ETUDE HOUSE Soon Jung 5-Panthensoside Cica Balm

2,700.00 ALL 2,200.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 05 dhe Prill 06.

Nëse ju nevojitet një krem fytyre për hidratim të plotë dhe të thellë si dhe me veti rigjeneruese për të, ETUDE HOUSE Soon Jung 5-Panthensoside Cica Balm është përgjigja më e mirë për shqetësimin tuaj. Formulimi i tij me panthenol (derivat i vitaminës B5), mundëson hidratimin e thellë, ndërsa madecassoside e marrë nga bima e Centella Asiatica-s, rigjeneron qelizat e lëkurës së dëmtuar. Cica, nga ana tjetër, version më i përqëndruar i bimës Centella Asiatica dhe madecassoside, ndihmon në qetësimin e mëtejshëm të lëkurës së irrituar. Formula e tij me nivel pH 5.5 është e ngjashme me atë të vetë lëkurës. Nuk përmban: paraben, aromë artificiale, ngjyrues artificial, silikon, vaj mineral, polyacrylamide, imidazolidinyl urea, triethanolamine, surfactant dhe produkte me origjinë shtazore.

 *40ml

Shpërndani