MISSHA Cicadin Centella Duo Sunscreen Stick SPF 50+ PA++++, është një produkt risi prej përbërjes së tij, jo më në formë kremi si produktet klasik të mbrojtjes ndaj diellit, por në formë stick-u. Produktet me formë të tillë janë lehtësisht të riaplikueshëm gjatë ditës, edhe sipër makeup-it, pa e prishur aspak atë. Risia tjetër e këtij produkti është formulimi i tij me dy përmbajtje të ndryshme. Njëra pjesë me ngjyrë jeshile, përmban 25% ekstrakt nga bima Centella Asiatica, që përveç mbrojtjes ndaj diellit, shërben për të shëruar e qetësuar lëkurën e irrituar dhe të lodhur nga rrezet UV. Gjithashtu, është shumë rezistent ndaj ujit dhe djersitjes, duke e bërë shumë të qëndrueshme në lëkurë, prandaj këshillohet të përdoret më së shumti kur frekuentoni plazhin. Pjesa tjetër me ngjyrë të bardhë, ka përbërje organike dhe mund të përdoret në përditshmëri sepse ka një konsistencë të lehtë, përthithet shumë shpejt, dhe jep ndjesi freskie pas aplikimit. Gjithashtu, është një bazë shumë e mirë për makeup-in sepse nuk lë asnjë njollë të bardhë në lëkurë. Formulimi i saj me medikamentin green celamine, ekstrakt i bimës Centella Asiatica, qetëson lëkurën e irrituar dhe ul temperaturën e vatrave të nxehta të saj.
Formula e këtij produkti është dermatologjikisht e testuar dhe e përshtatshme për lëkurën e ndjeshme për shkak të filtrave mbrojtës fizik.

 

*11gr + 11.5gr

Përdoreni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Zgjidhni anën që dëshironi dhe aplikojeni në fytyrë, qafë, dekolte dhe çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Përpara çdo aplikimi pastroni me një pecetë sipërfaqen e produktit.

Përbërësit "magjik"

green calamine (medikament), asiaticoside, madecassoside, ekstrakte të bimës Centella Asiatica

Lista e plotë e përbërësve

Cicadin Centelarum Stick Line: Centella Asiatica Extract, Polyethylene, Dimethicone, Homosalate, Neopentylglycol Diheptanoate, Propylheptylcaprylate, Ethylhexylmethoxycinnamate, Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyltriazine, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyltriazine, Vinyltrimethoxysilane, Vinyltrimethoxysilane, Vinyltrimethoxysilane, Vinyltrimethoxysilane, Vinyltrimethoxysilane, Polyglyceryl-4 Diisostearate / Polyhydroxystearate / Sebacate, Lavender Oil, Indian Myrtle Leaf Extract, Indian Myrtle Flower Extract, Ivygold Fruit Extract, Eggplant Fruit Extract , Ulgum Root Extract, Holly Basil Leaf Extract, Drum Stick Seed Oil, True Coral Horse Extract, Microcrystalline Wax, Lauryl Polyglyceryl-3 Polydimethylsil But Are Not Limited To, Ethyl Dimethicone, Glyceryl Caprylate, Caprylyl Glycoll, Sorbitan Sesquioleate, Ethylhexyl Glycerin, Triethoxycaprylylsilane, Guaiazulene, Adenosine, Dicarboxylate / Dicaprate, Titanium Dioxide, Isopropyl Palmitate, Polyethylene, Dimethicone, C12-15 Alkyl Benzoate, Butyleneglycol Dicaprylate / Dicaprylate, Vinyl Dimethicone / Methicone Silsesquioxane Crosspolymer, Silica, Methyl Methacrylate Crosspolymer, Tocopheryl Acetate, Synthetic Fluorofluorescent, Ozokerite, Aluminum Stearate, Polyhydroxy Stearic Acid, Lavender Oil , Centipede Extract, Caprylic / Capric Triglyceride, Alpha-Bisabolol, Alumina, Lauryl Polyglyceryl-3 Polyimide

Për shumë femra, prezantimi i parë me K-Beauty ka qenë dhe mbetet marka e famshme koreane MISSHA. Kjo falë produkteve të linjës BB cream apo kremit mbrojtës ndaj rrezeve të diellit All Around Safe Block Aqua Sun Gel. MISSHA hodhi hapin e parë në treg në vitin 2001 duke ofruar një alternativë të re për konsumatorët. Ajo krijoi produkte me një cilësi shumë të lartë, por me çmime të përballueshme, ndryshe nga markat e tjera të asaj kohe që kishin dominuar tregun me çmimet e tyre marramendëse. Ndër vite, MISSHA fitoi zemrat e miliona ndjekësve falë produkteve me përbërje efektive që përmbushin dëshirën dhe nevojën e konsumatorit për një lëkurë të shëndetshme e plot gjallëri. Nëse markat e tjera premtojnë “rezultate të menjëhershme”, MISSHA ka një qasje tjetër duke promovuar një përmirësim gradual të problematikave të lëkurës.

 

MISSHA Cicadin Centella Duo Sunscreen Stick

3,300 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI