SOME BY MI 30 Days Miracle Micro Pin Spot Patch janë ngjitëse shumë të veçanta, pasi ndryshe nga ato që kemi parë/provuar këto ngjitëse përmbajnë mikrogjilpëra për të mundësuar një trajtim të thellë dhe efektiv për aknet, pikat e zeza dhe të bardha, si dhe ato të qelbëzuara. Të formuluara me acid hialuronik dhe kompleksin Truecica™️, këto ngjitëse ofrojnë kujdes qetësues dhe hidratues për lëkurën e ndjeshme. Ndërkohë, acid salicilik dhe niacinamide ndihmojnë në pastrimin e lëkurës dhe në zvogëlimin e inflamacionit, duke kontribuar në një pamje më të pastër dhe të shëndetshme.

Formula e tij është dermatologjikisht e testuar, hipoalergjike, vegane dhe e pa testuar në kafshë. Nuk përmban: paraben, aromë artificiale, ngjyrues artificial, sulfat, alkool, vaj esencial dhe silikon.

 *9 ngjitëse (14mm x 9 ngjitëse)

Në mëngjes, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, menjëherë vendosni ngjitësen mbi akne. Më pas mund të vazhdoni me aplikimin e produkteve të tjera të rutinës suaj.

Mos të mbahen më shumë se 4 orë.

Përbërësit "magjik"

acid hialuronik, kompleks Truecica™️, niacinamide

Lista e plotë e përbërësve

Cellulose Gum, Polyisobutene, Polyisoprene, Polyurethane-9

SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.




Customer Reviews

Based on 1 review Write a review

SOME BY MI 30 Days Miracle Micro Pin Spot Patch

1,200 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI