26, Ceramide NP, Sodium Hyaluronate , Asiaticoside, Asiatic Acid, Madecassic Acid, Palmitoyl Hexapeptide-12 , Palmitoyl Tripeptide-1, Palmitoyl Tetrapeptide-7, Palmitoyl Dipeptide-10, Carbomer, Arginine, Sclerotium Gum, Hydrolyzed Jojoba Esters, Caprylyl Glycol, Polyglyceryl-10 Myristate, Panthenol, Polyglyceryl-10 Laurate, Hydrogenated Lecithin, Camellia Sinensis Leaf Extract, Pancratium Maritimum Extract, Dipotassium Glycyrrhizate, Disodium EDTA, Adenosine

PURITO është një markë koreane e përkujdesjes së lëkurës që tërheq vëmendjen që tek emri. Kuptimi i saj është bashkimi i fjalës "purity" që do të thotë "pastërti" dhe "to" që vjen nga simboli kinez 土 dhe do të thotë "tokë". Pastërtia përcjell filozofinë dhe misionin e markës për të përzgjedhur përbërës natyral dhe për të krijuar me ta produkte të pastra dhe të sigurta. Ndërsa toka, simbolizon rikthimin në origjinë, rikthimin e lëkurës në gjendjen fillestare duke rigjeneruar dhe forcuar barrierën e saj të dëmtuar. Ajo çka duhet theksuar është se, PURITO në formulimet e produkteve të tij, nuk përmban përbërës dhe substanca të dëmshme. Kjo është edhe pika ku bashkohen idetë e dy themeluesve: z.Kim, një sipërmarrës në botën e K-Beauty, shumë miqësor me natyrën i cili dëshironte të krijonte produkte me përbërës të pastër, kundër mizorisë ndaj kafshëve dhe me paketime ekologjike; znj.Sunny që pas eksperiencës personale me lëkurën e saj akneike nisi hulumtimet për kuptuar shkaqet dhe zgjidhjet për problematikën e saj. Gjithë kjo filozofi përcillet më së miri nga linja “Centella Green Level” që përmban ekstraktin e bimës së famshme aziatike Centella Asiatica. Tonerin, serumin dhe kremin mbrojtës ndaj diellit të kësaj linje, do t'i gjeni në familjen e Koral Secrets.

PURITO Centella Unscented Serum

2,500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI