THE PLANT BASE Waterfall Moist Balanced Hyaluronic Acid 100 është një ampulë ose serum që do ta ndryshojë totalisht lëkurën tuaj të thatë falë përbërjes prej 100% sodium hyaluronate. Një përbërës i qëndrueshëm, derivat i acidit hialuronik, që ka molekula me madhësi më të vogël sesa ai, e në këtë mënyrë arrin të penetrojë thellësisht në lëkurë duke e hidratuar atë. Ju nevojiten vetëm disa pika për t’i rikthyer lëkurës hidratimin dhe shkëlqimin e munguar. Formula e tij me një përbërës të vetëm, e furnizon lëkurën intensivisht me lagështinë që i nevojitet pa përdorur përbërës të dëmshëm, siç jane: paraben, aromë artificiale, silikon, vaj mineral, surfactants. Niveli i tij i pH qëndron në nivelin 6.15.

 *30ml

Përdoreni pas tonerit dhe/ose pas esencës. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Gjithashtu, mund të përzieni disa pika me kremin hidratues për të rritur efektin e tij. Këshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.

Përbërësit "magjik"

sodium hyaluronate (derivat i acidit hialuronik)

Lista e plotë e përbërësve

100% natural hyaluronic acid formulated without 19 harmful ingredients (Phenoxy ethanol, Paraben, Pigment, Synthetic fragrance, Benzophenone, Mineral Oil, TEA, PEG, BHT, BHA, Sodium Lauryl Sulfate, Sorbic acid, Avobenzone, Imidazolidinyl Urea, IPMP, Isopropoyl Alcohol, Thymol, Triisopropanolamine, Triclosan).

Në vitin 2005 lindi marka THE PLANT BASE, e cila u bë e famshme për prodhimin e sapunëve artizalë me 100% përbërje bimore. Hapin e madh në Industrinë e Përkujdesjes së Lëkurës e hodhi pas kërkesave të shumta të konsumatorëve të saj, që i adhuronin këta sapunë. Sa herë do të përdorni një produkt të THE PLANT BASE, do t’ju duket sikur prekni natyrën, që është edhe shpirti i vetë markës. Formulimet inovative të saj janë hipoalergjike dhe krijohen vetëm me përbërës organikë të certifikuar. THE PLANT BASE merr frymëzim të pafund në natyrë dhe nuk ndalon së kërkuari teknologji të avancuara dhe përbërës të rinj, për të arritur bukurinë e shëndetshme. E gjithë kjo përkthehet në dy serumet më të shitura “Time Stop Collagen Ampoule” dhe “Waterfall Moist Balanced Hyaluronic Acid 100”, që janë përzgjedhur me shumë vëmendje nga Koral Secrets.

THE PLANT BASE Waterfall Moist Balanced Hyaluronic Acid 100

1,900 ALL 2,500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI