MAXCLINIC Catrin Natural 100 Sunkill RX është një produkt inovativ falë përbërjes së tij në formë pudre që mbron lëkurën nga rrezet e dëmshme UV. Ai ofron një mbrojtje të lartë SPF46 PA+++, me filtra fizik dhe kimik. Konsistenca e tij është e lehtë për tu aplikuar dhe riaplikuar sipër makeup-it. Përveç rolit të tij mbrojtës ndaj diellit, mund të përdoret edhe si pudër që mban në kontroll sebumin dhe yndyrën e tepërt të krijuar gjatë ditës. Gjithashtu, mbulon njollat apo hiperpigmentimin e lëkurës, duke i dhënë asaj një efekt mat. Nuk shkakton irritim dhe nuk e rëndon lëkurën.

 *12gr

Përdoreni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj ose pasi të keni vendosur makeup-in. Aplikojeni me sfungjerin e tij në fytyrë, qafë dhe dekolte. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës dhe të rifreskoni makeup-in. Përpara çdo aplikimi pastroni sfungjerin nga papastërtitë e mbledhura në të.

Përbërësit "magjik"

 

Lista e plotë e përbërësve

Mica, Bismuth Oxychloride, Zinc Oxide, Titanium Dioxide, Yellow Oxide of Iron, Silica, Red Oxide of Iron, Black Oxide of Iron, Quartz, Sapphire Powder

MAXCLINIC lindi si një markë e përkujdesjes ndaj lëkurës e bazuar mbi konceptin e klinikave SPA. Me ndihmën e dermatologëve dhe ekspertëve të këtyre klinikave, MAXCLINIC i krijon produktet e saj luksoze që te rikthejnë shkëlqimin natyral të lëkurës. Vetë emri i saj është krijuar me kuptimin për të marrë maksimumin e eksperiencës së klinikave SPA. Filozofia e saj konsiston në përbërje shëruese dhe të përshtatshme për çdo tip lëkure. Marka shquhet për teknologjinë e saj të avancuar që sjell produkte unike si psh. Catrin Natural 100 Sunkill RX SPF46 PA+++, një mbrojtës ndaj rrezeve të diellit me përberje pudre.

MAXCLINIC Catrin Natural 100 Sunkill RX SPF46 PA+++

1,900 ALL 2,600 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI