Pastrues fytyre ujor

Larës ujor, ideal për të nisur ditën duke e pastruar lëkurën nga çdo papastërti e sebum i tepërt i krijuar gjatë natës. I formuluar me pH të ulët, i ngjashëm me pH natyral të lëkurës, për të mos e lënë atë të tërhequr dhe të thatë, si dhe duke e përgatitur për të përthithur sa më mirë përbërësit e produkteve të tjera të rutinës suaj. Vaji esencial “magjik” i Pemës së Çajit (Tea Tree Oil), ka efekt anti-bakterial, dhe acidi natyral BHA (acid salicilik), depërton thellësisht në poret e lëkurës duke i pastruar ato tërësisht nga yndyra dhe sebumi i tepërt. Ky larës është i përshtatshëm jo vetëm për në mëngjes, por edhe si pastrues i dytë në mbrëmje, pas atij vajor.

*150ml

Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm.

Përbërësit "magjik"

ferment Saccharomyces (Maja), ekstrakt i gjethes të bimës Cryptomeria Japonica, vaji esencial i gjethes së Pemës së Çajit (Tea Tree)

Lista e plotë e përbërësve

Water, Cocamidopropyl Betaine, Sodium Lauroyl Methyl Isethionate, Polysorbate 20, Styrax Japonicus Branch/Fruit/Leaf Extract, Butylene Glycol, Saccharomyces Ferment, Cryptomeria Japonica Leaf Extract, Nelumbo Nucifera Leaf Extract, Pinus Palustris Leaf Extract, Ulmus Davidiana Root Extract, Oenothera Biennis (Evening Primrose) Flower Extract, Pueraria Lobata Root Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, Allantoin, Caprylyl Glycol, Ethylhexylglycerin, Betaine Salicylate, Citric Acid, Ethyl Hexanedil, 1,2-Hexanediol, Trisodium Ethylenediamine Disuccinate, Sodium Benzoate, Disodium EDTA

COSRX ka qenë zgjedhja jonë e parë dhe nuk mund të mungonte kurrsesi në familjen Koral Secrets. Emri i tij vjen nga bashkimi i fjalës “cosmetics” dhe shkronjave “RX”, që simbolizojnë përshkrimin e një recete nga mjekët. Marka është bërë e njohur në Korenë e Jugut e më pas në të gjithë botën, më shumë nga postimet në rrjetet sociale, artikujt në blog-e apo biseda në rrethet e ngushta shoqërore, sesa nga fushatat e shtrenjta marketing. COSRX ka besimin se investimet nuk duhet të shkojnë drejt promovimit të produkte por për kërkime shkencore që sjellin formulime inovative. Produktet e tij njihen për përbërjet e tyre të pastra, me pak përbërës, por shumë efektivë në zgjidhjen e problematikave të ndryshme të lëkurës. COSRX ka krijuar një komunitet të gjerë konsumatorësh falë komunikimit të vazhdueshëm me ta, duke krijuar produkte që i përgjigjen kërkesave dhe dëshirave të tyre. Paketimet e tyre janë aq të thjeshta dhe minimaliste sa shprehin gjithë filozofinë e COSRX.

 

Customer Reviews

Based on 2 reviews Write a review

COSRX Low-pH Good Morning Cleanser

800 ALL 1,700 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI