ROVECTIN Skin Essentials Barrier Repair Face Oil është vaj për fytyrën i përzgjedhur me shumë kujdes e dashuri nga Koral Secrets. Ky vaj special, jo vetëm rigjeneron dhe forcon barrierën e lekurës, por është ideal për të gjitha tipet e saj, madje edhe për atë mikse dhe të yndyrshme, duke mos e yndyrosur aspak atë. Duke përmbajtur vaj neroli dhe përbërës të tjerë jo komedogjenik si vitamina E, ekstrakti i farave të kumbullës dhe squalane (hidratues natyral i prodhuar nga vetë lëkura), efektet e tij mrekullibërëse janë hidratimi i thellë i lëkurës, trajtimi dhe parandalimi i shenjave të moshës dhe rrudhave.

*30ml

Hidhni disa pika nga vaji në kremin hidratues në mëngjes ose në mbrëmje dhe aplikojeni në fytyrë, qafë dhe dekolte. Për një hidratim akoma më të thellë, aplikojeni në hapin e fundit të rutinës suaj. Gjithashtu, nëse hidhni disa pika te fondatina juaj, makeup-i juaj do të ketë efekt plot shkëlqim.

Përbërësit "magjik"

vaj neroli (vaj i lules Citrus Aurantium Amara), tocopherol

Lista e plotë e përbërësve

Caprylic/Capric Triglyceride, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Camellia Japonica Seed Oil, Squalane, Citrus Aurantium Amara (Bitter Orange) Flower Oil, Tocopherol, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Pogostemon Cablin Oil, Anthemis Nobilis Flower Oil, Ocimum Basilicum (Basil) Oil, Hippophae Rhamnoides Oil, Bisabolol

Marka koreane ROVECTIN lindi nga besimi i themeluesit të saj z.Lee, se një lëkurë e shëndetshme dhe e bukur ndikon në cilësinë e jetës, sepse lidhet drejtpërsëdrejti me vetëbesimin e gjithësecilit. Teksa shikonte motrën e tij që vuante nga sëmundja e kanceri, dhe lëkura e saj ishte irrituar dhe dehidratuar nga efektet anësore të kimioterapisë, ai krijoi markën e tij ROVECTIN. Filozofia e markës shprehet edhe nëpërmjet emrit që vjen nga fjala në latinisht “reverti” që do të thotë “kthim”, pra që të kthesh lëkurën në gjendjen fillestare. Fokusi i saj qëndron në zhvillimin e produkteve me efekt shërues dhe rigjenerues për barrierën e lëkurës. Prej formulës ekskluzive Repair Complex, ROVECTIN u bë marka më e besueshme e përkujdesjes ndaj lëkurës, si për pacientët, ashtu dhe për spitalet dhe dermatologët në të gjithë Korenë e Jugut. Linja “The Skin Essentials” përmban këtë formulim të veçantë në produktet e saj. Larësi ujor “Skin Essentials Conditioning Cleanser’, toneri “Skin Essentials Activating Treatment Lotion”, dhe vaji i fytyrës “Skin Essentials Barrier Repair Face Oil”, renditen me shumë krenari në koleksionin e Koral Secrets.

ROVECTIN Skin Essentials Barrier Repair Face Oil

3,300 ALL 4,100 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI