DR. JART+ Dermask Water Jet Vital Hydra Solution™, është një nga sheet mask (maskë pëlhure), më të parapëlqyera dhe të shitura dhe kjo nuk është një surprizë. Pëlhura e saj është e krijuar nga fibra të holla celuloze, që ndihmojnë përbërësit aktiv të esencës të penetrojnë në lëkurën tuaj, duke i dhënë asaj hidratim të thellë dhe një pamje të re dhe plot shkëlqim. Formulimi i kësaj maske me Aquaxyl dhe Xylitol (agjentë hidratues), ruan lagështinë e lëkurës dhe rigjeneron e forcon barrierën e lëkurës. Acidi Oligo-Hialuronik dhe ekstrakti nga algat, ndihmojnë në prodhimin natyral të kolagjenit.
Formula e saj është hipoalergjike dhe i përshtatet çdo tipi të lëkurës, sidomos asaj të dehidratuar dhe sensitive. Produkt 100% vegan dhe i pa testuar në kafshë. Nuk përmban: paraben, aromë artificiale, ngjyrues artificial, sulfates, phthalates, alkool i denatyruar, triethanolamine, sulfate surfactants, triclosan, vaj mineral, glikol propylene dhe DEA që i shkakton lëkurës irritim.

*25gr
*1 copë

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 15-30 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit "magjik"

panthenol, acid hialuronik, aquaxyl, xylitol, ekstrakt nga algat Laminaria Japonica

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin, Butylene Glycol, Alcohol, Panthenol, Betaine, Xylitylglucoside, Anhydroxylitol, Xylitol, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Algae Extract, Laminaria Japonica Extract, Chlorphenesin, Hydroxyethylcellulose, Disodium EDTA, Xanthan Gum, PEG-60 Hydrogenated Castor Oil, Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Extract, Zingiber Officinale (Ginger) Root Extract, Schisandra Chinensis (Schizandra Berry) Fruit Extract, Coptis Japonica Extract, Camellia Sinensis (Green Tea) Extract, Caprylyl Glycol, 1,2-Hexanediol, Dipotassium Glycyrrhizate, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Carbomer, Arginine, Citrus Grandis (Grapefruit) Seed Extract, Acorus Calamus (Sweet Flag) Root Extract, Perilla Ocymoides (Beefsteak Plant) Leaf Extract, Cyclopentasiloxane, Cyclohexasiloxane, PEG-10 Dimethicone/Vinyl Dimethicone Crosspolymer, Pelargonium Graveolens (Geranium) Flower Oil

Ndryshe nga markat e tjera koreane të përkujdesjes së lëkurës, DR.JART+ arriti suksesin e tij të madh, më parë në tregun amerikan, sesa në vendin e origjinës falë vizionit të themeluesit Lee Jin-Wook. Gjithçka nisi me hapjen e dyqanit të tyre të parë në “Fifth Avenue” në New York, e më pas me bashkëpunimin me gjigandin e rrjetit të dyqaneve Sephora. Bashkëthemeluesi i kësaj marke është Dr. Sung-Jae Jung, një ekspert dermatolog që gjatë karrierës së tij kishte zhvilluar shumë kërkime shkencore mbi problematikat e lëkurës së pacientëve të tij. Kështu lindi edhe emri DR.JART+, që nënkupton “Dr. Jung i bashkohet artit të përkujdesjes së lëkurës”. Për këtë markë punojnë një grup i madh dermatologësh, që vazhdojnë kërkimet shkencore për formulime sa më inovative që ndihmojnë në parandalimin e procesit të plakjes dhe i adresohen të gjithë tipeve të lëkurës.

 

 

DR. JART+ Dermask Water Jet Vital Hydra Solution (1pc.)

390 ALL 650 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI