INNISFREE Bija Cica Mask është sheet mask (maskë pëlhure), e njomur në esencë të formuluar me ekstrakt të pastër të bimës Centella Asiatica që adreson të gjitha problematikat e lëkurës. Vaji i farave të frutit Bija dhe panthenol-D, luajnë rol mbrojtës për barrierën e lëkurës duke e forcuar atë. Me përdorimin e kësaj sheet mask, do të relaksoheni nga aroma e saj dhe njëkohësisht do ta ndjeni lëkurën tuaj plotësisht të hidratuar e të qetësuar.

*20ml

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 15-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit "magjik"

vaji i farave të frutit Bija, ekstrakt nga Cica (bima e Centella Asiatica), panthenol

Lista e plotë e përbërësve

Water / Aqua / Eau, Butylene Glycol, Squalane, Hexyldecyl Myristoyl Methylaminopropionate, Panthenol, Pca Dimethicone, Allantoin, Tromethamine, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Carbomer, Xanthan Gum, Glyceryl Caprylate, Torreya Nucifera Seed Oil, Ethylhexylglycerin, Asiaticoside, Madecassic Acid, Asiatic Acid, Disodium Edta, Madecassoside, Tocopherol

INNISFREE është markë koreane pjesë e kompanisë më të madhe të Industrisë së Bukurisë në Korenë e Jugut, Amore Pacific. Emri i markës INNISFREE është marrë nga poema lirike "The lake isle of Innisfree" e poetit William Butler Yeats. Kjo poemë shpreh nevojën e personazhit për tu larguar nga qendrat e zhvilluara urbane, për të gjetur paqen dhe lumturinë e munguar e për të shijuar frytet e natyrës së begatë të një ishulli.

Themeluesi i saj Sunghwan Suh, e kaloi fëmijërinë duke parë nënën e tij që prodhonte produkte artizanale kozmetike, e kështu u rrit me dashurinë dhe përkushtimin për përbërësit natyralë që ndihmojnë lëkurën. Ishullin e tij të ëndrrave “Innisfree” e gjeti në ishulli Jeju, në Korenë e Jugut. Në këtë ishull ai ndërtoi fermën e tij sepse gjeti një ekosistem të veçantë me burime të pasura ushqyese për lëkurën falë: ajrit të pastër, ujit të pasur me minerale, tokës së përbërë nga hiri vullkanik, nivelit të duhur të reshjeve dhe temperaturave optimale. Kjo është edhe filozofia që qëndron në krijimin e produkte të markës INNISFREE, me përbërje të pastra të ekstraktuara me metoda të veçanta që sigurojnë formulime inovative për t’iu adresuar të gjitha problematikave të lëkurës pa përdorur në to përbërës dhe konservantë të rrezikshëm.

INNISFREE Bija Cica Mask

500 ALL 600 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI