Trendi i viteve të fundit në K-Beauty është bërë ekstrakti i bimës Artemisia ose siç quhet ndryshe Mugwort. Sigurisht nuk mund të mungonte një produkt me një përbërës kaq të fuqishëm edhe në Koral Secrets.

I'M FROM Mugwort Essence është zgjedhja jonë për ju, falë përbërësit të tij të vetëm dhe të pastër me 100% ekstrakt të bimës Mugwort. Kjo bimë medicinale njihet për efektet e saj detoksifikuese, anti-inflamatore, antibakteriale dhe antimykotike për organizmin dhe në veçanti për lëkurën. Të gjitha këto veti mrekullibërëse, e bëjnë esencën të ndihmojë në qetësimin, shërimin si edhe në mbrojtjen e barrierës së lëkurës nga agresorët e jashtëm si dhe nga radikalet e lira. Veçoria tjetër e këtij produkti është se përshtatet me të gjitha tipet dhe problematikat e lëkurës si psh.: lëkura me sensitivitet të lartë dhe me inflamacion; lëkura me tëndencë akneike; lëkura e thatë; lëkura në moshë.

Formula e saj është hipoalergjike dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm.

 *160ml

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni përgatitur me tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme të esencës dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Këshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.

Përbërësit "magjik"

ekstrakt i bimës Artemisia (Mugwort)

Lista e plotë e përbërësve

Artemisia Princeps Extract 100%

Marka e produkteve të përkujdesjes ndaj lëkurës “I’M FROM” njihet për filozofinë e saj të veçantë që e dallon nga markat e tjera. Secili produkt me shumë krenari, liston të gjithë përbërësit, si edhe origjinën e tyre dhe kështu merr kuptim emri i markës “I’M FROM”, që do të thotë "Unë jam nga”. Slogani i tyre “Nature as it is", që përkthehet “Natyra ashtu siç është", tregon shumë për marrëdhënien e ngushtë që ka krijuar marka me natyrën duke sjellë produktet më natyrale të mundshme. Këtë gjë e tregojnë më së miri produktet si: "Mugwort Essence" e përbërë me 100% ekstrakt nga bima mugwort e marrë nga ishulli Ganghwa, linja e produkteve me mjaltë "Honey" që merret nga bletët e malit Jiri apo "Vitamin Tree Water Gel" e përbërë nga uji i gjetheve të bimës që rritet në malin Taebaek. Formulimet e tyre janë aq të veçanta, efektive dhe të sigurta për të ndihmuar lëkurën duke i dhuruar një pamje më të shëndetshme dhe më rinore.

I'M FROM Mugwort Essence

3,200 ALL 4,800 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI