BENTON Goodbye Redness Centella Cica Spot Cream
BENTON Goodbye Redness Centella Cica Spot Cream
BENTON Goodbye Redness Centella Cica Spot Cream është një trajtim topik i formuluar me përbërës me efekt qetësues për lëkurën. Është i formuluar me 42% centella asiatica, e cila njihet për efektet e saj mrekullibërëse në lëkurë, në qetësimin e irritimeve, skuqjes, të shkaktuar nga rrezet e dëmshme të diellit dhe agresorët e tjerë të jashtëm. Përmban gjithashtu 10% pudër calamine, që ndihmon në balancimin e lagështisë dhe sebumit në lëkurë. Gjithashtu përmban ekstrakt nga bima e pemës së çajit dhe të mentes, për t’i ofruar lëkurës hidratim dhe për të qetësuar skuqjen në të. I përshatshëm për lëkurën sensitive, me tendencë akneike, të irrituar dhe me skuqje në të, si edhe për rosacean.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.
*15gr
Përdorimi
Në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën dhe vazhduar me hapat e tjerë bazik, si aplikimi i tonerit dhe serumit, vendoseni trajtimin topik në zonat e irrituara ose në gjithë fytyrën.
Përbërësit
Përberësit “magjik”
centella asiatica, maddecassiode, caj jeshil, ekstrakt mente, calamine rozë
Lista e plotë e përbërësve
Centella Asiatica Extract, Aqua (Water), Calamine, Caprylic/Capric Triglyceride, Coco-Caprylate/Caprate, Pentylene Glycol, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Glycerin, Cetearyl Olivate, Glyceryl Stearate, Cetyl Alcohol, Sorbitan Olivate, Dipotassium Glycyrrhizate, Propanediol, Houttuynia Cordata Extract, Enantia Chlorantha Bark Extract, Asiatic Acid, Madecassic Acid, Asiaticoside, Madecassoside, Oleanolic Acid, Glyceryl Caprylate, Lauryl Alcohol, Cetearyl Alcohol, Stearyl Alcohol, Myristyl Alcohol, Xanthan Gum, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Butylene Glycol, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, Mentha Avensis Leaf Oil, Hydrogenated Phosphatidy/choline, Sodium Gluconate,1,2-Hexanediol, Sucrose Stearate
Marka
BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.
Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohëshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).
COSRX Master Patch Intensive
COSRX Master Patch Intensive
Produkt i sapo dalë në treg nga COSRX ka mbërritur në kohë rekord në KORAL SECRETS! COSRX Master Patch Intensive janë ngjitëset më inovative të momentit për trajtimin e akneve! Nëse keni akne të inflamuara, pika të bardha ose të zeza, trajtimi topik COSRX Master Patch Intensive do të jetë zgjidhja ideale dhe e shpejtë për ju! Ngjitëset janë të formuluara me fashë hidrokoloidale, e cila ndihmon në përshpejtimin dhe shërimin e akneve. Gjithashtu ekstakt i pemës së çajit (tea tree), mbështjell butësisht ngjitësen duke ndihmuar në qetësimin dhe skuqjen e shkaktuara nga aknet. Jo vetëm për aknet në fytyrë, por ju mund t'a përdorni atë dhe për aknet në trup.
Formula e tyre nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: paraben, sulfate, alkool.
*36 ngjitëse
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, menjëherë vendosni ngjitësen mbi akne. Më pas mund të vazhdoni me aplikimin e produkteve të tjera të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ekstrakt nga vaji i pemës së çajit, fashe hidrokoloidale
Lista e plotë e përbërësve
Cellulose Gum, Hydrogenated Poly(C6-20 Olefin), Polyisobutene, Styrene/Isoprene Copolymer, Salicylic Acid, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil
Marka
COSRX ka qenë zgjedhja jonë e parë dhe nuk mund të mungonte kurrsesi në familjen Koral Secrets. Emri i tij vjen nga bashkimi i fjalës “cosmetics” dhe shkronjave “RX”, që simbolizojnë përshkrimin e një recete nga mjekët. Marka është bërë e njohur në Korenë e Jugut e më pas në të gjithë botën, më shumë nga postimet në rrjetet sociale, artikujt në blog-e apo biseda në rrethet e ngushta shoqërore, sesa nga fushatat e shtrenjta marketing. COSRX ka besimin se investimet nuk duhet të shkojnë drejt promovimit të produkte por për kërkime shkencore që sjellin formulime inovative. Produktet e tij njihen për përbërjet e tyre të pastra, me pak përbërës, por shumë efektivë në zgjidhjen e problematikave të ndryshme të lëkurës. COSRX ka krijuar një komunitet të gjerë konsumatorësh falë komunikimit të vazhdueshëm me ta, duke krijuar produkte që i përgjigjen kërkesave dhe dëshirave të tyre. Paketimet e tyre janë aq të thjeshta dhe minimaliste sa shprehin gjithë filozofinë e COSRX.
COSRX Acne Pimple & Clear Fit Master Patch
COSRX Acne Pimple & Clear Fit Master Patch
Përmban ngjitëse në tre madhësi të ndryshme sipas nevojës, dhe duke i vendosur gjatë natës, ato nxisin procesin e shërimit dhe eliminojnë infeksionin dhe bakteriet, që janë shkaktarët kryesorë të akneve
*24 ngjitëse
Këto ngjitëse vendosen mbi akne duke përshpejtuar procesin shërues dhe duke parandaluar nga një infektim i dytë i akneve me inflamacion (të qelbëzuara). Ato janë aq të vogla dhe të holla, saqë nuk dallohen aspak me sy të lirë, madje duke aplikuar edhe krem pudër mbi to, bëhen të padukshme. Në këtë mënyrë, mund t’i përdorni me lehtësi gjatë ditës sepse nuk lëvizin dhe nuk do t’ju shkaktojnë aspak bezdi.
*18 ngjitëse
Përdorimi
Në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, menjëherë vendosni ngjitësen mbi akne. Më pas mund të vazhdoni me aplikimin e produkteve të tjera të rutinës suaj.
Mbajeni gjatë gjumit dhe hiqeni në mëngjes
COSRX Clear Fit Master Patch
Në mëngjes, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, menjëherë vendosni ngjitësen mbi akne. Më pas mund të vazhdoni me aplikimin e produkteve të tjera të rutinës suaj dhe makeup-it.
Përbërësit
Lista e plotë e përbërësve
Cellulose gum, Styrene Isoprene Styrene Block Copolymer, Polysobutylene, Petroleum Resin, Polyurethane Film, Liquid Paraffin, Tetrakis Methane
Përbërësit "magjik"
përbërja Somadermspot - S
Lista e plotë e përbërësve
Polyurethane Film, Cellulose Gum, Styrene Isoprene Styrene Block Copolymer, Polyisobutylene, Petroleum Resin, Liquid Paraffin, Tetrakis Methane
Marka
COSRX ka qenë zgjedhja jonë e parë dhe nuk mund të mungonte kurrsesi në familjen Koral Secrets. Emri i tij vjen nga bashkimi i fjalës “cosmetics” dhe shkronjave “RX”, që simbolizojnë përshkrimin e një recete nga mjekët. Marka është bërë e njohur në Korenë e Jugut e më pas në të gjithë botën, më shumë nga postimet në rrjetet sociale, artikujt në blog-e apo biseda në rrethet e ngushta shoqërore, sesa nga fushatat e shtrenjta marketing. COSRX ka besimin se investimet nuk duhet të shkojnë drejt promovimit të produkte por për kërkime shkencore që sjellin formulime inovative. Produktet e tij njihen për përbërjet e tyre të pastra, me pak përbërës, por shumë efektivë në zgjidhjen e problematikave të ndryshme të lëkurës. COSRX ka krijuar një komunitet të gjerë konsumatorësh falë komunikimit të vazhdueshëm me ta, duke krijuar produkte që i përgjigjen kërkesave dhe dëshirave të tyre. Paketimet e tyre janë aq të thjeshta dhe minimaliste sa shprehin gjithë filozofinë e COSRX.
DR. JART+ Cicapair Tiger Grass Color Correcting Treatment SPF22 PA++
DR. JART+ Cicapair Tiger Grass Color Correcting Treatment SPF22 PA++
Nëse po kërkoni një trajtim që t'i dhurojë njëtrajtësim tonit të lëkurës dhe të neutralizojë menjëherë skuqjen në të ju prezantojmë, produktin bestseller: DR. JART+ Cicapair Tiger Grass Color Correcting Treatment SPF22 PA++! Ky trajtim është një nga produktet më të shitura në K-Beauty! Kremi është i formuluar me Tiger Grass, i cili njihet ndryshe si ekstrakt i bimës centella asiatica (përbërës i patentuat nga vetë DR. JART+), një bimë medicinale e cila ka marrë emrin nga një fenomen i zakonshëm në luginat aziatike, ku tigrat për të shëruar plagët e tyre fërkoheshin në gjethet e kësaj bime. Prandaj për shekuj me rradhë është përdorur edhe për trajtimin e plagëve tek njerëzit! Në momentin e parë që e shikoni, ky krem ka ngjyrë jeshile, karakteristike e vetë bimës, por sapo e përhapni në lëkurë do të shikoni ngjyrën karakteristike bezhë, të njëjtë me lëkurën tuaj. Formulimi i tij ndihmon në zbutjen, qetësimin dhe hidratimin e lëkurës, duke e mbrojtur këtë të fundit edhe nga rrezet e dëmshme të diellit, falë formulimit me filtra mineral (oksid zinku dhe dioksid titanium) me SPF22. Nga ana tjetër ky trajtim është i formuluar me niacinamide të cilat ndihmojnë në tkurrjen e poreve, trajtimin dhe zbehjen e njollave post akne. Madje falë formulimit me adenosine dhe tocopherol do të arrini të "fshihni" shenjat e moshës, duke i dhuruar lëkurës elasticitet dhe gjallëri. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, sidomos për atë me tendencë tharjeje.
*Në një sondazh të kryer nga përdoruesit besnikë të këtij trajtimi ata janë shprehur se:
95% e tyre menjëherë pas aplikimit lëkura ndiehej më e hidratuar.
92% e tyre thanë se lëkura e tyre dukej më pak e skuqur.
91% e tyre thanë se njollat si: hiperpigmentimi apo shenjat post akne, ishin fshehur.
90% e tyre thanë se lëkura kishte një shkëlqim shumë të shëndetshëm.
92% e tyre thanë se tonaliteti i lëkurës njëtrajtësohej menjëherë.
Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale dhe është i sigurt për lëkurën me ekzemë.
*50ml
Përdorimi
Aplikojeni në lëkurë të pastër dhe të hidratuar. Merrni një sasi të përshtatshme sa një monedhë, dhe aplikojeni në lëkurë. Do të vëreni që kremi ndryshon ngjyrën nga jeshile në bezhë, dhe njëtrajtëson skuqjen. Mund ta përdorni në vend të fondatinës apo BB Cream-it tuaj, ose si primer.
Këshillë: Mund të aplikoni më shumë sasi në zonat më shqetësuese të lëkurës, kryesisht për të reduktuar skuqjen. Nëse lëkurën e keni shumë të thatë, përdorni në fillim një krem hidratues, prsh: DR. JART+ Cicapair Cream (Season 2).
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ekstrakt i bimës centella asiatica, niacinamide, adenosine, tocopherol
Lista e plotë e përbërësve
Water, Centella Asiatica Leaf Water, Isononyl Isononanoate, Cyclopentasiloxane, Butylene Glycol, Dimethicone, Phenyl Trimethicone, Methyl Methacrylate Crosspolymer, Beeswax/Cire D'abeille, Glycerin, Diethylhexyl Carbonate, Polyglyceryl-3 Polyricinoleate, Niacinamide, Polymethylsilsesquioxane, Cyclohexasiloxane, Pan-Thenol, Diglycerin, Iron Oxides, Polyglyceryl-4 Diisostearate/Polyhydroxystearate/Sebacate, Dimethicone/Vinyl Dimethi- Cone Crosspolymer, Isododecane, Ethylene/Methacrylate Copolymer, Cetearyl Alcohol, Polyglyceryl-2 Triisostearate, Aluminum Hydroxide, Stearic Acid, Disteardimonium Hectorite, Acrylates/Ammonium Methacrylate Copolymer, Sclerotium Gum, Sodium Benzoate, Acrylates/Dimethicone Copolymer, Hydrogen Dimethicone, Chromium Oxide Greens, Triethyl Citrate, Potassium Sorbate, Fragaria Vesca (Strawberry) Leaf Extract, Disodium EDTA, BHT, Alcohol, Asiaticoside, Aden- Osine, Triethoxycaprylylsilane, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Boron Nitride, Asiatic Acid, Madecassic Acid, Citrus Grandis (Grapefruit) Peel Oil, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Oil, 1,2- Hexanediol, Anthemis Nobilis Flower Oil, Houttuynia Cordata Extract, Propanediol, Centella Asiatica Extract, Gentiana Lutea Root Extract, Artemisia Absinthium Extract, Achillea Millefolium Extract, Arnica Montana Flower Extract, Polysorbate 20, Aniba Rosodora (Rosewood) Wood Oil, Sodium Glycerophosphate, Selaginella Lepidophylla Extract, Potassium Magnesium Aspartate, Citric Acid, Calcium Gluconate, Madecassoside, Magnesium Gluconate, Centella Asiatica Meristem Cell Culture, Xanthan Gum, Titanium Dioxide, Zinc Oxide.
Marka
Ndryshe nga markat e tjera koreane të përkujdesjes së lëkurës, DR.JART+ arriti suksesin e tij të madh, më parë në tregun amerikan, sesa në vendin e origjinës falë vizionit të themeluesit Lee Jin-Wook. Gjithçka nisi me hapjen e dyqanit të tyre të parë në “Fifth Avenue” në New York, e më pas me bashkëpunimin me gjigandin e rrjetit të dyqaneve Sephora. Bashkëthemeluesi i kësaj marke është Dr. Sung-Jae Jung, një ekspert dermatolog që gjatë karrierës së tij kishte zhvilluar shumë kërkime shkencore mbi problematikat e lëkurës së pacientëve të tij. Kështu lindi edhe emri DR.JART+, që nënkupton “Dr. Jung i bashkohet artit të përkujdesjes së lëkurës”. Për këtë markë punojnë një grup i madh dermatologësh, që vazhdojnë kërkimet shkencore për formulime sa më inovative që ndihmojnë në parandalimin e procesit të plakjes dhe i adresohen të gjithë tipeve të lëkurës.
MIZON Good Bye Blemish Clear Patch
MIZON Good Bye Blemish Clear Patch
Në vend që t'i shtrydhin apo plasni puçrrat tuaja, vendosni një nga këto ngjitëse hidrokoloidale MIZON Good Bye Blemish Clear Patch për disa orë gjatë ditës ose gjatë gjumit duke reduktuar kështu rrezikun e infeksionit dhe baktereve. Formulimi i tyre me: Aziatikozid (komponent kyç i Centella Asiatica), përshpejton procesin e vetë-rigjenerimit të lëkurës për të përmirësuar shëndetin e lëkurës, ekstrakt i pemës së çajit Tea Tree, qetëson inflamacionin dhe pastron poret, acidi salicilik kontrollon dhe largon qelizat e vdekura si edhe pikat e zeza. Ngjitëset vijnë në madhësi të ndryshme saqë nuk dallohen aspak me sy të lirë, madje duke aplikuar edhe krem pudër mbi to, bëhen të padukshme. Në këtë mënyrë, mund t’i përdorni me lehtësi gjatë ditës sepse nuk lëvizin dhe nuk do t’ju shkaktojnë aspak bezdi.
Formula e tij është dermatologjikisht e testuar, hipoalergjike, vegane dhe e pa testuar në kafshë. Nuk përmban: paraben, aromë artificiale, ngjyrues artificial, sulfat, alkool, vaj esencial dhe silikon.
*44 ngjitëse
Përdorimi
Në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, menjëherë vendosni ngjitësen mbi akne. Më pas mund të vazhdoni me aplikimin e produkteve të tjera të rutinës suaj.
Mbajeni gjatë gjumit dhe hiqeni në mëngjes
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Aziatikozid (komponent kyç i Centella Asiatica), ekstrakt i pemës së çajit Tea Tree, acid salicilik
Lista e plotë e përbërësve
Caprylic/Capric Triglyceride, Salicylic Acid, Asiaticoside, Asiatic Acid, Madecassic Acid, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil
Marka
Marka koreano-jugore Mizon u themelua në vitin 2007 për të zhvilluar teknologji moderne të bukurisë. Me përbërës të cilësisë së lartë, teknika pioniere dhe kërkime intensive, për të krijuar produkte që janë shumë efektive dhe të thjeshta për t'u përdorur. MIZON beson në shumëllojshmërinë e bukurisë, pavarësisht nga përkatësia etnike, mosha, identiteti gjinor, seksualiteti, paaftësitë, feja.. Gjithkush është unik dhe misioni i tyre është të ndihmojnë duke u ndjerë rehat në lëkurën e tyre. Logoja e MIZON-it përfaqëson një kornizë të hapur dritareje: si një dritare që i hapet botës. Ata besojnë në dëgjimin e njerëzve, kuptimin e nevojave dhe formulimin e zgjidhjes së duhur.
SOME BY MI 30 Days Miracle Tea Tree Clear Spot Oil
1,900.00 ALL
Çmimi për njesi perSOME BY MI 30 Days Miracle Tea Tree Clear Spot Oil
1,900.00 ALL
Çmimi për njesi perDëshironi të luftoni aknet me vajin esencial të pemës së çajit (tea tree), që njihet si zëvendësuesi natyral i benzoyl peroxide? SOME BY MI 30 Days Miracle Tea Tree Clear Spot Oil do të bëhet trajtimi S.O.S, që do t'i japë fund çdo shpërthimi akneik në lëkurë. Formula e këtij trajtimi topik, përmban panthenol, dhe allantoin, për të mos e tharë lëkurën dhe për t'i ofruar hidratim asaj. Përbërësi kryesor i tij, ekstrakti dhe uji nga gjethja e pemës së çajit (tea tree), do të luftojë sebumin e tepërt dhe infeksionin e akneve. Ky trajtim është zgjidhja e shpërthimeve akneike të herë pas hershme, që jeni munduar vazhdimisht t'i trajtoni. Është i përshtatshëm edhe për lëkurën sensitive, duke trajtuar të gjitha tipet e akneve.
Formula e tij nuk përmban 20 përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: vaj mineral, silikon, benzyl alcohol, ethanol, ngjyrues artificial, etj,. Gjithashtu ka kaluar të gjitha testet kundër irritimit të lëkurës.
*10ml
Përdorimi
Në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, me një tampon veshësh merrni nga lëngu i këtij produkti dhe aplikojeni mbi zonën ku keni akne.
Më pas mund të vazhdoni me aplikimin e produkteve të tjera të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
panthenol, allantoin, ekstrakt nga gjethet e pemçs së çajit (tea tree)
Lista e plotë e përbërësve
Alcohol Denat., Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil (14%), C12-14 Pareth-12, Water, Butylene Glycol, Panthenol, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract (9,940ppm), Allantoin, Limonene
Marka
SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.
VT COSMETICS Reedle Shot 300
VT COSMETICS Reedle Shot 300
VT COSMETICS Reedle Shot 300, inovacioni më i ri në botë e kujdesit të produkteve korene i cili do të transformojë lëkurën në mënyrë të pabesueshme! Kjo esencë revolucionare e cilësuar si "microneedling në një shishe" lëmon teksturën e ashpër të lëkurës, minimizon madhësinë e poreve, largon qelizat e vdekura dhe nxit kollagjenin duke rigjeneruar me shpejtësi ciklin qelizor. Por nuk mbaron me kaq! Gjithashtu, ndihmon në trajtimin e shenjave post-akne dhe njollave kafe, duke njëtrajtësuar dhe rafinuar lëkurën. Tekstura e saj e veçantë krijon ndjesinë sikur në lëkurë po shkrihen copëza diamanti, falë formulimit me teknologjinë Cica Reedle™, e cila përmban përbërës mikrogrimcash me përmasa të vogla. Përmbajtja e saj është e pasur me ekstrakt të Centella Asiatica dhe propolis të gjelbër, dy përbërës me veti antibakteriale, anti-inflamatore dhe antioksiduese, të cilët ndihmojnë në qetësimin e irritimeve dhe skuqjes, të shkaktuara nga rrezet e dëmshme të diellit dhe agresorët e tjerë të jashtëm. Nga ana tjetër, acidi hialuronik ofron hidratim të thellë, ndërsa kompleksi i aminoacideve riparon dhe mbron barrierën e lëkurës. Kjo esencë vjen në katër variante me të njëjtin formulim, por me përqindje eksfoliues të ndryshme, të cilat sugjerohen të përdoren gradualisht.
**Kjo esencë ka kaluar testin e irritimit të lëkurës dhe ka rezultuar me index 0.0.
*50ml
Përdorimi
Të fillohet përdorimi NGADALË dhe SASI TË PAKËT!
VT Reedle Shot 300, sugjerohet të përdoret 1 herë në 3 ditë.
Sugjerojmë nisjen e këtij produkti në mënyrë graduale, që lëkura të arrijë të adaptohet, duke shmangur çdo irritimin të mundshëm.
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin aplikoni 1-2 pika në lëkurë dhe masazhojeni butësisht duke e përhapur me kujdes. Nëse është e nevojshme riaplikoni një shtresë më shumë në zonat problematike. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Për të maksimizuar efektin dhe për të parandaluar oksidimin e produktit, mbajeni në një vend të freskët dhe të errët. Në ditën pasardhëse, aplikoni krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 50+.
*Faza e "ndërtimit të tolerancës", mund të shkurtohet ose zgjerohet në mënyrë individuale sipas reagimit të lëkurës së gjithësecilit.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Cica Reedle™, ekstrakt Centella Asiatica, propolis të gjelbër, acid hialuronik, aminoacide
Lista e plotë e përbërësve
Water, Dipropylene Glycol, Glycerin, Niacinamide, Butylene Glycol, Macadamia Ternifolia Seed Oil, 1,2-Hexanediol, Ethylhexyl Palmitate, Sodium Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Polyisobutene, Silica, Glycereth-26, Ethylhexylglycerin, Caprylyl Glycol, Adenosine, Sodium Polyacrylate, Sodium Hyaluronate, Centella Asiatica Extract, Caprylyl/Capryl Glucoside, Sorbitan Oleate, Xanthan Gum, Propolis Extract, Asiaticoside, Madecassoside, Madecassic Acid, Asiatic Acid, Glycine, Serine, Glutamic Acid, Aspartic Acid, Leucine, Alanine, Lysine, Arginine, Tyrosine, Phenylalanine, Threonine, Proline, Valine, Isoleucine, Histidine, Methionine, Cysteine
Marka
Marka VT Cosmetics është një markë e njohur koreane e kujdesit të lëkurës, e krijuar nga YouTuberja dhe influencerja koreane, Tae Yeon. Ajo filloi si një kanal YouTube ku ndau këshilla dhe teknika për kujdesin e lëkurës. Me kalimin e kohës, ajo mori një interesim të madh nga ndjekësit dhe u vendos të krijojë linjën e saj të produkteve të kujdesit të lëkurës, e cila u bë e njohur për produktet e saj efektive dhe inovative.
Produktet e VT Cosmetics përdorin përbërës natyralë dhe teknologji të avancuar për të ofruar zgjidhje efektive për çdo problematikë që mund të hasi një lëkurë. Marka është e famshme për maskat e fytyrës dhe produkte të tjera për pastrimin, hidratimin dhe mbrojtjen e lëkurës. Ajo ka arritur një sukses të madh në tregun koreane dhe më gjerë për shkak të cilësisë së lartë të produkteve dhe angazhimit të saj për inovacion dhe përdorimin e përbërësve të natyrshëm.
COSRX Master Patch X-Large
COSRX Master Patch X-Large
Produkt i sapo dalë në treg nga COSRX ka mbërritur në kohë rekord në KORAL SECRETS! COSRX Master Patch X-Large së bashku me COSRX Master Patch Intensive janë ngjitëset më inovative të momentit për trajtimin e akneve! Versioni Large ju ndihmon për të mos vendosur disa ngjitëse të vogla në zonat ku keni akne të inflamuara, pika të zeza apo të bardha, por një të plotë që arrin t'i mbulojë të gjitha. Mjafton një për të rregulluar shumë problematika në lëkurë. Ndihmon jo vetëm në shërimin & trajtimin e akneve të inflamuara, por edhe në zbehjen e njollave post-akne, falë përmbajtjes me niacinamide. Falë madhësisë së tyre, këto ngjitëse mund t'i përdorni edhe në zonën e hundës, të mjekrës apo kudo ku keni problematikë me pikat e zeza dhe sebumin e tepërt. Ngjitëset gjithashtu janë të formuluara me ekstrakt të pemës së çajit (tea tree), për të bërë të mundur qetësimin e akneve në lëkurë, duke ulur inflamacionin e tyre.
Formula e tyre nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, sulfate etj.
*10 ngjitëse
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, menjëherë vendosni ngjitësen mbi akne. Më pas mund të vazhdoni me aplikimin e produkteve të tjera të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Lista e plotë e përbërësve
ekstrakt nga vaji i pemës së çajit (tea tree), niaciamide
Cellulose Gum, Hydrogenated Poly(C6-20 Olefin), Pentaerythrityl Tetra-di-t-butyl Hydroxyhydrocinnamate, Polyisobutene, Styrene/Isoprene Copolymer, Niacinamide
Marka
COSRX ka qenë zgjedhja jonë e parë dhe nuk mund të mungonte kurrsesi në familjen Koral Secrets. Emri i tij vjen nga bashkimi i fjalës “cosmetics” dhe shkronjave “RX”, që simbolizojnë përshkrimin e një recete nga mjekët. Marka është bërë e njohur në Korenë e Jugut e më pas në të gjithë botën, më shumë nga postimet në rrjetet sociale, artikujt në blog-e apo biseda në rrethet e ngushta shoqërore, sesa nga fushatat e shtrenjta marketing. COSRX ka besimin se investimet nuk duhet të shkojnë drejt promovimit të produkte por për kërkime shkencore që sjellin formulime inovative. Produktet e tij njihen për përbërjet e tyre të pastra, me pak përbërës, por shumë efektivë në zgjidhjen e problematikave të ndryshme të lëkurës. COSRX ka krijuar një komunitet të gjerë konsumatorësh falë komunikimit të vazhdueshëm me ta, duke krijuar produkte që i përgjigjen kërkesave dhe dëshirave të tyre. Paketimet e tyre janë aq të thjeshta dhe minimaliste sa shprehin gjithë filozofinë e COSRX.
MEDIHEAL Derma Clear Teatree Cica Spot Patch
MEDIHEAL Derma Clear Teatree Cica Spot Patch
MEDIHEAL Derma Clear Teatree Cica Spot Patch është një trajtim topik (lokal) për luftimin e akneve, duke ofruar një zgjidhje të shpejtë dhe efektive për një lëkurë më të pastër. Pasi vendosen në lëkurë, këto ngjitëse përshpejtojnë procesin natyral të shërimit, duke ndihmuar në pastrimin e infeksionit dhe eliminimin e baktereve që shkaktojnë akne. Falë përmbajtjes të pemës së çajit (Tea tree), i njohur për vetitë e tij antibakteriale dhe anti-inflamatore, ky trajtim qetëson irritimet dhe ndihmon në reduktimin e skuqjes. Nga ana tjetër, kompleksi Cica, i njohur për aftësinë e tij për të qetësuar lëkurën, ndihmon në reduktimin e skuqjes dhe irritimeve të shkaktuara nga rrezet e diellit dhe faktorët e jashtëm. Këto ngjitësa mund t’i përdorni me lehtësi edhe gjatë ditës sepse nuk lëvizin dhe nuk do t’ju shkaktojnë aspak bezdi.
Formula e tij është dermatologjikisht e testuar, hipoalergjike, vegane dhe e pa testuar në kafshë. Nuk përmban: paraben, aromë artificiale, ngjyrues artificial, sulfat, alkool, vaj esencial dhe silikon.
*160 ngjitëse 10mm*4 copë x 60 ea
Përdorimi
Në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, menjëherë vendosni ngjitësen mbi akne. Më pas mund të vazhdoni me aplikimin e produkteve të tjera të rutinës suaj.
Mbajeni gjatë gjumit dhe hiqeni në mëngjes
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ekstrakt të pemës së çajit (Tea tree), cica
Lista e plotë e përbërësve
Cellulose Gum, Styrene/Isoprene Copolymer, Polyisobutene, Glyceryl Oleate, Mineral Oil, Purified Water, Melaleuca Alternifolia Leaf Water (100 ppm), Lactobacillus Ferment Filtrate, Hydrogenated Lecithin, Glycerin, 1,2-Hexanediol.
Marka
Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.
ROHTO MENTHOLATUM Melano CC Vitamin C Essence
ROHTO MENTHOLATUM Melano CC Vitamin C Essence
ROHTO MENTHOLATUM Melano CC Vitamin C Essence është një produkt që ka fituar famë dhe është bërë tepër popullor në Japoni, duke u renditur ndër më të shiturit në treg. Dhe një produkt kaq i veçantë dhe i vlerësuar nuk mund të mungojë kurrsesi në koleksionin KORAL SECRETS! I formuluar me vitaminë C të pastër, kjo esencë targeton lehtësisht shenjat post akne, hiperpigmentimin, shenjat e moshës dhe dehidratimin e lëkurës. Vitamina C njihet për vetitë e saj të fuqishme antioksiduese, të cilat mbrojnë lëkurën nga radikalet e lira dhe dëmtimet e ndryshme qelizore. Nga ana tjetër nxit prodhimin e kolagjenit për të përmirësuar shenjat e moshës, për të rritur elasticitetin dhe parandaluar formimin e vijave të imëta. Gjithashtu vitamina C bllokon mbiprodhimin e melaninës e cila lehtësisht shkaktohet nga ekspozimi i rrezeve të dëmshme diellore. Por nuk mbaron këtu! Formulimi me tokotrienol (vitaminë E), ka efekt antioksidues deri në 50 herë më shumë se tokoferoli dhe bashkëveprimi me vitaminën C do të dyfishojnë efektivitetin në lëkurë, të njëra-tjetrës! Lëkura do të ndjehet gjithmonë e hidratuar dhe kjo falë përbërjes me acid hialuronik, i cili mban në nivel optimal hidratimin. Është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për lëkurë të ydyrshme me tendencë hiperpigmentimi, njolla kafe dhe shenja post-akne.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate, silikon, vajra artificial dhe fragrancë artificiale.
*20ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën dhe vazhduar me hapat e tjerë bazik, si aplikimi i tonerit dhe serumit, vendoseni trajtimin topik në zona që keni me shumë njolla kafe. Më pas aplikoni me patjetër krem mbrojtës me SPF-ë 50+.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
vitaminë C, tokotrienol (vitaminë E)
Lista e plotë e përbërësve
Ascorbic Acid (Active Vitamin C), Tocopherol Acetate (Vitamin E Derivative), Dipotassium Glycyrrhizinate, Isopropylmethylphenol, Vitamin C Tetraisopalmitate, Ethoxydiglycol, Alpinia Catfish Seed Extract (Alpinia White), BG, Edetate, Viscosity Modifier, Perfume
Marka
ROHTO MENTHOLATUM është një kompani e njohur japoneze farmaceutike, me një prani të fuqishme në industrinë e kujdesit të lëkurës dhe shëndetësisë. E themeluar në vitin 1899, fillimisht marka u fokusua në zhvillimin e trajtimeve mjekësore pa recetë, dhe më vonë u zgjerua në kujdesin e lëkurës, duke u bërë një lider në të dy fushat. Gama e produkteve të ROHTO është mjaft e larmishme, duke përfshirë pika për sy, kremra mbrojtës ndaj diellit, trajtime kundër akneve dhe hidratues. Marka njihet për formulat e saj inovative, shpesh duke kombinuar përbërës tradicionalë japonezë me teknologji moderne.
Disa nga linjat e tyre më të njohura përfshijnë produktet për mbrojtjen nga dielli, balsamet për buzë dhe zgjidhjet për trajtimin e akneve, siç është seria “Acnes”. Shumë prej produkteve të tyre theksojnë efektin qetësues dhe freskues, shpesh duke përdorur mentol për vetitë e tij freskuese. Marka ka përqafuar gjithashtu trendet globale, duke e bërë gamën e saj të produkteve të disponueshme në mbarë botën.
CENTELLIAN24+ 21 Madeca Clear Spot Cure Patch
CENTELLIAN24+ 21 Madeca Clear Spot Cure Patch
CENTELLIAN24+ 21 Madeca Clear Spot Cure Patch janë ngjitëse inovative që ofrojnë një zgjidhje të thjeshtë dhe të efektshme për trajtimin e shenjave post-akne, duke përshpejtuar procesin e shërimit dhe qetësimin e lëkurës. Formulimi i tyre përfshin përbërës aktivë si acidi salicilik dhe ekstrakti i gjetheve të çajit jeshil, të cilët veprojnë në harmoni për të pastruar poret në thellësi, duke trajtuar aknet, pikat e bardha dhe pikat e zeza në mënyrë të shpejtë dhe të sigurt. Shtesa e ekstraktit të farave të rrushit kontribuon në reduktimin e inflamacionit dhe rigjenerimin e lëkurës, duke qetësuar çdo irritim. Ngjitëset vijnë në madhësi të ndryshme saqë nuk dallohen aspak me sy të lirë, madje duke aplikuar edhe krem pudër mbi to, bëhen të padukshme. Në këtë mënyrë, mund t’i përdorni me lehtësi gjatë ditës sepse nuk lëvizin dhe nuk do t’ju shkaktojnë aspak bezdi.
*24 ngjitëse (12 copë x10mm/12 copë x12mm)
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, menjëherë vendosni ngjitësen mbi akne. Më pas mund të vazhdoni me aplikimin e produkteve të tjera të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ekstrakt të farave të rrushit, çaj jeshil, acid salicilik,
Lista e plotë e përbërësve
sodium carboxymethylcellulose, polyisobutylene,
polybutene, polyurethane, polyethylene terephthalate
Marka
MEDIHEAL E.G.T Essence Gel Eye Fill Patch
MEDIHEAL E.G.T Essence Gel Eye Fill Patch
Përjetoni një transformim të menjëhershëm me MEDIHEAL E.G.T Essence Gel Eye Fill Patch, maska hidrogeli të sofistikuara, të krijuara për të rigjallëruar dhe rifreskuar zonën delikate të syve. Këto maska unike, me efekt lifting, shkrijnë butësisht në lëkurë, duke lejuar përbërësit e tyre të fuqishëm të depërtojnë në thellësi, për një trajtim intensiv dhe të qëndrueshëm. Me një përbërje të pasur me kolagjen, peptide dhe vitaminë C, këto maska luftojnë me efikasitet shenjat e moshës, duke ndihmuar në reduktimin e linjave të imëta, zbehjen e rrathëve të zinj dhe zvogëlimin e ënjtjes. Ndërkohë, ja vlen të përmendet se këto maska jo vetëm hidratojnë dhe forcojnë lëkurën, por gjithashtu ofrojnë një ndjesi ftohëse që qetëson lodhjen dhe i jep zonës së syve një pamje të shndritshme dhe rinore.
Formula e saj është hipoalergjike dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, sulfate, vajra esencialë, phenoxyethanol etj.
*5 copë
Përdorimi
*Për rezultate të vazhdueshme, përdorni 2-3 herë në javë për 4 javë. Për një trajtim intensiv, përdoret një herë në ditë.
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, merrni me aplikuesin dy maska hydrogel dhe vendosini në zonën poshtë syve. Mbajini për 10-20 min. Në temperatura të larta, këshillohet ta mbani produktin në frigorifer.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
kolagjen, peptide dhe vitaminë C,
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Butylene Glycol, Methylpropanediol, Polyglyceryl-4 Caprate, Allantoin, Menthyl Lactate, Adenosine, Dipotassium Glycyrrhizate, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, Sodium Hyaluronate, Aloe Barbadensis Extract, Centella Asiatica Extract, Arnica Montana Flower Extract, Aesculus Hippocastanum (Horse Chestnut) Extract, Disodium EDTA, Arginine, Xanthan Gum, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, 1,2-Hexanediol, Caprylyl Glycol, Ethylhexylglycerin, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Pelargonium Graveolens Flower Oil
Marka
Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.
SOME BY MI 30 Days Miracle Micro Pin Spot Patch
SOME BY MI 30 Days Miracle Micro Pin Spot Patch
SOME BY MI 30 Days Miracle Micro Pin Spot Patch janë ngjitëse shumë të veçanta, pasi ndryshe nga ato që kemi parë/provuar këto ngjitëse përmbajnë mikrogjilpëra për të mundësuar një trajtim të thellë dhe efektiv për aknet, pikat e zeza dhe të bardha, si dhe ato të qelbëzuara. Të formuluara me acid hialuronik dhe kompleksin Truecica™, këto ngjitëse ofrojnë kujdes qetësues dhe hidratues për lëkurën e ndjeshme. Ndërkohë, acid salicilik dhe niacinamide ndihmojnë në pastrimin e lëkurës dhe në zvogëlimin e inflamacionit, duke ndihmuar në një pamje më të pastër dhe të shëndetshme.
Formula e tij është dermatologjikisht e testuar, hipoalergjike, vegane dhe e pa testuar në kafshë. Nuk përmban: paraben, aromë artificiale, ngjyrues artificial, sulfat, alkool, vaj esencial dhe silikon.
*9 ngjitëse (14mm x 9 ngjitëse)
Përdorimi
Në mëngjes, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, menjëherë vendosni ngjitësen mbi akne. Më pas mund të vazhdoni me aplikimin e produkteve të tjera të rutinës suaj.
Mos të mbahen më shumë se 4 orë.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
acid hialuronik, kompleks Truecica™, niacinamide
Lista e plotë e përbërësve
Cellulose Gum, Polyisobutene, Polyisoprene, Polyurethane-9
Marka
SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.
CENTELLIAN24+21 Madeca Teca Solution Soothing Spot Gel
CENTELLIAN24+21 Madeca Teca Solution Soothing Spot Gel
CENTELLIAN24+ 21 Madeca Teca Solution Soothing Spot Gel është një xhel i lehtë dhe i përqendruar për trajtimin e akneve dhe reduktimin e shenjave post-akne. Falë kompleksit Teca™, të pasuruar me ekstrakt Centella Asiatica, ky xhel qetëson menjëherë irritimet, redukton inflamacionin dhe ndihmon në rigjenerimin e lëkurës. Përbërja e tij përfshin gjithashtu Houttuynia Cordata, një ekstrakt natyral me veti antibakteriale dhe antioksiduese, i cili pastron poret në thellësi, balancon sebumin dhe mbron lëkurën nga faktorët e jashtëm. Tekstura e tij e lehtë xhelatinoze përthithet menjëherë, duke ndihmuar në eliminimin e sebumit dhe papastërtive që nga përdorimi i parë. I përshtatshëm për lëkurën e ndjeshme, me tendencë akneike, të irrituar dhe të skuqur, si edhe për ata që vuajnë nga rosacea.
Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban 20 përbërës kimikat që shkaktojnë probleme në lëkurë, dhe: si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë articiale.
*15gr
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën dhe vazhduar me hapat e tjerë bazik, si aplikimi i tonerit dhe serumit, vendoseni trajtimin topik në zonat e irrituara ose në gjithë fytyrën dhe përhapeni butësisht për një përthithje sa më të mirë.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Teca™, Houttuynia Cordata
Lista e plotë e përbërësve
purified water, butylene gla name, 1,2-dissed dipropylene glycol, ethanol, ethoxydiglycol, propanediol, chlorella bulgaris extract, sodium hyaluronate, bottle grass extract, budulea extract, time flower/leaf extract, cabbage extract, broccoli extract, claw extract, wheat bud extract, rapeseed extract, radish extract, sodium polyacrylyl dimethyl taurate, betaine, panthenol, pentylene glycol, glycerine, ammonium acrylylyl diaute
Marka
Centellian24+ ofron një zgjidhje të fuqishme shkencore për kujdesin e lëkurës, bazuar në teknologjinë e ekstraktimit të Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, për të realizuar kujdes të personalizuar për çdo brez. Shkenca dhe teknologjia e lëkurës së Dongkuk Pharmaceutical, e grumbulluar për më shumë se gjysmë shekulli që nga viti 1968, ofrojnë kujdes profesional me funksione të larta për lëkurën. Ajo përmban TECA dhe ekstraktin Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, të cilat nxirren në një sasi shumë të vogël nga Centella asiatica në një zonë të pastër që ka kaluar standardet e rrepta të cilësisë. Kjo përmbajtje ofron përmirësim të sigurt dhe të besueshëm të lëkurës përmes testeve të aplikimit te njerëzit dhe testeve hipoalergjike të lëkurës për efektet e efikasitetit. Marka Centellian24 është krijuar duke kombinuar “Centell”, që do të thotë Centella asiatica, “ian”, që do të thotë ekspert, dhe “24”, që do të thotë ditë.
ID PLACOSMETICS Face Fit Plus Patch V2
ID PLACOSMETICS Face Fit Plus Patch V2
ID PLACOSMETICS Face Fit Plus Patch V2 janë një mrekulli e kujdesit për lëkurën, të krijuara posaçërisht për zonat më delikate të fytyrës, si rreth syve dhe ballit. Këto patch-e të avancuara ofrojnë një trajtim të thellë dhe efektiv, duke u bërë aleati ideal për një pamje të freskët dhe rinore. Me një formulë të pasur dhe unike, ato përmbajnë acid hialuronik, që hidraton intensivisht, kolagjen, që forcon strukturën e lëkurës, peptide dhe elastinë, që rikthejnë elasticitetin e humbur, si dhe allantoin e ekstrakt nga fara e Pallarit, të njohur për vetitë qetësuese dhe rigjeneruese. Përveç këtyre, kompleksi revolucionar me PMMA (Polymethyl Methacrylate), PLA (Acid Polilaktik) dhe Dextran siguron një efekt të menjëhershëm lifting, duke rikthyer vitalitetin dhe shkëlqimin natyral të lëkurës. Efektet janë të dukshme që pas përdorimit të parë: lëkura duket më e butë, më elastike dhe më e gjallë. Me një aplikim të lehtë dhe rehati maksimale, këto patch-e janë zgjidhja e përkryer për të larguar shenjat e lodhjes, për të minimizuar rrudhat e imëta dhe për të rikthyer shkëlqimin rinor të fytyrës.
Formula e saj është hipoalergjike dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, sulfate, vajra esencialë, phenoxyethanol etj.
*1 copë
Përdorimi
Pas pastrimit të fytyrës, tonerit dhe ampulës, hiqni copëzat nga kutia.
Vendosni në zonën e ballit, faqeve, në zonën e hundës ose poshtë syve.
Lëreni të veprojë për 20-30 minuta dhe hiqeni.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
acid hialuronik, kolagjen, peptide, elastinë, allantoin, ekstrakt nga fara e Pallarit, PMMA (Polymethyl Methacrylate), PLA (Acid Polilaktik) dhe Dextran
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Acrylates Copolymer, Betaine, Niacinamide, Methylpropanediol,Chondrus Crispus Powder, 1,2-Hexanediol, Ceratonia Siliqua (Carob) Gum, Gellan Gum, Hydroxyacetophenone, Allantoin, Caprylyl Glycol, Polyglyceryl-10 Laurate, Adenosine, Dipotassium Glycyrrhizate, Fragrance(Parfum), Dextrin, Sodium Hyaluronate, Butylene Glycol, Dextran, Ethylhexylglycerin, Collagen, Dipropylene Glycol, Panthenol, Polylactic Acid, Polymethyl Methacrylate, Potassium Chloride, Propanediol, Trehalose, Xanthan Gum, Soluble Collagen, Phenoxyethanol, Cetyl Hydroxyethylcellulose, Disodium Phosphate , Potassium Phosphate, Potassium Phosphate, Rutin, Acetyl Tetrapeptide-5, Hydrolyzed Collagen, Hydrolyzed Elastin, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Tripeptide-1, Tocopherol, Palmitoyl Tetrapeptide-7, Palmitoyl Tripeptide-1, Hexapeptide-9, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Nonapeptide-1, Sodium Acetylated Hyaluronate, Palmitoyl Pentapeptide-4, Phaseolus Lunatus (Green Bean) Seed Extract, Hyaluronic Acid, Collagen Extract, Copper Tripeptide-1, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Acetyl Hexapeptide-8, Potassium Hyaluronate
Marka
KAHI Extin C Balm
KAHI Extin C Balm
Produktet e markës KAHI, kryesisht balm-et janë kthyer në produkte trend, të përdorura gjerësisht në Korenë e Jugut dhe jo vetëm, tashmë edhe nga komuniteti i KORAL SECRETS. Pas suksesit të KAHI Wrinkle Bounce Moisturizing Multi Balm Stick, sjellim: KAHI Extin C Balm! Ky balm është i formuluar me plot 26% vitaminë C të pastër British, e cila bashkëvepron me niaciamidet, ekstrakt Glycyrrhiza dhe resveratrol duke ju zbehur në mënyrë të menjëhershme njollat kafe. Ky balm mban në kontroll mbiprodhimin e melaninës dhe përhapjen e saj në lëkurë. Nga ana tjetër formulimi me kompleks të 3-fishtë të salmonit dhe kolagjen (po nga salmoni), do t'ju ofrojë rritje të elasticitetit të lëkurës dhe minimizim të shenjave të moshës. Formulimi me vaj të fermentuar natyralë të manaferrave Schisandra, ekstrakt të rrënjës së karrotës, beta karoten dhe vaj po nga farat e karrotës të marrë në ishullin e famshëm korean Jeju, dhurojnë hidratim të thellë, duke mos e lënë asnjëherë lëkurën të thatë. Ndërsa keramidet forcojnë barrierën mbrojtëse, duke dhuruar lëkurë të shëndetshme. Falë përdorimit të këtij balmi do të arrini 7 rezultate fantastike në lëkurë, si: zbehje të njollave kafe, minimizim të rrathëve të zinj, shkëlqim në lëkurë, tonalitet të njëtrajtshëm, minimizim të shenjave të moshës, kontroll të mbiprodhimit të melaninës, rritje të elasticitetit. Ky produkt duke qenë në formë stick-u, është lehtësisht i riaplikueshëm kurdoherë dhe kudo të ndodheni, në makinë, në zyrë, teksa konsumoni në kafe etj.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate.
*Ndryshimi i temperaturës mund të shkaktojë ndryshim të konsitencës në pjesën e sipërme të tij, por kjo nuk ndikon aspak në cilësinë e produktit.
*Balmi nuk sugjerohet të përdoret në të njëjtën rutinë me përbërës të tjerë aktiv, acid salicilik BHA, acid glikolik AHA, retinol, vitaminë A.
*9gr
Përdorimi
Aplikojeni butësisht në zonën ku keni hiperpigmentimin. Gjithashtu mund t'a aplikoni rreth syve, vijat e mimikës te balli, anash buzëve, mjekrës, midis vetullave etj, për t'ju adresuar shenjave të moshës. Mund t'a aplikoni para ose pasi të kryeni makeup.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
26% vitaminë C e pastër, kompleks nga salmoni, niacianamide, resveratrol,
Lista e plotë e përbërësve
Ascorbic Acid, Cetyl Ethylhexanoate, Hydrogenated Vegetable Oil, Dimethicone, Phenyl Trimethicone, Polyethylene, Triethylhexanoin, Diisostearyl Malate, Paraffin, Microcrystalline Wax, Polymethylsilsesquioxane, Vinyl Dimethicone/Methicone Silsesquioxane Crosspolymer, Silica, Hippophae Rhamnoides Oil, Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Extract, Caesalpinia Spinosa Fruit Extract, Candida Bombicola/Glucose/Methyl Rapeseedate Ferment, Bacillus Ferment, Candida/Garcinia Cambogia Ferment, Kappaphycus Alvarezii Extract, Oryza Sativa (Rice) Germ Oil, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Schisandra Chinensis Fruit Extract, Hydrolyzed Collagen, Lithospermum Erythrorhizon Root Extract, Crataegus Monogyna Flower Extract, Jasminum Sambac (Jasmine) Flower Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Silica Silylate, Sorbitan Isostearate, Silica Dimethyl Silylate, VP/Hexadecene Copolymer, Caprylyl Glycol, Adenosine, Niacinamide, Resveratrol, Purified Water, Propanediol, Glycerin, Dipropylene Glycol, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Ceramide NP, Citric Acid, Soluble, Proteoglycan, Sodium DNA, Fragrance, Benzyl Benzoate, Hexyl Cinnamal, Benzyl Salicylate, Hydroxycitronellal, Citronellol, Alpha-Isomethyl Ionone, Linalool, Gardenia Jasminoides Fruit Extract
Marka
KAHI është një markë e re për kujdesin e lëkurës nga Koreja e krijuar në vitin 2020, e cila është e përqëndruar të ndihmojë këdo të kenë një lëkurë rinore, përmes produkteve të fuqishme por me formulime të buta, dhe aspak agresive. Emri i markës KAHI është një fjalë e përbërë nga shkronjat e para dhe të fundit të alfabetit të gjuhës koreane. Ashtu si Sejong i Madh, Mbreti i Dinastisë Chosun krijoi alfabetin korean për t'a mësuar të gjithë për të mësuar lehtësisht, edhe kjo markë ka si filozofi t'i bëjë të gjithë që përmes produkteve të saj të ndihen lehtësisht të bukur. Produktet e markës KAHI janë të limituara në prodhim, sepse formulimi i tyre është me përbërës shumë të çmuar të marrë nga ishulli Jeju në Korenë e Jugut. Filozofia e markës KAHI është "Lehtësisht të shikohen rezultatet", ndaj dhe produktet e saj kryesore janë në formë stick-u. Produkti "Bestseller" i markës është balmi: KAHI Wrinkle Bounce Moisturizing Multi Balm Stick i cili ka tërhequr shumë vëmëndje nga përdorimi i tij nga aktorja e famshme Kim Go-eun në dramën televizive koreane The King: Eternal Monarch. Të gjitha produktet e KAHI janë 100% të prodhuara në Kore.
CENTELLIAN24+ Madeca Wrinkle Capture Stick
CENTELLIAN24+ Madeca Wrinkle Capture Stick
CENTELLIAN24+ Madeca Wrinkle Capture Stick është një produkt inovativ që ofron përkujdesje të veçantë në trajtimin e shenjave të moshës, duke e bërë atë një domosdoshmëri në rutinën e kujdesit për lëkurën. Ky balm në formë stick-u është krijuar për të adresuar linjat e holla, rrudhat dhe njollat kafe, duke e kthyer çdo aplikim në një përvojë luksoze dhe të këndshme. Formula e tij e avancuar përmban përbërës të fuqishëm si Madekassoside, i njohur për efektet e tij rigjeneruese dhe qetësuese në lëkurë. Kolagjeni dhe peptidet punojnë së bashku për të përmirësuar elasticitetin dhe fortësinë e lëkurës, duke ndihmuar në ruajtjen e strukturës së saj natyrale. Nga ana tjetër, acidi hialuronik ofron hidratim intensiv, duke mbajtur lëkurën të butë dhe të lëmuar, ndërsa ekstrakti Cica (Centella Asiatica) ndihmon në riparimin e dëmtimeve dhe zvogëlimin e inflamacioneve, duke e bërë lëkurën më të shëndetshme dhe më të ndritshme. Kjo përbërje e pasur është formuluar për të ofruar rezultate të shpejta dhe të qëndrueshme. Pas aplikimit, balm stick-u depërton shpejt në lëkurë, duke ofruar një efekt freskues që nuk lë asnjë ndjesi të ngarkesës. Forma trekëndore e aplikatorit lejon një aplikim të saktë në zonat më të ndjeshme si zona e syve, duke garantuar një kujdes të përqendruar dhe efektiv.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate, silikon, vajra artificial dhe fragrancë artificiale.
*10gr
Përdorimi
Aplikojeni butësisht rreth syve, vijat e mimikës te balli, anash buzëve, mjekrës, midis vetullave etj, për t'ju adresuar shenjave të moshës. Aplikojeni në mbrëmje, në hapin e fundit të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
madekassoside, kolagjen, peptide, acid hialuronik, Cica
Lista e plotë e përbërësve
Tridecyl Trimellitate, Euphorbia Cerifera (Candelilla) Wax;Candelilla Cera, Madecassoside, Asiaticoside, Polymethylsilsesquioxane, Microcrystalline Wax;Cera Microcristallina, Asiatic Acid, Dipeptide Diaminobutyroyl Benzylamide Diacetate, Collagen Amino Acids, Polyglyceryl-2 Triisostearate, , Tetrahydropiperine, Tocopheryl Acetate, Hydrogenated Lecithin, Polyethylene, Hydrolyzed Elastin, Macadamia Seed Oil Polyglyceryl-6 Esters Behenate, Sodium Hyaluronate, Centella Asiatica Extract, Tocopherol, Vinyl Dimethicone/Methicone Silsesquioxane Crosspolymer, Synthetic Wax, Silica, Hydrolyzed Centella Asiatica Protein, Caprylic/Capric Triglyceride, Madecassic Acid, Octyldodecanol, Palmitoyl Glycine
Marka
I DEW CARE Timeout Blemish Patches
I DEW CARE Timeout Blemish Patches
I DEW CARE Timeout Blemish Patch konsiderohen si ngjitëset më efektive për trajtimin e akneve. Këto ngjitëse hidrokoloidale thithin papastërtitë dhe veprojnë si një mburojë mbrojtëse ndaj agjentëve të jashtëm dhe radikaleve të lira. Këto ngjitëse janë të formuluara me acid salicilik dhe vaj esencial nga gjethet e pemës së çajit. Të dy këta përbërës të mrekullueshëm arrijnë të trajtojnë aknet, pikat e bardha, pikat e zeza. Por jo vetëm... Nëse keni problematikë edhe me njollat e mbetura post- akne këto ngjitëse do të arrijnë t’i parandalojnë ato. Ndërsa formulimi i tyre me ekstrakt të bimës centella asiatica minimizon skuqjen e zonës së inflamuar. Është koha t'ju thoni lamtumirë akneve!
*Sipas një studimi të kryer këto ngjitëse arrijnë të trajtojnë aknet për vetëm 4-8 orë.
*Ky produkt si edhe çdo produkt i markës I DEW CARE, ka cerifikatë VEGAN & PETA-ANIMAL TEST-FREE.
Madhësia e ngjitëseve Original: 10mm (36 ngjitëse)
Madhësia e ngjitëseve Plus: 12mm (36 ngjitëse)
Madhësia e ngjitëseve Dark Spot: 16mm (32 ngjitëse)
Madhësia e ngjitëseve Chin & Cheeks: 31 X 46mm (9 ngjitëse)
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, menjëherë vendosni ngjitësen mbi akne. Më pas mund të vazhdoni me aplikimin e produkteve të tjera të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
acid salicilik, ekstrakt i pemës së çajit, ekstrakt centella asiatica
Lista e plotë e përbërësve
Cellulose Gum, Hydrogenated Poly(C6-20 Olefin), Polyisobutene, Styrene/Isoprene Copolymer, Salicylic Acid, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, Centella Asiatica Extract.
Marka
Marka I DEW CARE është krijuar për të ofruar një përvojë argëtuese dhe efektive me produktet e krijuara për kujdesin e lëkurës. Që nga paketimi i jashtëm i cili është gjithmonë i këndshëm, e deri te performance e produktit, marka I DEW CARE përpiqet që të kënaqë të gjithë përdoruesit e produkteve të tyre me përbërjet më unike, aroma të shijshme dhe rezultate të dukshme reale. Kjo markë është në një lidhje shumë të ngushtë me shkencën. Të gjitha formulimet e produkteve testohen klinikisht me përbërës të cilët janë të sigurt jo vetëm për lëkurën tonë, por edhe për mjedisin. Qëllimi i kësaj marke është krijimi i produkteve sa më profesionale në K-Beauty duke kombinuar shkencën bashkë me bukurinë e lëkurës. Produktet e markës I DEW CARE janë për çdo lloj tipologjie lëkure dhe adresojnë disa problematika. Të gjitha produktet prodhohen në Korenë e Jugut.
Shfaq 36/88

