Produkt i sapo dalë në treg nga COSRX ka mbërritur në kohë rekord në KORAL SECRETS! COSRX Master Patch X-Large së bashku me COSRX Master Patch Intensive janë ngjitëset më inovative të momentit për trajtimin e akneve! Versioni Large ju ndihmon për të mos vendosur disa ngjitëse të vogla në zonat ku keni akne të inflamuara, pika të zeza apo të bardha, por një të plotë që arrin t'i mbulojë të gjitha. Mjafton një për të rregulluar shumë problematika në lëkurë. Ndihmon jo vetëm në shërimin & trajtimin e akneve të inflamuara, por edhe në zbehjen e njollave post-akne, falë përmbajtjes me niacinamide. Falë madhësisë së tyre, këto ngjitëse mund t'i përdorni edhe në zonën e hundës, të mjekrës apo kudo ku keni problematikë me pikat e zeza dhe sebumin e tepërt. Ngjitëset gjithashtu janë të formuluara me ekstrakt të pemës së çajit (tea tree), për të bërë të mundur qetësimin e akneve në lëkurë, duke ulur inflamacionin e tyre.

Formula e tyre nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, sulfate etj.

*10 ngjitëse

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, menjëherë vendosni ngjitësen mbi akne. Më pas mund të vazhdoni me aplikimin e produkteve të tjera të rutinës suaj.

Përbërësit "magjik"

Lista e plotë e përbërësve

ekstrakt nga vaji i pemës së çajit (tea tree), niaciamide

Cellulose Gum, Hydrogenated Poly(C6-20 Olefin), Pentaerythrityl Tetra-di-t-butyl Hydroxyhydrocinnamate, Polyisobutene, Styrene/Isoprene Copolymer, Niacinamide

COSRX ka qenë zgjedhja jonë e parë dhe nuk mund të mungonte kurrsesi në familjen Koral Secrets. Emri i tij vjen nga bashkimi i fjalës “cosmetics” dhe shkronjave “RX”, që simbolizojnë përshkrimin e një recete nga mjekët. Marka është bërë e njohur në Korenë e Jugut e më pas në të gjithë botën, më shumë nga postimet në rrjetet sociale, artikujt në blog-e apo biseda në rrethet e ngushta shoqërore, sesa nga fushatat e shtrenjta marketing. COSRX ka besimin se investimet nuk duhet të shkojnë drejt promovimit të produkte por për kërkime shkencore që sjellin formulime inovative. Produktet e tij njihen për përbërjet e tyre të pastra, me pak përbërës, por shumë efektivë në zgjidhjen e problematikave të ndryshme të lëkurës. COSRX ka krijuar një komunitet të gjerë konsumatorësh falë komunikimit të vazhdueshëm me ta, duke krijuar produkte që i përgjigjen kërkesave dhe dëshirave të tyre. Paketimet e tyre janë aq të thjeshta dhe minimaliste sa shprehin gjithë filozofinë e COSRX.

COSRX Master Patch X-Large

1,800 ALL 2,300 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI